♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dasma tironce...

Shko poshtė

Dasma tironce... Empty Dasma tironce...

Mesazh nga Barbi Wed Jul 08, 2009 7:18 pm

"Edhe nga anėt tona dasma fillon qė tė enjten, ku hapen dyert e shtėpive dhe priten me muzikė e ėmbėlsi vizitat e shoqerisė (ku shumica shkon tek nusja, se aty e kanė qejfin; dhėndrit njė kostum i ėshtė veshur, pak ka ndryshuar). Gjithsesi, tek ne dhėndrin nuk e veshin dhėndėr deri ditėn qė shkon e merr nusen...",- kėshtu shprehet njė nga pjesėmarrėsit nė forumin ku diskutohej tema nė fjalė, duke vijuar tė tregojė se "pastaj e premtja ėshtė dita qė nisin pajėn pėr te shtėpia e dhėndrit, apo shtėpia e ardhshme e nuses... Gratė vijnė e shikojnė se ēfarė do ēojnė dhe gratė andej nga dhėndri shikojnė se ēfarė` ka sjellė nusja (se doemos, po nuk na i pa dhe komshiu brekėt ne, nuk ka derman!). Shumė familje kanė traditat e tyre tė vogla, qė i kalojnė brez pas brezi. Unė, nė tė gjitha dasmat tiranase qė kam parė, mbaj mend qė nė ēdo valixhe tė pajės nusja hidhte disa karamele, pak oriz dhe nga dy sytha lulesh, si pėr tė treguar njė fillim tė ri e me ėmbėlsi".

***

Dita e shtunė, pėr tironsit quhet dita e nuses. Kjo jo mė kot, por sepse atė ditė nusja feston fundin e beqarisė dhe bėn darkė pa burrin, si hera e fundit qė "ėshtė e lirė". Sipas zakonit, darka fillon rreth orės 20.00 dhe atėherė zhvillohej nė ndonjė prej oborreve mė tė mėdha tė lagjes, ndėrsa nė ditėt e sotme kryhet sipas qejfit, nė lokale tė ndryshme pasi ėshtė mė praktike dhe tradita ka humbur disi fillin e saj. Krushqit vijnė nė darkė vetėm pas mesnate dhe janė njė rreth i ngushtė familjar i dhėndrit, por qė siē thamė, tė pashoqėruar nga dhėndri. Ata nuk qėndrojnė mė tepėr se njė orė dhe janė tė detyruar qė sipas adetit, tė hedhin valle pėr nder tė familjes...

Kurse tė dielėn, nusja pėrgatitet qė tė lėrė shtėpinė e nėnės dhe zakonisht rreth orės 11 vjen dhėndri me dajėn dhe me njė fėmijė tė vogėl, i afėrm tė tyre, i cili i jep lule nuses ndėrkohė qė ajo duhet ta dorovitė. Mė pas ata hipin nė makinėn e zbukuruar (dikur pelė e bardhė) dhe bashkė me shoqėruesit nisen drejt shtėpisė sė dhėndrit, ku dasma zhvillohet sigurisht, nė madhėshtinė e saj tė tejplotė. Kur hyn dhėndri nė dhomė, takohet me tė gjithė dhe pėrpara i del vėllai i nuses, ose nėse nusja nuk ka vėlla njė kushėri i saj, i cili mė pas e gjuan djalin me njė shuplakė. "Tė gjithė bėrtasin bjeri, bjeri fort, por ne nuk i biem, se kemi hall mos i dalin shenjat e gishtrinjve dhe na prishin fotografitė e dasmės",- thotė Albani. E gjitha kjo bėhet sa pėr t'i treguar dhėndrit, se ka dikush kėtu pėr kėtė vajzė dhe ai duhet tė sillet me kujdes ndaj saj, ta respektojė dhe tė mos ta pėrdhosė sipas qejfit...".

***

Njėri nga krushqit e dhėndrit, ėshtė si zakon qė duhet tė tregohet i shkathėt dhe mė i zoti se njerėzit e shtėpisė sė nuses, pėr t'i vjedhur njė objekt apo send tė ēfarėdoshėm para se tė dalin jashtė dhe mė pas t'ia japė tė zotit tė shtėpisė, duke i thėnė se "ne jemi mė tė zotėt. Jua hodhėm...!". Imagjinoni pak, njė atmosferė me muzikė, urime, ecje dhe qėndrime me kujdesje nė tė njėjtėn kohė, pėr t'u ruajtur se mos shkelet ndonjė zakon, sikundėr duhet krijuar dhe atmosfera festive dhe humori qė ndez festėn. E mes kėtyre tė gjithave, pėrfytyroni krushqit qė ruajnė palėn tjetėr se mos ju vjedh gjė, megjithėse gjithmonė del dikush i zoti nga "hajdutėt" pėr shkak dhe tė gjithė rrėmujės sė krijuar.

Nusja?! Ka lezet tė qajė pak...! Teksa nusja ėshtė duke kaluar pragun e shtėpisė i hedhin tek kėmbėt raki... Kjo ka mbetur si zakon, pėr tė mbajtur larg shejtanin dhe syrin e keq. Por nusja pa lot nė Tironė s'ka pas lezet, ndaj ka qenė si "modė" pėr nuset tė bėnin sikur qanin njėēikė (pa dashur t'u hyjmė nė hak, atyre qė kanė qarė me gjithė mend...). Por nga bisedat e zhvilluara nė forumet prej nga pėrzgjodhėm materialin e dasmės sė sotme, dikush, mes tė tjerash thoshte: "Ne themi qė nuk ka lezet nuse pa lot, por kam parė unė edhe nga ato, qė sapo dalin ja fillojnė me "oiii" e mbajnė kujė sikur po i pushkaton! Hiqen sikur po i martojnė me zor, e sikur nuk deshėn burrė...!". Mė pas, porsa nusja del jashtė, ia shtron valles me komshijtė e tė afėrmit pėrpara pallatit dhe shtėpisė, ku muzika dhe atmosfera festive nuk pushojnė pėr asnjė ēast. Pas kėsaj, nusen e zbukuruar e hipin nė makinė, tė cilės i kanė vėnė dhe njė sixhade sipėr. Ndėrkaq, nusja duhet tė hedhė njė vezė mbrapsht, motiv tė cilit pėr momentin nuk ja kemi gjetur ende domethėnien simbolike. Pas kėsaj, makinat nisen karvan duke u rėnė borive dhe bėjnė xhiro nė qytet. Tė gjitha shkojnė ama nė njė vend tė bukur, siē ėshtė Kopshti Botanik, ku dhe dasmorėt bėjnė foto qė t'i kenė kujtim.

***

Nusja te vjehrra? Sa i afrohen shtėpisė nusja me krushqit, shohin vjehrrėn qė del e pret te dera me njė llokume, qė gjysmėn e ha vetė dhe gjysmėn ia jep nuses, si dhe me njė pjatė me mjaltė, nė tė cilėn nusja ngjyen dy gishtėrinj dhe i fshin te pragu i portės. Pasi mbaron dhe ky detaj ceremonial, zakoni e do qė nusja tė hyjė brenda dhe tė qėndrojė e gjora pėr disa orė rresht me kokėn ulur, pa shikuar askėnd nė sy e fytyrė, duke i takuar tė gjithė, e duke u thėnė veē "Faleminderit!", teksa e urojnė qė tė trashėgohet dhe tė ketė jetė tė lumtur. Pas kėsaj, nusen e marrin dhe e fusin nė dhomėn e saj, ku i tregojnė se si ja kanė mobiluar. Nėse nusja nuk e pėlqen kjo duket shumė shpejt, pasi acarimet me vjehrrėn pėr pozicionimet e krevatėve, kolltuqeve, tavolinave, do tė jenė tė pashmangshme dhe sa vjen e mė tė shpeshta... Kur nusja hyn nė dhomėn e saj shkon tek krevati, ku i vjen njė vogėlush i afėrm i burrit, tė cilin ajo duhet patjetėr qė ta dorovisė. Nė atė ēast nė dhomė hyn dhėndri, i cili ia heq kėpucėn nuses dhe nis t'ia mbushė me florinj (mjerė ai qė i bie nusja me numrin e kėmbės 42!).
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi