♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teoria Big Beng, afria e shkences me Zotin.

2 posters

Shko poshtė

Teoria Big Beng, afria e shkences me Zotin. Empty Teoria Big Beng, afria e shkences me Zotin.

Mesazh nga BORIAN Thu Mar 12, 2009 2:29 pm

Askush nuk eshte i panjohur me kete teori, nje shperthim i pamate i
krijuar nga asgjeja. Ne pamjen e pare, nje shperthim kozmik krijoi
materien dhe universin dhe gjithcka qe ishte grumbulluar brenda nje
pike, shpertheu dhe vazhdoi te largohej e te largohej ne menyre te
pakthyeshme duke u zgjeruar pafundesisht. Deri ketu jemi dakord por
mendimi njerezor ngec duke mos kuptuar si u shnderrua hici ne energji
kolosale per te krijuar universin. Besimtaret thone zoti. Disa
shkencetare te tjere mbeten skeptike derisa ta kene provuar
perfundimisht kete gje. Eshte nje thenie e nje shkencetari, shkenca nuk
eshte nje kundershtim i zotit por eshte teper e re per ti dhene
pergjigje shfaqjeve te tij.

REFERUAR NGA LIBRI ENGJEJ DHE DEMONE.

Zbulimet
shkencore kane provuar ekzistencen e antimateries. Sigurisht te gjithe
e dime se ne kete bote ekzistojne te kundertat, nata dhe dita, erresira
e dita, djalli dhe zoti, e mira dhe e keqja, vuajtja dhe lumturia. Dhe
celesi i fundit MATERIA jone ne boten qe shohim, ajo qe prekim, si dhe
e kunderta ,ANTIMATERIA, qe shfaqet qe ne ndertimin e kundert te atomit
ku elektronet kane ngarkese pozitive dhe protonet ngarkese negative.
Nga ky thelb del qe kur antimateria bashkohet me materien, clirohet
energji e paster dhe pa ndotje radioaktive, nje energji shume here me
kolosale ku 250 miligrame antimaterie qe bie ne kontakt me materien
eshte e provuar se mund te krijoje nje shperthim aq te madh sa pese
kilotonet radioaktive te bombes se hiroshimes. Pse te mos besojme se
ajo qe beri qenia me teknologjine me te larte ne bote, pra Zoti, ishte
bashkimi i dy forcave te materies dhe antimateries ne nje pike te
perqendruar e cila u ngjesh aq fort sa me pas shpertheu ne energji
kolosale duke krijuar universin dhe big bengun. Pas kesaj dalim ne
universet zinxhir, por deri ketu jeni te lutur te jepni mendimin tuaj.
Dhe lexoni librin engjej dhe demone.
BORIAN
BORIAN
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 372
Vendndodhja Vendndodhja : Tirane
Hobi Hobi : Ceshtjet Investigative
Humor Humor : "ON"
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 11/03/2009
Falenderimet Falenderimet : 4

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Teoria Big Beng, afria e shkences me Zotin. Empty Re: Teoria Big Beng, afria e shkences me Zotin.

Mesazh nga Barbi Tue Jul 28, 2009 5:45 pm

Enigmat e universit, sa pranė zbardhjes jemi?
Makineria me pak fjalė pėrbėhet nga njė tunel nėntokėsor, perimetri i tė cilit ėshtė 27 kilometra. Nė pika tė ndryshme pėrgjatė tunelit janė vendosur katėr instrumente masive qė luajnė rolin e mikroskopėve subatomikė. Ato do tė pėrdoren pėr tė analizuar krijimin e energjisė jashtėzakonisht tė madhe nga pėrplasja e dy rrezatimeve me protone. Qėllimi i eksperimentit ėshtė kuptimi i forcave themelore tė natyrės dhe copėzave subatomike, qė janė edhe pėrbėrėsit e lėndės sė universit.

Por njė eksperiment i tillė ka shkaktuar shumė diskutime?
Enigmat e universit, sa pranė zbardhjes jemi?
Makineria me pak fjalė pėrbėhet nga njė tunel nėntokėsor, perimetri i tė cilit ėshtė 27 kilometra. Nė pika tė ndryshme pėrgjatė tunelit janė vendosur katėr instrumente masive qė luajnė rolin e mikroskopėve subatomikė. Ato do tė pėrdoren pėr tė analizuar krijimin e energjisė jashtėzakonisht tė madhe nga pėrplasja e dy rrezatimeve me protone. Qėllimi i eksperimentit ėshtė kuptimi i forcave themelore tė natyrės dhe copėzave subatomike, qė janė edhe pėrbėrėsit e lėndės sė universit.

Por njė eksperiment i tillė ka shkaktuar shumė diskutime?

Edhe pse "copėzuesit e atomit" janė ndėrtuar edhe mė parė, ky i fundit ėshtė shumė i ndryshėm pėr sa i takon sasisė sė energjisė sė pėrfshirė nė tė. Dy rrezet e protoneve do tė lėshohen nga kahet e kundėrta tė tunelit me njė shpejtėsi qė do t‘i afrohet shumė asaj tė dritės. Kjo do tė thotė qė Pyetja e madhe ato tė bėjnė 11000 xhiro rreth tunelit brenda njė fraksioni tė sekondės. Kur tė kenė fituar shpejtėsi tė madhe, do tė pėrplasen me njėra-tjetrėn dhe rezultati i kėtij "takimi" do tė gjenerojė njė energji rreth 7 herė mė tė madhe se makineritė e tilla tė ngjashme. Njė e tillė Tevatron ndodhet nė Batavia tė Ilinoisit, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Shkencėtarėt e LHC shpresojnė qė tė marrin njė energji tė nivelit 14 teraelektron volt (TeV) dhe nė kėtė mėnyrė tė krijojnė kushtet pėr njė pėrplasje. E fundit e kėtij lloji ka ndodhur gjatė "Big Bang"-ut, kur universi u krijua rreth 13.7 miliardė vjet mė parė.

Cili ėshtė qėllimi i kėtij eksperimenti?

Nė mėnyrė qė tė kuptojmė se nga se pėrbėhet lėnda dhe forcat qė e mbajnė atė tė bashkuar dhe unike, ėshtė e nevojshme qė tė arrijmė tė ndajmė pėrbėrėsit e saj subatomikė. Vetėm duke ndarė njė proton, shkencėtarėt janė tė aftė tė shohin se ēfarė ndodh brenda kėsaj copėze jashtėzakonisht tė vogėl tė lėndės. Pėrgjigjja vjen edhe nga copėza mė tė vogla, disa prej tė cilave janė aq tė vogla saqė deri mė tani i janė shmangur "kapjes". Deri nė kėtė moment njohim 12 substanca subatomike dhe 4 forca, por ky ėshtė vetėm fillimi. Ajo ēka ėshtė mė e rėndėsishme ėshtė fakti qė shkencėtarėt shpresojnė qė tė zgjidhin disa prej problemeve mė tė mėdha tė fizikės. Ata shpresojnė pėr shembull qė njė ditė tė unifikojnė tė gjitha forcat e ndryshme tė natyrės, qė nga forcat e vogla bėrthamore brenda bėrthamave atomike e deri te forca e gravitetit, qė vepron mes planetėve tė galaktikave. Ata e quajnė kėtė teori "teoria e gjithēkaje" dhe ekziston shpresa qė LHC do tė japė njė kontribut tė rėndėsishėm pėr zgjerimin e njohurive tona tė deritanishme nė lidhje me ēėshtjet thelbėsore qė kanė tė bėjnė me krijimin, kohėn dhe natyrėn e lėndės.

A pėrbėn rrezik pėrfshirja nė njė eksperiment tė tillė?

Ka disa teoricienė qė mendojnė se pėrplasjet mund tė krijojnė disa vrima tė zeza tė vogla. Por edhe nė rast se njė gjė e tillė do tė rezultojė nga eksperimenti, ato do tė jenė tė pėrmasave sub-mikroskopike dhe do tė zhduken brenda fraksionit tė njė sekonde. Megjithatė, numri i shkencėtarėve qė mendojnė se ky eksperiment paraqet rrezik ėshtė i vogėl. Por ata qė janė tė kėtij mendimi mendojnė se vrima e zezė qė mund tė krijohet mund tė "gėlltisė" brenda saj gjithė Gjenevėn, ose botėn mbarė. Disa shkencėtarė rusė kanė sugjeruar se mund tė jetė e mundur qė LHC tė krijojė kushtet qė teorik- isht mund tė mundėsojnė udhėtimin nė kohė. Ata imagjinojnė njė skenar sikur nga kjo vrimė e zezė qė mund tė krijohet mund tė na vijnė nė kėtė realitetin tonė udhėtarė nga e ardhmja, ndėrkohė teoricienė tė tjerė thonė se kėta "udhėtarė" duhet tė kenė pėrmasat e njė grimce atomi pėr tė kaluar pėrmes "vrimave tė krimit", pėrmes hapėsirės dhe kohės.

Ēfarė do tė ndodhė saktėsisht kur tė nisė eksperimenti?

Pėr herė tė parė shkencėtarėt do tė tentojnė qė tė fusin njė rreze protonesh brenda njė tuneli dhe t‘i japin asaj shpejtėsi tė madhe pėr tė qarkulluar brenda qarkut. Mė pas, ndoshta njė ditė mė vonė, por me siguri ditėt qė do tė pasojnė, do tė lėshohet rrezja e dytė e protoneve nė kahun e kundėrt me tė parėn dhe ajo do tė fitojė gjithashtu shpejtėsi. Ka mundėsi, edhe pse ėshtė shumė e vėshtirė, qė tė dyja rrezet tė pėrplasen ende pa arritur shpejtėsinė e duhur, por nė njė rast tė tillė eksperimenti do tė dėshtonte. Ai do tė ketė rezultat vetėm kur pėrplasja e rrezeve tė protoneve do tė ketė arritur shpejtėsinė e duhur. Vetėm nė kushte tė tilla mund tė krijohet terreni pėr arritjen e zbulimeve interesante.

Cilat janė disa nga zbulimet e mundshme?

Zbulimet mė interesante do tė jenė ato qė pritet mė pak tė ndodhin, apo qė janė tėrėsisht tė paparashikueshme. Megjithatė, ekziston njė copėz subatomike qė teoricienėt janė tė bindur se ekziston. Ajo njihet me pseudonimin "Thėrrmija e Zotit" dhe mund tė na shpjegojė pėr shembull se pėrse lėnda ka masė dhe nė kėtė mėnyrė tė na ēojė nė njė shkallė mė tė thellė njohjeje tė teorisė sė forcave tė gravitetit. Nė nivelet e energjisė sė LHC-sė ka tė ngjarė qė tė regjistrohet edhe ekzistenca e parė e kėsaj thėrrmije. Teoricieni qė e mbėshtet mė fort ekzistencėn e saj ėshtė profesor Peter Higgs, i cili ka besim nė masėn 90% qė kjo copėz qė mban shkencėrisht emrin e tij do tė zbulohet. Por ky ėshtė vetėm njė nga zbulimet e mundshme qė LHC mund tė bėjė. Fizikanėt shpresojnė se makineria do tė zbulojė gjithashtu edhe copėzat misterioze supersimetrike qė mendohet se u krijuan nė fillimet e para tė universit. Teoria e supersimetrisė thotė qė tė gjitha copėzat qė ekzistojnė kanė njė partner mė tė rėndė diku, por deri tanin nuk ėshtė vėrtetuar asgjė. Nėse LHC do tė zbulojė fakte pėr copėzat supersimetrike, mund tė zbulohet edhe arsyeja se pėrse 90% e masės sė universit ekziston nė formėn e ėndės sė errėt". Sa e vėshtirė ishte tė ndėrtoje njė makineri si LHC? Shumė. Tuneli 27 kilometėrsh ishte shumė i vėshtirė tė ndėrtohej nėn tokė. Magnetet gjigante qė do tė pėrdoren pėr tė arritur pėrshpejtimin e grimcave duhet tė mbahen bashkė me njė forcė qė u reziston tė 500 tonėve pėr metėr katror, ekuivalente me njė avion pėr metėr katror. Ata janė super tė ftohtė, nė temperaturėn -273C, duke e shndėrruar LHC si vendin mė tė ftohtė nė universin e njohur deri mė tani, me njė kapacitet ngrirės pėr tė mbajtur 140 mijė frigoriferė shtėpiakė nė temperaturėn -271.2C. Data e eksperimentit tė sotėm ishte caktuar tre vjet mė parė.


Nga: Gazeta Shqip


Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi