♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Disa njerėz janė “tė programuar” tė dėshirojnė mė shumė seks

Shko poshtė

Disa njerėz janė “tė programuar” tė dėshirojnė mė shumė seks Empty Disa njerėz janė “tė programuar” tė dėshirojnė mė shumė seks

Mesazh nga Ylli Mon May 19, 2014 9:23 am

Publikuar: 9:51 / 18.05.2014

Disa njerėz janė “tė programuar” tė dėshirojnė mė shumė seks Disa-njer-euml-z-jan-euml-ldquo-t-euml-programuar-rdquo-t-euml-d-euml-shirojn-euml-m-euml-shum-euml-seks_hd

Duket qė te disa njerėz thjesht nė tru ėshtė e “programuar” nevoja mė e madhe pėr seks.

Hulumtimi i shkencėtarėve amerikanė nga Universiteti i Kalifornisė (rezultatet e kėtij studimi janė publikuar nė revistėn Social Cognitive and Affectdive Neuroscience), tregojnė qė truri i disa njerėzve ėshtė thjesht mė i ndjeshėm ndaj ngacmimeve seksuale. Kjo nė tė vėrtetė do tė thotė qė njerėzit e tillė shumė mė lehtė eksitohen seksualisht se sa tė tjerėt, andaj edhe kanė numėr mė tė madh tė partnerėve seksualė.

Shkencėtarėt me ndihmėn e elektroencefalografit kanė studiuar reagimet e trurit tė studentėve tė psikologjisė, tė cilėt i kanė shikuar fotografitė e kėndshme, tė pakėndshme dhe neutrale. Krahas kėsaj, ata i janė pėrgjigjur edhe pyetjes rreth jetės sė tyre seksuale, transmeton Telegrafi. Nė bazė tė rezultateve tė EEG-sė dhe pėrgjigjeve tė studentėve, shkencėtarėt kanė konkluduar qė truri i disa njerėzve ėshtė shumė mė i ndjeshėm ndaj ngacmimeve seksuale, ndėrkaq tė tillėt kanė pasur numėr shumė mė tė madh partnerėsh seksualė se tė tjerėt.

Ajo qė ėshtė interesante tė vihet nė pah ėshtė ajo qė nė kuptimin e ndjeshmėrisė mė tė madhe ndaj seksit nuk ka dallim midis meshkujve dhe femrave, pėrkatėsisht ėshtė vėrejtur qė ajo dukuri nė masė tė njėjtė paraqitet edhe te meshkujt, edhe te femrat.

“Po, disa njerėz janė mė tė ndjeshėm ndaj ngacmimeve seksuale dhe shpesh gjenden nė situata tė tilla qė mbase nuk janė edhe aq tė kėndshme pėr ta, mirėpo kjo pėrfundimisht nuk do tė thotė qė janė tė varur seksualisht”, ka theksuar psikiatri Nicole Prause, njėri ndėr ekspertėt tė cilėt ka punuar nė kėtė hulumtim. /Telegrafi/
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi