♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

55 pyetje pėr “atin” e kombit!

Shko poshtė

55 pyetje pėr “atin” e kombit! Empty 55 pyetje pėr “atin” e kombit!

Mesazh nga Ylli Fri Feb 21, 2014 7:43 am

Nga Hivzi Islami

Publikuar: 23:47 / 20.02.2014

Njė portret i shkurtėr

I vetėquajturi At i kombit; i vetėshpalluri mendja e kombit; i vetėproklamuari I Madhi dhe mė i Madhi i kombit; egocentristi i kompleksuar, halucinanti e linēuesi; psikopati pėr skena e prapaskena; megalomani, narcisoidi, frikacaku, gėnjeshtari, hipokriti, shpifėsi monstruoz dhe intriganti i kombit; ndotėsi i mjedisit kulturor, kombėtar dhe shoqėror; i sėmuri i botės shqiptare; pėrēarėsi mė i madh i kombit; kacagjeli nihilist; denoncuesi i tė gjitha personaliteteve tė rėndėsishme tė letėrsisė, tė kulturės, tė shkencės dhe tė politikės shqiptare andej e kėndej kufirit; anti Kadare dhe anti Rugovė i tėrbuar; projektuesi paranoik i fushatave; mjeshtri pėr t’i projektuar tė zezat e veta te tė tjerėt; servili e shėrbėtori i tė gjitha pushteteve; moralisti i pamoralshėm; mėsuesi pa kredibilitet; ndėrgjegjja e pėrbaltosur; pushti i kombit; njeriu pa miq dhe shokė; shkatėrruesi i ēdo raporti njerėzor; njeriu pa asnjė ndjenjė humane; trimi pas betejės sė fituar nga tė tjerėt; denoncuesi policor i Akademisė; shkruesi zgjėrdhishėm i ”Morfologjisė...”; nga institucionet shkencore e kulturore denoncuesi i parė i demonstratave tė vitit 1981; hedhėsi i benzinės nė zjarr nė kohėn e ”revolucionit tė vonuar demokratik” nė Shqipėri; migranti i rruar e i maskuar; vajtuesi mė i madh i Josip Broz Titos nė ish-Jugosllavi; bolsheviku dhe enveristi mė i devotshėm; bartėsi i botimit tė pamfleteve politike, tė rėnda 288.000 euro; humbėsi mė i madh i zgjedhjeve nė historinė e zgjedhjeve nė rruzullin tokėsor; fituesi i ēmimit 7 Korriku i Serbisė, qė nuk e ktheu kurrė...!

Pas kėtij portretimi, e dini kush ėshtė ky njeri? Nėse nuk e dini, ky ėshtė Rexhep Qosja, i vetėquajturi “At” i kombit.

Pyetjet:

1. Thua se e jep kokėn pėr tė vėrtetėn, po pse nuk e dhe deri tash kur pate shumė raste?

2. ”Mendje e kombit”, pa mendje pėr vetveten, a ke probleme mė shumė me vetveten apo me tė tjerėt?

3. A po i vuan akoma pasojat e patologjisė sė njė mentaliteti mesjetar-fisnor?

4. Nga buron kėnaqėsia dhe paranoja qė t’i ofendosh tė gjitha personalitetet e mėdha nė fushėn e shkencės, letėrsisė, kulturės, politikės shqiptare nė Shqipėri dhe nė Kosovė?

5. A shkove prej lektorit tė zakonshėm tė Radio-Prishtinės drejt e hulumtues shkencor nė Institutin Albanologjik, pa magjistraturė shkencore?

6. Pse nuk munde t’i jepje provimet nė shkallėn e tretė nė Beograd? Cilat ishin pengesat?

7. A shkove pa magjistraturė shkencore drejt nė doktoratė?

8. A tė mbėshteti mė sė shumti prof. Fehmi Agani pėr paraqitjen e doktoratės pa magjistraturė, kundėr tė cilit mė vonė e zhvillove fushatėn mė tė egėr?

9. A u bėre drejtor i Institutit Albanologjik pa konkurrencė dhe a u zgjodhe tre mandate rresht nė atė funksion, qė ishte pėrjashtim nė gjithė ish-Jugosllavinė?

10. A e kėrcėnove me revole drejtorin legjitim tė Institutit Albanologjik dhe a ia shave nėnė e babė, ndėrsa nė opinion thoshe qė ai tė ka sharė e kėrcėnuar?

11. A pate ndonjė arsye tė madhe qė tė japėsh propozim e mendim pozitiv dhe sė fundi ta votoje Sinan Hasanin pėr anėtar tė ASHAK-ut?

12. A pate arsye plotėsuese ta vajtoje me aq sentimentalitet Titon?

13. Po Enver Hoxhėn, pse vazhdon ta konsiderosh personalitetin mė tė madh tė kombit?

14. Pse nuk ke kurajo qytetare dhe intelektuale tė japėsh dorėheqje nga ASHAK kur e denoncon ēdo ditė dhe e urren patologjikisht?

15. A ėshtė e moralshme ta merrėsh “rrogėn kombėtare”, si e quan kur i akuzon anėtarėt tjerė tė Akademisė, kur nuk e ke shkelur pragun e saj tash e 15 vjet?

16. A ishe i pari drejtor i njė institucioni kulturor e shkencor qė i denoncove demonstratat e studentėve tė vitit 1981? A ėshtė gazeta “Rilindja” dėshmi pėr kėtė denoncim?

17. Sa herė e takove kryetarin e Jugosllavisė sė Zhablakut (1992-1993), “babain” e kombit serb, Dobrica Qosiqin, nė Manastirin Prohor Pēinjski?

18. Ēka bisedove me Qosiqin? Pėr ndarjen e Kosovės?

19. Nė vitin 1989, kur derdhej gjaku nė Kosovė dhe rrėnohej autonomiteti i saj, a u takove me shokun Vidoje Zharkoviq nė Beograd, politikan nga Mali i Zi dhe funksionar i lartė nė ish-Federatėn Jugosllave dhe pėrgjegjės pėr KOS? Nėse po, ēka bisedove me tė?

20. Po me Dushko Ristiqin dhe Mihaillo Zvicerin kishe raporte tė ngushta?

21. Pas rrėnimit tė autonomisė sė Kosovės, kur u derdh gjaku, a i deklarove gazetės sarajevase “Oslobodjenje” se je qytetar lojal i Jugosllavisė?

22. Si drejtor a pranove me vetėdije nė punė nė Institutin Albanologjik njerėz tė UDB-sė dhe tė KOS-it?

23. A bėre divorc me gjyq nga gruaja legjitime dhe faktike vetėm pėr ta mbajtur banesėn shoqėrore, sė bashku me shtėpinė luksoze? A vazhdove jetėn normalisht me gruan “e divorcuar” nė kėtė banesė dhe nė kėtė shtėpi derisa ajo ishte gjallė?

24. A bėje orgji me gratė e huaja, tė qarqeve tė njohura tė Kosovės nė hotel “Dajti” e gjetiu nė Shqipėri? Po orgjitė nė Maqedoni, nė motelet e atėhershme, po ashtu me gratė e kėtyre qarqeve?

25. A erdhi nė krizė bashkėpunimi midis dy universiteteve - UP-sė dhe UT-sė pėr kėto sjellje tuaja amorale?

26. A kishe sjellje tė tillė edhe nė zyrėn tende nė Institutin Albanologjik?

27. A humbe me vota tė fshehta pėr anėtar tė Pleqėsisė sė Institutit Albanologjik pasi pėrfundove tre mandate si drejtor?

28. A humbe me vota tė fshehta pėr anėtarė tė Kryesisė sė KMDLNJ-sė?

29. A humbe katastrofalisht nė zgjedhjet e para menjėherė pas luftės (2000) dhe pas Rambujesė (1999)?

30. A i more nė komunėn e Prishtinės, bile nė koalicion me njė parti, vetėm 155 vota?

31. Me kėtė rezultat tė votimeve, a ishe jolegjitim nė Konferencėn e Rambujesė dhe nė emėr tė kujt e nėnshkrove “paqen e pėrgjakur”, siē e quan vetė?

32. Nė vitin 2000 t’u nda ēmimi “Nderi i Kombit”, por gjysma e kombit me votė tė lirė nuk ta pranojė. A do ta kthesh kėtė ēmim?

33. A ėshtė e vėrtetė se u mundove ta pėrjashtoje nga puna dr. Ibrahim Rugovėn nė Institut Albanologjik sa ishe drejtor?

34. Por, kur e mbrojtėn anėtarėt e tjerė tė Pleqėsisė, a ėshtė e vėrtetė se ia ndale rrogėn pėr disa muaj me pretekst se kishte qėndruar nė Shqipėri mė gjatė se sa duhej dhe nuk po i kthente librat e bibliotekės?

35. Ėshtė e vėrtetė se krejt librat e zgjedhura tė Institutit Albanologjik i ke bartur nė shtėpi? Po pikturat e Akademisė, i ke nė shtėpi?

36. A ėshtė e vėrtetė se pas mbylljes sė kufirit me Shqipėrinė nė vitet 1981-1991, vetėm ti i merrje librat e Shqipėrisė pėrmes rrugėve qė vetėm ti i di?

37. A ėshtė e vėrtetė se shumė botime tua janė tė kompiluara e tė vjedhura nga librat e Shqipėrisė dhe librat e leksionet e Beogradit? Po disa pėrkthime dhe disa harta a i pėrvetėsove dhe nga botimet e mia?

38. A ėshtė e vėrtetė se pėr botimin e pamfleteve tuaja Qeveria e Kosovės i dha 238.000 euro, ndėrsa honorar i more 137 euro?

39. A ėshtė e vėrtetė se disa vjet mė parė edhe MASHT-i i Kosovės ia dha “Toenės” sė Tiranės 50.000 euro pėr botimin e pamfleteve tua nė 22 vėllime? A mund ta dimė sa komplete tė pamfleteve tė ”Toenės” dhe tė Qeverisė sė Kosovės janė shitur?

40. A ėshtė e vėrtetė se je i vetmi shqiptar qė i urren edhe tė vdekurit, tė cilėt i ke urrejtur pėr sė gjalli?

41. Pse e urreje kaq shumė Presidentin historik, dr. Ibrahim Rugovėn sa ishte gjallė? Nuk shkove as nė varrim, po as familjen nuk e ngushėllove?

42. Po pse e urren tash Rugovėn kur nuk ėshtė mė nė mesin e tė gjallėve?

43. Pse aq shumė e urreje poetin tonė tė madh Ali Podrimjen sa ishte i gjallė? Pse e urren kaq shumė Podrimjen edhe pėr sė vdekuri?

44. A mund ta dimė pse nuk erdhe nė asnjė mbledhje komemorative tė anėtarėve tė vdekur tė Akademisė dhe nuk i shprehe ngushėllime asnjė familjeje, nga vdekja tragjike e akad. Fehmi Aganit mė 1999 e deri te vdekja akad. dhe poetit Ali Podrimja mė 2012?

45. Kur erdhi i ringjallur Skėnderbeu nė Kosovė, me njė pritje madhėshtore nga populli, pse popullin e quajte qenė dhe kudra?

46. A ėshtė e vėrtetė se dy ditė para bombardimeve (e hėnė, mė 22 mars 1999), tė caqeve serbe nga NATO-ja e thirre popullin qė tė mos e braktisė Kosovėn, sepse ne atdhe tjetėr nuk kemi dhe nė kėtė mėnyrė po i pėrmbushen synimet armikut?

47. A ėshtė e vėrtetė se i pari, i rruar e i maskuar, ike nga Kosova nė mars 1999?

48. A ėshtė e vėrtetė se nė Bllacėn katastrofike (1999), ashtu tė tebdylosur, tė thirrėn njerėzit e Qeverisė probullgare? A gumlloi megafoni: Rexhep Qosja le tė dalė? A dole?

49. A ėshtė e vėrtetė se si ”Baba” i kombit, e le popullin nė mėshirėn e barbarisė, popullin nė tė cilin thirreshe gjithė jetėn dhe vazhdon tė thirresh?

50. Deri sa tė doli mjekrra, sa ditė qėndrove nė Maqedoni dhe ku ishe i fshehur?

51. Pasi tė doli mjekrra, a ėshtė e vėrtet se nė Tiranė deklarove se shqiptarėt qė kanė mbetur nė Prishtinė janė lojalė ndaj regjimit serb?

52. A ėshtė e vėrtetė se nė njė TV tė Kosovės pas luftės serbėve tė Kosovės u garantove tė drejtėn e vetėvendosjes, me Graēanicėn shtet tė tyre? Nė emėr tė kujt e bėre kėtė?

53 A ishe i pari qė kėrkoje tė shkonte veriu i Kosovės nė Serbi? Nė emėr tė kujt fole?

54. Gjithė jetėn, a e hidhje gurin dhe e fshehje dorėn?

55. Gjithė jetėn pėrdore e keqpėrdore shumė njerėz, i gėnjeve, i mashtrove, i shantazhove, i kėrcėnove, po edhe sa lakej tė kanė mbetur sot, 2-3 apo mė pak?

Vazhdon plotėsimi i Pyetėsorit...
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi