♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dasma vlonjate....

Shko poshtė

Dasma vlonjate.... Empty Dasma vlonjate....

Mesazh nga Barbi Wed Jul 08, 2009 7:19 pm

Dasma vlonjate, sprovat qė nusja duhet tė kalojė me vjehrrėn dhe loja e hajdutit...



***
Sigurisht, qė edhe nė Labėri nuk gjendet njė moment tjetėr mė i rėndėsishėm jetėsor sesa organizimi dhe festimi i njė martese. Ceremonia, ritualet dhe tradita, janė ato qė sėrish flasin me njė gjuhė krejt autentike tė zonės, duke shfaqur veēanti, ashtu sikurse nė episode fragmentare, natyrisht qė nuk mund tė mungojnė elementė tė pėrngjashėm me dasmat qė zhvillohen nė trevat e tjera tė vendit. Periudha e martesės ėshtė momenti mė i rėndėsishėm i jetės nė zonėn e Labėrisė. Para se tė planifikohej njė bashkim mes dy familjesh, pėrmes lidhjes sė kurorės nga ēifti i ri, ajo qė shikohej me vėmendje mė parė nga tė dyja palėt, ishte zgjedhja e mikut. Krushqit, duhet patjetėr qė tė ishin tė njė niveli ekonomik, social e kulturor, nė mėnyrė qė tė mos lindnin diferencime e mospėrputhje klasore dhe tė shmangeshin pakėnaqėsitė e pėrveēme.
Ai qė merrte iniciativėn pėr njė bashkim martesor, patjetėr qė nuk mund tė ishte veēse mblesi. Mblesi shkonte pėr tė pirė kafe nė shtėpinė sė cilės i kishte vėnė “shėnjestrėn”� dhe nėpėrmjet simbolikės frazeologjike, plastikės sė lėvizjes dhe ēdo gjesti e fjale qė thoshte, linte tė kuptohej qėllimi i vizitės. Pra, e thėnė nė mėnyrė mė popullore, “ai kuptohej qė nė gojė, kur kishte ardhur pėr punė mblesėrie”�. Mė tej, mblesi kėrkonte dorėn e vajzės nė emėr tė familjes qė do ta merrte pėr nuse. Ƈdo bisedė zhvillohej mes burrave. Pastaj, sipas zakonit, familja e vajzės kėrkonte pak kohė pėr tė dėgjuar “zėrin”� e dhėndrit dhe familjes sė tij, pasi kishte raste kur ai mund tė ishte me tė meta fizike, mendore, apo me ndonjė ves. Novruz Bajramaj, tregon se “para disa ditėsh ishim duke pirė kafe, pimė njė gotė raki, morėm nga njė gotė tjetėr dhe i zoti i lokalit na thotė se kam raki tė mirė. Miku im nga Labėria, ia kthen: Kur vjen dikush e tė kėrkon vajzėn pėr djalin, nuk thuhet qė ke vajzė tė mirė, sepse ai e ka vlerėsuar derisa ka ardhur ta kėrkojė”�. Kjo histori tregon dhe njėherė, pėr traktatet dhe mėnyrat e komunikimit mes familjeve, ku gjithēka vendosej prej krushqve e mblesėve dhe pak kishin nė dorė ata qė do tė martoheshin, qė dashur pa dashur, do tė kalonin jetėn me njėri-tjetrin.

Momentet premartesore tė Labėrisė
Siē mbaronin punė mblesėrit, familjet qė jepnin pėlqimin reciprok pėr njėra-tjetrėn, caktoheshin datat dhe vazhdonin pėrgatitjet njėra pas tjetrės. Kryheshin ceremonitė paramartesore tė shkėmbimit tė nishanit, dhuratave, unazave, e kėshtu me radhė pėr tė ardhur tek ajo qė e kemi quajtur “momenti premartesor”�. Njė grup nga familja e dhėndrit, “sijinxhit”�, ku zakonisht futen daja i djalit, qė zė vendin dhe pėrgjegjėsinė kryesore, xhaja, e ndonjė tjetėr i afėrm, shkojnė u bėjnė peshqeshe nuses dhe krushqve. Ata priten me tė gjitha respektet, sipas zakoneve dhe pasi hanė e pijnė tėrė natėn, nė mėngjes bėhen gati tė rikthehen nė shtėpinė e dhėndrit, duke marrė me vete kuajt, qė tashmė janė ngarkuar nga krushqit e nuses, me plaēkat dhe pajėn qė ajo ka pėrgatitur.
Nusja do tė hipej siē e donte adeti; mbi njė pelė tė madhe, tė bardhė e tė zbukuruar, sikundėr nė ditėt e sotme, pėr tė zgjidhen makina luksoze tė bardha e tė zbukuruara mė tepėr se tė tjerat, me shirita, lule, tollumbace... Por, kishte raste qė brenda njė ditė kėmbeheshin rrugės dy palė karvanė dasmorėsh, qė sillnin nuset pėr tek dhėndri. Ndryshe nga zona e Korēės dhe e Dibrės, ku tė tilla koincidenca pasoheshin me tragjedi, pasi asnjė karvan nuk i hapte rrugėn tjetrit, sepse i shkonte dasma ters, vlonjatėt kanė njė traditė tjetėr; tė paktėn kėshtu shprehet etnologu Bajramaj: “Ishte zakon, qė kur shkėmbeheshin dy karvane dasmorėsh nė njė rrugė, atėherė, ata ndaleshin dhe nuset shkėmbenin mes tyre shamitė e bardha dhe nga njė ėmbėlsirė. Kjo kishte kuptimin qė t’i jepnin fat njėra-tjetrės, ndėrsa ėmbėlsirėn e falnin pėr tė lehtėsuar lotėt e ndarjes nga familja, qė i fshinin me shamitė e tyre.

Nusja pritet me krisma
Duhej doemos, qė nusja tė shoqėrohej gjatė rrugės pėr nė shtėpinė e dhėndrit, nga njė fėmijė i vogėl, i afėrm i saj. Teksa karvani dasmor i afrohet shtėpisė sė burrit, njerėzit e kėtij tė fundit, dalin jashtė e qėllojnė nė ajėr me armėt e tyre, pėr tė lajmėruar se nusja erdhi shėndoshė e mirė. Janė pikėrisht kėto ēaste, kur atmosfera ndizet nė maksimum dhe kėngėt, vallet e lojėrat, ndjekin njėra-tjetrėn. Por, duhet thėnė se dasma nė shtėpinė e dhėndrit ka nisur qė njė javė para, me rituale e ceremoni tė tjera, siē janė: “Dita e kafeve”�, apo “Dita e druve”�, kur i gjithė fshati del nė pyll pėr tė prerė dru, qė nevojiten pėr ngrohje dhe gatim, gjatė dasmės madhėshtore qė zhvillohet gjithmonė nga familja e dhėndrit.

Sprovat qė duhen kaluar me vjehrrėn
Studiuesi vlonjat, Novruz Bajramaj, tregon se “provokimet kanė qenė nė traditėn e Labėrisė. Para se nusja tė nisej nga shtėpia e saj, porositej prej grave tė fisit, hallave dhe tezeve, qė tė mos harronte asnjė zakon tė traditės. Nė asnjė mėnyrė, nusja nuk duhej qė tė harronte se, po tė takonte njė nuse tjetėr rrugės, ato duhet tė kėmbenin shamitė dhe ėmbėlsira mes tyre. Mė pas, nusja e re nuk duhet tė harronte gjithashtu, momentin kur tė hynte nė shtėpinė e dhėndrit; ajo patjetėr qė duhet tė linte mėnjanė ngurimin dhe hutimin dhe shumė solemnisht, kur tė zbriste nga pela e bardhė, duhet qė tė pėrulej e t’i puthte dorėn vjehrrit dhe vjehrrės. Po kėshtu, nusja e re nuk duhet tė harronte qė kur i afrohej pragut tė portės, tė mos hynte brenda pa ardhur ena me mjaltė, me tė cilin ajo do tė ngjynte pragun. Mė pas, kemi momentin kur ajo pėrballet tet a tet, me vjehrrėn nė dhomėn e burrave, ku duhet ta rrotullojė plakėn tre herė dhe t’i puthė dorėn nė ēdo rrotullim, pėr tė kaluar tek monedha qė nusja duhet ta fusė nė kėpucėn e saj para se tė niset, nė mėnyrė qė kur nipēja i vogėl i dhėndrit tė shkojė e t’i heqė kėpucėn, ta gjejė kėtė simbol mbarėsie... Nėse nusja harronte ndonjė prej kėtyre adeteve, atėherė do tė shikohej qė nė fillim me pėrēmim nga vjehrra dhe do tė kishte probleme nė marrėdhėniet mes tyre. Veē kėtyre zakoneve, kemi dhe atė qė quhej “Syri i zi”�. Pėr tė shmangur “Syrin e zi”�, nuses i vareshin hudhra e qepė tė fshehura dhe njė flamur i kuq, pasi labėt besonin se shejtani e kishte frikė tė kuqen dhe largohej.

***
Kur vjen nusja te dhėndri, tė parėt qė ta presin duhet tė jenė patjetėr vjehrra me vjehrrin. Nusja, sapo zbret nga kali, i puth dorėn qė tė dyve, ndėrkohė qė, pas ēaste mė pas, tė tjerėt nisin e i hedhin nuses lekė, oriz, karamele, derisa shkon tek pragu i shtėpisė, ku vjehrra i sjell mjaltė, me tė cilin nusja, pėr mbarėsi duhet tė lyejė derėn. Pasi nusja hyn nė shtėpi, kemi njė zakon tjetėr; ajo drejtohet menjėherė nė dhomėn e burrave, ku gjen tė ulur nė krye tė kėndit, vjehrrėn. Kjo ėshtė pėrballja e parė vetėm pėr vetėm, e dy zonjave tė shtėpisė. Pasi hyn nė dhomė, nusja fillon tė vėrtitet plot tri herė rreth karriges ku ėshtė ulur vjehrra dhe nė ēdo rrotullim, shkon dhe i puth dorėn plakės. Diēka para dhe pas atyre momenteve ishte e pathėnė, por vetėkuptohej prerazi: Pėr ēdo fjalė qė vjehrra thoshte, nusja duhet t’ia kthente kokėulur “lepe”�, qė do tė thotė “si urdhėron”�. Siē mbaron me rrotullimin tri herė dhe puthjen e dorės sė vjehrrės, nusja ulet nė fronin e saj, ku duhet tė nusėrojė disa orė. Aty vjen njė nga nipēet e dhėndrit dhe i heq vajzės kėpucėn, pėr tė marrė monedhėn qė ajo ka fshehur.

Dhėndri dhe lojėrat e hajdutėrisė
Nėse krijojmė njė pasqyrė imagjinare tė ndarė nė dy sfonde, nė krahun tjetėr tė ndodhive me nusen, ishin dhe ndodhitė me dhėndrin. Ai merrej nga djemtė dhe burrat e fisit, tė cilėt e uronin, e pėrqafonin dhe mė pas loznin me tė, apo e ngacmonin me alegori, por gjithmonė nė njė sfond tepėr dashamirės dhe nė funksion tė ndezjes sė atmosferės festive tė dasmės. Pas momentit kur fėmija i vogėl merr monedhėn nga kėpuca e nuses, nė dhomė hyn dhėndri, i cili i ngre pėrēen gruas, pėr ta parė nė fytyrė. Gra e burra nuk kanė qėndruar asnjėherė bashkė, madje gjithmonė ndarjet bėheshin nė tri kategori: Gratė, burrat dhe fėmijėt, qė uleshin tė ndarė sipas klasifikimit dhe nuk pėrziheshin me njėri-tjetrin. Si nė dhomėn e grave ashtu dhe nga burrat, kryheshin lojėra popullore, tė cilat sipas traditės, pėr fitues kishin atė qė tregohej mė i zoti ndėr shokėt pėr tė vjedhur njėri-tjetrin. Shamia e xhepit, qosteku, lekė e monedha, duheshin shtrėnguar mirė, e nė tė njėjtėn kohė, me sy kėrkohej preha qė duhej tė humbte, pikėrisht ato objekte qė “hajduti”� i ruante pėr vete, mos ia vidhnin sy ndėr sy... Ka qenė dhe njė zakon tjetėr sipas tė cilit, krushqit e nuses, para se tė jepnin vajzėn pėr grua, provonin dhėndrin sa i zoti ishte. Ata i vinin si kusht qė ai tė vidhte, p.sh., dashin mė tė mirė tė njė kopeje qė ata ia caktonin. Nėse dhėndri nuk e bėnte, do tė thoshte se nuk qe i zoti “pėr ta nxjerrė qimen nga qulli”� dhe nusja nuk i jepej. Teksa e pyesim pėr kėtė zakon, etnologu Bajramaj, na thotė se “ky nuk ėshtė njė zakon i mirėfilltė vlonjat, por e ka origjinėn mė tepėr nga barinjtė e malėsisė, tė cilėt kishin si zakon qė ia vidhnin njėri-tjetrit bagėtinė dhe nėse dhėndrit i vidhej bagėtia dhe ai nuk vidhte dot, atėherė tregohej se nuk qe i zoti pėr familje”�.

Dajat, gjithmonė nė krye tė kėndit
Tradita e respektimit tė dajės maksimalisht, madje shumė mė tepėr sesa xhaxhain, gjendet edhe nė zonėn e Labėrisė. Bajramaj tregon, se “jo vetėm nėpėr dasma, por nė ēdo ceremoni tjetėr, vendet kryesore i zinin dajat, pastaj krushqit e mėdhenj nė moshė, e kėshtu me radhė...”�. Daja kishte rėndėsi tė madhe dhe konsiderohej si njeriu mė i respektuar nė familje, pasi nuk ishte pjesė e familjes, por ishte vėllai i nėnės dhe miku mė i afėrt i familjes. Vazhdimisht daja ka qenė personi mė i rėndėsishėm, edhe pėr nusen dhe pėr dhėndrin, ndėrsa xhajat kishin detyrime nė shtėpi dhe merreshin me punėt e dasmės. Daja mbante peshėn kryesore tė mbarėvajtjes sė gostive, muhabeteve, festės dhe krejt ceremonive. Duhet thėnė se fjala e dajės kishte tepėr peshė; ajo qe urdhėr, qoftė pėr ata qė shkojnė tė marrin nusen, apo dhe pėr ata qė e sjellin nusen tek dhėndri.

Vallja e Zogave
Njė valle e veēantė me tipare qytetare, nuanca tė sė cilės ndeshen nė krejt Labėrinė, por edhe mė gjėrė, nė Kosovė, Ƈamėri e Maqedoni, ėshtė “Vallja e Zogave”�. Nė njė anė tė odės, qėndron njė grua bashkė me vajzat e saj dhe ia nis kėngės me kėto fjalė: “Lum kush ka zoga shumė...”�, nė anėn tjetėr ndodhej njė grua e vetme, e cila ia kthente vargun sė parės: “Ke ti, por ta marr unė...”�. E kėshtu, ēdo herė qė pėrsėriteshin kėto fraza, gruaja e vetme i merrte gruas qė niste kėngėn nga njė vajzė, simbolikisht, pėr djemtė e saj, kuptohet, nėpėrmjet kėngės dhe vallėzimit.

Natėn e parė, me nusen fle nipēja i dhėndrit
Natėn e parė, nusja nuk flinte me burrin, por me njė tė afėrm tė burrit. Kuptohet, qė i afėrmi duhet tė ishte njė nip dhe i vogėl, me tė cilin nusja flinte natėn e parė. Burri nuk bėhej xheloz pėr kėtė gjė, pavarėsisht mentalitetit, sepse ishte pėrgatitur gjatė gjithė jetės pėr tė pritur, pranuar dhe zhvilluar me normalitetin mė tė madh, kėtė zakon.

Mėngjesi i parė i nuses, pasi ka fjetur me dhėndrin
Nusja, pasi fle me dhėndrin, del e shoqėruar nga kunatat dhe puna e parė qė bėn, do t’i ēojė kafe vjehrrit e vjehrrės, ndėrsa ata i hedhin para nė tabaka (dhisk). Pastaj, ajo ėshtė e detyruar tė ndėrrojė rrobet e nusėrisė, pėr tė mbajtur veshjen karakteristike tė zonės sė gruas tė shtėpisė. Siē pėrfundon me kafet, nusja merr shtambėn dhe shkon tė mbushė ujė nė burimin e fshatit. Por, qė nė tė gdhirė, kemi njė fenomen tjetėr tashmė tė harruar, i cili ka qenė zakon pėr zonėn. Pėr tė treguar virgjėrinė e vajzės, nė mėngjes, vjehrra var nė oborr ēarēafin qė e ka hequr nga krevati ku kanė fjetur nusja me dhėndrin, i cili duhet tė jetė i pėrlyer me gjak, pėr tė treguar se vajza e ka ruajtur nderin dhe ka qenė e virgjėr. Por jo gjithnjė dasmat shkonin mirė...! Nėse burri s’do ta gjente vajzėn e virgjėr, atėherė ai e kthente nė shtėpi. Kėtu nuk kishte ndonjė problem mes familjeve, pasi vajza kthehej mbrapsht pa ndonjė qejfmbetje, por ata qė e mbanin pėrgjegjėsinė mė tė madhe ishin mblesėt, tė cilėt kishin dalė edhe garant pėr vajzėn. Ka pasur raste qė kėto probleme janė mbyllur me vrasje, ashtu siē ka ndodhur qė janė mbyllur edhe me mirėkuptim.

Matriakati i fshehur
Gruaja ka pasur pushtet tė madh nė zonėn e Labėrisė. Zakonisht, kush luan rolin mė tė rėndėsishėm nė shtėpi, ėshtė dhe mė i fuqishmi. Nė zonėn e Labėrisė, burrat shkonin nė mal pėr tė kullotur bagėtitė, apo nė luftė e gurbet. Nė tė tilla raste, gruaja me moshė mė tė madhe nė familjes, pra zonja e shtėpisė, bėnte ligjin. Ajo mbante paratė, bėnte llogaritė pėr tė gjitha gjėrat, deri tek mė delikatet, pra, luante rolin kryesor nė ekonominė e shtėpisė dhe sigurisht, kishte pushtet mė tepėr edhe se burri, por me njė pėrjashtim: Kjo nuk ndodhte nė ato familje, burrat e tė cilave quheshin “Burra tė Kuvendeve”�, tė cilėt kishin pushtet absolut nė shtėpitė e tyre.


Lindja, vjehrra e lidhte nusen nė stallėn e bagėtive
Kur nė njė familje labe kishte lindje, lajmi nuk trumbetohej me tė madhe. Tingėllon duke zgjuar habi, por ėshtė e vėrtetė! Bajramaj tregon se “nuk duhej ta merrte vesh njeri ditėn e lindjes sė njė fėmijė, pasi syri i keq dhe magjitė, mund tė dėmtonin foshnjėn. Zakonisht lindjet bėheshin nė shtėpi dhe dita nuk tregohej e saktė. Kishte gra qė merreshin me kėtė punė. Sipas zakoneve pagane qė kanė ekzistuar deri vonė, vjehrra e merrte nusen dhe e lidhte nė stallėn e bagėtive nga tė dyja duart dhe e linte aty tė ulėrinte e vetme, derisa tė lindte”�. Kuptohet qė, nėse fėmija do tė lindte mashkull, festa do “buēiste”� edhe mė shumė, por edhe nė rast se fėmija qe vajzė, gėzimi dhe festa vazhdonin, pasi vinte nė botė fėmija i parė pėr ēiftin. Peshqeshet mė tė mėdha ishin tė vajzės nga prindėrit e saj, kur lindte fėmja, pas 40 ditėsh. Nėna e re, e merrte pjellėn e vet dhe e ēonte tek familja e saj, pėr t’u rikthyer pas disa ditėsh tek shtėpia e dhėndrit, bashkė me peshqeshe tė shumta...

Vdekja, gra qė ngrejnė kujė dhe ējerrin fytyrėn
Ka qenė shumė interesante edhe tradita e vdekjeve, pėrsa i pėrket zonės sė Labėrisė tė Vlorės. Mėnyra e ritualeve dhe e pėrjetimit tė njė vdekje, varej nga mėnyra se si kishte vdekur njeriu dhe nga mosha e tij. Nė rast se i ndjeri ishte nė moshė relativisht tė re, atėherė kuja ishte mė e madhe, ngashėrimi mė rrėnqethės, kurse, kur ai qė ndahej nga jeta ishte i moshuar, atėherė kuptohet qė dhe vaji do tė ishte i njė shkalle mė tė ulėt, pasi vdekja normalisht, nė ato raste, pritet si proces i natyrshėm. Novruzi tregon pėr “Shekulli-Kontakt”� se, “kur isha nė Radhimė si mėsues, ndodhi qė njė djalė i mrekullueshėm rreth tė 30-ve tė vdiste pasi e zuri korenti. Pashė qė gratė e fshatit dolėn nė pjesėn mė tė ngritur tė fshatit dhe ulėrinin me tė madhe e ēirrnin faqet. I pashė me sytė e mi, qė fytyrat e tyre u mbushėn me gjak...”�. Pasi vdes personi, sigurisht qė ndėr tė parat veprime qė bėhen, pas kontrollit mjekėsor, janė pėrgatitjet higjienike, rregullimi, larja, veshja, prerja e thonjve, parfumosja, etj. Njė traditė tjetėr e veēantė e vlonjatėve, ėshtė mėnyra e pėrcjelljes sė tė vdekurit drejt banesės sė fundit. Nė Tragjas tė Vlorės e kanė pasur si zakon, qė arkivoli i tė vdekurit, nė ēdo lagje qė kalonte, mbahej nga banorėt e lagjes pėrkatėse.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi