♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kinezėt mėsojnė tė bėjnė seks

4 posters

Shko poshtė

Kinezėt mėsojnė tė bėjnė seks Empty Kinezėt mėsojnė tė bėjnė seks

Mesazh nga Love Tue Nov 12, 2013 11:55 am

Nė njė dhomė anonime hoteli nė qendėr tė Shangait, Ma Li i bėn kurs disa grupeve tė vogla tė grave kineze rreth njė teme qė nė shoqėrinė kineze ėshtė tabu: seksit.

Kursi zgjat dy ditė dhe ėshtė mjaft i shtrenjtė: 2.500 juanė (410 dollarė), ose gati gjysma e pagės mesatare mujore nė metropol. Megjithatė, numri i nxėnėseve qė vijnė e i trokasin asaj nė derė rritet ēdo ditė. Gjė qė e ka shtyrė tė organizojė kurse edhe nė qytete tė tjera tė vendit.

Gjatė kėtij kursi intensiv, nxėnėset mėsojnė diēka nga anatomia, psikologjia dhe teknikat e sjelljeve intime.

Ma Li, e cila i ėshtė bashkuar Asociacionit Botėror tė Mėsimdhėnėsve tė Seksit, pėrpiqet tė jetė sa mė e afėrt dhe mė e hapur nė mėnyrė qė nxėnėseve tė saj t’u japė besimin, i cili nė tė shumtėn e rasteve u mungon. Gjatė kursit transmetohen video me marrėdhėnie seksuale orale pėr pjesėn teorike. Gjithashtu vihet nė pėrdorim edhe pjesa praktike.

“Nuk kam fare edukimi pėr seksin”, tregon Sophia Hu, njė avokate 30-vjeēare. “Unė kam menduar se trupi i njė burri i ngjan atij tė njė vogėlushi. Unė dua tė di pėr veten dhe se ēka nė tė vėrtetė ėshtė seksi”.

Nė zonat rurale, femrat s’dinė asgjė

Kurset kanė nisur nė janar, mirėpo grupet me kandidate janė plotėsuar disa javė pėrpara, tregon Ma. Idenė pėr kėtė punė ia ka dhėnė njė psikologe nga Pekini, Zhenhing Li, e cila qė nga korriku organizon seanca gjatė tė cilave gratė vijnė e flasin lirshėm pėr kėtė temė.

Ēėshtja e seksit ka qenė tabu nė Kinė, por ėshtė forcuar qėkur Partia Komuniste erdhi nė pushtet, mė 1949. Megjithatė, gjėrat filluan tė ndryshojnė me hapjen e vendit ndaj botės, shtimit tė numrit tė udhėtimeve dhe kontakteve me jashtė dhe ndikimin nė rritje tė Kinės nė skenėn ndėrkombėtare.

“Nė Pekin, Shangai e nė qytete tė tjera, vajzat janė shumė tė ndikuara nga kultura perėndimore, tajvaneze dhe koreane dhe ato kanė njė sjellje shumė moderne karshi seksit”, shpjegon Jay Zheng, profesor i obstetrikės dhe gjinekologjisė nė universitetin e mjekėsisė tė Kaohsiungut, nė Tajvan.

“Mirėpo, nė zonat rurale, femrat nuk dinė gjė pėr kėtė fushė”. Kjo mosdije pikė sė pari ėshtė pėr shkak tė mungesės sė kurseve pėr edukatėn seksuale nė shkollat publike.

Mė 2011, njė ēift nga Vuhani, i cili sa ishte martuar, ishte pėrfolur nėpėr gazeta pasi ata ishin shumė tė paditur nė lidhje me marrėdhėniet seksuale. Madje ata pėr tre vjet nuk kanė pasur fėmijė, sespe mendonin se pėr tė mbetur shtatzėnė gruaja mjaftonte vetėm tė flinin sė bashku nė tė njėjtin shtrat. Burri dhe gruaja, tė dy tė diplomuar nė fakultete, e kanė kuptuar se ku qėndron problemi vetėm pas njė vizite te mjeku, i cili u ka treguar se pėr tė mbetur gruaja shtatzėnė duhet pasur marrėdhėnie seksuale.

Tė bėsh seks sikur tė tė qėllojė plumbi

E gratė qė shkojnė nė kurset e Ma Lisė janė nga e tėrė Kina dhe u pėrkasin niveleve tė ndryshme shoqėrore. Disa, rreth tė njėzetave, shkojnė aty pėr t’u pėrgatitur pėr raportin e parė seksual, tė tjerat, rreth tė dyzetave ose tė shkurorėzuara, pėrpiqen ta kthejnė besimin nė vete.

Nė Kinė ka shumė familje ose prindėr qė diskutojnė pėr botėn seksuale, por zakonisht seksit i japin tone alarmante, thotė Ma. “Disa prej klientėve tė mia tregojnė se nėna u ka thėnė se marrėdhėnia seksuale ėshtė njėjtė sikur tė tė qėllojė njė plumb pistolete. Disa tė tjera rriten me bindjen se seksi ėshtė diēka e rrezikshme dhe vėrtetė e turpshme”.

Sipas Sophia Husė, e cila nė moshėn 30-vjeēare po pėrgatitet pėr marrėdhėnien e parė, kurset e Masė e kanė ndihmuar ta tejkalojė ankthin dhe ta kuptojė kėnaqėsinė qė ofron seksi. “Kur do tė bėj dashuri do tė jem mė e shtendosur. Nuk do tė kem aq shumė frikė sa kisha deri mė tani”.
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kinezėt mėsojnė tė bėjnė seks Empty Re: Kinezėt mėsojnė tė bėjnė seks

Mesazh nga TIRONCI Tue Nov 12, 2013 8:12 pm

Eh kinezt
TIRONCI
TIRONCI
V.I.P.
V.I.P.

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2930
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/06/2011
Falenderimet Falenderimet : 30

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kinezėt mėsojnė tė bėjnė seks Empty Re: Kinezėt mėsojnė tė bėjnė seks

Mesazh nga JK Thu Sep 25, 2014 10:42 am

aaaahahaaah ato jan sa dyfishi i popullsis te gjith globit
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kinezėt mėsojnė tė bėjnė seks Empty Re: Kinezėt mėsojnė tė bėjnė seks

Mesazh nga Ylli Thu Sep 25, 2014 10:43 am

Me gjase ata nuk dinin te benin sex dhe benin vec femije ncncnncnc c'absurditet!
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kinezėt mėsojnė tė bėjnė seks Empty Re: Kinezėt mėsojnė tė bėjnė seks

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi