♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

16 vite nga rėnia heroike e familjes Jashari

Shko poshtė

16 vite nga rėnia heroike e familjes Jashari Empty 16 vite nga rėnia heroike e familjes Jashari

Mesazh nga Ylli Wed Mar 05, 2014 11:13 am

Bota Sot | 05.03.2014 09:22

16 vite nga rėnia heroike e familjes Jashari Largea_aaa11394007764

Familjet qė dhanė kontribut tė jashtėzakonshėm pėr liri i nderon secilin komb, por jo tė gjitha kombet kanė madhėshti tė tilla siē ėshtė Familja Jashari. Kjo familje, nė krye me Komandantin Legjendar, Adem Jashari ka rol tė veēantė e tė papėrsėritshėm, jo vetėm nė historinė tonė kombėtare, por edhe nė atė tė pėrbotshme
Ēlirimi i Kosovės ėshtė vepėr e disa brezave tė popullit shqiptar pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar. Lėvizja Kombėtare pėr ēlirim nga pushtuesi serb ka kontiunitetin qė nga viti 1913, kur Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr padrejtėsisht pėrgjysmoi Shqipėrinė dhe la jashtė kufijve tė saj mė shumė se gjysmėn e popullit shqiptar.

Nga fillimi i shek. XX, Drenica bėhet njė nga qendrat e Lėvizjes Kombėtare pėr ēlirim. Nė tė gjitha ngjarjet e rėndėsishme tė shekullit tė kaluar, Prekazi ėshtė dalluar pėr veprime tė guximshme e tė rėndėsishme kombėtare. Historia na tregon pėr qėndresėn burrėrore tė AhmetDelisė i cili me sėpatė u ndesh suksesshėm me bandat ēetnike serbe. Kjo qėndresė do tė pėrcillej edhe gjatė viteve tė Lėvizjes Kaēake dhe mė pas nė Luftėn e Drenicės, 1944 – 1945.

Prekazi u dallua edhe nė vitin e parė tė Pranverės shqiptare, kur mė 13 maj 1981, Tahir dhe Nebih Meha luftuan trimėrisht kundėr njėsive speciale jugosllave. Nė kėtė kohė nė skenė nis tė dalė familja Jashari, Shaban Jashari me tė bijtė, Hamzėn dhe Ademin, tė cilėt mbi varret e dėshmorėve, Tahir e Nebih Meha, betohen se do tė vazhdojnė luftėn pėr ēlirimin e bashkimin e kombit. Gjenealogjia e familjes Jashari ėshtė e vjetėr Prekazi i Poshtėm pėrbėhet prej katėr lagjeve: lagjja Jasharaj, Kodra, Meha dhe Lushtaku.

Tri lagjet e para janė krijuar prej tre vėllezėrve: Jasharit, Kadriut dhe Mehės, prandaj edhe janė tė njė gjaku, ndėrsa Lushtakėt janė tė ardhur mė vonė nė Prekaz. Jashari ka pasur tre djem, ndėrsa familja e Adem Jasharit, rrjedh prej djalit tė tretė tė Jasharit, Muratit, prej tė cilit pastaj janė krijuar brezat e tjerė tė familjes tonė: Fazliu, Murati, Shabani. Shabani (Murat) Jashari, ishte martuar me Zahiden, dhe i kanė lindur tre djem: Rifati, Hamza dhe Ademi. Kėshtu, trungu i familjes Jashari vazhdon tė zgjerohet dhe tė shtohet dita ditės duke u ripėrtėrirė breza tė tėrė.

Mirėpo, Shaban Jashari dashurinė pėr komb e atdhe e kishte shfaqur qė nė vitet 50 tė shekullit tė kaluar, por rezistenca mė serioze, mė publike e familjes Jashari qė do tė marr dhenė ndodh nė dhjetor tė vitit 1991, kur me armė u ndeshėn me forcat policore serbe. Nė mėngjesin e 30 dhjetorit, forca tė mėdha policore serbe ia kishin mėsy Jasharėve pėr tė burgosur Adem Jasharin dhe formacionin e tij tė armatosur. Nė histori ka edhe ngjarje tė rastėsishme, por kjo e familjes Jashari, pėr Adem Jasharin dhe formacionin e tij tė armatosur nuk ishte rastėsi, ishte ngjarje e pritur, e pėrgatitur, e planifikuar dhe e realizuar suksesshėm.

Adem Jashari vite mė parė ishte i organizuar nė Lėvizjen Kombėtare, nė Lėvizjen Popullore pėr Republikėn e Kosovės mė vonė tė quajtur LPK. Nė fillim tė viteve ’90, i kishte mbaruar pėrgatitjet ushtarake nė Shqipėri me qėllim formimin e Ushtrisė sė Kosovės pėr ēlirimin dhe bashkimin e Kosovės dhe viseve tjera me Shqipėrinė. Kėtij qėllimi Adem Jashari dhe familja e tij do t’i qėndrojnė besnik e konsekuent deri nė rėnien e tyre tė lavdishme me 5,6 e 7 mars 1998.

Pėr kėtė qėllim tė lartė njerėzor, politik e kombėtar Adem Jashari e kishte bekimin e prindėrve, mbėshtetjen e vėllezėrve dhe miratimin e tėrė familjes Jashari. Kėtė gatishmėri, kėtė guxim e qėllim nuk e kishin pėr hir tė interesit tė ngushtė familjar, apo ndonjė interes tjetėr meskin, sepse ishin tė vetėdijshėm se gjithēka qė po bėnin, po e bėnin pėr interesin e kombit e tė atdheut. Familja Jashari, ishte e vetėdijshme pėr shkallėn e rrezikshmėrisė, por me ndėrgjegje tė lartė dhe e bindur se pa luftė, pa gjak e flijime tė dhimbshme nuk ka e nuk mund tė kishte lirim dhe bashkim kombėtar, hyri nė veprime luftarake e vetėmohuese, pėr tė bėrė kthesė historike nė Lėvizjen tonė kombėtare. Kėtė gatishmėri e guxim tė ndėrgjegjshėm familja Jashari e tregoj disa herė, mė 30 dhjetor tė vitit 1991, mė 22 janar 1998, dhe sė fundi nė Marsin e lavdisė e tė krenarisė kombėtare, nė marsin e mobilizimit e tė masivizimit tė shqiptarėve pėr luftėn ēlirimtare.

Mė 30 dhjetor 1991, qėndresa nė familjen e Shaban Jasharit, nga formacioni i armatosur i Adem Jasharit, nė historinė mė tė re tė Kosovės paralajmėroi fuqishėm daljen nė skenė tė organizimit mė tė lartė kombėtar, politik e ushtarak pėr ēlirimin dhe bashkimin e kombit tonė.Tė gjitha formacionet e armatosura e ēlirimtare tė formuara mė vonė nė hapėsirat tona kombėtare, do ta pinė ujin e frymėzimit nė kėtė gurrė tė pashtershme shqiptare, e cila do tė shėrbejė nė ēdo kohė pėr edukimin e liridashėsve dhe tė atdhedashėsve tė ēdo brezi. Nė familjen Jashari po niset njė fillim i ri dhe i vėshtirė pėr tė gjithė nė Kosovė. Atė ditė do tė maltretohej e gjithė familja dhe lagja e Jasharėve. Maltretimi, pėrbuzja dhe nėpėrkėmbja e shqiptarėve po shtrihej gjithandej Kosovės. Tė pakt ishin ata qė nuk donin ta shihnin e ta ndjenin poshtėrimin e pėrditshėm qė u bėhej shqiptarėve. Nga 30 dhjetori i vitit 1991 lagjen e Jasharėve, e veēanėrisht familja e Shaban Jasharit vazhdimisht ėshtė vėzhguar nga forcat policore dhe ushtarake tė armikut, por Jasharėt vazhdonin tė jetonin me krenari nė shtėpitė e tyre, nė pronėn e tyre, nė Kosovėn e tyre. Gjatė gjithė kėsaj kohe, me ndonjė mungesė tė shkurtėr, familjes Jashari dhe Prekazit i bėnte roje vigjilente formacioni i armatosur i Adem Jasharit. Nė Prekaz asgjė nuk po zhvillohej spontanisht apo rastėsisht. Familja Jashari vazhdonte jetėn nėn shtetrrethim tė plotė, por e bindur nė fitore.

Njė ngjarje tjetėr e rėndėsishme nė historinė e familjes Jashari qė tregoi vitalitetin e mobilizimit luftarak tė kėsaj familje tė madhe shqiptare, ėshtė ai i 22 janarit tė vitit 1998.Atė ditė ndodhi sulmi i diversantėve serbė mbi kėtė familje liridashėse, me synimin kryesor zhdukjen e familjes dhe tė rezistencės sė shqiptarėve pėr liri. Siē kanė treguar ata qė e kanė pėrjetuar, sulmi ishte i rrufeshėm por edhe pėrgjigjja ishte e rrufeshme. Sulmi i diversantėve serbė, familjen Jashari nuk e gjeti tė befasuar, pėrkundrazi mobilizimi ishte i shpejt, i guximshėm dhe mjaft profesional. Ky mobilizim i familjes Jashari ėshtė njė vlerė shtesė e kėsaj familje atdhetare me pėrgatitje tė lartė ushtarake. Njė sulm i tillė, diversant dhe i befasishėm do ta gjente nė befasi edhe njė garnizon ushtarėsh profesionistė, por jo familjen Jashari. Diversantėt e gjetur nė befasi ikin tinėzisht e mė “bisht nėn shalė”. Kurse, nga Jashar ėt mbeten dy vajza tė plagosura.

Ky sulm ishte njė paralajmėrim tjetėr serioz se Serbia po pėrgatitej pėr tė ushtruar dhunė nė ēdo familje shqiptare dhe pėr t’i luftuar shqiptarėt kudo nė Kosovė. Drenica dhe tėrė Kosova ishin vėnė nėn rrethim tė hekurt. Politika shqiptare nė Prishtinė vazhdonte tė ishte vetėm nė vėzhgim pasiv. Rreziku pėr luftė, pėr masakra e dhunė serbe ishte kudo. Ngjarjet qė rrjedhin nė vazhdim do ta vėrtetojnė kėtė.

Pak mė shumė se njė muaj, pas sulmit diversant serb mbi familjen Jashari, mė saktė mė 28 shkurt e 1 mars 1998 ndodhi sulmi dhe masakra serbe nė Qirez dhe nė Likoshan tė Drenicės.Gjatė kėtij sulmi brenda dy dite u vranė 24 veta, kryesisht njerėz tė paarmatosur e civil. Humbje patėn shumė familje tė kėtyre fshatrave, por fatkeqėsia mė sė rėndi goditi familjen Ahmeti nga Likoshani dhe atė Sejdiu nga Qirezi.

Me kėto sulme, Serbia po godiste bėrthamėn e shoqėrisė shqiptare – familjen. Pas masakrės sė Qirezit e tė Likoshanit, makineria policore dhe ushtarake serbe do tė sulmoj Jasharėt e Prekazit, me qėllim likuidimin e familjes Jashari, likuidimin e bėrthamės sė UĒK-sė dhe komandantit tė saj Adem Jashari. Armiku synonte qė pas kėsaj nė Kosovė tė sundonte frika nga dhuna, terrori e masakrat serbe dhe kėshtu tė shuheshin pėrpjekjet e shqiptarėve pėr liri e shtet kombėtar.

Mė 5, 6 e 7 mars 1998, familja Jashari pėr tė tretėn herė, me forca tė mėdha policore dhe ushtarake sulmohet nga shteti i Serbisė. Kaq seriozisht e kishte marrė Serbia luftėn me Jasharėt legjendar. Serbia nė Kosovė ka vrarė, ka masakruar, pėrgjysmuar e shuar shumė familje shqiptare, pse ishin shqiptare, pse Serbia kėrkonte dėbimin dhe shfarosjen e tyre dhe planifikonte pėrjetėsimin e sundimit serb mbi Kosovėn. Sulmi mbi familjen Jashari, nuk u bė vetėm pse ishte shqiptare, por pse pjesėtarėt e saj ishin luftėtarė, pse ishin bėrthama e UĒK-sė, pse ishin shembulli i familjes liridashėse, pse Serbisė i kishin shkaktuar humbje dhe kėrkonte tė hakmerrej mbi njė familje pėr tė pėrhapur tmerr e frikė nė ēdo vatėr shqiptare. Sulmi nė familjen Jashari nuk kishte vetėm qėllimin e zhdukjes sė njė familje shqiptare dhe vrasjen e komandantit tė UĒK-sė, por qėllim kryesor kishte vrasjen e guximit tė shqiptarėve pėr tė luftuar pėr ēl irim e bashkim kombėtar.

Edhe nė sulmin e marsit si nė sulmet tjera familja Jashari nuk u kap nė befasi. Sulmit iu pėrgjigjėn pėrsėri nga “shtatė deri nė shtatėdhjetė”, njė traditė e vjetėr kjo shqiptare. Asnjė anėtar i familjes Jashari nuk ėshtė viktimė, tė gjithė janė kapedanė dhe heronj: Luftėtari i fundit i rėnė, i njėzet, nga familja Jashari, sipas tė dhėnave ishte Kushtrim Adem Jashari i moshės 13 – 14 vjeēare. E tillė ishte shkolla e edukimit atdhetar nė familjen Jashari tė Prekazit tė Drenicės. Njė shkollė qė do tė mbahet mend brez pas brezi dhe pėrjetėsisht.

Familja Jashari ka rol tė veēantė e tė papėrsėritshėm, jo vetėm nė historinė tonė kombėtare, por edhe nė atė tė pėrbotshme, pėr pėrgatitjen e gatishmėrisė popullore nė luftėn ēlirimtare, ka rolin e papėrsėritshėm e tė pakrahasueshėm pėr organizimin e UĒK-sė, ka rolin e pashembullt pėr mobilizimin e masivizimin e popullit nė luftėn ēlirimtare, pėr mbėshtetjen e kėsaj lufte nga faktori ndėrkombėtar si dhe ka merita tė pakrahasueshme pėr lirinė, dhe mbarėsinė kombėtare, pėr Republikėn e Kosovės shtet tė pavarur, sovran e demokratik. Familjet e tilla nderojnė secilin komb, por jo tė gjitha kombet kanė madhėshti tė tilla.

Nė ēdo pėrvjetor, Jasharėt qė mbijetuan, Jasharėt e ripėrtėrirė, nė fytyrat e tyre nuk kanė ngrysje, lot e zhgėnjim; nė ēdo fytyrė tė Jasharėve sheh dashuri, bujari krenari pėr fitoren e arritur kombėtare. Edhe nė kėtė rrafsh, edhe nė Kosovėn e re Jasharėt dėshmojnė dhe rrezatojnė veēantinė e tyre familjare tė trashėguar, qė ėshtė pėr tu lakmuar nga tė gjithė shqiptarėt kudo qė janė.

Nga: Bota Sot
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

16 vite nga rėnia heroike e familjes Jashari Empty Re: 16 vite nga rėnia heroike e familjes Jashari

Mesazh nga Ylli Wed Mar 05, 2014 11:18 am

Fotoja e rrallė e Adem Jasharit

Bota Sot | 04.03.2014 16:34

16 vite nga rėnia heroike e familjes Jashari Largea_189111691393947338


Nė prag tė ditėve tė Epopesė sė UĒK-sė, nė rrjetet sociale ėshtė shpėrndarė njė foto e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Fotoja ėshtė e cilėsisė sė mirė dhe Adem Jashari ka tė vendosur nė kokė njė plis tė bardhė.

Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi