♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elbasani- Qyetet i Shqiperise

Shko poshtė

Elbasani- Qyetet i Shqiperise Empty Elbasani- Qyetet i Shqiperise

Mesazh nga Vizitor Thu Mar 19, 2009 6:01 pm

ELBASANI,QYTET I SHQIPERISE

Me tė 100 mijė banorėt e tij, Elbasani ėshtė qyteti i tretė i Shqipėrisė sot, mbas Tiranės, kryeqytetit, dhe Durrėsit, portit kyesor tė vendit. Nga Tirana e ndajnė 54 km; nga Durrėsi 82. Ai gjendet pikėrisht nė mes tė vendit, kyc i madh rrugės perėndim-lindje dhe veri-jug, mbi bregun e djathtė tė lumit tė Shkumbinit, i cili nga lindja nė detin Adriatik, e ndan Shqipėrinė nė dy zona tė mėdha, Gegėria nė veri, Toskėri a ne JugMe emrin Skampa (Skampa, Hiscampis), qendra e banuar njihet qe nga shekulli II i erės sė re, kur Iliria, prej disa shekujsh, bėnte pjesė nė perondorinė Romake. Shqipėria e sotme ėshtė pjesė e jugut tė Ilirisė. Shqiptarėt janė pasardhės tė ilirive dhe flasin njė gjuhė, e cila rrjedh nga ilirishtja, qė sot nuk flitet.

Rruga e famshme romake,Via Egnatia, nga Durrėsi (Dyrrachium) nė Bizant, lidhte Romėn me Konstandinopolin, duke kaluar nėpėr Ohėr e Selanik. Skama ishte stscioni i parė i rėndėsishėm i saj pas Durrėsit, me njė kėshtjellė, e cila, ne shekullin IV, kishte 28 turra dhe 3 hyrje, pra ishte shumė e madhe. Mė 509 Skamėn e njohim qendėr peshkopate. Nė shekullin VII atė e rrėnuan shumė keq vėrshimet e barbarėve dhe, me kohė, emri antik i humbi. Nė shekullin XV, qyteti quhej Valmi, sipas emrit tė njė popullate rreth tij.

Duke mos arritur ta pushtonte Shqipėrinė, sulltan Mehmeti II, mė 1466, e rindėrtoi qytetin mbi muret e vjetra tė tij, dhe e bėri njė bazė ku mund tė grumbullonte 100 mijė e mė shumė ushtarė. Qytetin e quajtėn turqisht Elbasan, qė do tė thotė ''Kala dominuese''. Por Shqipėrija nuk u pushtua e gjitha vecse mė 1479, 11 vjet mbas vdekjes sė udhėheqėsit tė madh tė rezistencės sė saj kundėr osmanėve, Skėnderbeu. Ai gjatė 25 vjetėve, theu mė shumė se 30 armata turke. Krah i djathtė i tij ishte Gjergj Araniti, princ nga viset e Elbasanit, i nje familjeje feudale tė lidhur me derėn e perandorėvėve komnenė tė Bizantit dhe qė i dha Bizantit, nė shekullin XI, dy kryegjeneralė. Araniti ka meritėn se korri fitoret e para kundėr vėrshimit turk nė vitet 30 tė shekullit XV. Ai i dha Skėnderbeut tė bijėn pėr grua. I nipi i tij, Mojsi Golemi, i cili lindi nė Valm, ishte si kryegjenerali i ushtrisė sė Skėnderbeut.

Elbasani i rindėrtuar u popullua shpejt nga Shqiptarėt e krahinave pranė. Nė shekullin XVI, ai ishte qendėr sanxhaku (ndarje e madhe administrative osmane). Ai kishte rreth 2 mijė shtėpi dhe u bė njė nga qendrat e njohura tė Shqipėrisė pėr tregtinė dhe kulturėn e tij. Elbasni tregtonte me viset e ndryshme tė Ballkanit, me Italinė dhe Evropėn Qendrore. Tregtarėt e tij i gjejmė nė Venedik, Triestė, Budapest, Vienė e gjer thellė nė Poloni. Doemos edhe nė Shkup, Selanik, Bukuresht e Stamboll. Nė shekullin XVIII, qyteti kishte njė artizanat tė zhvilluar, sidomos pėr argjendarinė. Ai eksportonte prodhime blegtorale dhe bujqėsore, vaj dhe lekura kafshėsh.

Nė shekullin XIX-XX, Elbasani luajti njė rol tė dukshėm nė lėvizjen e Rilindjes shqiptare, pėr clirimin nga sundimi i gjatė osman. Turqit ia rrėnuan atėhetė kėshtjellėn dhe prej saj, sot mbetet vetėm balli jugor me portėn e tij, i dėmtuar. Kjo keshtjellė katrore kishte njė perimetėr prej 1.200 m. Shteti i lirė shqiptar u arrit tė shpallej mė 1912. Aqif pashė Bicaku, elbasanas, ishte njė nga patriotėt mė tė shquar tė kohės, qė veproi pėr krijimin dhe konsolidimin e tij (vdiq mė 1926). Ai shtet u krijua tepėr i cunguar nga Fuqitė e Mėdha: gjysma e popullatės shqiptare iu aneksua me tė pėrdhunė shteteve fqinjė, Malit tė Zi, Serbisė dhe Greqisė.

Mė 1938, Elbasani kishte mė pak se 13 mijė banorė dhe ishte gati po ai qytet i vjetėr i tipit oriental dhe po ai treg I vjetėr, ku sapo krijohet njė industri e vogėl e vajit dhe e duhanit (cigares). Xhamitė dhe teqet (tempuj myslimanė) ishin me dhjetra. Xhamia Mbret, e fundit tė shekullit XV, ruhet ende brenda kalasė. Xhamia Nazireshtės (emėr gruaje), e shekullit XVII, ruhet e prishur buzė lumit tė Shkumbinit. Teqja e madhe e Bektashinjve ėshtė i shekujve XVIII-XIX. Bektashinjtė janė njė sekt mysliman me prirje pantesite dhe liberale. Kisha e Shėn Mėrisė, nė kala, u rindėrtua nė fillimė tė shekullit XIX dhe ka ikona me interes. Manastiri i Shėn Gjon Vladimirit, 4 km nga Elbasani, nė perėndim, i shkatėrruar gjatė Luftės II botėrore, po rimerr jetė. Ai u themelua mė 1382 nga princi shqiptar Karl Topia , qė u varros aty dhe qė kishte nėn sundim pjesėn mė tė madhe tė Shqipėrisė sė sotme. 12 km nė jug tė qytetit, ėshtė njė stacion termal i dėgjuar, Llixha, qė njihet qė nga periudha e Romės. Nė kodrinat perėndimore tė qytetit, janė zbuluar rrėnojat e njė kishe paleokristiane e shekullit V, me mozaik. Pranė Shėn Gjonit ėshtė zbuluar njė banjė antike romake.


Elbasani luajti njė rol tė dukshėm nė Luftėn Antifashiste tė viteve 1941-1944 (Shqipėria u clirua mė 28-29 nėntor 1944, me forcat e saj ushtarake). Shtabi i pėrgjithshėm i Ushtrisė Nacional-Clirimtare (partizane) e kishte qendrėn nė viset malore tė lindjes sė qytetit. Nė krahinėn e Shpatit, nėn Elbasan, u krijua, nė ditėt e kapitullimit tė Italisė fashiste, Brigada XVIII (ushtria clirimtare kishte 30 brigada, qė formonin divizione dhe armata, me rreth 70 mijė vetė). Elbasani u clirua mė 11 nėntor 1944, nė luftė me nazistėt gjermanė, qė kishin zėvendėsuar fashistėt italianė nė shtator 1943.

Nė gjysmėn e dytė tė shekullit tonė, Elbasani u bė njė nga qendrat mė tė rėndėsishme tė industrializimit tė Shqipėrisė. Ai jepte rreth 1/10 e industrisė sė vendit, prodhimi i sė cilės e kalonte prodhimin bujqėsor e blegtoral. U krijuan, qė nga vitet 60 nė Elbasan uzina dhe kombinate pėr punimin e drurit, prodhimin e cimentos e tė lėndėve tė ndėrtimit, pėr parafbrikate, u shtua shumė industria e lehtė, posacėrisht ajo ushqimore, u ngrit njė kombinat i shkrirjes sė hekur-nikelit e i prodhimit tė celikut me lėndėn e vendit. Mė 1990, qyteti kishte mbi 20 mijė puntorė tė industrisė. Nė fushėn e Elbasanit, rreth 20 km nga qyteti, u krijua njė qytet i ri, me afėr 15 mijė banorė, rreth njė uzine tė pėrpunimit tė naftės. Nė ato vite, Elbasani nisi tė pėrshkonte hekurudha nga Durrėsi mbi detin Adriatik, nė Pogradec mbi liqenin e Ohrit. Elbasani qė lidhej me qytetet e tjera tė vendit me rrugė automobilistike, u lidh me hekurudhė me Vlorėn, portin e dytė tė vendit, nė jug, me Tiranėn, me Shkodrėn, qyteti i madhė i veriut shqiptar. Qė kėtu, hekurudha lidhet me sistemi hekurudhor evropian, pėrmes Malit tė Zi. Mė pėrpara, Shqipėria nuk ka pasur hekurudha.
Elbasani ėshtė njė nga qendrat kryesore kulturore tė shqipėrisė. Nė shekullin XVI, aty ka jetuar piktori i madh kishtar shqiptar, Onufri, i cili mė 1554 pikturonte nė kishat e krahinės sė Shpatit. Ai punoi,si ikonograf dhe afreskist, sidomos nė Berat, qyteti i jugut tė vendit, por edhe gjer nė Shkup tė Maqedonisė dhe Kostur tė Greqisė. I biri, Nikolla, edhe ai piktor i kishės ortodokse, punoi gjer nė Bullgari, te shqiptarėt e atjeshėm pranė Tėrnovos.

I pari autor elbasanas, prej tė cilit na ka arritur dicka e shkruar shqip, njė Anonim, i cili ka nisur tė indetifikohet me njė Theodhor Bogomili, jetoi nė fillimet e shekullit XVII. Ai pėrktheu shqip disa pjesė tė ungjijve pėr nevojat e meshės, duke lėnė edhe njė predikim tė lirė fetar. Shqipen e shkroi me njė alfabet origjinal, sic e shkruanė edhe tė tjerė pas tij me alfabete tė tilla, sepse kishin mendimin qė shqipja, gjuhė e ndryshme nga gjuhėt e tjera tė Evropės (ajo pėrbėn mė vete njė degė tė gjuhėve indoevropiane), duhej shkruar me njė alfabet tė vetin. Sot e qė nga shekulli XIV tė paktėn, ajo shkruhet me alfabetin latin.

Me njė alfabet qė e krijoj ai vetė, e shkroi shipen nė Elbasan edhe Theodhor Haxhifilipi ose Todhri, duke pėrkėthyer Testamentin e Vjetėr dhe Testamentin e ri, si dhe disa shėrbesa tė kishės ortodokse. Alfabeti i tij u pėrdor prej tregtarėve tė kohės elbasanas pėr tė mbajtur librat e tyre tė llogarive, si dhe nga klerikė e persona tė ndyshėm, qė edhe korresponduan me tė. Kisha thyhej pjesėrisht shqip nė Elbasan gjatė atij shekulli, po dhe mė parė, me gjithė luftėn qė i bėhej nga partiarkana e Stambollit dhe pushtuesi osman. Osmanėt i persekutonin egėrsisht ata qė shruanin shqip dhe pėrhapnin shkrimin e gjuhės sė tyre. Todhrin u vrau kisha greke.
Nė shekullin XIX, elbasanasi Konsrandin Kristoforidhi (1826-1895), u bė njė nga lėruesit mė tė ndritur tė shkrimit tė shqipes, duke pėrkthyer, i katri shqiptar gjatė 200 vjetėve, Testamentin e ri dhe pjesė nga Testamenti i Vjetėr, pėr Shoqėrinė londineze tė Biblės (Bible Society of London), qė e kish botuar sė pari mė 1827, dhe vecanėrisht me fjalorin e madh tė shqipes qė la (fjalori i parė i shqipės ėshtė botuar mė 1635).

Mė 1909, elbasanasit arritėn tė themelonin nė qytetin e tyre shkollė normale, e para shkollė e mesme shqipe, e cila krijoj dhe krijon edhe sot disa mijėra mėsues pėr shkollat nė gjuhėn amtare. Ndėr mėsuesit e parė tė saj ishin elbasanasit Aleksandėr Xhuvani dhe Simon Shuteriqi. Drejtor ishte patrioti dhe demokrati i shquar shqiptar nga Shkodra, Luigj Gurakuqi. Emrin e Xhuvanit, filolog me shumė merita, (1880-1961), mban Univerziteti i Elbasanit. Shqipėria ka 10 universitete dhe shkolla tė atij rangu, tė shembulluara qė nga viti 1946, ndėrsa mė parė nuk kishte. Ndėr tė diturit mė tė shquar elbasanas, pėrmendim Kostaq Cipon (1895-1955) e Mahir Domin (1915), filofog historianin Aleks Buda (1911-1993), kryetar i parė i Akademsė sė Shkencave tė Shqipėrisė (themeluar mė 1972), arkeologun Hasan Ceka (1902), folkloristin Qemal Haxhihasani (1918-1990), botanistin Kolė Paparisto (1914-1980).

Mė 1990, rrethi i Elbasanit, me afėr 220 mijė banorė, kishte mbi 50 shkolla tė mesme.Qyteti kishte disa muze tė Arkeologjisė dhe Historisė, tė Luftės Antifashiste, tė Entografisė, tė shkollės shqipe, tė Kristoforidhit, tė Qemal Stafės (hero i Luftės antifashiste (1922-1942)), etj. Aty kishte njė teatėr tė dramės e njė tjetėr tė varjeretesė (estradė), si dhe njė orkestėr sinfonike

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi