♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Foto nga dasma e Edi Rames

4 posters

Shko poshtė

Foto nga dasma e Edi Rames Empty Foto nga dasma e Edi Rames

Mesazh nga Engjelli Shqiptare Mon Oct 25, 2010 2:51 pm

Edi Rama me ne fund i dha fund beqarise duke u martuar diten e sotme. Urime per ciftin dhe jete te lumtur.

Ketu mund te shihni disa foto nga ceremonia e marteses se Rames.

Foto nga dasma e Edi Rames Image-0BB6_4CC4A340

Foto nga dasma e Edi Rames Image-F4DA_4CC4A340

Foto nga dasma e Edi Rames Image-6C41_4CC4A340

Foto nga dasma e Edi Rames Image-C791_4CC4A340

Foto nga dasma e Edi Rames Image-F356_4CC4A340

Foto nga dasma e Edi Rames Image-8FDD_4CC4A2EE

Foto nga dasma e Edi Rames Image-5D05_4CC4A2EE

Foto nga dasma e Edi Rames Image-0D38_4CC4A2EE

Foto nga dasma e Edi Rames Image-9345_4CC4A2EE

Foto nga dasma e Edi Rames Image-1642_4CC4A3F3

Foto nga dasma e Edi Rames Image-2F46_4CC4A3F3

Foto nga dasma e Edi Rames Image-19AD_4CC4A3F3

Foto nga dasma e Edi Rames Image-F625_4CC4A3F3

Foto nga dasma e Edi Rames Image-CD53_4CC4A44A

Engjelli Shqiptare
Engjelli Shqiptare
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 26/09/1992
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4056
Vendndodhja Vendndodhja : ITALI
Hobi Hobi : MUSIKA,PISHINA,GIRO
Humor Humor : ALOOOOOOOOOOOOOOOO MARMROMA
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 06/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 132

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Foto nga dasma e Edi Rames Empty Re: Foto nga dasma e Edi Rames

Mesazh nga Engjelli Shqiptare Mon Oct 25, 2010 2:54 pm

Pakkush mendonte se Edi Rama do tė zhvillonte njė dasmė me mė shumė se 500 tė ftuar ku do tė dilte njė tortė dhe ai do tė puthte nusen. Ata qė e njohin sadopak kryetarin e PS-sė e dinė qė ai ėshtė njė njeri ndryshe nga tė tjerėt, qė preferon gjėrat jashtė tradicionales.
Por, dje ai zbatoi traditėn duke ftuar nė dasmė miqtė, shokėt, por edhe shumė bashkėpunėtorė dhe kolegė tė tij ndėr vite. Rama me kostum serioz si gjithmonė ndėrsa nusja, Linda Basha, me njė fustan pėr mbrėmje gala. Linda Basha iu shmang tradicionales duke mos vendosur as vello dhe as fustan nusėrie.
Rruga pėr nė dasmėn e Ramės ishte shumė e vėshtirė pėr tė gjithė tė ftuarit. Edhe pse policia e Tiranės ishte zotuar se do merrej me trafikun rrugor, kjo ishte e pamundur. Karvani i gjatė i makinave nisi nga zona e Liceut Artistik pėr tė pėrfunduar tek “Xibraku” ku edhe zhvillohej dasma.
Nė orėn 16.00 tė ftuarit e parė nisėn tė popullojnė ambientet e jashtme tė lokalit ku kishte nisur tė shtrohej koktejli martesor. Pak minuta mė vonė aty u shfaq edhe ēifti. Edi Rama takoi dhe trokiti gotėn me tė ftuarit qė ndodheshin nė ambientet e jashtme dhe mė pas hyri brenda ku qėndroi me nusen.
Ndėrkohė djali i tij Gregori u shfaq nė hyrjen e lokalit nė vendin e parė tė njė makine me shofer “VIP”, xhaxhanė e tij. Olsi Rama ka njė muaj qė ka ardhur nė Shqipėri nga SHBA. Nė pjesėn mė tė madhe tė kohės Gregori i veshur me kostum dhe njė kollare tė kuqe ėshtė shoqėruar nga xhaxhai.
Pjesa e jashtme e lokalit ishte shndėrruar nė njė vendtakimi pėr shumė personalitete tė botės sė politikės, medias dhe artit. Rreth orės 17.10 tė ftuarit kanė hyrė nė ambientet e brendshme tė lokalit pėr tė pritur ardhjen zyrtare tė ēiftit.
Nė vend tė “damixhelave tė nderit” ēifti Rama kishte punonjėset e Bashkisė sė Tiranės. Tė gjitha vajzat e reja ishin veshur me fustane rozė dhe shoqėronin tė ftuarit si dhe ndihmonin ēiftin.
Banketi ishte vendosur nė tė dyja anėt e sallės dhe ēifti i ri kishte vendosur qė gjithēka tė ishte shqiptare. Duke nisur nga vera dhe pėr tė pėrfunduar tek “sushi japonez”, gjithēka ishte pėrgatitur nė Shqipėri pėr t’i dhėnė dasmės njė ngjyrė patriotike.
Pak minuta mė vonė nė sallė ka hyrė ēifti Linda dhe Edi Rama, tė cilėt janė pritur me duartrokitje nga tė gjithė. Ata kanė ecur nė rrugicėn e ngushtė duke u mbajtur pėr dore dhe tek tė dy tė sapomartuarit vihej re emocion i madh. Nusja ėshtė tip i ndrojtur dhe kjo u pa edhe nė sallė, por habia ishte tek kryebashkiaku dhe kryetari i PS-sė.
Edi Rama ishte shumė i emocionuar dhe pothuajse gjithmonė mbante pėr dore tė shoqen.
E para qė mori fjalėn ishte mikesha e vjetėr e Ramės, regjisorja Liri Begeja. E ardhur nė Shqipėri enkas pėr dasmėn ajo tha se Edi Rama ishte lidhja e saj e vetme me kėtė vend.
“Unė po mbaj fjalėn e nderit se po tė mos mė lejoje tė beja kėtė gjė, do tė tė vrisja!”,- tha duke qeshur Begeja, e cila shkaktoi humor nė sallė dhe hoqi pak tension nga shpatullat e Ramės. Regjisorja mė pas i dha Ramės unazėn dhe u largua nė mėnyrė qė ēifti tė kryente ritualin e shkėmbimit tė unazave.
Unaza e kryebashkiakut ishte njė rreth i thjeshtė platini, tė cilin e vendosi nė dorėn e majtė. Nė tė djathtėn Rama mban unazėn e vjetėr tė zezė me stemėn e bashkisė. Nė dorėn e majtė tė Ramės ndodhej edhe njė byzylyk artizanal ndėrkohė qė edhe nusja mbante nė dorėn e djathtė njė unazė me gurė dhe njė byzylyk me hallka. Edhe pėr tė unaza e martesės ishte e thjeshtė, njė rreth i hollė platini.
Pas ndėrrimit tė unazave u kėrkua puthja tradicionale e ēiftit tė ri dhe kjo vuri shumė nė siklet Linda Ramėn. Nusja iu afrua dhėndrit dhe e puthi nė faqe, por Rama i tregoi me gisht buzėn dhe kėrkoi qė puthja tė ishte aty. Mes tė qeshurave dhe duartrokitjeve tė sallės Linda, e skuqur nė fytyrė, u afrua tek Edi dhe me shumė turp e puthi lehtė nė buzė.
Pas kėsaj nė podium u ngjitėn djali i Edi Ramės, Gregori dhe vajza e Lindės, Rea Xhillari.
Linda, tepėr e mallėngjyer, pėrqafoi dhe puthi vajzėn e saj dhe mė pas Gregorin. Pėr disa sekonda ajo i mbajti tė dy fėmijėt e pėrqafuar teksa sytė e saj u mallėngjyen. E njėjta gjė ndodhi edhe me Edi Ramėn.
Njeriu energjik dhe i ngrirė ndryshoi si me magji. Akulli qė rrethon kryebashkiakun u shkri kur pėrqafoi tė birin dhe u duk sikur nga ēasti nė ēast ndonjė lot edhe mund tė shpėtonte prej syve tė tij. Gregori Rama i qėndroi pranė tė atit, tė cilit tashmė ia kishte kaluar nga shtatlartėsia.
Rama pėrqafoi edhe Rean 20 vjeēare.
Pas kėsaj vendin e nderit nė podium e mori Olsi Rama, vėllai i vogėl i Edit. Ai bėri pėrshėndetjen nė emėr tė familjes Rama dhe mė pas i uroi ēiftit jetė tė lumtur. Gjithēka ishte perfekte dhe e vetmja gjė qė u vonua ishte torta, tė cilėn ēifti e preu dhe e ndau fillimisht me tė parin e shtetit, Presidentin e Republikės Bamir Topi.
Pas ceremonisė, ēifti dhe tė ftuarit dolėn nė ambientet e jashtme ku u takuan dhe bėnė fotografi me pjesėn mė tė madhe tė tė ftuarve.
Mungesa e prindėrve
Nė dasmė mund tė ishin mė shumė se 500 njerėz, por munguan mė tė afėrtit e ēiftit. Edi shoqėrohej nga djali Gregori dhe vėllai Olsi, por jo nga nėna e tij, Aneta. Njeriu qė i ka qėndruar mė pranė se askush tjetėr nė kėto vite, kishte vendosur qė ta linte vetėm teksa festonte me shoqėrinė.
Tė njėjtėn gjė kanė bėrė edhe prindėrit e Linda Bashės. Ata kanė marrė pjesė tek ceremonia e organizuar dy ditė mė parė nė shtėpi dhe pėr kėtė arsye kanė vendosur tė lėnė “rininė” tė festojė me miqtė.
Tendat e ēadrave tė grevės
Greva e urisė sė deputetėve ka qenė njė moment shumė i rėndėsishėm nė jetėn e Edi Ramės, aq sa e kishte marrė me vete edhe nė dasmė. Tendat e pėrdorura nga deputetėt gjatė grevės sė urisė, dje ishin shndėrruar nė tendat e kokteilit tė dasmės. Shumė nga tė ftuarit nuk kuptuan asgjė nė lidhje me tendat, por ishin grevistėt ata qė kishin njė afeksion tė veēantė me to.
Standardi i Asamblesė
Mes tė ftuarve tė shumtė tė veshur mė sė miri binte nė sy edhe njė shtresė tjetėr e popullsisė. Ata ishin anėtarėt e Asamblesė Kombėtare tė PS-sė, tė cilėt kishin ardhur nga tė gjitha rrethet pėr tė marrė pjesė nė dasmėn e kryetarit Edi Rama. Sė bashku me ta ndodheshin edhe tė gjithė kryebashkiakėt e majtė.
Linda Rama kthen Tavon nė PS
Vangjel Tavo mund t’i lėshojė ultimatume PS-sė por dje ai u dorėzua pėrpara thirrjes sė veēantė tė Ramės.
Nuk ishte Edi por Linda ajo qė ktheu socialistin nė gjirin e familjes sė tij. Vangjel Tavo dhe e shoqja u panė dje nė ambientet e dasmės duke diskutuar mė kolegėt e PS-sė. Por kur doli pėrpara Linda Ramės, Tavo u shfaq shumė dashamirės dhe shfrytėzoi kohėn edhe pėr tė diskutuar me kryetarin e partisė nė lidhje me problemet e Gjirokastrės.
Mendimi ndryshe nė dasmė
Sa herė qė Edi Rama merr njė vendim pėr Partinė Socialiste, aq herė shfaqet edhe Kastriot Islami, i cili thotė mendimin ndryshe. Por dje Islami nuk kishte asnjė mendim ndryshe.
Teksa trokisnin gotėn me kryetarin dhe bashkėshorten e tij, Kastriot Islami dhe Andis Harasani miratonin fjalėt e tij. Gjatė ceremonisė Edi dhe Linda Rama u panė duke pirė verė tė bardhė, por kur trokitėn gotat me “Lėvizjen pėr mendim ndryshe”, ata u shfaqėn me verė tė kuqe.
Ina Rama e vetmuar…
Kryeprokurorja Ina Rama ėshtė parė dje nė ambientet e dasmės nė shoqėrinė e miqve tė saj tė prokurorisė. Ajo ka qenė e shoqėruar nga shoku i klasės, Olsi Ēela, i cili ėshtė emėruar prej saj nė krye tė Prokurorisė pėr Krimet e Rėnda. Kryeprokurorja nuk kishte me vete bashkėshortin.
Familja Presidenciale
Bamir Topi dhe e shoqja Teuta kanė ardhur disi me vonesė nė dasmėn e djeshme, por pėr ta ishte rezervuar njė vend nderi. Madje ēiftit presidencial i ka takuar edhe copa e parė e tortės.
Linda ia ka dhėnė tortėn presidentin ndėrsa Edi bashkėshortes sė tij. Pas kėsaj Teuta Topi ka biseduar pėr pak minuta me nusen e re, ndoshta duke i treguar se sa e vėshtirė ėshtė tė jesh bashkėshortja e njė politikani tė profilit tė lartė. Por mes dy grave ėshtė vėnė re menjėherė njė marrėdhėnie shumė e mirė.
Ish-mbėshtetėsit e Topit
Presidenti Topi u zgjodh nė kėtė post me mbėshtetjen e fuqishme tė njė grupi tė madh deputetėsh tė PD-sė. Pas kėsaj grupi nisi tė zvogėlohej nė mėnyrė tė ndjeshme. Disa prej tyre lanė politikėn ndėrsa pjesa tjetėr e pa veten jashtė PD-sė. Dje presidenti ishte i shoqėruar vetėm nga dy deputetė, Besnik Mustafaj dhe Sali Shehu.
Nikolla bėn mazhorancėn
Mazhoranca ka treguar se dy kampet politike janė ende nė luftė dhe askush nuk ėshtė i lejuar tė ushqehet me tortėn e armikut. Me kėtė moto asnjė pėrfaqėsues i mazhorancės nuk ka marrė pjesė nė ceremoninė e dasmės sė kryetarit tė PS-sė, Edi Rama. Por njė pėrfaqėsues i mazhorancės ka dalė nga radhėt, Nikollė Lesi.
Zv.ministri i Kulturės ka pasur dje barrėn e vėshtirė tė bėjė i vetėm mazhorancėn nė njė ambient tė mbushur me socialistė. Ai kėtė gjė e ka bėrė shumė mirė teksa dėfrehej dhe hidhte batuta me tė gjithė pjesėmarrėsit, pėrfshirė edhe ēiftin.
Lulet e Berisha-Meta
Kryeministri Sali Berisha nuk mund tė shfaqej nė dasmėn e ēiftit Rama, por nga ana tjetėr nuk mund tė mungonte nė tė. Ai ka gjetur njė mėnyrė tjetėr pėr tė qenė i pranishėm nė dasmė. Rreth orės 15.30 makina e kryeministrit Berisha ėshtė parė nė hyrje tė vendit ku zhvillohej dasma.
Pėr tė qenė i sigurt se tė gjithė do e kuptonin se ishte dasma e tij, kryeministri ka dėrguar personalisht togėn e tij tė shoqėrimit. Ata kanė dorėzuar njė buqetė me lule nė emėr tė kryeministrit dhe bashkėshortes sė tij, Liri Berisha. “I urojmė ēiftit tė ri fat, shėndet dhe lumturi nė jetėn e tyre bashkėshortore”,- thuhet nė kartolinėn qė shoqėron buqetėn.
Tė njėjtėn gjė ka bėrė edhe kryetari i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim. Ilir Meta nuk e dėrgoi buqetėn e tij me lule nė rrugė zyrtare, por mė pas njoftoi zyrtarisht pėrmes zyrės sė shtypit se edhe ai kishte marrė pjesė, nė mėnyrėn e tij, nė gėzimin e Edi Ramės.
Turpi i nuses
Tė gjithė e kemi vėnė re se Linda Basha, tashmė Rama, ėshtė e ndrojtur dhe i kushton vėmendje jetės sė saj private. Ajo e ka treguar kėtė gjė gjatė ceremonisė sė djeshme kur i ėshtė dashur qė tė puthė bashkėshortin e saj. Me gjithė insistimin e Edi Ramės, Linda e ka puthur fillimisht nė faqe dhe mė pas e ka puthur lehtas nė buzė. Tė ftuarit duartrokitėn ndėrsa Linda Rama u skuq e tėra.
Gregori & Rea
Gregori Rama ka kaluar 20 vjet tė jetės si fėmijė i vetėm ndėrsa dje ėshtė bėrė me njė motėr. E njėjta gjė ka ndodhur edhe me Rea Xhillarin qė tashmė ėshtė bėrė me vėlla. Afrimiteti mes tyre ėshtė vėnė re qė nė fillim tė ceremonisė, por mė shumė u vu re kur Linda Rama i pėrqafoi tė dy. Mė pas Rea u vendos nė krah tė Edi Ramės ndėrsa Gregori nė krah tė Lindės.
Engjelli Shqiptare
Engjelli Shqiptare
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 26/09/1992
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4056
Vendndodhja Vendndodhja : ITALI
Hobi Hobi : MUSIKA,PISHINA,GIRO
Humor Humor : ALOOOOOOOOOOOOOOOO MARMROMA
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 06/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 132

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Foto nga dasma e Edi Rames Empty Re: Foto nga dasma e Edi Rames

Mesazh nga MONDI Mon Oct 25, 2010 3:05 pm

Hajt te trashegohet dhe jete te lumtur edhe pse keto informacione me kane asrdhur qe ne momentete e para pas dasmes sepse atje kam qe dhe babai im si socilaiste qe eshte
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Foto nga dasma e Edi Rames Empty Re: Foto nga dasma e Edi Rames

Mesazh nga Zanna Mon Oct 25, 2010 3:16 pm

Uff tani u martu a kyy Foto nga dasma e Edi Rames 184871

Zanna
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2874
Vendndodhja Vendndodhja : N'Boten time
Hobi Hobi : Shetitje.
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 09/06/2010
Falenderimet Falenderimet : 25

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Foto nga dasma e Edi Rames Empty Re: Foto nga dasma e Edi Rames

Mesazh nga MONDI Mon Oct 25, 2010 3:17 pm

e ka per here te tret ate o zanna nuk eshte si ti qe se ke bere bismila akoma (-)
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Foto nga dasma e Edi Rames Empty Re: Foto nga dasma e Edi Rames

Mesazh nga Zanna Mon Oct 25, 2010 3:20 pm

lol!
MONDI shkruajti:e ka per here te tret ate o zanna nuk eshte si ti qe se ke bere bismila akoma Foto nga dasma e Edi Rames 184871

Foto nga dasma e Edi Rames 184871 Foto nga dasma e Edi Rames 184871 Foto nga dasma e Edi Rames 184871 Foto nga dasma e Edi Rames 184871 Foto nga dasma e Edi Rames 184871 Foto nga dasma e Edi Rames 184871 Foto nga dasma e Edi Rames 184871 Foto nga dasma e Edi Rames 184871 Foto nga dasma e Edi Rames 184871
Hallal per here te 3 Zot runaaaaa

Foto nga dasma e Edi Rames 89826 Kujdes ore cka thuaaaaaaa

Zanna
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2874
Vendndodhja Vendndodhja : N'Boten time
Hobi Hobi : Shetitje.
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 09/06/2010
Falenderimet Falenderimet : 25

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Foto nga dasma e Edi Rames Empty Re: Foto nga dasma e Edi Rames

Mesazh nga Gjumashja Mon Oct 25, 2010 3:23 pm

po ky eshte don zhuan mi (-)
Gjumashja
Gjumashja
Super-Moderator
Super-Moderator

Numri i postimeve Numri i postimeve : 9358
Vendndodhja Vendndodhja : Mbi torte.
Hobi Hobi : Qeflie
Humor Humor :
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 24/10/2010
Falenderimet Falenderimet : 69

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Foto nga dasma e Edi Rames Empty Re: Foto nga dasma e Edi Rames

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi