♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ninulla.....

Shko poshtė

Ninulla..... Empty Ninulla.....

Mesazh nga Vizitor Tue Mar 17, 2009 10:42 am

Kenge djepi per femije...


Nina-nina, more pellumb
Flej se nena te don shum
Ti mu rritsh-o fatlum
Fat lum-o djal i ri
Dielli ty gjithmonė me t'pri
Kur te rritesh mor zambak
Ti gzosh prindet ne konak

Kur te rritesh djal im
Ti o zemer do m'dalsh trim

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ninulla..... Empty Re: Ninulla.....

Mesazh nga Vizitor Tue Mar 17, 2009 10:42 am

Nina-nina ēunin-o
Nina-nina ēunin-o
per gjum` pellumin-o
perkun nate e perkun ditė,
qe t`me rritesh ēik nga i cike


Tė rrit nana ty asgan,
qe ti ngjash stergjyshve tanė,
te rrit nana trim me flete,
qe t`me japėsh gezim ne jetė
nina nana ēunin-o
merre gjume pellumbin-o


Tiranė - 1974

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ninulla..... Empty Re: Ninulla.....

Mesazh nga Vizitor Tue Mar 17, 2009 10:42 am

Nina-nin te zante gjumi

Nina-nin, te zante gjumi,
nina-nin, te zante ne djep
te ka nana zog me flete.
Sillet gjumi rreth e qark,
tė vijė, djalė, permbi kasnak;
te t'rris' nana te t'ēoj nė shkollė,
kam me t'dhanė librat ne dorė.
Djepi jot ėshtė mbush' me bar,
ka mbrend' serm, ka mbrend' ar.
Nina-nin, te marrte gjumi,
te ligat ti martė lumi
t'i mart' lumi, t'i martė deti,
te ka nana zog xheneti!

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ninulla..... Empty Re: Ninulla.....

Mesazh nga Vizitor Tue Mar 17, 2009 10:42 am

Ninulle Kosovare

Nina ninė, nina nina!
E shkofsh jeten me shum t'mira
E dalsh n'bjeshka e n'rudina
E ninė ninė, ty t'pastė nana!
Nu't'le nana pa tre mitana
T'i vnon nana dhent dhe dhite
Del rudinave pergjithdite
Tuj vikate dhe pushke tuj qite

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ninulla..... Empty Re: Ninulla.....

Mesazh nga Vizitor Tue Mar 17, 2009 10:43 am

Ninulle Tropojane

Nina nine, po t'perkunde nana
Nina nine, djepin me dushk
T'martofte nana me' i qind krushq
Nina nine, djepin me sane
Ti u rritsh me babe e nane
Nina nine, djepin me ferra
Ti u rritsh me treqind shtjerra
Nina nine, nana ty
Ti u rritsh-o per Shqipni!

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ninulla..... Empty Re: Ninulla.....

Mesazh nga Vizitor Tue Mar 17, 2009 10:43 am

Nina-nana, nin me fjetė,
Ty tė martė ni gjumė i lehtė,
Gjumi i lehtė, gjumi sevda,
Ty t'ban nana motėr e vlla.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ninulla..... Empty Re: Ninulla.....

Mesazh nga Vizitor Tue Mar 17, 2009 10:43 am

Nina-nana sheqer ne leter,
m`u befsh burr` dhe plak me mjeker!
Nina-nana, t` shkofte i bardhe moti,
m`u befsh trim si Kastrioti!
djepi tundet, nena punon
djali fle dhe me s`degjon.


Fier

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ninulla..... Empty Re: Ninulla.....

Mesazh nga Vizitor Tue Mar 17, 2009 10:44 am

Ninull Mirdite
Nina nine, te perkund nana
Tė perkundi ne djep t'arit
Se kshu i ngjitet emni djalit
Nina nina t'qes ke dera
Po kam frige se po t'vret era
Nina nina t'qes ke mani
Po kam frige se t'merr murrani
Lule lule, t'qes ke molla
Un po tutem se t'ze vdora
Lule lule t'qes ke pjeshka
Un e lumja te ze vjeshta
Nina nina o more djalė
Ti m'u bash pėr Shqipnin mbarė

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ninulla..... Empty Re: Ninulla.....

Mesazh nga Vizitor Tue Mar 17, 2009 10:44 am

Ninull Lezhe

Nina-nana, t'pėrkun nana,
T'u mushtė qafa me gjerdana!
Nina-nana, molla bek-e,
As po ke kuj m'i gjet-e?
N'daē sat am-e, n'daē tit et-e,
A n'daē nans pėr miradi-e,
A n'daē babs pėr bukuri-e,
O pėr bes'o pėr dhanti-e.
Po vjen gjumi tuj pėrvet-e
Nina-nin, nin-nin-o,
"Kush e ka djalin me fjet-e?"
Tuk e ka nana e vet-e.
Nina-nana, nin-nin-o
Pėllumi i nanės-o!

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ninulla..... Empty Re: Ninulla.....

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi