♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbuloni cfare fshihet ne trurin e mashkullit

3 posters

Shko poshtė

Zbuloni cfare fshihet ne trurin e mashkullit Empty Zbuloni cfare fshihet ne trurin e mashkullit

Mesazh nga Naqja Shkodrane1 Mon Dec 28, 2015 8:13 pm

Nuk janė xheloz, nuk i shprehin ndjenjat dhe nuk i vėrejnė rrobat qė i veshin femrat, janė vetėm disa nga besimet qė lidhen me meshkujt. Por, u zbulojmė sekretet e fshehura thellė nė trurin e meshkujve tė cilat tregojnė anėn e tyre tė ndjeshme.

-Pėlqejnė tė ledhatohen-Njėjtė sikur edhe te femrat, nė disponimin e meshkujve pėr ledhatim ndikon atmosfera dhe ambienti.

-Mendojnė qė janė tė jashtėzakonshėm nė shtrat-Meshkujt shpesh mendojnė qė me besimin e fortė nė ndonjė gjė mund tė zgjedhin secilin problem, kėshtu edhe kur ėshtė nė pyetje seks. Pikėrisht pėr kėtė meshkujt nė shtrat veprojnė me aq vetėbesim, ndėrsa nė fakt nuk kanė haber se ēka janė duke bėrė.

-Nuk e pėlqejnė kur nė takim pini tepėr-Sė paku nė fillim tė lidhjes, derisa ende nuk njiheni mirė, nuk ėshtė keq ta shmangni alkoolin, pasi qė tė dehur ndonjėherė shndėrrohemi nė person krejt tjetėr.

-I largon nga ju grimi i rėndė dhe i theksuar-Meshkujt e pėlqejnė kur femra u ėshtė rregulluar, por sasia e tepėrt e grimit nuk u ėshtė aspak tėrheqėse. Preferojnė pamjen natyrale nė krahasim me ngjyra tė tepėrta dhe mė shtresėn e trashė tė pudrės.

-Edhe ai frikėsohet se kurrė nuk do tė martohet-Vėshtirė qė kėtė ndonjėherė do ta pranojė, por edhe sikur femrat, ata frikėsohen se do tė mbesin tė vetėm dhe se nuk do tė arrijnė ta gjejnė ‘tė vėrtetėn’. Sidomos i kap paniku kur tė mbesin tė vetmit nė shoqėri qė ende nuk janė martuar.

-Dėshirojnė sa mė parė tė zhduken pas seksit pėr njė natė-Pas natės pasionante me personin me tė cilin nuk dėshiron ta fillojė lidhjen, meshkujt duan thjesht tė zhduken, sa mė parė qė ėshtė e mundshme.

-Femrat kurrė nuk do ta kuptojnė fiksimin e tyre pas sportit-Fiksimi pas futbollit, basketbollit, notit, jo, kėtė kurrė nuk do tė arrijnė femrat ta kuptojnė, pohojnė meshkujt. Shpresė nuk japin as adhurueset e sportit, pasi qė ato edhe pėrkundėr kėsaj, nuk janė sikur meshkujt.

-Dhimbjen e ndarjes e shėrojnė me shoping-Edhe pse gjithmonė pohojnė se janė ata qė vuajnė derisa femrat blejnė dhe vizitojnė dyqanet, edhe ata e pėlqejnė kėtė gjė. Dhimbja pas ndėrprerjes sė lidhjes u ėshtė e mjaftueshme qė tė nisin nė kėrkim tė rrobave tė reja.

-Seksi nė dush, i mbivlerėsuar-Tė gjithė meshkujt pėlqejnė qė tė lavdėrohen, tė jenė apo sė paku tė pėrpiqen tė jenė sikur personazhet nga filmat. Kėshtu qė do tė thonė se edhe seksi nėn dush ėshtė i shkėlqyeshėm. Por, nė fakt sikur edhe femrave, kjo gjė u sjell lagėshti, rrėshqitje, dhe nuk e kanė aspak tė lehtė me sapun nė sy.

-Pėlqejnė tė jenė xhentėlmenė – Ndjenjat dhe anėn e butė vėshtirė e tregojnė, por nė fakt meshkujt pėlqejnė t’u ndihmojnė femrave duke iu bartur gjėsendet, t’ua hapin derėn apo t’i lejojnė tė kalojnė tė parat.

-Vetėbesimi gjatė seksit i ndez-Edhe pse ndoshta nuk e dini ēka bėni, bėjuni se e dini. Femra e aftė dhe me pėrvojė i rrėzon nga kėmbėt.

-Nuk ndihen tė sigurt gjatė kohės sė bisedės “sė ndytė”-Edhe pse kjo ndoshta i ndez, gjatė kohės sė bisedės “sė ndytė” meshkujt frikėsohen shumė se mos do tė thoni diēka tė gabuar dhe do ta shkatėrronit tė gjithėn.

-Janė xhelozė pasi qė janė tė pasigurt-Nėse e vėren se partneren e tyre e shikon njė mashkull tjetėr, do t’i kapė paniku dhe do tė ndihen tė pasigurt. Kėto ndjenja paraqiten pėr shkak tė mendimit se nuk janė aq tė mirė dhe se nuk e meritojnė partneren e tyre.

-Seksi nė plazh, nuk u pėlqen-Qėndrimi nė det ėshtė shumė romantik, por seksi nė plazh sikur nė filma nė fakt nuk u duket tėrheqės. Zalli qė ngacmon dhe nervoza se dikush mund tė vijė dhe tėra ato kafshė deti… Jo, nė atė situatė mė mirė do tė ndėrronin seksin me birrė nė kafene.
Naqja Shkodrane1
Naqja Shkodrane1
Super- Administrator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1308
Vendndodhja Vendndodhja : Angli
Hobi Hobi : Mjeke
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/10/2015
Falenderimet Falenderimet : 1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Zbuloni cfare fshihet ne trurin e mashkullit Empty Re: Zbuloni cfare fshihet ne trurin e mashkullit

Mesazh nga arber11 Mon Jan 04, 2016 2:05 am

kush e thote kete?

arber11
Fillestar
Fillestar

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 25
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2015
Falenderimet Falenderimet : 0

http://www.zeriyt.net/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Zbuloni cfare fshihet ne trurin e mashkullit Empty Re: Zbuloni cfare fshihet ne trurin e mashkullit

Mesazh nga Morena Wed Jan 06, 2016 6:03 pm

Naqe ,vallaj skisha nerva me e lexu (-)
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Zbuloni cfare fshihet ne trurin e mashkullit Empty Re: Zbuloni cfare fshihet ne trurin e mashkullit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi