♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulohen gjurmė tė Durrėsit nėn tėrmet

Shko poshtė

Zbulohen gjurmė tė Durrėsit nėn tėrmet Empty Zbulohen gjurmė tė Durrėsit nėn tėrmet

Mesazh nga Vizitor Thu Mar 19, 2009 5:22 pm

Zbulohen gjurmė tė Durrėsit nėn tėrmet

Llambi Kallēo
04-08-2007

Ekspedita italo-shqiptare e cila zhvilloi fushatėn e katėrt tė gėrmimeve nė amfitetarin romak tė Durrėsit, ka prezantuar dje rezultatet e gėrmimeve tė drejtuara nga misioni arkeologjik i Universitetit tė Parmės dhe nga Insituti Arkeologjik i Tiranės nė bashkėpunim dhe me Insitutin e Monumenteve tė Kulturės. Sipas kryetares sė ekspeditės Sara Santoro, nga gėrmimet nė amfiteatėr kanė dalė nė dritė pamje dramatike tė pasojave tė tėrmetit tė vitit 1273 qė shkatėrroi qytetin dhe nga i cili gjetėn vdekjen qindra banorė. Njė gjendje jo tė zakontė emocionale ka krijuar zbulimi i katėr viktimave (njė burrė, njė grua, njė fėmijė dhe njė i ri) mes rrėnojave tė pallatit tė bukur i cili ishte ndėrtuar nė fillim tė shekullit tė 12-tė nė pjesėn jugore tė amfiteatrit tė rrėnuar. Poshtė kėsaj ndėrtese kanė dalė nė dritė mure tė tjera qė i pėrkasin godinave po tė kėsaj kohe dhe po nė pjesėn jugore tė objektit. Santoro shprehet se poshtė kėsaj ndėrtese kanė dalė mure tė tjera qė i pėrkasin godinave tė mėparėshme tė shekullit 10-11, ndėrsa nė harqet dhe nė shkallėt janė zbuluar disa varre tė shekullit tė 5-tė pas Krishtit me skelete dhe me simbole kristiane.

"Nė kėtė mėnyrė, shprehet Santoro, "po sqarohet historia shekullore qė e transformoi kėtė monument tė madh nė lagje tė qytetit tė Bizantit, duke kaluar mė parė nė njė fazė braktisje dhe shfrytėzimi si varrezė dhe pėr qėllime fetare dhe mė pas pėr njė ripėrdorim me funksione banimi apo tregėtare brenda rrethit tė mureve tė qytetit." Sipas drejtorit tė Departamentit tė Arkeologjisė nė Durrės, Afrim Hoti, nė kėtė mjedis ėshtė gjetur shumė material qeramike i cili po studiohet nga arkeologėt shqiptarė. Bėhet fjalė pėr monedha dhe metale, mes tė cilave njė varėse e viktimės sė tėrmetit, nė njė kohė qė mbi kockat njerėzore apo tė kafshėve po kryhen testime shumė tė thelluara pėr tė pasur informacione mbi ushqimin dhe mbi gjendjen shėndetėsore tė banorėve tė lashtė tė Durrėsit. Kėto hetime ju janė besuar ekipeve italiane me famė botėrore tė cilat kanė zėvendėsuar njėra-tjetrėn gjatė gėrmimeve. Gjatė kėsaj ekspedite janė pėrdorur teknikat mė tė pėrparuara tė kėrkimeve dhe dokumentacioni ėshtė tashmė plotėsisht i informatizuar. Mikrogravimetria, gjeosizmika, gjeoradari, termoluminishenca e qeramikės dhe xhamit, datimet me radiocarbon, analiza e izotopeve tė kockave, hetimet petrografike, gjeoarkeologjike, fotoplanet dhe rikonstruksioni tridimensional i realizuar nė 6 javė kėrkime, tė cilat do tė pėrpunohen gjatė stinės sė dimrit dhe do tė japin informacione tė reja dhe tė panumurta mbi kėtė monument tė madh dhe me vlera tė jashėzakonshme.

Gėrmimet e kėtij viti janė financuar nga Qeveria Italiane, nga Universiteti i Parmės, nga UNDP ART GOLD dhe janė mbėshtetur nga Ministria e Kulturės dhe nga Instituti i Arkeologjisė nė Tiranė.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi