♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ja si mund tė funksionojė njė lidhje nė distancė!

Shko poshtė

Ja si mund tė funksionojė njė lidhje nė distancė! Empty Ja si mund tė funksionojė njė lidhje nė distancė!

Mesazh nga CLICHE' Sun Aug 25, 2013 4:13 pm

Kur personat qė duhen jetojnė pėrkohėsisht larg njėri-tjetrit, nevojitet njė mund mė i madh qė tė ruhet lidhja.

Ne njė lidhje tė kėtillė, qė zakonisht quhen lidhje nė distancė, personi qė e doni do t’ju mungojė pjesėn mė tė madhe tė kohės, gjė qė ka anėn e vet pozitive nė atė se, kur takoheni, dashuria juaj ėshtė shumė intensive, por ka shumė anė tė tjera negative; ku mė kryesorja ndėr to ėshtė fakti se nuk mund tė shiheni shpesh, sikur ēiftet tjera “normale”.
Ja si mund tė funksionojė njė lidhje nė distancė! Lidhje_ne_distance
Nėse ka anė tė tjera pozitive ato mund tė kenė tė bėjnė edhe me faktin se, duke jetuar larg, nuk do tė vėreni, apo do tė vėreni shumė mė pak anėt negative tė personit tė dashur. Falė teknologjisė sė sotme, sikur p.sh. me SMS, “Skype”, “G-talk”, apo
“Facebook”, komunikimi ėshtė mė i lehtė, por prapėseprapė mendojnė se disa kėshilla megjithatė janė me vend.

1. Mos u kufizoni vetėm nė biseda telefonike, mesazhe, apo e-maila. Komponenti vizual po ashtu ka rėndėsi tė madhe. Aty ėshtė “Skype”, i cili ofron mundėsinė qė ta shihni njėri-tjetrin pa problem.

2. Meqė jeni me kilometra larg njėri-tjetrit, ēdo mėngjes dėrgoni midis vete porosi tė tilla, si: “Mirėmėngjesi! Zgjohu, bukuroshe e fjetur!”, apo “Sapo u zgjova dhe mendja menjėherė mė shkoi te ti”! A mund tė ketė fillim mė tė mirė tė ditės?

3. Kur tė bashkoheni, mos u ndjeni nėn presion qė ta planifikoni kohėn e lirė sė bashku deri te detajet mė tė imėta. Kuptojmė se doni qė tė rrini sa mė shumė bashkė, por mos u ngarkoni me plane tė shumta. Lėni vend edhe pėr pak spontanitet.

4. Pasi qė ta shikoni emisionin/serinė tuaj tė preferuar, komentojeni atė edhe kur jeni larg njėri-tjetrit. Ndoshta nuk besoni, por njė gjė e tillė mund t’ju bėjė qė tė ndiheni mė afėr sesa qė jeni nė tė vėrtetė.

5. Mundohuni qė tė keni njė vetėbesim sa mė tė madh, duke mos iu dorėzuar dėshirės pėr ta kontrolluar personin e dashur nė ēdo hap, duke mos dyshuar nė ēdo shok/shoqe tė re qė ia shihni atij/asaj nė “Facebook”.

Nėse bėhet fjalė pėr njė lidhje tė vėrtetė tė dashurisė, atėherė mendojmė se ia vlen i tėrė mundi qė ajo tė ruhet edhe derisa jeni larg njėri-tjetrit. Prandaj, mos t’ju dhimbset mundi, sepse ai do t’ju shpaguhet.
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi