♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sa e madhe kjo Prishtinė! (Foto)

Shko poshtė

Sa e madhe kjo Prishtinė! (Foto) Empty Sa e madhe kjo Prishtinė! (Foto)

Mesazh nga Ylli Thu Mar 27, 2014 7:42 am

Publikuar: 19:08 / 26.03.2014
Sa e madhe kjo Prishtinė! (Foto) Sa-e-madhe-kjo-prishtin-euml-foto_hd

Sigal Prishtina ka shėnuar fitore jashtėzakonisht tė vėshtirė kundėr Levskit, me rezultat, 77-68, pėr ta siguruar kėshtu kualifikimin direkt nė ‘Final Four’ tė Ligės Ballkanike.

Kjo padyshim ishte ndeshja mė e madhe qė ėshtė zhvilluar ndonjėherė nė kryeqytet, e kėtė mė sė miri e tregon numri jashtėzakonisht i madh i tė pranishmėve, pasi qė salla ishte e stėrmbushur, dhe shumė njerėz kishin mbetur jashtė. Plisat edhe kėsaj radhe u pėrkujdesėn qė tė krijojnė njė atmosferė tė pashoq gjatė tėrė takimit dhe treguan se e meritojnė epitetin e njėrės ndėr tifozeritė mė tė organizuar nė vend.

Sa e madhe kjo Prishtinė! (Foto) Plisatlevski1

Ēereku i parė kaloi nėn hijen e mysafirėve tė cilėt luajtėn me menēuri dhe i bllokuan depėrtimet e Bardhekaltėrve, teksa kėta tė fundit gabuan nė pesė tentime pėr tre pikė. Mysafirėt e mbyllėn ēerekun me shtatė pikė epėrsi, 12-19.

Sa e madhe kjo Prishtinė! (Foto) Plisatlevski2


Bardhekaltėrit vuajtėn edhe nė ēerekun e dytė nga shtatlartėsia e kundėrshtarėve, tė cilėt ua pamundėsonin depėrtimet nė zonė, teksa nė sulmet e tyre ishin tė pakapshėm. Deri nė pėrfundim tė pjesės sė parė, mysafirėt vetėm se e shtuan epėrsinė e tyre deri nė 17 pikė, 23-40.

Sa e madhe kjo Prishtinė! (Foto) Levski1

Pushimi si duket u bėri mirė basketbollistėve tė Sigal Prishtinės, tė cilėt e nisėn furishėm pjesėn e dyte me njė seri 11-0, dhe me njė lojė tė shpejtė arritėn ta dominojnė kundėrshtarin dhe kėshtu e mbyllėn ēerekun e tretė me vetėm dy pikė disavantazh, 48-50.

Sa e madhe kjo Prishtinė! (Foto) Levski2

Nė ēerekun e katėrt, Bardhekaltėrit e bėnė tė pamundėrėn. Pėr herė tė parė gjatė tėrė takimit Sigal Prishtina kaloi nė epėrsi pėrmes Tay Waller (60-59), dhe pas kėsaj mė nuk u ndalėn. Me mbrojtje tejet tė fortė dhe trepikėshat e Waller dhe Kiezas arritėn ta kthejnė kėtė lojė nė anėn e tyre dhe ta fitojnė me 9 pikė epėrsi, 77-69.

Sa e madhe kjo Prishtinė! (Foto) Levski4

Me kėtė fitore, Sigal Prishtina e pėrmbyll stinorin e rregullt tė Ligės Ballkanike me 27 pikė, njė mė pak se Galil Gilboa nė vendin e parė, dhe kėshtu do tė kualifikohet direkt nė Final Four. Edhe njė herė, kjo skuadėr dėshmoi se ėshtė krenaria e Kosovės nė basketboll dhe i tejkaloi pritjet e veta. /Telegrafi/

Sa e madhe kjo Prishtinė! (Foto) Levski5(1)



Koshashėnuesit mė tė mirė tė Sigal Prishtinės:

1.A. Waller -20 pikė
2.A. Kieza - 20 pikė
3.B. Mazreku - 14 pikė
4.D. Berisha - 8 pikė

Koshashėnuesit mė tė mirė tė Levskit:

1.M. Wilkinson - 17 pikė
2.B. Heath - 13 pikė
3. H. Zahariev - 8 pikė
4. L. Chalmers - 8 pikė
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi