♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

3 argumentet qe rrezojne Teorine e Evolucionit

Shko poshtė

3 argumentet qe rrezojne Teorine e Evolucionit Empty 3 argumentet qe rrezojne Teorine e Evolucionit

Mesazh nga EA Thu Sep 05, 2013 3:01 pm

1 - ORIGJINA E JETES NE TOKE

Darvini, nė librin e tij, nuk ka folur fare mbi origjinėn e jetės, sepse koncepti primitiv nė periudhėn kur jetoi ai, supozonte se qeliza zotėronte njė konstrukt shumė tė thjeshtė. Sipas teorisė sė "lindjes sė rastėsishme" qė besohej qysh nė mesjetė, lėndėt inorganike, duke u bashkuar, mund tė formojnė njė qelizė. Por kjo gjė ėshtė e pamundur. Nė kohėn e Darvinit ishte shumė i pėrhapur mendi-mi se buburrecat formoheshin nga tepricat e ushqimeve, ndėrsa minjtė nga gruri. Pėr tė provuar diēka tė tillė janė bėrė eksperimente nga mė tė ēuditshmet: Njė leckė e ndotur me pak grurė mbi tė, nė njė anė, ndėrsa nė anėn tjetėr njė shkencėtar, duke pritur qė pas njė farė kohe tė formoheshin minj. Por vetėm 5 vjet pas botimit tė librit tė Darvinit, biologu i shquar francez, Lui Pastėr e ērrėnjosi plotėsisht kėtė besim, duke cituar:

"Pretendimet se lėndėt inorganike mund tė formojnė jetė, u varrosėn plotėsisht nė histori."

2 - MEKANIZMAT E EVOLUCIONIT

Darvini ka dhėnė shembuj tė ngjashėm nė librin e tij, ku pretendon se disa arinj pėr tė gjetur ushqim nė thellėsi tė detit janė shndėrruar nė balena. Por me zbulimet e Mendelit dhe me zhvillimin e njohjes sė ligjeve tė trashėgimisė, tė cilat u saktėsuan nga shkenca e gjenetikės nė shekullin XX, u shemb plotėsisht legjenda e pėrcjelljes sė karakteristikave tė fituara nė brezat pasardhės, prej nje lloji tjetėr. Kėshtu, u vėrtetua pėrfundimisht se kjo hipotezė ishte njė mekanizėm joefektiv, por evolucionistėt, pėr tė gjetur njė zgjidhje, nxorėn nė dritė nė fund tė viteve 30' "Teorinė Sintetike Moderne", apo siē njihet ndryshe Neo-darvinizmin, i cili i konsideroi mutacionet, si "shkaqe tė ndryshimeve tė dobishme". Sipas kėsaj teorie miliona gjallesa nė botė u shfaqėn si rezultat i mutacio-neve, apo gabimeve gjenetike, nė organet e ndėrlikuara tė kėtyre gjallesave tė gjalla si veshėt, sytė, mushkėritė apo krahėt.

Me kėtė ata shpjegonin zhvilli-min e mushkėrive te peshqit ku mė pas, sipas tyre, u shndėrruan nė zvarranikė, apo formimin e krahėve te zvarranikėt, tė cilėt me vonė evoluan nė zogj. Por kjo nuk mund tė jetė e vėrtetė dhe pėr vetė faktin se ADN-ja zotėron njė sistem shumė tė ndėrlikuar. Ēdo ndikim spontan mbi kėtė molekulė, mund tė shkaktojė vetėm dėme. Gjenetisti amerikan B. G. Ranganathan e shpjegon kėtė fakt si mė poshtė:

"Mutacionet janė tė vogla, tė rastėsishme dhe tė dėmshme. Shfaqen shumė rrallė dhe mundėsia mė e madhe ėshtė qė ato tė mos kenė efekt. Kėto karakteristika tregojnė se mutacionet nuk mund tė sjellin zhvillime evolutive. Njė ndryshim i rastėsishėm nė njė organizėm tepėr tė ndėrlikuar ėshtė ose i paefektshėm ose i dėmshėm. Njė ndryshim i rastėsishėm qė mund tė ndodhė nė njė orė dore nuk do ta zhvillonte atė. Mundėsia mė e madhe ėshtė qė ky ndryshim tė jetė i dėmshėm e, nė rastin mė tė mirė, i paefektshėm. Njė tėrmet nuk e zhvillon njė qytet, por vetėm e shkatėrron…".

3 - TE DHENAT FOSILE

Tė dhėnat fosile janė treguesi mė i qartė se skenari qė pretendohet nga Teoria e Evolucionit nuk ėshtė pėrjetuar kurrė. Sipas teorisė, tė gjitha gjallesat kanė evoluar nga njėra-tjetra. Njė specie, e cila ekzistonte mė parė, me kalimin e kohės, kthehej nė njė urė kalimi pėr formimin e njė specieje tjetėr dhe nė kėtė mėnyrė janė shfaqur tė gjitha speciet e tjera. Sipas teorisė, ky transformim u krye gjatė njė periudhe tė gjatė prej qindra miliona vjetėsh.

Brenda kėtij intervali tė gjatė transformimi, duhet tė jenė formuar dhe tė kenė jetuar miliarda "specie kalimtare". P.sh., nė tė kaluarėn duhet tė kenė ekzistuar qenie gjysmė-peshk gjysmė-zvarranik, apo gjysmė-zog gjysmė-zvarranik. Meqė ajo ishte njė periudhė transformimi, gjallesat duhet tė kenė qenė tė gjymtuara dhe me njė sėrė defektesh. Evolucionistėt, kėto qenie imagjinare qė besojnė tė kenė jetuar nė tė kaluarėn, i quajnė "forma kalimtare".

Nėse me tė vėrtetė do tė kishin ekzistuar gjallesa tė tilla nė tė kaluarėn, atėherė larmia dhe numri i tyre do tė ishte shumė herė mė i madh se larmia dhe numri i specieve ekzistuese. Kėshtu qė mbetjet e kėtyre qenieve tė ēuditshme do tė haseshin nė tė dhėnat fosile. Darvini, nė librin e tij, kėtė fakt e shpjegon kėshtu:

"Nėse teoria ime ėshtė e vėrtetė, atėherė forma kalimtare tė panumėrta qė lidhin speciet e tė njėjtit grup, duhet tė kenė ekzistuar... Si rrjedhim, provat pėr ekzistencėn e tyre nė tė shkuarėn mund tė gjenden vetėm nė mbetjet fosile."

Nga mesi i shekullit XIX e deri mė sot, edhe pse janė bėrė shumė kėrkime intensive mbi fosilet, kurrė nuk janė gjendur forma kalimtare, qoftė edhe njė e vetme. Tė gjitha zbulimet e bėra nga gėrmimet dhe kėrkimet e ndryshme, nė kundėrshtim me shpresat e evolucionistėve, tregojnė se gjallesat janė shfaqur njėkohėsisht, tė pėrsosura dhe pa mangėsira. Paleontologu i njohur anglez Derek Ager, edhe pse ishte njė evolucionist, u detyrua ta pohonte kėtė realitet:

"Problemi ynė ėshtė ky: Tek analizojmė me hollėsi tė dhėnat fosile nė nivelin klasor apo tė llojeve, hasim gjithmonė e mė tepėr jo evolucion gradual, por shpėrthim tė papritur tė njė lloji pėr llogari tė njė tjetri."

Fosilet tregojnė se qeniet e gjalla u shfaqėn nė Tokė tė formuara plotėsisht e pėrsosmėrisht. Me fjalė tė tjera "origjina e specieve", nė kundėrshtim me atė qė mendonte Darvini, ėshtė KRIJIMI dhe jo evoluimi.

Nuk ekziston asnjė mbetje fosile qė tė mbėshtesė pėrrallėn e evoluimit tė njeriut nga majmuni. Pėrkundrazi, tė dhėnat fosile tregojnė se mes njerėzve dhe majmunėve ekziston njė kufi i pakapėrcyeshėm. Tė pėrballur me kėtė fakt, evolucionistėt i lidhėn shpresat pas disa vizatimeve dhe maketeve imagjinare. Mbetjeve fosileve, ata u mvishnin maskat qė dėshironin dhe formonin fytyra imagjinare gjysmė-majmun e gjysmė-njeri.

Darvinizmi ėshtė njė dogmė e mbajtur gjallė pėr hir tė lidhjes me filozofinė materialiste. Sipas kėsaj dogme asgjė nuk ekziston pėrveē materies. Ajo predikon se lėnda pa jetė dhe e pavetėdijshme krijoi jetėn. Ajo pranon qė miliona specie tė gjalla, si zogjtė, peshqit, xhirafat, tigrat, insektet, pemėt, lulet, balenat apo qeniet njerėzore u shfaqėn nga fenomene fizike qė vepruan brenda lėndės natyrale, si shiu apo rrufetė. Ky besim ėshtė nė kundėrshtim tė plotė si me logjikėn ashtu edhe me shkencėn. Por darvinistėt vazhdojnė tė mbrojnė kėtė dogmė me qėllim qė "mos tė lejojnė daljen nė skenė tė njė Qenieje Hyjnore."

"O njerėz, adhurojeni Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve edhe ata qė ishin para jush ashtu qė tė jeni tė devotshėm (tė shpėtuar)." {Kuran 2:21}

Kushdo qė nuk e shikon prejardhjen e gjallesave me njė paragjykim materialist, do ta kuptojė kėtė tė vėrtetė tė qartė; tė gjitha krijesat janė rezultat i krijimit tė njė Krijuesi, i Cili zotėron fuqi, dije dhe inteligjencė superiore. Krijuesi ėshtė Zoti, i Cili krijoi tė gjithė universin, e projektoi atė nė mėnyrėn mė tė pėrkryer dhe krijoi dhe i dha formė tė gjitha gjallesave.
EA
EA
Moderator/e
Moderator/e

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1392
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 25/08/2013
Falenderimet Falenderimet : 9

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi