♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tiranė, 6 familje pėrmbyten nga ujėrat e zeza, Banorėt: Situata e padurueshme..

Shko poshtė

Tiranė, 6 familje pėrmbyten nga ujėrat e zeza, Banorėt: Situata e padurueshme.. Empty Tiranė, 6 familje pėrmbyten nga ujėrat e zeza, Banorėt: Situata e padurueshme..

Mesazh nga CLICHE' Sun Sep 15, 2013 9:09 pm

TIRANĖ- 6 familje nė rrugėn ‘Todi Shkurti’ nė njėsinė 2 nė Tiranė prej ditės sė djeshme janė pushtuar nga ujėrat e shiut, tė pėrziera edhe me ujėrat e zeza. Rruga e amortizuar dhe pa kanalizime ka bėrė qė shirat e parė tė shkaktojnė pėrmbytje tė banesave tė tyra nga ujėrat e zeza, pasi kolektori bllokohet dhe nuk kryen funksionin e duhur.

Sipas banorėve ujėrat e zeza e kanė bėrė tė padurueshme jetesėn e tyre nė kėto shtėpi private. Mes tyre ka edhe nga ata banorė qė e kanė tualetin tė shkėputur nga banesa pasi vuajnė kėtė problematikė prej vitesh. Ata shprehen se kanė bėrė disa kėrkesa pranė njėsisė bashkiake por nuk kanė marrė asnjė zgjidhje.

“Tė gjitha fekalet na hyjnė brenda nė shtėpi. Na duhet vetėm 50 metra kanalizime, asgjė mė tepėr. Ka vite qė tubacionet janė amortizuar, pusetė nuk ka. Kemi vajtur gjithėandej, nuk ka zgjidhje”, shprehet njė banor.

6 familjet flenė e zgjohen me shpresėn qė shirat tė mos zgjasin shumė pasi shpesh duhet t’i pėrvishen punės pėr tė zhbllokuar qoftė edhe natėn, ato pak puseta qė ka kjo rrugė. Ndėrsa paraditen e sotme kanė mjaftuar vetėm disa minuta reshje shiu qė rruga ‘Ali Demi’ tė tejmbushet me ujė duke shkaktuar probleme pėr kalimin e kėmbėsorve nga njėri krah i rrugės nė tjetrin.
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi