♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Diabeti eshte nje semundje qe karakterizohet.

Shko poshtė

Diabeti eshte nje semundje qe karakterizohet. Empty Diabeti eshte nje semundje qe karakterizohet.

Mesazh nga Vizitor Wed Mar 11, 2009 6:52 pm

Diabeti eshte nje semundje qe karakterizohet nga nivel i larte glukoze(
ose sheqeri) ne gjak. Ky nivel i larte glukose eshte i shkaktuar nga
paftesia e organizmit per te perdorur insulinen e vet per te tretur
sheqerin. Mjekesia akoma nuk e di me saktesi perse ndodh nje gje e
tille dhe e kane quajtur shkakun: sindroma x, por pergjithsisht besohet
se faktoret kryesore qe cojne ne diabet jane : gjenet e predispozuara,
ushqim jo i ushqyeshem, mungese aktiviteti fizik, mbipesha.



Simptomat, jo shkaqet


Historikisht mjekimi i diabetit eshte bere duke luftuar pasojat
(simptomat) dhe jo shkaqet qe e shkaktojne ate. Kjo tregon se shume
ilace per diabetin parandalojne ate qe diabeti shkakton si per shembull
etjen e tepruar, urine, urinimin, irritimin, dobesine the lodhjen. Keto
ilace i lehtesojne keto simptoma por ato nuk funksonojne duke bere
Organizmin me te ndjeshem ndaj insulines, qe eshte shkaku i 95% te
rasteve te diabetit tipi2.


Shumica e ketyre ilaceve funksionojne duke rritur sasine e insulines se
prodhuar nga organizmi, ngadalesuar clirimin e glukozes nga melcia ose
duke ngadalsuar thithjen e ushqimit nga zorret. Perderisa keto ilace
nuk e rrisin ndjeshmerine e organizmit ndaj insulines keto ilace nuk e
fitojne dot luften kunder diabetit ato vecse ju ndihmojne ne nje beteje
te humbur.


Diabetiket qe mbeshteten shume ne ilace pergjithsisht nuk e
kontrollojne mire nivelin e glukozes ne gjak. Ne fakt sa here qe
glukoza leviz ne zonen e rrezikshme (200 mg/dl) me shume dem i behet
trupit dhe mundesia per komplikacione rritet. Kjo u provua ne testimin
e madh 10 vjecar qe instituti kombetar amerikan i shendetit beri mbi
kontrollin e glukozes tek diabetiket. Studimi tregoi se hiperglicemia
(nivel i larte i sheqerit ne gjak) con ne dem nervor dhe vaskular qe
nga ana e tyre rrezikojne syte, nervat dhe veshkat. Megjithkete studimi
nxorri se kontrolli i kujdesshem i glukozes me ane te nje regjimi te
rrepte dhe ushtrime fizike e ul rrezikun per komplikacione nga 50% deri
ne75%.



Ilacet kundra diabetit

Doktoret kane 5 kadegori ilacesh per trajtimin e diabetit tipi2, te
gjithe ato kane efekte anesore. Dhe nuk ndihmojne nese perdoren te
vetem kundra semundjes. Te gjitha keto ilace kerkojne qe se bashku me
to te merren masa te tjera per luftimin e diabetit (dieta + ushtrimet
fizike+ etj). Nese nuk perfshihet te pakten dieta dhe ushtrimet fizike
ju vecse po luftoni nje beteje te humbur kunder nje semundje qe nuk
ndalet kurre pavaresisht se ju mund te perdorni ilacin me te fuqishem
qe egziston.



Sulfoniluret

Ky lloj ilaci ka dale ne qarkullim prej vitesh. Eshte mjekin nga goja.
Emra te njohur qe kane ne perberje kete ilac jane minodiab dhe
diabinese. Ketu futet dhe Daunil (i njohur ne Shqiperi). Keto lloj
ilacesh stimulojne pankreasin duke rritur ne kete menyre sasine e
insulines qe derdhet ne gjak. Kjo insuline shtese e detyron glukozen te
hyje ne muskuj me sforcim. Problemi me kete ilac eshte se ato nuk e
rrisin ndjeshmerine e organizmit ndaj insulines por ato rrisin thjesht
sasine e insulines (pra sasi dhe jo cilesi).. kjo e zgjidh problemin
perkohesisht duke ulur nivelin e glukozes ne gjak por krijon nje
problem afatgjat sepse stimulon rritjen ne peshe. Pra ky ilac vecse sa
rrit sasine e insulines ne gjak. Por disa diabetike e kane nivelin e
insulines shume te larte edhe pa e marre ilacin. Nivel qe mund te
shkoje deri ne 5 here me teper se normalja. Procesi i rritjes se
insulines ne gjak u shkakton shume diabetikeve hipoglicemi (nivel i
ulet sheqeri ne gjak) per kete arsye nje nga pasojat e ilacit eshte se
te shtyn te hash sa me shume. Disa diabetike per shkak te uljes se
nivelit te sheqerit ne gjak kane pasoja si marramendje, hutim deri ne
humbje ndjenjash. Rezultati i hipoglicemise eshte te ushqyerit e
tepruar ose e thene ndryshe mbi-ushqimim, qe con ne rritje te peshes
trupore. Qe nga ana e vet con ne rritjen e mosndjeshmerise ndaj
insulines ( DIABET TIPI2). Por ky eshte efekti i kundert me ate qe ne
duam te arrijme. Diabetiket duhet ti humbasin kilogramet e tepert jo ti
shtojne ato. Keto lloj ilacesh (sulfoniluret) gjithashtu rrisin
kolesterolin dhe trigliceridet, te cilat qe te dyja shkaktojne semundje
zemre.


Biguanidet

Ilacet me kete perberje jane zhvilluar ne vitin1994. ato veprojne nga
nje drejtim i ndryshem ne krahasim me sulfoniluret. Ne vend qe te
rrisin nivelin e insulines ato ngadalsojne sasine e glukozes qe
prodhohet nga melcia dhe zorret e vogla ku tretet ushqimi. Keto ilace
jane me te perparuara se te sulfoniluret sepse nuk shkaktojne rritje
peshe ose ndonje semundje zemre. Por kete ilace megjithese jane me te
perparuara kane disa efekte anesore. Shkaktojne probleme stomaku,
diarre, ndjenjen e ngopjes abdominale etj. Njerezit qe vuajne me zemer,
melci ose veshka keshillohen te mos e marrin kete ilac. Ilaci tipik qe
permban biganide quhet metformin.



Alfa glukoze ndalues

Disa nga keto ilace si pershembull Acarbose, ngadalsojne shperberjen e
sheqernave ne zorret e vogla duke nderhyre ne enzimen me te njejtin
emer, enzimen alfa glukoze. Kjo enzime ben shperberjen ne sheqernave qe
ndodhen ne ushqimet qe hame. Duke ndaluar kete enzime nga funksionimi
nuk bejme gje tjeter vecse parandalojme rritjen e sheqerit ne gjak.
Efekte anesore: gazra dhe dhimbje te abdomenit, po ashtu diarre. Nuk i
keshillohet vecanerisht te semureve me ulcera ose kolitis, gjithashtu
shkakton pune te tepruar te melcise qe mund te shkoje ne demtim te saj.


Thiscolidinidion

Ilaci me i ri e dale ne treg. Emri ne kutine e ilacit: REZULIN.
Ky eshte ilaci i pare qe ndihmon trupin qe ta perdore me mire insulinen
duke stimuluar disa pjeset thithese te indeve te ashtuquajturat
“vendkalimi” nepermjet te cilave glukoza hyn ne qelize nga gjaku. Nga
studimet e bera ne paciente qe perdoren kete ilac dhe ilacin e pare
(sulfoniluret) rezultoi se megjithese kishte ulje te glukozes perseri
kishte rritje ne peshen trupore. Ky ilac ka efekte anesore kryesisht ne
melci, ka pasur bile edhe vdekje prej tij. Si dhe shkakton dhimbje,
infeksion dhe dhimbje koke.



Insulina

Insulina eshte perdorur gjithnje ne diabetin tipi1, ne njerezit te
cilet nuk prodhojne dot insuline. Ndersa ne diabetin tipi2 insulina
perdoret si mundesia e fundit e mbetur. Ne fakt reth 29% e diabetikeve
te tipit2 mjekohen me inxheksione insuline. Dihet se praktikisht
diabeti tipi2 me ane te dietes dhe ushtrimeve fizike nuk duhet te
arrije ne kete pike te inxheksionit te insulines. Pacienti qe ka
arritur ne ate faze qe duhet patjeter inxheksion insuline edhe sikur ta
kuptoje me se miri rendesine e dietes (perizes) dhe aktivitetit fizik
tashme nuk gjejne dot forca ne personalitetin e tyre qe ta fillojne
luften nga e para. Ata ja lene cdo gje ne dore ilaceve. Insulina e
zbuluar me 1922 vepron shpejt , brenda disa oresh pasi eshte marre.
Insulina detyron melcine te ndaloje prodhimin e glukozes dhe te filloje
perdorimin e saj, detyron muskujt te thithin glukozen bile ne nje fare
shkalle detyron edhe qelizat e yndyres qe te thithin glukoze. Ka shume
rendesi sasia dhe momenti i injektimit te insulines. Me teprice dhe
niveli i glukozes ulet shume duke shkaktur hipoglicemi. Shume pak nuk
ja del qe te te detyroje qelizat te thithin glukoze. Pra eshte shume
delikat menyra se si merret insulina. E cila ka the efekte anesore qe
jane hipoglicemi, shtim ne peshe trupore dhe semundje gjaku.



Bime medicinale natyrale pa efekte anesore

Egziston nje bime e kuqe e madhe sa nje kokerr portokalli qe njihet ne
botanike me emrin GARCINIA CAMBOGIA. Kjo bime thahet dhe bluhet duke e
bere ne kete menyre pluhur. Ky pluhur ka pasur perdorime te ndryshme
per shume e shume vite me radhe. Ne Indi perdoret per infeksione te
ndryshme. Gjithashtu eshte perdorur si pune camcakezi per te mbajtur te
shendetshem dhembet dhe mishin e dhembeve. Ne Indi gjithashtu perdoret
si erez ne gatim sidomos ne gjellet e famshme indiane Keri. Ne disa
vende bima eshte perdorur si afrodiziak (nxites i epshit seksual). Ne
Kine perdoret ne Diabetin tipi2, ne disa semundje melcie dhe per
parazite. Duke pare efektet e bimes farmakologet u interesuan shume e
me shume se si vepronte kjo bime mbi semundje te ndryshme. Ne vitin
1965 dy studiues zbuluan se lenda vepruese ne kete bime ishte ACIDI
HIDROKSICITRIK ose shkurt AHC (anglisht HCA). Pas kesaj kerkimet u
perqendruan ne kete perberes kimik te vecante dhe u pa se ky perberes
po jepte rezultate shume te papritura. Nje farmakolog i universitetit
amerikan i Brandeisit prof. Watson zbuloi i habitur se ky perberes
detyron qelizat qe te mos thithin yndyren, cka do te thote se ne kete
menyre kemi me pak yndyrna rreth melcise dhe ne pergjithsi ne trup. Ne
vitet 70 u bene shume eksperimente ne minj per te verteturar zbulimin e
Prof. Watsonit.

Pas analizave dhe eksperimenteve te kryera ne laboratoret e firmave te
mirnjohura te ilaceve Hoffman-L Roche u konkludua se HCA shkakton uljen
e prodhimit te yndyres ne kafshet. Pas kesaj filluan te hidhen idete se
ky perbers kimik ka veti qe te ule peshen trupore te njeriu.
Eksperimentet ne kafshe vazhduan me tej. Duke zbuluar se kafshet nuk
shtuan peshe si me pare pas trajtimit me kete perberes kimik. Studimet
konkluduan se HCA bllokon ne fakt depozitimin e yndyres ne trup. Ne
trup ndodh nje proces kimik qe quhet “cikli i Krebsit”, ky proces ne
fakt eshte procesi gjate te cilit prodhohet yndyra e trupit qe
depozitohet ne pjese te ndryshme te tij. HCA e nderpret kete cikel. Kur
ne trup hyn ushqim kalorik me shumice ky proces ben qe energjia nga
ushqimi te kthehet ne yndyre. Perberesi HCA duke nderprere kete cikel
ben te mundur qe yndyra te mos te depozitohet ne trupin tone.


Zbulim i metejshem

Studime te metejshme ne kafshe treguan se pasi ato kishin marre HCA,
kafshet ngopeshin me me pak ushqim se me pare. Pra hanin nje sasi me te
vogel ushqimi. HCA i beri kafshet me pak te uritura. Por cfare e
shkaktonte kete. Shpjegimi eshte ky: Ne melci ku behet prodhimi
glukogjenit nga ushqimi, ritmi i prodhimit te glukogjenit rritet
pothuajse dyfish. Kur sasia e glukogjenit rritet ne melci atehere
nepermjet nervit Vagus sinjalizohet truri se nuk ka me nevoje per
ushqim. Duke bere qe personi te ndaloje te ngrenit. Kerkime te
metejshme zbuluan se HCA rrit ritmin e procesit te metabolizmit dhe
shpejton diegien e yndyres nga melcia. Te gjithe keta faktore – prodhim
me ulet i yndyres, ngopja me me pak ushqim se me pare, dhe shpejtimi i
diegies se yndyres nga melcia kane nje efekt teper pozitiv mbi
diabetiket me diabet tipi2, pra HCA ul se tepermi sasine e yndyres ne
gjak.


Deri me sot nuk eshte zbuluar ende nga shkenca se cfare konkretisht e
ben trupin me pak te ndjeshem ndaj insulines duke shkaktur ne kete
menyre diabetin tipi2. meqenese nuk dihet me siguri ajo eshte quajtur
SINDROMA X, por disa studiues kane bere nje lidhje ndermjet sindromes x
dhe disa lloj yndyrnash ne gjak. Behet fjale per yndyrnat qe
konsiderohen te demshme nese jane ne nivel te larte, ato jane
Triglicerided dhe kolesteroli LDL (quhet dhe kolesterol i keq).
Fatkeqsisht kerkimet shkencore mbi HCA jane nderpre prej kompanive
farmaceutike sepse ato nuk munden te sigurojne licencen per tregtimin e
produkteve te HCA. Duke ditur se shume ilace qe perdoren sot dalin ne
treg ne radhe te pare nese i intereson kompanive farmaceutike dhe jo
nese ato sherojne semundjen. Ky eshte realiteti i sotem. Megjithate
kerkimet kane vazhduar mbi HCA nga institucione te tjera mjeksore qe
megjithese nuk kane fuqine e kompanive gjigande farmaceutike kane bere
nje pune te admirueshme ne zbulimin e vetive te HCA-se. Keto kerkime
mbi efektet e HCA mbi peshen trupore, lipidet e gjakut, ndjeshmeria
ndaj insulines, dhe ngopshmeria nga ushqimi te cilat jane faktore shume
te rendesishme ne kontrollin dhe kurimin e diabedit tipi2 deshmojne se
HCA ka efekt ne ndryshimin e ketyre faktoreve.

Ne nje studim qe zgjati 8 jave u ekzaminuan 54 persona te cilet kishin
karakteristikat qe tregonin rrezik te madh DIABETI. Ata ishin ne
mbipeshe (obez) benin jete jo aktive dhe yndyrnat ne gjak ishin ne
nivele jo te mira. Te gjithe keta persona nuk u ishte thene se cfare
tablete do u jepej vetem u ishte thene se do u beheshin disa analiza.
Gjysmes prej tyre ju dha tableta me HCA, gjysmes tjeter ju dha tablet
sheqerke (pa asnje efekt ne trupin e njeriut). Per te dy grupet
tabletat ishin njesoj dhe pa asnje ndryshim nga ana e jashtme. Personat
e grupit qe mori tabletat HCA humbi mesatarisht 5.5 kg, ndersa personat
qe moren tabletat sheqerka (tablete fallco) humben 2.1 kg. Grupi i HCA
e pati me te lehte qe te respektonte dieten (perizen) ushqimore sepse
nga efekti i HCA e ndiente veten me te ngopur me ushqim se grupi
tjeter. Ne analizat e gjakut grupi i HCA pati nje renie te yndyrnave te
keqija (triglicerided dhe kolestereli IDL). Gjithashtu personat e ketij
grupi raportuan se ndjenin vetem me energjik se me pare. Kjo me siguri
per shkak te rritjes se ndjeshmerise se trupi ndaj insulines, pra me
teper glukoze kalon nga gjaku ne muskuj. Studime te kesaj natyre kane
qene te shumta dhe ato dhane rezultate shume te ngjashme me studimin e
mesiperm. Ne nje studim ku pervec njerezve jodiabetike kishte edhe
diabetike qe merrnin ilacet tradicionale nga doktori. Personat ishin te
moshes 60-65 vjec, burra dhe gra. Ne kete studim personave iu kerkua qe
te kishin kujdes me dieten e tyre si dhe te benin jete me aktive persa
i perket aktivitetit sportiv. Personave iu dhane 250 mg HCA ne dite
duke i marre tre here ne dite 30 minuta para cdo vakti. Gjithashtu
atyre iu dha bashke me HCA edhe 100mg kromium ne dite (studimet
tregojne se kromiumi ndikon shume pozitivisht ne DIABETIN tipi2).
Personat humbem mesatarisht 5 kg per njeri. 1/3 e personave pati ulje
te yndyrnave ne gjak, ndersa diabetiket pervec kesaj paten nje ulje te
konsiderueshme te glukozes ne gjak. Ne qershor 1998 nje studim mbi
preparatet me perberje natyrale sic eshte HCA dha rezultate te
ngjashme. Gjate studimit persona qe merrnin pjese vashduan te
ushqeheshin si me pare dhe nuk iu kerkua te mbanin diete (perize).


Studimi zgjati 10 jave dhe personat humben 5-10 kg per person.
Gjithashtu ata raportuan se ndjeheshin me energjik se me pare. Pra HCA
nund te perdoret thjesht per humbje peshe. Por duke ditur se mbipesha
ndikon ndjeshem mbi diabetin do te thote se HCA ka efekte pozitive mbi
diabetin. Drejtori i qendres shendetsore LifeStyle ne Kaliforni USA
z.Anton Konte thote se HCA eshte nje preparat natyral teper efektiv
kundra mbipeshes si dhe per kontrollin e glukozes ne gjak. Z.Konte ka
studiur efektet e HCA per 8 vjet me radhe the thote se HCA ka efekt
shume pozitiv dhe se nuk dhene asnje komplikacion ose efekte anesore,
HCA ka permiresuar gjendjen shendetsore te pacienteve ne menyre te
konsiderueshme. Z.Konte permend nje nga pacientet e tij: Ana Maria. Ajo
eshte 51 vjec dhe peshonte 110 kg gjatesia 160cm. Vuan me diabet tipi2.
Ajo ka vuajtur pothuajse gjithe jeten e saj me mbipeshen. Ka provuar
lloj lloj dietash per tu dobesuar. Para trajtimit me HCA Ana kishte
nivelin e glukozes ne gjak 172, kolesteroli ishte i larte gjithashtu
321, gjithashtu triglicerided ishin 276. Konte filloi punen me Ana
Marian duke i shpjeguar asaj me hollesi se si funksionon HCA dhe si
ndikon ajo ne uljen e glukozes ne gjak. Ana maria mori trajtim me HCA
dhe niveli i glukozes ra ne nivelin 128, kolesteroli ra ne 217, dhe
trigliceridet rane ne 226. ajo gjithashtu humbi 10 kg. Ana e ndjeu
vetem me te shendetshme pas ketyre rezultave dhe iu rrit besimi se ajo
mund ta luftonte diabetin dhe mbipeshen e saj ne menyre te sukseshme.


[vazhdon]

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Diabeti eshte nje semundje qe karakterizohet. Empty Re: Diabeti eshte nje semundje qe karakterizohet.

Mesazh nga Vizitor Wed Mar 11, 2009 6:57 pm

Kromiumi

Pervec HCA ka nje mineral qe gjendet ne organizmin tone qe ndihmon
shume ne rritjen ndjeshmerise se trupit ndaj insulines. Ky eshte
kromiumi. Studimet e kryera mbi kromiumin tregojne se ai:
· Rrit ndjeshmerine ndaj insulines duke rritur sasine e glukozes dhe amino acideve te thithura nga qelizat.
· Rrit masen muskulare ne njerezit qe ushtrojne aktivitet fizik. Ky
faktor ndikon shum ne diabetiket sepse indet muskulore thithin sasi te
madhe glukoze.
· Ul sasine e ilaceve tradicionale qe diabetiket kane nevoje te marrin
rregullisht. Ne nje studim ne Izrael 47% e pacienteve e ulen dozen e
ilaceve qe merrnin, bile edhe ata ne gjendje kritike te cilet merrnin
inxheksione insuline e ulen sasine e insulines se injektuar.
· Ul nivelin e kolesterelit dhe te triglicerideve ne diabetiket, keta dy faktore cojne ne komplikacione te tjera tek diabetiket.


Por studimi me rezultativ eshte ai i kryer nga departamenti amerikan i
bujqesise dhe ushqimit. Studimi u krye ne Kine mbi nje numer te madh
njerezish diabetike qe vuanin nga DIABETI TIPI2. Ketyre diabetikeve iu
dhane 1000 mcg (mikrogram) kromium ne dite. Pas 4 muajsh trajtim me
kromium diabetiket kishin nivel normal te glukozes ne gjak ose pak me
te larte se normal. Nje grupi tjeter iu dha vetem 200mcg (mikrogram)
kromium ne dite dhe ata paten ulje te konsiderueshme te nivelit te
glukozes por jo ne nivelin e grupit te pare. Kromiumi nuk ka efekte
anesore edhe sikur te merret ne doza shume me te larta se sa me siper
dhe per nje kohe me te gjate. Nese filloni nje kure te tille te bazuar
ne HCA (Garsinia Cambogia) dhe Kromium duhet te beni analizen e
glukozes ne gjak shpesh, ne menyre qe ta dini nivelin tuaj sa me
saktesisht. Sepse nese merrni edhe ilacin tuaj (DAUNIL) vazhdimisht ne
te njejten doze po ashtu edhe HCA dhe Kromium ka shume mundesi qe
glukoza ne gjak te ulet me shume se sa duhet duke ju shkaktuar
hipoglicemi (nivel i ulet i glukozes) qe ju shkakton 'uri' te madhe dhe
nevoje per tu ushqyer shume. Pra pasi te filloni HCA dhe Kromium
rregullisht duhet te masni po rregullisht glukozen ne gjak. Ne kete
menyre kur te vereni uljen e glukozes ne gjak duhet te rralloni
DAUNIL-in qe merrni. Ka shume mundesi qe DAUNIL-in ta rralloni shume
deri sa te mos keni nevoje per te. Kete duhet ta beni gjithnje duke u
konsultuar me mjekun specialist.



Dy fjale per vitaminat dhe mineralet


Shume mjeke nuk rekomandojne marrjen e vitaminave e mineraleve me
tableta. Ata thone se njeriu i merr vitaminat qe i nevojiten nga
ushqimi i perditshem dhe nuk ka nevoje per vitamina me tableta. Disa
doktore te tjere thone ato nuk bejne as mire as keq por po qe se do ta
provosh merri se nuk te gjen gje e keqe prej tyre. Pjesa tjeter e
doktoreve perfshi edhe ne autoret e librit (Dr. Vern dhe Dr.Peri)
rekomandojne marrjen e vitaminave dhe mineraleve ne tableta, sepse ata
kane pare vete rezultate shume pozitive pa asnje efekt anesor.

Vitaminat, mineralet, sheqernat, fitokimikatet, proteinat si dhe
aminoacidet, yndyrnat, acidet linoleike dhe linolenike jane ushqyes te
domosdoshem per trupin e njeriut qe trupi nuk i prodhon dot vete, por i
merr nga ushqimi i perditshem. Perdorimi i vitaminave, mineraleve dhe
substancave te tjera natyrore eshte nje front i ri i hapur ne luften
kunder diabetit dhe semundjeve te tjera. Ndoshta ju mendoni se
vitaminat jane karburanti qe trupi djeg cdo dite per jetuar e punuar.
Jo, jane kalorite qe vine nga ushqimet ato qe i japin trupit energjine.
Vitaminat bejne te mundur qe trupi te trese, thithe dhe metabolizoje
ushqimet nga te cilat vjen energjia. Pra vitaminat jane celesi qe ndez
motorin e te ushqyerit. Eshte e vertete se menyra me e mire per te mare
vitaminat mineralet dhe substanca te tjera eshte me ane te ushqimeve te
fresketa: fruta, perime, dritherat, etj etj. Vitaminat qe vijne nga
ushqimet kane sasine e duhur dhe jane te kombinuara ne menyre te
persosur. Por, megjithate edhe tabletat bejne nje pune te mire ne
zevendesimin e tyre. Dhe nuk kane asnje efekt anesor nese nuk teprohet
ne sasine e duhur.


Diabeti eshte nje semundje qe karakterizohet. Fig1_sh_diabetes

Diabeti eshte nje semundje qe karakterizohet. 13990

PJESET KU MUND TE IPET INSULINA

Diabeti eshte nje semundje qe karakterizohet. Maxi_annox_insulina

APARATI PER MATJE TE SHEQERIT

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi