♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Blogu i nje vajze singel !!!

2 posters

Shko poshtė

Blogu i nje vajze singel !!! Empty Blogu i nje vajze singel !!!

Mesazh nga Tironcja_omel Fri May 09, 2014 2:00 pm

Zgjidhe “atė tjetrėn” mė tė mirė se veten

Gjithmonė mė ka munduar njė dilemė – ne femrat duam qė konkurrentja jonė (shemraaaaa pra, por e urrej shumė kėtė llafin), tė jetė mė e bukur apo mė e shėmtuar?! Kam pyetur shumė vėrdallė, dhe nuk marr dy herė rresht tė njėjtėn pėrgjigje. Nėse ajo tjetra ndodh tė jetė mė e mirė, nuk lėmė defekt pa i gjetur, edhe nga ato tė imtat fare, pėr ta sharė e pėr tė arritur nė pėrfundimin “S’ėshtė gjė, kot e mban veten me tė madh”. Pastaj nėse vėrtetė s’ėshtė gjė, ose thjesht ėshtė pak mė keq nga ne, kjo dihet “tė kishte gjetur ndonjė mė tė mirė edhe ia falja, por asaj ē’i pa?!”... Por historia qė i ndodhi shoqes sime tė ngushtė, vetėm sa m’i hallakati edhe mė shumė mendimet.
Del kjo shoqja ime para ca ditėsh nga makina, me atė pamjen triumfuese qė mund tė ta japin vetėm njė palė kėpucė lėkure, prodhim i rrallė krejt tė bėra me dorė e me fjongo mėndafshi rozė, qė kombinonin mė sė miri me njė shall mėndafshi po rozė, nga ata qė duken si tė thjeshtė farė por qė kushtojnė njė rrogė nėpunėsi shteti... Dhe fiks te dera e dyqanit ku po futej, i del pėrpara ajo, ish shemra e dikurshme (gruaja e ish- Atij pra, dhe mos tė bėni kot si moraliste). Kjo shoqja ime normal qė nuk e dha veten, burrin nė fund tė historisė e kishte mbajtur ajo tjetra, kėshtu qė mendoi se i kishte tė gjitha arsyet pėr t’u ndjerė ca viktimė e jo fitimtare. Por ndėrsa tentoi tė kalonte, sikur ishte shumė e pėrqendruar te vitrina dhe ngjyrat e reja tė sezonit, befas tjetra iu kthye e nuk la gjė pa i thėnė. Ku fjala “si s’tė vjen turp e mė kapardisesh dyqaneve”, qe e vetmja e citueshme, sepse tė tjerat ishin nga ato me pullė tė kuqe. E zėnė nė befasi, kjo shoqja ime mundi tė thoshte vetėm “katunare” dhe u fut me vrap nė dyqan, ku mėrzinė e nxori me njė fustan tė ri tė kuq, qė gjatė gjithė dimrit i ishte zilepsur kur e shihte nė vitrinė e tani po e blinte me gjysmė ēmimi... Ia doli ta harronte ngjarjen sa mbaroi punė me blerjen po me t’u gjendur nė makinė inati dhe tėrbimi nuk e lanė gjatė tė bėnte indiferenten (“pse ē’a jam unė tė mė shajė ajo nė rrugė”, “unė nuk ia mora burrin dhe nuk i rashė kurrė mė qafė”, “le tė shajė burrin e vet ajo dhe jo mua”) ishin arsyetimi i duhur qė e bėnė t’i binte me urgjencė numrit tė telefonit tė burrit tė gruas e tė pinte njė kafe ngushėlluese. Ai, po i dha tė drejtė me vrap, dhe pasi s’lanė gjė pa thėnė pėr poshtėrsinė qė kishte bėrė ajo tjetra (fraza “unė nuk kam hallin tim por mė vjen keq pėr ty qė ajo po tė vė bojėn nė kėtė mėnyrė”, ishte vendimtare), filluan tė bėnin plane se si duhej ta ndėshkonin fajtoren. Kjo shoqja ime pati idenė brilante, qė ta merrte nė telefon nga celulari i tė shoqit, e t’i thoshte “paketoji pak rrobat atij se do ta marr nė shtėpi”, por iu desh tė hiqte dorė menjėherė se tjetri i tha “vij edhe pa rroba unė”. (“e tmerrshme”, - na tha ajo mė vonė, -“kam gjithė jetėn qė s’martohem dot dhe desh u martova tani tak fak. Po ai nuk e thoshte dot kėtė gjė nja dhjetė vjet mė parė, atėherė kur unė e doja?!”)... pasi hoqėn dorė nga ky plan hakmarrjeje kaq i rrezikshėm, kaluan te plani B: ai do shkonte nė darkė nė shtėpi, do ta kėrcėnonte e telendiste tė shoqen, qė i kishte vėnė bojėn dhe do ta detyronte tė kėrkonte tė falur e tė premtonte se nuk do ta bėnte mė... Ngjarjet rrodhėn pak a shumė kėshtu, ndonėse falja nga ajo tjetra nuk erdhi nė formatin e dėshiruar, por bashkė me arsyen qė ia kishte ngritur nervat dhe e kishte bėrė t’i lėshohej me tė shara. “Mu errėn sytė’, i kishte thėnė ajo tė shoqit, “kur e pashė qė ishte veshur me rroba tė shtrenjta e po futej nė atė dyqanin. Pale kėpucėt me ato fjongot rozė, me erdhi ta mbysja me ato fjongot, kur e pashė”... Me pak fjalė, sipas kėsaj shoqes sime, e kishin fajin rrobat. Nga i qėlloi tė dilte e pispillosur fiks atė ditė kur kishte gjithė javėn qė bėnte varavinga me tuta dhe atlete! Sepse nė fund tė fundit ne femrat nuk qenkemi xheloze fare pėr burrat. Mjafton qė ajo tjetra tė mos ketė rroba mė tė bukura.

Edituar pėr herė tė fundit nga Tironcja_omel nė Fri May 09, 2014 2:04 pm, edituar 2 herė gjithsej
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Blogu i nje vajze singel !!! Empty Re: Blogu i nje vajze singel !!!

Mesazh nga Tironcja_omel Fri May 09, 2014 2:03 pm

Bashkėjetesa, rregulla pėrdorimi

Pėrpara njė martese a bashkėjetese, ka disa gjėra qė duhet t’i dish, mirėpo qė askush nuk t’i thotė... Apo mė mirė akoma, edhe nėse t’i thonė, ti nuk i dėgjon fare, sepse pikėrisht nė atė moment mund tė jesh menduar, se si do kthehesh nė mbrėmje nė njė shtėpi tė ngrohtė, ku inoksi i kuzhinės shkėlqen, disa abazhurė lėshojnė njė dritė tė ėmbėl, duke e lėnė dhomėn e ndenjjes as tė ndriēuar, as nė errėsirė, njė aromė gatimi tė ndjell ndėrsa nė sfond dėgjohet njė muzikė klasike (e do s’e do muzikėn klasike, kėshtu duhet dhe pikė!)... Pastaj Ai tė pret me njė shishe vere dhe ndėrkohė qė ti bėn dushin, shtron tryezėn. Pastaj ti vjen e veshur me njė kėmishė tė mėndafshtė deri nė fund tė kėmbėve dhe... ka disa skenarė pėstaj, me ushqim, vallėzim dhe gjėra tė tjera (ok, hamė darkė njėherė pastaj shohim e bėjmė...). Ja, ti mendon se nė njė bashkėjetesė tė presin pikėrisht kėto. Por joooooo, nuk ke dėgjuar ca gjėra tė tjera:

- Atė kėmishėn e mėndafshtė nuk do ta veshėsh kurrė, sepse po e veshe, Ai do tė thotė menjėherė “zemra hidh ndonjė gjė krahėve se do ftohesh”. Nė vend tė saj, do ta gjesh veten ēdo mbrėmje me tuta dhe me T- shirt.
- Inoksi i kuzhinės nuk do shkėlqejė kurrė, sepse ti nuk ke kohė kurrė pa pastrosh. Madje nė shumicėn e rasteve nuk do kesh inoks fare, sepse kuzhina tė tilla minimaliste ekzistojnė vetėm nėpėr katalogė dhe janė tė pėrshtatshme pėr kuzhinat e beqarėve. Nėse inoksin e ke, edhe pa shkėlqim, ai gjithsesi nuk do duket sepse sipėr tij do ketė aq shumė pajisje dhe rraqe, sa mezi do gjesh vend pėr tė vėnė njė gotė uji.
- Nėse futesh nė shtėpi e dyta, do hasėsh vėshtirėsi pėr tė arritur nė dhomėn e ndenjjes sepse ai i ka lėnė gjithė dritat fikur (drita e vetme vjen nga ekrani i televizorit). Rrugės do pėrplasesh me atletet me tė cilat ai ka bėrė vrap pasdite dhe kėpucėt me tė cilat ka qenė mėngjes nė punė.
- Harroje muzikėn klasike (jo se tė interesonte shumė nė fakt). Nė sfond ke zhurmėn e ėmbėl tė komentatorėve sportivė.
- Vera? Ku vera? Shishet e verės janė vetėm pėr miq. Njė ndėrsa ai sheh sportin dhe nuk e lėshon telekomandėn edhe po e shave apo kėrcėnove, birra ėshtė zgjidhja e vetme.
- Duhet tė kesh qenė shumė naive tė shpresoje se ai gatuan dhe shtron tryezėn. Do jesh thjesht me fat nėse ai pėrpara se tė tė thotė “ēa ka pėr tė ngrėnė”, tė thotė “zemėr” dhe faleminderit pasi ka ngrėnė.
- Ai inoksi i fillimit, shkėlqen apo jo, pak rėndėsi ka. Enėt gjithsesi duhet t’i lash ti, menjėherė madje. Sepse ai mund tė tė thotė qė shtėpia do qelbet deri nesėr. Ose se mami i tij i lan gjithmonė nė darkė.

Nėse ti nuk i ke dėgjuar tė gjitha kėto, epo ka njė ngushėllim – edhe Ai nuk di disa gjėra tė tjera.

- Nuk e di pėrshembull, se pas disa kohėsh nuk do ketė as edhe njė milimetėr vend afėr lavamanit pėr tė vėnė briskun e rrojes, sepse kudo do jenė gjėrat e tua (nė ēdo rast ti do t’i thuash se ke minimumin, madje tė mungojnė shumė gjėra).
- Nuk e di qė nė mėngjes po nuk u la i pari, rriskon tė lahet me ujė tė ftohtė.
- Nuk e di qė kanė mbaruar njėherė e pėrgjithmonė ditėt kur tek pileta e dushit uji kalon pa asnjė pengesė (dhe as nuk do guxojė tė tė thotė tė presėsh flokėt).
- Nuk e di, qė bėn mirė tė mos ngrihet natėn nė errėsirė, se mund tė thyejė qafėn tek kėpucėt me taka 12 centimetėrshe, qė ti i ke lėnė tek fundi i krevatit.
- E meqė ra fjala tek kėpucėt, ai nuk e di qė pas disa kohėsh tė gjitha kėpucėt e tij do strehohen nė dollapin ballkonit, sepse tė tuat janė mė delikate e nuk i durojnė temperaturat e ulėta e tė larta.
- Ai nuk e di qė e ėma nuk do e gjejė kurrė tė lirė linjėn telefonike tė darkė, sepse ti je gjithmonė duke llomotitur me shoqet e tua (epo s’ka gjė, mund tė flasė me mamin tėnd, qė shumicėn e kohės do jetė nė shtėpinė tuaj, duke hekurosur).

Askush nuk ua thotė tė gjitha kėto... E nėse gjeni dikė dhe tė dy bashkė duroni kėtė rutinė e gjithsesi i thoni njėri tjetrit “tė dua”, atėherė punėemadhe, qė nuk i keni ditur kėto. E kush tha qė duhet jetuar sipas atij filmit “perfekt” qė kishit nė kokė?!
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Blogu i nje vajze singel !!! Empty Re: Blogu i nje vajze singel !!!

Mesazh nga JK Fri May 09, 2014 6:04 pm

Shpesh here ankohemi se jeta jone nuk eshte e bukur ,nuk eshte ajo qe ne duam te jete,ajo qe ne enderrojme te jete.Trishtohemi kur gjerat nuk shkojne sic ne duam ,ashtu sic ne I kishim planifikuar.Por,harrojme se Fati ka shkruar dicka me t mire per ne;Cdo dite e jetes sone behet pjese e monotonise dhe ne harrojme se kemi vetem nje jete dhe duhet ta jetojme ashtu sic duhet.

Monotonia na merr “perpara” dhe nuk na le t shikojme gjerat e bukura qe kemi rreth e rrotull.Nuk na le te vleresojme njerezit qe duam,tu tregojme atyre dashurine qe kemi per ta.Mbyllemi ne vetevete dhe nuk shikojme se rreth nesh sic ka njerez qe na zhgenjejne,na tradhetojne,na mashtrojne,na genjejne, na kane zili,na urrejne….ka edhe njerez qe na duam,qe na vleresojne dhe qe kane qene,jane dhe do te jene aty per ne sa here qe ne te kemi nevoje per nje shpatull ku t mbeshtetemi.Harrojme ti buzeqeshim jetes,humbasim besimin,optimizmin dhe ndalojme se shijuari gjerat qe na pelqejne.Por e di cfare,nje jete pa optimizem,pa besim se mrekullite ndodhin,eshte nje jete e shkuar kot….

Tju japesh nje buzeqeshje njerezve sa here qe I shikon at ate merzitur,te lodhur,te humbur ne monotonine e jetes,te kushton vetem 2 sekonda dhe eshte krejtesisht falas.Ti derg.1 SMS apo t marresh ne telefon njeriun e zemres apo ate personin special te jetes tende vetem per ti kujtuar sesa I rendesishem eshte ne jeten tende te merr vetem pak kohe dhe kushton fare pak,per ta bere t lumtur ne vetevete dhe me ty.

Ti japesh 1 te panjohuri 1 shami dhe nje shpatull e 1000 arsye pse JETA mund te jete e bukur ,do t thote ti ndricosh diten atij dhe do ta mbushesh me optimizem per jeten.

Mos harro kurre pervjetoret,ditlindjet,detajet e vogla por aq domethenese dhe personat qe te bejne t lumtur sepse me vetem fare pak kohe nga jeta jote mund ti mbushesh ditet e tyre monotone me optmizem,gezim dhe deshire per te jetuar……

Ne fund te fundit gjerat me t mira ne jete jane falas dhe t marrin vetem pak kohe….VIVA LA VIDA !!!!
Blogu i nje vajze singel !!! 4369752992_d56e55f26d-199x300
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Blogu i nje vajze singel !!! Empty Re: Blogu i nje vajze singel !!!

Mesazh nga JK Fri May 09, 2014 6:05 pm

Bota ime . . . !
Une nuk iki..nuk fshihem siē mendojne ata..
thjeshte mbyllem ne dhome..ne guacken time..
Nuk eshte se nuk i dua o nuk besoj tek ata,
por kam nevoje te rri vetem..te degjoj vetveten..

Ajo dhome eshte gusha..flluska ime..
sa lote, mendime..e ndjenja
do te mbesin brenda atyre mureve..pergjithmone!..
Blogu i nje vajze singel !!! Images-10
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Blogu i nje vajze singel !!! Empty Re: Blogu i nje vajze singel !!!

Mesazh nga JK Fri May 09, 2014 6:05 pm

Te shkruaj Ty. . . !
Blogu i nje vajze singel !!! Alone_Girl-225x300
Te shkruaj ty…………

Nuk mund ti gjej gjithmone fjalet e duhura per te te thene sesa shume te dua..
Ndonjehere per nje mungese kujdesi mbase i shpreh keq ato qe ndjej per ty,mbase ndonjehere bej gjera prej frikes qe kam se mund te te humbas…
Padurimi im me shtyn qe te eci shume me shpejt se ky fat i mrekullueshem i cili na bashkoj dhe qe na eshte shkruajtur..
Uragani qe po pershkon ne keto momente zemren time me ben qe ndonjehere te harroj betimet e mia.
Karakteri im shume i vendosur dhe i forte mund te te plagose ndonjehere ne thellesine me te thelle te ndjenjave..
Nga xhelozia mund te them fjale te nxituara dhe te bej qe zemra jote te plagoset dhe te nxjerre gjak..
Dashuria qe kam per ty me ben ndonjehere aq te verber saqe nuk mund ti shoh dot keto vuajtje qe te shkaktoj..

Nga te gjitha keto fjale qe jane ne opozite me njera tjetren doja vetem qe te dije dobesite e mia dhe qe mbrapa atyre fshihet nje ndjenje teper e madhe qe kam per ty…..Dashuria.
Te dua aq shume saqe mund te humbas arsyen..
Per mua ti je dashuria ime e perjetshme..
Bukuria jote e brendshme eshte po aq e bukur sa ajo e jashtme…
Ti je miresia,perkedhelja dhe sinqeriteti…
E pranoj besimin e verber qe kam te ty sepse ti per mua je i vertete…
E di ne fund te vetes qe per mua ti je dashuria e fundit dhe me e bukura e jetes sime….
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Blogu i nje vajze singel !!! Empty Re: Blogu i nje vajze singel !!!

Mesazh nga JK Fri May 09, 2014 6:06 pm

Ditari i nje vajze :)
Te shkruash ndjenjat eshte shpesh here kaq e veshtrire…!!!Te duhet shume frymezim…!!!Vete jeta ime eshte e mbushur me njerez qe me frymezojne…pak rendesi ka nese ata me kane lenduar apo me kane bere te lumtur,e rendesishme eshte se nga gjithe kjo ne jeten time ka dale dicka e bukur…dhe kjo eshte pikerisht Ditari im…Ditari i nje vajze…!
Sepse ky Ditar jam Une…me ndjenjat,me mendimet,me melodine e zemres sime….!!!Eshte kaq e veshtire ta pershkruash…por jane fjalet e shpirtit tim….per ti degjuar,per ti lexuar e mbi te gjitha per ti kuptuar duhet te mundohesh sado pak…!!!
Kjo jam une…vajza e thjeshte…nga nje vend i vogel…ajo goca qe eshte e mbushur me dyshime…e qe mendon pafund…ajo qe ndjen,lendohet…qe lumturohet kur i shikon ata qe do te lumtur….!!!
Kjo jam une…Nje ditar…Lexomeni nese doni…!
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Blogu i nje vajze singel !!! Empty Re: Blogu i nje vajze singel !!!

Mesazh nga JK Fri May 09, 2014 6:06 pm

Dashuria kalon dhe mbaron nėpėrmjet stomakut
Eshtė njė nga ato fjalitė qė ta mėsojnė mamatė dhe gjyshet njėkohėsisht me fshirjen e pluhurave dhe qėndisjen: rruga pėr nė zemrėn e njė burri kalon nga stomaku. Thėnė nė shqip nė zhargon gjyshesh: nėse arrin t’i ngopėsh mirė barkun, ėshtė i joti pėrjetė.
Kjo thėnie pastaj me kalimin e viteve fillon tė sofistikohet, bashkė me sofistikimin e recetave. Nė vend tė flitet pėr ngopje zorre, nisin fjalitė me rrugė stomakėsh zemrash dhe dashuri tė pėrjetshme. Ose nis tė thuhet qė gruaja duhet te jetė qingj nė kuzhinė dhe tigėr nė dhomėn e gjumit. Ose tė jetė amvisė nė kuzhinė, zonjė nė sallon dhe kuēkė nė dhomėn e gjumit (shumica e grave mė kollaj bėhen kucka nė sallon, zonja nė kuzhinė dhe amvisa nė dhomėn e gjumit). Kurse recetat sofistikohen mė me lehtėsi sesa zonjlliku dhe amvislliku: pilafi me formulėn preēize matematike dy ujė e njė oriz shndėrrohet pak e nga pak nė risoton qė nuk ka masa, e qė gjyshja ime do e quajnte thjesht “llapa orizi” dhe qė e pėrdorte kur fėmijėt i zinte barku… Japrakėt dhe dollmat e dikurshme zėvendėsohen nga kėrpudhat dhe domatet e mbushura kurse kukureci nuk ėshtė aspak ‘in’: zemra e njė burri, domethėnė stomaku, mė kollaj mund tė magjepset me ‘foie gras’ (ai me shpirt do donte njė kukurrec tė shoqėruar me njė raki tė mirė, por ty s’ka ē’tė duhet njė burrė i tillė aspak i sofistikuar). Grosha? Turp e faqja e zezė. Thjerrėza ėshtė fjala – tendencė. Trahanaja apo paparja s’duhen pėrmendur, as nė kujtime: tė dielave, njė vajzė, qė po shtron rrugėn drejt zemrės sė “tė zgjedhurit”, bėn pancake.
Por tek ky sofistikimi nuk shkohet sa hap e mbyll syte brenda ditės… Ka punė kjo punė. Se dhe kėto gatimet kaq fashion nuk u mėsuan sa hap e mbull sytė. U deshėn vite tė tera revolucion kulinar qė tė kalohej pa dhimbje tranzicioni nga makaronat e zeza shqiptare qė thyheshin mė tresh tek ‘pasta al dente” dhe ndoca vite tė tjera, qė tė vinim tek receta qė pėr vite me radhė, qe mė e dashura e vajzave fashioniste shqiptare tė pas 95-ės: tortellini me panna e proshutė. Oh, sa bukur dukeshe kur e thoje nė restorant! Sidomos kur aty rrotull qėllonte ndokush qė sapo kishte porositur biftekun me garniturė dhe kthente kokėn dhe s’tė shqiste atė vėshtrimin ēa-do-me-thėnė-kjo? Pale ato fatlumet qė kishin arritur ta bėnin tė vetėn kėtė recetė! Domethėnė jo thjesht ta porositnin ballėlartė, por tė arrinin ta gatuanin nė shtėpi. Njėra madje asokohe qe aq e zonja, sa u martua me tė tillė recetė. E rritur me njė mama ca mė tė zonjėn se kėto tonat, kishte mėsuar madje se jo vetėm zemra e atij, por edhe e mamit tė tij, arrihet duke kaluar nga stomaku. Madje formulimi i duhur ishte: rruga pėr tek zemra e burrit kalon fillimisht nga stomaku i mamit tė tij, pastaj nga i atij dhe i gjithė familjės dhe nė fund martoheni dhe jetoni tė gjithė tė lumtur dhe tė ushqyer… Dhe kėshtu ndodhi. Me njė ndryshim tė vogėl: nė njė pikė tė historisė ai filloi tė hante shumė gatime tė tjera jashtė shtėpisė (mami dhe tė vetėt jo) dhe sot e kėsaj dite ai ha ku tė mundet, kurse ajo jeton pa tė e vijon e gatuan lloj lloj recetash tė ndėrlikuara pėr mamin e tij, qė tashmė e ka si vajzė…
Kurse unė mbaj mend si u kompleksova njėherė kur porosita tiramisu dhe Zemra ime mė tha se ish-i i tij e bėnte gjithmonė vetė. U desh vetėm leximi i njė kutie ‘mascarpone’ teksa bėja pazar nė supermarket qė tė mėsoja se ajo na qenkėsh gjėja mė e thjeshtė nė botė. Ishte vetėm shtrimi nė tavė i gjėrave qė duheshin… Dreqi e mori: syltiashi qė bėra unė njė tė dielė ishte ku e ku mė i koklavitur dhe unė s’e llogarita hiē si njė hap qė shtron rrugėn drejt zemrės sė tij, por si njė gjė ‘old fashioned” qė po tregonte qė thjesht isha rritur me gjyshe nė shtėpi (mirė qė s’bėra hasude se kushedi sa hapa pas do kisha bėrė). Kaq e kuptova, ndaj dhe vendosa tė investoj nė kėtė fushė: njė libėr me receta ėmbėlsirash, shkruar nga njė zonjė e njohur, qė buzėqesh nė njė kopertinė aq tė bukur me cheesecake-un mė tė bukur qė mė kishin zėnė ndonjėherė sytė… Ja, kjo do ishte e ardhmja ime nė kuzhinė dhe e ardhmja e lidhjes sime: gatimi njė e nga njė ēdo javė i atyre ėmbėlsirave. Duke filluar me tė parėn, “keku dashurisė”, siē e quante zonja nė fjalė atė ėmbėlsirėn magjike me tė cilėn ishte futur nė zemrėn e burrit tė saj… “Ti mirė e ke kėtė planin”, mė thotė nė telefon shoqja ime kur I raportoj e lumtur qė e kam gjetur rrugėn e duhur, “vetėm se gjithmonė do dalė njė kek i ri, mė I ėmbėl ose mė pikant dhe ai prape do ikė. Ndaj mos u lodh kot dhe ik e merru me ndonjė gjė tė hajrit…”.
Po qė ka tė drejtė!?

Zonja e kopertinės ėshtė ndarė ndėrkaq dhe keku ėshtė harruar… Nuk dihet nėse ajo qė i ka zėnė vendin ia thotė pėr kek ose jo… Kurse ajo e tortelinit ėshtė penduar si dreqi qė nisi punėn me stomakun e vjehrrės… Duhej tė kishte gjetur tė paktėn njė tjetėr recetė. Alla putanesca?! Kjo po, qė do kishte bėrė goxha punė.

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi