♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Armėt kimike, Arvizu: Rama u tregua i gatshėm, zhgėnjehemi nėse thotė Jo

Shko poshtė

Armėt kimike, Arvizu: Rama u tregua i gatshėm, zhgėnjehemi nėse thotė Jo Empty Armėt kimike, Arvizu: Rama u tregua i gatshėm, zhgėnjehemi nėse thotė Jo

Mesazh nga Morena Fri Nov 15, 2013 8:18 am

Armėt kimike, Arvizu: Rama u tregua i gatshėm, zhgėnjehemi nėse thotė JoTIRANĖ-Shqipėria tashmė po pėrballet me njė sfidė tė madhe tė brendshme dhe ndėrkombėtare, pasojė e njė vendimarrje qė ende nuk ėshtė bėrė publike, e cila pėrfshin SHBA-nė, OKB-nė dhe pėr mė tepėr, qeverinė shqiptare.

Nė datėn 15 Nėntor, pritet tė merret vendimi pėrfundimtar pėr vendin ku do tė demontohen kėto armė , ambasadori nė largim i SHBA-se nė Tiranė, Alexandėr Arvizu, ka dhene nje interviste ne studion e "Top Story" me gazetarin Sokol Balla  pas protestave tė para tė ndodhura nė historinė e vendit pėrpara Ambasadės Amerikane.

Sokol Balla: Nė Shqipėri sa vjen dhe rritet njė protestė e madhe e opinionit publik, fillimisht nė rrjetet sociale dhe nė rrrugėt e qyteteve kryesore, por ka ndodhur pėr herė tė parė nė kėto 23 vjet edhe pėrballė derės sė ambasadės tuaj…

Ambasadori Arvizu: Faleminderit qė mė mirėpritėt. Para sė gjithash mendoj qė protesta para dyerve tė ambasadės ėshtė njė zhvillim pozitiv, qė ka qenė njė tabu deri mė tani. Nė pėrgjithėsi tabutė janė tė tilla qė duhet tė thyhen sepse ėshtė mė e shėndetėshme kur thyhen. Sa i pėrket shoqėrisė civile, mendoj qė ka njė element pozitiv. Kjo flet pėr rritjen e aktivizmit civil qė duhet tė jetė i tillė, pasi pasqyrohet pjekuri politike nė rritje. Sa i pėrket protestės paqėsore jam krenar pėr kėtė.

Sokol Balla: Njė sondazh i Top Channel 78 pėrqind i thonė jo armėve kimike nė Shqipėri. 78 pėrqind thonė jo, sipas jush qeveria duhet tė dėgjojė Uashingtonin apo qytetarėt?

Ambasadori Arvizu: Para se gjithash nuk mendoj qė njė njeri duhet tė habitet nga kėto shifra, sepse nuk ėshtė sekrete qė armėt kimike nuk janė tė kėndėshme. Kėto nuk janė gjėra tė kėndshme. Problemi qėndron qė nė bazė tė asaj qė unė kam parė nė televizor, ajo shifėr ka dizinformim. Ndoshta 10 pėrqind janė tė paqartė sa i pėrket pėrmbajtjes dhe 10 pėrqind ndoshta kanė njohuri nga njė pjesė e sė vėrtetės. Nėse do tė kshim mė shumė informacion, mė shumė informacion tė saktė do tė shihni qė rezultati do tė ishte pak mė i ndryshėm, duke parė edhe pėrfitimet qė do t’i vinin Shqipėrisė.

Sokol Balla: Kjo qė thoni ju ėshtė interesante, natyrisht sepse cėshtja e pėrfitimeve ėshtė cėshtje misterioze, por me kėtė situatė, cfarė vendimi do merrte qeveria e SHBA, nėse do tė ishte nė kėtė situatė qė ėshtė Kryeministri Rama tani?

Ambasadori Arvizu: Nuk mendoj qė pozicioni ynė do tė ishte kaq i ndyrshėm. Do tė merrte parasysh konsideratėn e brendshme, pėrgjegjėsinė kombėtare dhe detyrimet. Ne jemi vende demokratike dhe cdo vendim qė duhet marrė duhet tė jetė nė konsistencė me ligjet dhe miratimin e Kuvendit. SHBA janė mė shumė tė federalizuara, ndaj sa i pėrket pushtetit kjo i pėrket shteteve nė bazė tė Kushtetutės.

Sokol Balla: A i keni krjiuar ju si SHBA qeverisė shqiptare qė tė pėrfshihej nė listėn e vendeve ku lėndėt kimike tė Assad tė bėhet kėtu, a ja keni kėrkuar ju?

Ambasadori Arvizu: Po e kemi bėrė, u jemi qasur disa prej vendeve, pėr tė parė nėse do tė ishin tė gatshėm dhe nė pozitė pėr tė ndihmuar nė shkatėrrimin e kėtyre armėve nė pėrputhje me rezolutėn 2118 tė Kėshillit tė Sigurimit dhe nė bazė tė marrėveshjes SHBA-Rusi qė do tė bėhej nėn patronazhin e Organizatės sė Parandalimit tė Armėve Kimike.

Sokol Balla: Kur ja kėrkuat?

Ambasadori Arvizu: Kjo ka ndodhur disa javė mė parė, nuk kam mundėsi specifike t’ua them.

Sokol Balla: Cila ka qenė pėrgjigjja e Ramės kur kjo kėrkesė ėshtė bėrė publike?

Ambasadori Arvizu: Pėrgjigjja e Ramės ka qenė pozitive nė kuptimin qė kuptoi kompleksitetin e problemit pėr faktin qė ky ėshtė njė problem i ndėrlikuar ndėrkombėtar. Ai ka treguar gatishmėrinė pėr tė parė pozitivisht atė qė Shqipėria mund tė bėnte pėr tė kontribuar nė njė zgjidhje dhe vendimi ėshtė i mirėpritur nga SHBA.

Sokol Balla: Ka qenė njė “po” e qartė?

Ambasadori Arvizu: Ka qenė njė indikacion i qartė i gatishmėrisė pėr tė parė tek kapacitetet e Shqipėrisė, aftėsitė e saj pėr tė kontribuar, pastaj pėrgjigjja pėrfundimtare do tė ishte po nė vetvete.

Sokol Balla: Ju thatė qė kėrkesa ėshtė bėrė disa javė mė parė, pse iu fsheh publikut?

Ambasadori Arvizu: Ne vazhdojmė t’i referohemi rezulutės sė KS dhe ky ėshtė njė proces shumė i ndėrlikuar pėr ta shpjeguar, qė nga verifikimi i agjentėve kimikė qė ndodhen nė Siri, disa prej tyre ndodhen nė zona ku ėshtė shumė i vėshtirė aksesi i tyre, identifikimi i mjeteve tė transportit, transportimi i tyre, eleminimi i programit tė armėve kimike tė Sirisė. Kėshtu qė qartazi kėto bisedime janė intensive dhe tė ndjeshme. Unė dhe zoti Rama jemi takuar nė mėnyrė tė vazhdueshme duke parė aspektet e ndryshme se cilat ishin kapacitetet e Shqipėrisė dhe cfarė ėshtė nė gjendje tė bėjė Shqipėria. Meta e tha shumė mirė qė Shqipėria nuk mund tė marrė barra mė shumė nga c’mund t’i mbajnė supet.

Sokol Balla: Ju thoni qė bisedimet kanė vazhduar. Kėto bsiedime kanė pėrfshirė vetėm kėto aspekte teknike apo edhe gjėra tė tjera?

Ambasadori Arvizu: Sikurse e pėrmenda mė herėt, jam kontaktuar dhe pa patur nevojė qė tė futem nė vecanti, ne tė gjithė e dimė qė brenda NATO-s Shqipėria ėshtė njėra nga vendet e varfėra dhe kur flitet pėr ndihmė nga jashtė flitet se ajo do tė bėhet me ekspertizėn dhe teknologjinė e SHBA, me ekspertėt mė tė mirė nė botė, do tė jetė njė proces i pa tė metė, ndaj kjo do tė ishte njė partneritet mes SHBA dhe Shqipėrisė. Cėshtje tė thjeshta si kur do tė zhvillohet, varen nga siguria dhe sigurimi, qė janė kryesoret dhe mė tė rėndėsishme. Unė kam vendosur flamujt amerikanė dhe shqiptarė sonte si simbolikė. Flasim pėr amerikanėt dhe shqiptarėt qė tė punojnė se bashku. Ne kurrė nuk do tė bėnim asgjė pėr tė vendosur nė rrezik sigurinė dhe mirėqėnien e popullit shqiptar. Zoti Rama ka qenė tejet i qartė pėr mua dhe shqetėsimi suprem pėr tė ka qenė mirėqėnia dhe siguria e shqiptarėve.

Sokol Balla - Ju thoni qė kryeministri Rama ka qenė i shqetėsuar mbi tė gjitha pėr mirėqėnien e popullit, nė tė njėjtėn kohė qė ka shprehur gatishmėri pėr tė ndihmuar. Nga burime tė larta qeveritare dimė qė nė datėn 9 nėntor, vetėm 5 ditė mė parė, qeverisė shqiptare iu dorėzua njė letėr e presidentit Obama, nė tė cilėn Rama personalisht falenderohej pėr mbėshtetjen dhe vullnetin e mirė tė treguar. E dyta, pėrfshihej fjalia qė vitin tjetėr ju mirėpresim nė Shtėpinė e Bardhė. A ka qenė njė vizitė e Ramės nė Uashington, pjesė e negociatave mes dy paleve?

Aleksandėr Arvizu - Them se kjo ēėshtje ka njė rėndėsi kritike pėr SHBA-nė. Pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė Shteteve tė Bashkuara kanė qenė tė pėrfshirė nė pjesė tė ndryshme tė kėtij diskutimi dhe ju e dini qė Sekretari i Shtetit, Zoti Kerry ka biseduar me Ramėn, ndėrsa Zoti Bushati iu referua kėsaj nė Komisionin e Marrėdhėnieve me Jashtė, por ēėshtja kryesore pėr tė dy palėt ka qenė siguria e procesit. Pėr shkak tė burimeve tė kufizuara tė Shqipėrisė, operacione tė kėsaj natyre do tė ishin njė sipėrmarrje e vėshtirė pėr njė qeveri e re, e duke vlerėsuar qė ka ende sfida qė Shqipėria pėrballet, nga depozitat toksike nga pėrdorimi ushtarak, industrial e bujqėsor nė tė shkuarėn, njė element i marrėveshjes sė mundshme ka qenė na jepni njė listė tė kėtyre mbetjeve qė janė kėtu dhe nivelin e toksicitetit tė tyre, pasi nėse do tė ndėrmarrim kėtė operacion tė Sirisė, ne do tė bėjmė mė tė mirėn tonė qė tė trajtojmė kėto zona tė nxehta, kėto hot-spote qė ndodhen tashmė nė Shqipėri. Nėse ju do tė ndėrrmeni kėtė pozicion, Shqipėria do tė jetė mė e pastėr dhe e sigurt pasi operacioni tė mbaronte se mė parė. Kėshtu qė nuk e pranoj argumentin se kjo do tė largonte turistėt, qė do tė kthente Shqipėrinė nė njė kosh plehrash, ėshtė nė tė vėrtetė e kundėrta. Kjo mund tė ishte njė mundėsi e jashtėzakonshme qė Shqipėria tė kishte ekspertizė nė mėnyrė qė tė mund tė trajtohej ky problem.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi