♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

10 arsye kundėr importit tė armėve kimike AKIP .

2 posters

Shko poshtė

10 arsye kundėr importit tė armėve kimike AKIP . Empty 10 arsye kundėr importit tė armėve kimike AKIP .

Mesazh nga Morena Wed Nov 13, 2013 8:38 am

AKIP ka krijuar njė peticion nė te cilin ftohet tė gjithė qytetarėt e Shqipėrisė (por jo vetėm) pėr tė nėnshkruar kundėr demontimit tė armėve kimike siriane nė Shqipėri. Aleanca Kundėr Importit tė Plehrave (AKIP) i bėn thirrje Qeverisė Shqiptare tė refuzojė importin e armėve kimike nga Siria. Importi i armėve kimike nga Siria pėrbėn njė kėrcėnim madhor pėr jetėn dhe ambientin e popullit shqiptar. Ekzistojnė tė paktėn dhjetė arsye tė fuqishme sė pėrse ky import nuk duhet tė ndodhė.

1. Armėt kimike rrezik pėr njerėzit dhe ambientin.
Shqipėria ėshtė vend me territor tė kufizuar dhe me burime te shumta nėnujore dhe shkalla e pėrhapjes sė njė rrjedhje tė mundshme ėshtė me pasoja katastrofike. Nėn-produktet e demontimit janė substanca tė rrezikshme tė cilat do te duhet t’i mbajnė nė Shqipėri pėr shkak tė masave kufizuese qė kanė vėnė shtetet e tjera pėr importin e lėndėve tė rrezikshme. Prandaj sjellja dhe demontimi i armėve kimike nė Shqipėri do tė ketė pasoja katastrofale.

2. Qeveria nė kundėrshtim me veten dhe ligjin.
Qeveria shqiptare sapo erdhi nė pushtet ndaloi importin e ēdo lloj mbetje nė territorin e Shqipėrisė. Nė kėto kushte lejimi i mbetjeve toksike dhe vdekjeprurėse ėshtė nė kundėrshtim me ligjin dhe politikėn e shpallur nga qeveria aktuale pėr tė mbrojtur territorin dhe jetėn e qytetarėve shqiptar nga rreziku i mbetjeve toksike.

3. Mungojnė Infrastruktura, kapacitetet dhe eksperienca.
Shqipėrisė i mungon infrastruktura adekuate e menaxhimit tė demontimit tė armėve kimike, qysh nga aeroportet, apo portet pritėse deri nė landfillet e lėndėve tė rrezikshme, i mungon ekspertiza e specialistėve kimist ushtarak tė lėndėve helmuese, gjatė dhe post shkatėrrimit tė armėve kimike. Pavarėsisht se trumbetohet nga specialist ndėrkombėtar dhe lokal se Shqipėria ėshtė vendi i parė nė botė qė ka shkatėrruar armėt e saj kimike, e vėrteta ėshtė se Shqipėria nuk ka pasur armė kimike ofensive moderne si ato qė mund tė vijnė nga Siria.

4. Mungon kuadri ligjor pėr trajtimin e armėve kimike nė vend.
Shqipėria nuk parashikon nė legjislacionin vendas rregullat e sigurisė, mbajtjes, transportit, ruajtjes, apo ndikimit nė mjedis tė armėve kimike apo nėnprodukteve tė tyre. Mungesa e kuadrit rregullues ishte edhe njė nga arsyet pėrse Norvegjia e refuzoi importin e armėve kimike. Kryerja e kėtij operacioni nė kushtet e mungesės sė kuadrit tė brendshėm rregullues do tė rezultonte nė shkelje tė sė drejtės sė jetės (neni 2 i Konventės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut), dhe tė sė drejtės pėr njė jetė tė qetė familjare (nenit 8 i konventės). Nuk duhet pritur qė tė ndodhin tragjedi pėr tė konsideruar konventėn tė shkelur.

5. Shqipėria ende nuk ka zgjidhur problemin e mbetjeve tė saj toksike.
Mbetjet e lėndėve kimike luftarake tė ēaktivizuara nė Qafėmollė gjatė periudhės 2003-2008 ende nuk janė asgjėsuar. Pa pėrmendur mbetje tė tjera toksike nga industria e kohės sė komunizmit. Prandaj nė vend qė tė trajtojė armėt kimike tė vendeve tė tjera Shqipėria duhet tė asgjėsojė mbetjet e saj toksike.

6. Vende mė tė zhvilluara se Shqipėria i kanė refuzuar armėt kimike.
SHBA-tė i kanė kėrkuar edhe vendeve tė tjera perėndimore qė tė importojnė dhe shkatėrrojnė armėt kimike tė Sirisė. Mjaft prej kėtyre vendeve, siē ėshtė Norvegjia, e kanė refuzuar ofertėn e SHBA-ve. Nėse vende tė zhvilluara si Norvegjia, me kapacitete shumė mė tė mėdha administrative dhe me infrastrukturė shumė mė modern se Shqipėria e kanė vlerėsuar si shumė tė rrezikshme importin e armėve kimike nga Siria, atėherė nuk ka asnjė arsye qė vende si Shqipėria tė marrin pėrsipėr kėtė import.

7. Konventa pėr Ndalimin e Armėve Kimike nė asnjė rast nuk lejohet importi pėr qėllime asgjėsimi.
Konventa lejon importin e armėve kimike vetėm nė rastet e pėrdorimit pėr qėllime kėrkimore shkencore, mjekėsore, farmaceutike dhe tė mbrojtjes nga kimikatet. Shtetet palė mund tė kontribuojnė por gjithmonė me dhėnie mjetesh, fondesh, specialistėsh, ku nuk pėrfshihet edhe kontributi me dhėnie territori.

8. Importi i armėve kimike nga Siria nuk ėshtė detyrim qė buron nga Konventa apo nga NATO.
Gjithēka do tė bėhet vetėm mbi baza vullnetare nga ana jonė sepse ėshtė ēėshtje qė lidhet me respektimin e sovranitetit. Kjo kėrkon patjetėr debat me publikun dhe marrjen e mendimit tė tij, sepse sipas Kushtetutės sovrani ėshtė populli.

9. Mungon transparenca dhe diskutimi me publikun.
Qeveria shqiptare e ka mbajtur sekrete pėr njė kohė tė gjatė ēėshtjen e importit tė armėve kimike nga Siria. Shteti ėshtė i detyruar tė njoftojė publikun, si dhe ta ftojė atė nė diskutim pėrsa i pėrket ēėshtjeve qė ndikojnė direkt nė sigurinė e tij. Njė fushatė mediatike, me shpjegime tė detajuara, me fletėpalosje, broshura, spote televizive, debate me specialistėt, ėshtė e detyrueshme nė ēdo rast kur ka risk sado tė vogėl nga operacione tė rrezikshmėrisė sė lartė.

10. Shqipėria transformohet nga destinacion turistik nė destinacion toksik!
Kryerja e kėtij operacioni bėhet pėr herė tė parė nė botė (pra qė armėt e njė vendi shkatėrrohen nė njė vend tjetėr), dhe kjo rrezikon precedentin pėr herėt e tjera me destinacion Shqipėrinė. SHBA nuk ėshtė e bindur se ka zbuluar tė gjithė arsenalin e Sirisė. Pas disa kohėsh mund tė zbulohet arsenal tjetėr nė Siri, apo gjetkė, dhe Shqipėria nuk do tė mund tė thotė jo, nėse e ka pranuar nė njė rast. Prurja e armėve kimike pėr shkatėrrim nė Shqipėri dėmton imazhin e vendit tonė si destinacion turistik.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

10 arsye kundėr importit tė armėve kimike AKIP . Empty Re: 10 arsye kundėr importit tė armėve kimike AKIP .

Mesazh nga lemshja Wed Nov 13, 2013 1:49 pm

do jepja dhe 10 arsye te tjera po cti bejme hallit se vendimet ne fund te fundit i morin ato qafleshet qepe qepe turp 
lemshja
lemshja
Moderator/e
Moderator/e

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 5465
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 16/05/2013
Falenderimet Falenderimet : 12

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi