♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Llampa pa kabllo ''WiTricity''

Shko poshtė

Llampa pa kabllo ''WiTricity'' Empty Llampa pa kabllo ''WiTricity''

Mesazh nga BORIAN Wed Mar 11, 2009 4:16 pm

Llampa pa kabllo hap rrugen e teknologjise wireless Ne panairin
“Consumer Electronics Show” qe eshte nje nga me te medhenjte panaire te
elektronikes dhe qe do zhvillohet se shpejti ne Las Vegas, nje firme
kaliforniane do prezantoje nje llampe drite te palidhur nga telat dhe
te karikueshme ne modalitetin wireless.
Keshtu, gjate datave 8-11
janar, firma “PowerBeam” ka planifikuar prezantimin e shpikjes me te
fundit ne fushen e elektronikes, ku nje sistem eshte ne gjendje te
transformoje energjine ne nje lazer te padukshem, i cili transmetohet
me pas ne llampe. Mesa duket, kjo shpikje do t’u jape fund peripecive
per instalimin e kabllove per te bere te mundur ndricimin e ambienteve.


Shpikja e quajtur “WiTricity” lehteson shume rrjetin elektrik
pasi nuk ka nevoje per shtrimin e dhjetra fijeve. Ne panairin e Las
Vegas-it do prezantohen edhe shume shpikje te reja me te cilave,
kornizat dixhitale e kasat akustike. “Do ta heqim nga fjalori fjalen
rikarikim”, ka thene per mediat themeluesi i firmes “PowerBeam”, duke
shtuar se, fale elektrifikimit pa fije, kjo industri do te hedhe nje
hap shume te madh drejt se ardhmes. Shpikja e llampes pa fije, hap
rrugen drejt nje te ardhmeje elektronike sa me larg kabllove lidhes dhe
spinave nga te cilat jemi te varur prej dhjetra vitesh. Aktualisht,
lazeri i shpikur nga firma kaliforniane eshte ne gjendje te gjeneroje
1.5 watt per rreth 10 metra distance, nje sasi e mjaftueshme kjo per te
furnizuar nje llampe dhome ose zyre.
BORIAN
BORIAN
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 372
Vendndodhja Vendndodhja : Tirane
Hobi Hobi : Ceshtjet Investigative
Humor Humor : "ON"
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 11/03/2009
Falenderimet Falenderimet : 4

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi