♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nje histori e pabesueshme....per Jeten!

2 posters

Shko poshtė

Nje histori e pabesueshme....per Jeten! Empty Nje histori e pabesueshme....per Jeten!

Mesazh nga CLICHE' Thu Jul 04, 2013 4:52 pm


Dy burra, tė dy shumė tė sėmurė ndanin tė njėjtėn dhomė nė spital. Njėrit prej tyre i lejohej qė tė ngrihej dhe tė rrinte ulur njė orė nė ditė, kjo pėr tė ndihmuar mushkėritė. Krevati i tij ndodhej pranė tė vetmes dritare qė kishte dhoma. Burri tjetėr ishte i detyruar tė qėndronte gjithė kohės i shtrirė nė kurriz pa patur mundėsi tė lėvizte. Burrat flisnin ēdo ditė me njėri tjetrin me ore tė tėra, flisnin pėr bashkėshortet, fėmijėt, familjarėt, shtėpitė, punėt, pushimet e tė tjera.

Ēdo pasdite, kur burri qė ishte pranė dritares rrinte ulur, i pėrshkruante shokut tė dhomės peisazhin dhe atė ēfarė arrinte tė shikonte nga dritarja. Burri i shtrirė filloi tė jetonte atė orė tė pasdites, duke patur mundėsinė qė tė mbyllte sytė dhe tė imagjinonte gjithēka ēfarė shoku i pėrshkruante.

Nga dritarja e dhomės mund tė shikoje njė park me njė liqen tė vogėl. Rosa dhe mjellma qė luanin me ujin, ndėrsa fėmijėt vraponin tė gėzuar nėpėr park. Ēifte tė reja qė ecnin krah pėr krah rruginave tė vogla tė zbukuruara me lule dhe gurė tė vegjėl, vija e qiellit tė qytetit qė dukej nė horizont.

Ndėrkohė qė burri afėr dritares i pėrshkruante tė gjitha kėto detaje, burri i shtrirė vazhdonte tė imagjinonte me sy mbyllur botėn e bukur qė ndodhej jashtė mureve tė spitalit, jashtė mureve tė dhomės.

Njė pasditė tė ngrohtė pranvere, burri afėr dritares i pėrshkroi njė paradė e cila kalonte pikėrisht poshtė dritareve. Edhe pse burri i shtrirė nuk arrinte ti shikonte apo dėgjontė nga ana tjetėr e dhomės – ai mund ti shihte me sytė e mendjes, ashtu siē shoku i dhomės ja pėrshkruante.

Kaluan ditė, javė dhe muaj.

Njė mėngjes, kur infermjerja hyri nė dhomė, gjeti pa jetė burrin qė shtrihej pranė dritares, i cili kishte vdekur nė paqe, ne gjumė. Ajo u pikėllua shumė dhe njoftoi qė tė vinin tė merrnin trupin e tij.

Pak mė vonė, pasi gjithēka ishte larguar dhe dita filloi pėrsėri, burri qė gjendej nė krevatin tjetėr I kėrkoi infermjeres qė ta ēonin te krevati afėr dritares. Infermjerja e ndihmoi duke e afruar dhe rregulluar pranė dritares, nė krevatin e mikut tė tij. Me vėshtirėsi, ngadalė dhe me dhimbje ai u mbėshtet nė njėrin bėrryl pėr tė parė pak jashtė dritares, pėr tė parė botėn e vėrtetė.

Por, kur hodhi sytė jashtė, pėrballė dritares ai pa njė mur tė lartė dhe tė bardhė!

Burri i habitur pyeti infermjeren, se si kishte mundėsi qė ish shoku i dhomės i kishte pėrshkruar gjithė ato gjėra tė mrekullueshme! Infermjerja i tregoi se, burri i ndjerė kishte qenė i verbėr dhe nuk mund tė shihte as murin.

Ajo i tha “Ndoshta ai dėshironte qė vetėm tė tė jepte kurajo”
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nje histori e pabesueshme....per Jeten! Empty Re: Nje histori e pabesueshme....per Jeten!

Mesazh nga JK Thu Sep 25, 2014 10:49 am

sa histori domethenese,edhe inkurajuese kjo shum e bukur mpelqeuu
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi