♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dasma korcare....

Shko poshtė

Dasma korcare.... Empty Dasma korcare....

Mesazh nga Barbi Wed Jul 08, 2009 7:20 pm

Dasma Korēare, krushq “hajdutė”� e vjehrra qė lyejnė nuset me mjaltė

Tradita nė zonėn e Korēės, cilat janė ritualet e dasmės, lindjes dhe vdekjes

Ashtu sikurse rrethet e tjera tė vendit, nė fillim-shekullin e kaluar, edhe Korēa nuk bėnte pėrjashtim nga fenomeni i martesave nėpėrmjet mblesėrive. Nė vijim tė ciklit mbi traditat, ritet dhe zakonet e krahinave tė ndryshme tė Shqipėrisė, kėsaj here ne shkuam pikėrisht drejt “qytetit tė serenatave”�, pėr tė mėsuar diēka mė tepėr mbi dasmėn korēare. Nė fakt, tė gėrmosh tė kaluarėn, traditėn, ngjarjet dhe zakonet e largėta tė humbura dhe kapėrdira ndėr vite, asnjėherė nuk ėshtė e lehtė. Gjithsesi, arritėm tė gjenim dy personazhe pėrfaqėsuese tė trevės nė fjalė, banuese nė qytetin e Korēės, me origjinė nga dy prej fshatrave mė tė famshėm tė krejt zonės, siē janė Voskopoja dhe Polena.

***
Siē e parathamė, dasmat nė atė kohė, edhe nė zonėn e Korēės janė bėrė nėpėrmjet mblesėrive; njerėz qė shkonin nė tė dyja familjet, herė nga nusja e herė tek dhėndri i ardhshėm, duke bėrė negociatat pėr fejesėn dhe martesėn e radhės, e cila, sipas tyre, ishte e pėrshtatshme pėr personat qė bashkoheshin dhe e leverdisshme pėr fiset qė lidhnin krushqi. Elefteri Kristo, aktualisht 80-vjeē, me origjinė nga Voskopoja, e nis rrėfimin e saj, pikėrisht me mėnyrėn se si ēiftet e reja bashkoheshin nė martesė asokohe. Me logjikėn e ftohtė, ndonėse 8 dekada i mbart shkėlqyer mbi shpinė, Elefteria kujton dasmėn qė nė momentet e para tė saj, pra, duke e nisur nga ēastet fillestare, zanafilla:
“Ēdo dasmė bėhej nėpėrmjet mblesit. Nuk dinim ne dashuriēka e bredhje poshtėė e pėrpjetė, siē kanė dalė nė modė sot...”�,- thotė ajo, duke vijuar se “vinte njė njeri qė i njihte tė dyja familjet dhe bėnte bisedimet, duke u mbushur mendjen tė dyja palėve qė martesa ishte e mirė, si pėr njėrėn familje, ashtu dhe pėr tjetrėn”�. Fejesa bėhej me gosti ku rakia derdhej lumė, mes kėngėve e valleve, ėmbėlsirave dhe njerėzve tė shumtė qė hynin e dilnin, duke uruar trashėgim me shumė djem dhe jetė tė lumtur ēiftit tė ri.
Njė kod i tėrė pėrcaktonte mėnyrėn dhe e etapat e zhvillimit tė ceremonisė mė tė rėndėsishme nė jetėn e njeriut, siē ka qenė dhe pėr pjesėn mė tė madhe tė njerėzve, kryesisht femrave, mbetet dasma bashkimi nėn kurorė me bekimin e familjes, sektit fetar, kishės apo xhamisė, priftit apo imamit. E, nėse tradita sot ėshtė zhdukur, tjetėrsuar dhe harruar, kjo ka ndodhur pėr arsye tė ndėrfutjes sė kulturave globale, por edhe si rrjedhojė e ndryshimeve tė mėdha shoqėrore, ekonomike e kulturore. Nė rast se ky kod do tė ishte i shkruar dhe i dokumentuar, patjetėr qė dhe dasmat do tė ishin mė tė pasura me elementė tė humbur tė traditės dhe folklorit, sipas trevave ku zhvillohen.

Dhuratat, nusja fal shami e ēorape leshi
Po cilat ishin zakonet pėr vizitat e para mes dy palėve tė krushqve tė ardhshėm?
Nga ana e burrit vinte xhaxhai dhe daja i dhėndrit, bashkė me kryefamiljarin. Pra, linja mė e afėrt e dhėndrit. Sigurisht, qė krushqit e dhėndrit do ta bėnin vizitėn tė parėt nė shtėpinė e nuses, ku do tė kėrkonin dhe dorėn e vajzės pėr djalin e tyre. Ata duhej tė rrinin jo mė tepėr se dy orė nė shtėpinė e nuses dhe pas urimeve dhe gostisė, ktheheshin nė shtėpi. Nganjėherė, sipas rastit, shkonin edhe pėr darkė. Si dhurata fejese, zakonisht ēohej bukė me qiqėr, ēorape tė leshta, kėmishė, etj. Kurse nusja, sipas zakonit, i jepte shami fėmijėve dhe i puthte, dėrgonte ēorape leshi tė bėra me duart e saj pėr dhėndrin, vjehrrin, kunetėrit, xhaxhallarėt dhe dajat e dhėndrit. Veē kėtyre, ēoheshin edhe jorganė, ēorga, levenxa, veshmbathje, e kėshtu me radhė...

Paja e nuses
Paja, pėrveē mobilimit tė dhomės sė gjumit dhe kuzhinės, veshjeve tė dhėndrit, por dhe tė nuses, kishte dhe shpenzime tė tjera nė kohė, energji dhe para... Elefteria kujton, se “kur u bėra nuse, shpura nė shtėpinė e dhėndrit pallto, manto', nja dhjetė fustane, peshqeshe tė ndryshme, kėpucė, 30 ēorape dhe 30 kėmisha, qė u kisha qėndisur jakat e mėngėt me duart e mia. Unė jam martuar para 63-vjetėsh (1943)”�. Mė tej, ajo vijon tė tregojė, se “kur u martova unė, shtėpinė e burrit e kisha shumė larg nga e imja. Jemi nisur me kuaj qė nė mėngjes dhe arritėm nė darkė. Vajta atje e hipur mbi njė kalė tė bardhė dhe e shoqėruar nga 10 krushq. Para se tė hipja nė kalė, mamaja mė vuri pėrpara njė gjym tė mbushur me ujė, tė cilit duhet qė t'i bija me kėmbė e ta rrėzoja pėrdhe. Mbasandaj, vėllai me xhaxhain mė shoqėruan, duke mė mbajtur njėri nga njė krah e tjetri nė anėn tjetėr. Kur u nisėm, burrat shkrehėn pushkėt dhe, edhe kur arritėm nė shtėpinė e dhėndrit, pushkė tė tjera u shkrehėn nė ajėr nga ata qė na prisnin. Para se tė hyja nė shtėpinė e burrit, mė erdhi njė fėmijė i vogėl, tė cilit i dhashė njė shami qė e kisha qėndisur, ca lekė dhe njė palė ēorape. Pastaj, pa hyrė akoma nė shtėpinė e burrit, ata shtruan poshtėė njė pėlhurė tė bardhė, qė duhet ta shkelja me kėmbėn e djathtė, pėr tė sjellė fat e mbarėsi nė shtėpinė e re. Siē hyra brenda, takova familjarėt. Tė porta doli vjehrra qė mė leu duart me mjaltė, pastaj faqet dhe buzėt. (Qesh). Kjo bėhej qė tė ėmbėlsoheshim tė dyja: nusja me vjehrrėn... Mė hodhėn edhe oriz...”�.

Takimet e nuses me dhėndrin

Gjatė dasmės, deri natėn vonė kur nisnin vallėzimi, as nusja as dhėndri nuk kishin ndonjė rol tė madh, pėrveēse atij tė manekinėve. Protagonistė ishin krushqit, dajat, xhaxhallarėt, kunetėrit e kunatat, vjehrrit dhe vjehrrat, pa harruar kumbarin qė nuk duhej anashkaluar nė asnjė rast. “Ne nuk bėnim ndonjė gjė tė veēantė dhe rrinin tė ndarė, unė nė dhomėn e grave, dhėndri nė atė tė burrave”�,- thotė Elefteria. Dhėndri me nusen takoheshin vetėm kur largoheshin njerėzit. Ata mundet qė nuk njiheshin fare dhe nuk ishin parė me njėri-tjetrin. Madje, 80-vjeēarja kujton njė tjetėr episod gjatė bisedės sonė, tė cilin na e thotė duke rrudhur ballin nga kujtimet dhe pėrjetimi i dhimbshėm i humbjes sė bashkėshortit, e mė pas, duke qeshur pėr ndodhinė e para 60-viteve. “Tani qė m'u kujtua,- rrėfen e moshuara,- kur isha nė natėn e parė tė dasmės, hyn im shoq nė dhomėn ku rrinim ne, qė tė ndizte cigare dhe unė u ngrita qė tė shkoja e t'i puthja dorėn kur, ndėrkohė, njė nga gratė qė kisha afėr mė bie me kėmbė pėr tė mė ndalur dhe vetėm aty e kuptova se burri qė kisha para meje ishte im shoq. Ē'tė bėja, nuk e njihja?!... (Qesh). Dhėndri nuk kishte kostumin sepse ishte ndėrruar, ndaj dhe unė nuk e njoha. Mua mė kishin porositur, qė kush ka njė lule dhe shami nė xhepin e kraharorit tė palltos, ėshtė dhėndri, por siē duket nuk e vura re...”�. Vjehrra e vinte nusen nė provė: “Unė, si 17-vjeēare qė isha, i pėlqeva vjehrrit dhe vjehrrės, sepse isha edhe shumė e pashme, madje u ēuditėn tė gjithė dhe u gėzuan pėr mua”�.

Nata e parė, nusja me dhėndri flenė tė ndarė

Natėn e parė, asnjėherė nusja nuk flinte me dhėndrin. Pasi ajo hidhte vallen me dhėndrin e mbaronte dhe festa, shkonin e flinin; nusja nė dhomėn e grave e dhėndri nė atė tė burrave. Nė lidhje me kėtė rast, Marjeta Mile, 70-vjeēare nga Korēa, pohon se “mbaj mend, por edhe me ēfarė kam dėgjuar nga mamaja, se atėherė mblidheshin e mė kėndonin, shanin dhėndrin e lėvdonin nusen, kurse dhėndrit nė anėn tjetėr, i shanin nusen ndėrsa atė vetė e lėvdonin. Por nusen ama, e shanin mė tepėr, kurse me dhėndrin ishin mė tė pėrmbajtur...”�.

Krushqit “hajdutė”� telash pėr dasmorėt

Njė zakon i veēantė nė zonėn e Korēės ėshtė ai i krushqve, qė duhet tė bėhen hajdutė kur shkojnė gjatė vizitave tė ndėrsjella qė bėhen nga tė dyja palėt, me rastin e shpalljes sė fejesės sė ēiftit tė ri, traditė kjo, qė ka mbijetuar dhe gjen zbatim deri nė ditėt e sotme... Vjollca Zguro, me origjinė nga fshati Polenė, i njohur pėr traditat e shumta nė trevėn e Korēės, tregon se “fillimisht shkėmbehet nishani, bėhen ato qė ne u themi “shkelkat”�. Pastaj, kur vijnė krushqit e dhėndrit, rrėmbejnė ndonjė panoramė apo send tjetėr nė shtėpi dhe e fshehin duke e marrė me vete. Pastaj, kur krushqit e tjerė kthejnė vizitėn, edhe ata bėjnė tė njėjtėn gjė dhe pas njė jave i kthejnė gjėrat e vjedhura. Por, ka edhe raste kur ndonjė krushk, me qėllim apo pa qėllim, harron sendin qė ka vjedhur dhe nuk e kthen mė. Kur u martova unė, krushqit e burrit na morėn njė panoramė, kurse njerėzit e mi morėn disa gjėra tė ndryshme; panorama, filxhanė, etj.”�. Puna e vjedhjeve tė sendeve gjatė kėtyre vizitave, nė kohėn e regjimit, ka qenė tepėr problematike, pasi pavarėsisht traditės dhe qėllimit, pėrse ky veprim bėhej, mund tė hapte telashe pėr familjet e dasmorėve. Kjo, pasi nėse vidheshin disa filxhanė ose gota, dhe ndodhte qė tė mos riktheheshin mė mbrapsht, kėto orendi mund tė ishin tepėr tė veēanta e tė rralla, pėr mė tepėr, duke pasur parasysh stadin ekonomik dhe varfėrinė e pėrgjithshme, tė marra borxh nga fqinjėt apo tė njohur tė fisit... E pra, kėto raste sillnin pastaj shqetėsime mė vete pėr organizatorėt e dasmės qė duhet tė gjenin, ose krushqit “hajdutė”� dhe tė merrnin sendet e humbura, ose tė pėrgjigjeshin para atyre qė ju kishin mbetur borxhlinj, me shumė tė madhe parash apo me tė njėjtat orendi si ato qė humbėn. Sipas gjithė gjasave, ndoshta kjo traditė ka qenė pikėrisht pėr tė shtuar mė tepėr emocionet e dasmorėve, derisa sendet e zhdukura riktheheshin sėrish atje ku ishin marrė me shkathtėsinė dhe fshehtėsinė mė tė madhe, m'u para hundės sė dhjetėra njerėzve tė shtėpisė mikpritėse.

Kumbari, mė i rėndėsishmi ndėr tė gjithė

Asnjėherė nuk ndodh, qė kurora tė vihet pa praninė e kumbarit. Madje, kur nusja merret, ajo duhet tė kėrkohet nė praninė e kumbarit dhe me mirėkuptimin e tij.
E, teksa nusja rri nė shtėpinė e saj nė krye tė kėndit, kumbari ftohet qė tė enjten, tri ditė para se tė bėhet dasma. Vjollca shprehet se: “Kumbari ėshtė kryesori dhe pa tė nusja me dhėndrin nuk mund tė vėnė kurorė. Detyra e kumbarit ėshtė tė shoqėrojė ēiftin nė altar e tė vėnė kurorė. Gjithashtu, kumbari bėn peshqeshe, kujdeset qė gjithēka tė shkojė sipas rregullit... Kur njerėzit e dhėndrit nisen pėr tė marrė nusen, ata duhet qė tė flasin nė fillim me kumbarin e tė bien dakord me tė dhe sė bashku, shkojnė e marrin nusen qė tė vėnė kurorėn. Njerėzit e nuses, janė tė detyruar tė shkojnė gjithmonė 2 mė shumė sesa kanė ardhur njerėzit e dhėndrit tek nusja. Ne e kemi si traditė, qė kumbarin e mbajmė nė krye tė kėndit, tamam si njeri tė shtėpisė”�.

Maskat trembin nusen, para valles nė mesnatė

Njė veēanti tjetėr qė e kanė dasmat e zhvilluara kryesisht nė fshatin Polenė tė Korēės, ėshtė ajo e maskimit tė dasmorėve dhe lojėrave qė bėjnė ata me krushqit dhe gjithė tė pranishmit e tjerė, pėr tė nxehur mė tepėr atmosferėn, teksa afron dhe vallėzimi i parė i nuses. Nė lidhje me kėtė, Vjollca Zguro thotė se “diku andej nga mesi i dasmės, ka dasmorė qė vishen me maska, si arap, ose si palaēo, me fytyra e veshje tė ndryshme grash apo burrash, pėr tė bėrė qyfyre e pėr tė nxehur atmosferėn, sepse pas kėtij momenti, nusja ngrihet nė vallen e parė. Kjo, zakonisht ndodh pas orės dy tė natės”�.

Pėrplasja e dy dasmave dhe “Varri i Krushqve”�

Kur ndodhte qė tė kishte dy dasma nė tė njėjtėn ditė dhe karvanėt e krushqve, bashkė me nusen kryqėzoheshin me njėra-tjetrėn, askush prej tyre nuk hapte rrugė, se dasma i vinte ters, e veē tė tjerash, hapja e rrugės do tė ishte dhe njė ulje pėr fiset qė lėshonin fill nė kėtė mes. Lidhur me kėtė zakon, ka dhe njė legjendė, sipas sė cilės, nė disa fshatra afėr Vithkuqit ekzistojnė disa varre, tė cilat quhen “Varret e Krushqve”�. Nuk dihet me saktėsi nėse legjenda ka lidhje me tė vėrtetėn, pasi kėto kėrkojnė kohė mė tė gjatė investigimi dhe punė shkencore, por ajo qė na thanė, ėshtė se kishte ndodhur qė nė atė zonė, njė ditė tė bukur, dy karvanė dasmorėsh qė ēonin nuset pėr nė shtėpinė e dhėndrit janė pėrballur dhe asnjėra palė nuk tėrhiqej prapa, askush nuk donte tė hapte rrugė, gjė qė solli njė tragjedi dhe i ktheu dy dasma nė dy varreza tė mėdha.
Meqenėse kėto lloj pėrplasjesh mund tė ndodhnin pėr shkak se dasmat mund bėheshin midis dy familjeve nga zona tepėr tė largėta me njėra-tjetrėn, e gjithashtu, dasmat zhvilloheshin nė muajin e vjeshtės, atėherė, gjithkush nga shtėpia e dhėndrit qė shikonte pėr sė largu nė horizont, karvanin me krushqit dhe nusen hipur nė dorian teksa arrinin shėndoshė e mirė, jepte lajmin duke qėlluar nė ajėr. Krismat mė tej pasoheshin nga dhėndri, qė donte tė tregonte se tashmė nusja dhe karvani, ishin tė sigurtė nėn mbrojtjen familjes sė tij...


Lindja

Ekskluzivitetin e emrit tė fėmijės, e ka kumbari. Ai ka tė drejtė tė bėjė propozimin pėr emėr dhe familjarėt zgjedhin mes alternativave qė u jepen. Zakonisht, kumbarėt kanė parasysh emrat e gjyshėrve dhe stėrgjyshėrve tė fėmijės qė lind, tė cilat i shėnojnė edhe nė listė, pėr tė mos i harruar. Asnjėherė emri nuk vihet pa rėnė nė mirėkuptim me kumbarin. Ditėn e tretė pas lindjes, bėhen petulla dhe shpėrndahen bashkė me lajmin nėpėr lagje dhe nė njerėzit e afėrt. Pavarėsisht se nėpėr lindje nuk ka ndonjė diferencim pėrsa i pėrket mėnyrės sė festimit, nėse bėhet djalė apo vajzė, nė pėrgjithėsi, gėzimi ėshtė mė i madh dhe gjithėpėrfshirės, kur fėmija i parė lind mashkull, sepse kėshtu vazhdon vija e gjakut dhe trashėgohet mbiemri i familjes...


Vdekja

Me sa na treguan nė Polenė, e ashtu si atje nė tė gjitha fshatrat e ngjashme me pėrqindjen mbizotėruese tė banorėve tė krishterė, (orthodoksė), kur vdes dikush nė fshat, ndryshe nga qyteti, nuk ėshtė nevoja tė lajmėrohen tė gjithė pėr varrimin dhe vizitat, sepse fatkeqėsia merret vesh shpejt dhe njerėzit vijnė vetė. Pas kryerjes sė varrimit me tė gjitha zakonet fetare dhe sigurisht praninė e njė prifti, vizita pėr ngushėllime bėhen ditėn e nėntė dhe tė dyzetė, pastaj nė gjashtė muaj, njė vit, njė vit e gjysmė, dy, dy e gjysmė e deri nė trevjetorin e vdekjes, kur i ndjeri kujtohet pėr tė fundit herė. “Kur kalojnė nėntė ditė nga vdekja, ne ndajmė grurė me sheqer, u japim kafe atyre qė vijnė, e bashkė me kafen, edhe njė biskotė dhe njė gotė konjak”�,- thotė Vjollca. Ajo shton, se “nė ndryshim nga fshatrat qė kemi pėrreth, tė cilėt janė shumica tė besimit musliman, gratė nė anėn tonė shkojnė nė varrim. Mbaj mend nė Qatrom dhe Ravonik, qė janė dy fshatra afėr Polenės, se nė varrime shikoje vetėm burrat, ndėrsa gratė rrinin nė shtėpi. Pastaj koha ndryshoi dhe tani gratė mund tė shkojnė, por atėherė kėshtu ishte tradita. Edhe diēka tjetėr, tė vdekurit nė kėto fshatra i linin lakuriq dhe i mbulonin vetėm me ēarēaf, kurse ne i vishnim dhe vazhdojmė t'i veshim tamam sikur janė gjallė, duke ju vėnė erėza, portokaje anash arkivolit, ndonjė lule nė gojė dhe njė monedhė”�. Pėrsa i pėrket monedhės, i jepet tė vdekurit me vete; ky ėshtė njė rrit qė e ka origjinėn pėrtej Korēės dhe Shqipėrisė, nė tokėn Helene... Sipas mitologjisė, kur dikush vdes, i duhet tė kalojė nė lumin e Ferrit dhe qė ta bėjė kėtė, duhet tė hipė nė varkėn qė transporton tė vdekurit dhe tė paguajė vozitėsin pėr rrugėn, ndaj, nė bazė tė kėsaj filozofie, ka mbetur dhe zakoni i vendosjes sė njė ose dy monedhave, nė sytė apo gojėn e tė vdekurve, para se ata tė pėrcillen drejt banesės sė tyre tė fundit...
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi