♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

6 ligjet absurde kundėr femrave nė botė

2 posters

Shko poshtė

6 ligjet absurde kundėr femrave nė botė Empty 6 ligjet absurde kundėr femrave nė botė

Mesazh nga Ylli Tue Jun 24, 2014 2:22 pm

6 ligjet absurde kundėr femrave nė botė Auto_aishwarya-rai-cannes-film-festival-red-carpet1397031127

nga femra.ch
Prishtinė | 09 Prill 2014 | 10:10

Tė mendosh nė 2014-ėn se mund t'i thuash njė gruaje se si tė vishet apo si tė sillet, kjo duket e pamundur. Meshkujt imponojnė shpesh norma nė vendet e tyre pėr tė kufizuar lirinė e grave. Nėn pretekstin e mbrojtjes sė tyre, shumė vende kanė vendosur ligje dhe rregulla me tė vėrtetė absurde qė femrat duhet tė ndjekin.

Nė Svaziland, gratė nuk mund tė veshin minifunde. Mbretėria e vogėl e Svaziland-ės, nė Afrikėn e Jugut, ka ndalur gratė tė veshin minifunde pėr shkak tė protestave kundėr pėrdhunimit. Me kėtė episod janė shtuar kėrcėnimet pėr tė ndaluar ēdo lloj veshjeje qė konsiderohet e pahijshme, duke pėrfshirė edhe xhinset me shtrat tė shkurtėr.

Nė Indonezi, gratė nuk mund tė ulen me kėmbė tė hapura nė njė motor. Nė 2012-ėn, nė Indonesi ėshtė vendosur njė rregull i pėrhapur qė ndalon gratė pėr t'u ulur me kėmbė tė hapura nė njė motor ose njė biēikletė. Nė fjalimin e Vitit tė Ri, kryetari i bashkisė sė Lhokseumawe nė Sumatra, Suaidi Jahja, tha: "Me kėtė ndalim ne duam tė nderojmė gratė pėr shkak se ato janė krijesa delikate." Kritikat e ashpra nuk kanė qėnė tė mirėpritura, sepse ky ndalim favorizon fenė dhe traditėn mė tepėr se sigurinė e grave.

Nė Indi edhe manekinėt duhet tė jenė shumė tė mbuluara. Dhuna kundėr grave e pėrhapur nė Indi ka arritur shifra dramatike. Sipas tė dhėnave tė fundit, nė vitin 2013 ka ndodhur njė dhunim ēdo 20 minuta. Njė ndėr pėrgjigjet e qeverisė indiane ka qėnė se nuk duhet tė vihet nė lojė "dėshira seksuale" e meshkujve. Deri nė gjetjen e njė zgjidhjeje tė mahnitshme, edhe manekinėt femra tė dyqaneve nuk duhet tė jenė tė ekspozuara me pak rroba!

Nė Arabinė Saudite gratė nuk mund tė ngasin makinėn. Nė Arabinė Saudite gratė nuk mund tė ngasin makinėn sepse pėr ta bėrė kėtė ėshtė e nevojshme tė zbulojnė fytyrėn, njė tjetėr gjė e ndaluar nė vend. Gratė kanė protestuar kundėr ndalimit tė ngarjes sė makinės qė nga 1990-ta, dhe me lėvizjet e Pranverės Arabe protestat janė konsoliduar. Nė tetor tė 2013-ės nė shenjė proteste, dhjetėra gra kanė vendosur tė ngasin makinėn ēdo ditė nė rrugėt e vendit tė tyre, pavarėsisht se kjo iu ndalohet.

Nė Rusi femrat nuk mund tė veshin tė brendshme dantella. Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani kanė rėnė dakord pėr tė ndaluar ēdo lloj veshjeje tė brendshme qė ka nė pėrbėrje mė pak se 6 pėrqind pambuk, kjo pėr tė evituar pėrdorimin e tė brendshmeve prej dantelle, qofshin ato tė importuara apo tė prodhuara nė tė njėjtin vend. Arsyeja zyrtare ėshtė se falė kėtij rregulli femrat munden mė nė fund tė "marrin frymė". Por femrat ruse nuk e shohin kėshtu, dhe muajin e shkuar u bashkuan nė njė protestė nė rrugė tė veshura me tė brendshme dantella nė kokė, duke thirrur "Liria e ndryshimit".

Nė Francė gratė nuk mundeshin tė vishnin pantallona ( nė bazė tė njė ligji tė vjetėr). Deri nė shkurt tė 2013-ės, ishte zyrtarisht e paligjshme pėr njė grua tė vishte pantallona nė Paris! Nė 1977, Forca Policore vendosi qė njė femėr duhet tė merrte leje nga zyra kompetente pėr tė veshur pantallona. Heqja zyrtare e kėsaj dispozite, e pabesueshme por e vėrtetė, u arrit vetėm nė vitin 2013.
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

6 ligjet absurde kundėr femrave nė botė Empty Re: 6 ligjet absurde kundėr femrave nė botė

Mesazh nga JK Thu Sep 25, 2014 5:38 pm

Nė Francė gratė nuk mundeshin tė vishnin pantallona ( nė bazė tė njė ligji tė vjetėr). Deri nė shkurt tė 2013-ės, ishte zyrtarisht e paligjshme pėr njė grua tė vishte pantallona nė Paris! Nė 1977, Forca Policore vendosi qė njė femėr duhet tė merrte leje nga zyra kompetente pėr tė veshur pantallona. Heqja zyrtare e kėsaj dispozite, e pabesueshme por e vėrtetė, u arrit vetėm nė vitin 2013.

aahaahahaha e qujn parisin kryeqytet te modes
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi