♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dasma Shkodrane !

3 posters

Shko poshtė

Dasma Shkodrane ! Empty Dasma Shkodrane !

Mesazh nga Naqja Shkodrane Wed Jul 27, 2011 1:56 pm

Dasma, ky event kaq i hershėm i bashkimit tė dy njerėzve pėr tė krijuar familje, ėshtė pasuruar gjatė shekujve me lloj-lloj rritesh. Por e kaluara gjithmonė tėrheq... Pas sugjerimeve tė lexuesve tanė nga treva tė ndryshme tė Shqipėrisė, menduam tė nisim njė cikėl tė traditės sė hershme dhe ritualeve mbi proceset mė tė rėndėsishme jetėsore, siē janė dasma, lindja e vdekja. Ciklin vendosėm ta nisim nga Shkodra, pėr respekt tė lexuesve tanė atje, tė cilėt kanė qenė tė parėt qė na kanė dhėnė njė ide tė tillė. Pėr tė folur pėr dasmėn shkodrane, sigurisht qė mė parė duhej parė qyteti e tė takoheshin njerėzit e duhur. Pėr dasmėn qytetare shkodrane na foli pinjolli i njė prej familjeve disashekullore tė kėtij qyteti, Skėnder Lohja. Gjatė bisedės me Skėnderin, tė cilin e falėnderojmė pėr mirėsjelljen, ne fillojmė tė zbulojmė nga pak traditėn e harruar tė dasmės shkodrane...

***

“Fejesa nė kohėn tonė ka pas qenė bėrė me shkesi, pra prej njohjeve mes fiseve, familjeve e kėshtu me radhė. Gjithnjė kanė preferuar tė zgjidhin njė vajzė apo njė djalė nga familje tė mira, tė ndershme...”, tregon Skėnderi, duke vijuar se, “sipas shtresave, gjithsecili nga prindėrit ėshtė munduar tė zgjedhė njė bashkėshort pėr fėmijėn e tij nga kasta qė i pėrkiste. Kjo ka qenė e pėrgjithshmja pėr t'u lidhur njė ēift nė martesė. Janė fenomene shumė tė rralla ato martesa qė janė bėrė me njohje vetė tė ēiftit, por edhe nė ato raste shkuesit kanė qenė ndėrhyrės pėr njohjen. Ka pasur edhe ekspertė qė merreshin me fejesat. Kėta shkues kishin njohuri pėr tė gjitha familjet e qytetit dhe mundoheshin tė kryenin lidhje sa mė tė qėndrueshme dhe tė pėrshtatshme. Kėta njerėz shkonin herė te njėra familje e herė te tjera, duke biseduar pėr bashkimin e tė rinjve, derisa bihej dakord. Dajat dhe xhaxhallarėt, me rekomandimet e tyre, gjithmonė kishin ndikim nė dasmat e nipėrve”.
Fejesa s'ka pas rite tė dukshme. Mė tepėr kėto rite bėheshin mes familjes dhe tė njohurve. Fillimisht bėhej “kėputja e fjalės”, qė nėnkupton momentin kur njė xhajė apo dajė i dhėndrit shkon te familja e nuses sė ardhshme dhe i kėrkon dorėn vajzės. Ky person ishte me autoritet tė padiskutueshėm. Ky person shkonte i vetėm nė derėn e vajzės dhe aty i jepej fjala nga babai i saj, vėllezėrit e xhajat apo dajat. Kjo ishte edhe faza e parė e fejesės. Mė tej vinte pirja e kafeve. Mė parė kjo bėhej me pak njerėz. Krushqit e dhėndrit, rreth 7-8 veta, shkonin e pinin kafe. Kjo vizitė kthehej nė tė njėjtin numėr krushqish nga ana e familjes sė vajzės. Pasi mbaronte edhe pirja e ndėrsjellė e kafeve, e gjitha kjo quhej njė farė dėshmie dhe aprovimi pėr fejesėn dhe martesėn e ardhshme. Ceremonia ishte e thjeshtė, me disa llokume, pirje kafesh dhe disa dhurata tė thjeshta reciproke. Mė vonė dėrgoheshin edhe shenjat, njė rreth, unazė floriri. Rrethi ēohej nga tė rinjtė nė tė dyja familjet, por pa u parė njėri me tjetrin ēifti i ardhshėm. Edhe kėtu kemi dhurata tė thjeshta qė u jepeshin atyre qė ēonin shenjėn. Kjo fejesė ėshtė shoqėruar edhe me praninė e njė kleriku katolik ose njė hoxhe, nė varėsi tė fesė, i cili bėnte lutje dhe bekimin pėr tė vajtur bashkimi i tė rinjve nė rrugė tė mbarė. Burri shpesh nuk e kishte parė ndonjėherė para dasmės nusen e tij. Nė vitet '20-'30 ka pasur edhe ndonjė pėrjashtim, kur burri e nusja njiheshin qė para se tė martoheshin.

Paja e nuses

Pas fejesės nis faza e bashkimit tė ēiftit nė martesė. Kėtu ka pasur zakone tė tjera qė janė zbatuar nė varėsi tė sferės qė njerėzit i takonin. Kėto adete ndryshonin mes tė varfėrve e tė pasurve apo mes fshatit e qytetit. Po kėshtu, tė ndryshme nga kėta dy tė parėt i kanė pasur zakonet familjet e mesme. Ata qė ishin tė pasur janė marrė me pėrgatitjen e “dhėntisė” sė dhėndrit dhe me pėrgatitjen e pajės sė nuses. Skėnderi tregon se “me njė gjergjef tė vogėl dore, vajzat qė nga koha e fejesės, por edhe vite para saj, janė marrė me pėrgatitjen e pajės sė tyre, duke qėndisur sa mė shumė. Atėherė ēdo gjė qėndisej nga dora e nuses. Me vite tė tėra vajzat punonin pėr pajat, madje ka pasur edhe raste plot qė janė kthyer edhe nė kėngė popullore kur kėto nuse janė qėruar nga puna e gjatė dhe lodhshme me pajat e tyre. Pėrgatisnin dhomėn e gjumit, qėndisnin tė gjitha rrobat e veta, tė brendshme e tė jashtme etj”. Babai i vajzės interesohej gjithashtu qė t'i blinte bijės gjėra tė kushtueshme. “Kėtu nė Shkodėr ka qenė karakteristike pėr familjet e mėdha blerja e gjėrave shumė tė kushtueshme nga babai pėr nusen e re, - thotė Skėnderi, -rrobės kombėtare i shtohej njė lloj veshjeje qė vihej nė kokė qė quhej hilalėk. Ajo ishte shumė e kushtueshme dhe kishte 100 napoleona ari tė varura rrotull. Pastaj, pėrmbi rrobat kombėtare, sipas pasurisė sė njerėzve, janė varur ato qė quhen dupe, vargje me monedha ari, tė cilat shkonin deri nė 3 breza. Kėto quheshin dupe, pasi ishin zakonisht monedha ari, dukate tė Venedikut”. Interesimi kalonte mė pas te kėpucėt e nuses qė tė ishin tė stolisura e tė qėndisura. Nė pazar tė Shkodrės, mjeshtra e rrobaqepės kishin punishtet e tyre dhe merreshin me porosi enkas pėr kėto raste.

Gratė “spiune” brenda dy fiseve

Gjatė kėsaj kohe, pra tė pėrgatitjes sė fejesės dhe pajės pėrfundimtare, ka pasur kontakte dhe kėto kontakte bėheshin zakonisht me njerėz, sidomos gra qė i kanė njohur tė dyja palėt, tė cilat janė pėrdorur me shku e me ardh pėr tė parė se ēka po bėn dhėndri, e ēka po bėn nusja nė anėn tjetėr deri sa tė mbaronin krejt pėrgatitjet.
“Dhėntia”, pėrfshinte pjesėn tjetėr tė pajės, pasi pas rrobave kombėtare, kanė qenė ato tė stilit modern evropian. Ka pasur, veē rrobave tė dasmės dhe fustane tė pėrditshme apo kėpucė e breza, byzylykė, sahate ari, aromatizues. Pinjolli i familjes 4-shekullore shkodrane, Lohja, tregon nė lidhje me kėtė se “babai i nuses rėndohet shumė, pasi babai i nuses ēon shumė mė tepėr nė shtėpinė e burrit sesa sjell burri”. Ky ėshtė dhe ndryshimi mes fshatit dhe qytetit. “Nusja pėrgatit, veē tė tjerash, edhe tė gjitha enėt e kuzhinės, prej bakri, duke nisur qė nga lugėt, thikat, tenxheret, xhezvet, tepsitė, dyshekė, jorganė, mbulesa atlasi, perde dritaresh, mineret prej cope tė kuqe qė kushtonin shumė, shiltet qė janė vu nėpėr minere, tė cilat mbusheshin me lesh etj”. Por sipas Skėnderit, ky zakon ndryshon sėrish nga njė zonė e Shkodrės nė tjetrėn;
“Nė zonat verilindore ēdo gjė e paguan dhėndri, edhe pajėn e nuses e paguan ai. Nėpėrmjet inventarit qė i jepte babai i vajzės, dhėndri dėrgonte paratė ose i blinte dhe ia niste nuses me njerėz tė tjerė. Kėto janė zakone fshatare tė malėsorėve qė ndryshonin shumė nga ato qytetaret”, - tregon qytetari i vjetėr shkodran.

Dasma qytetare

Zakonisht, muaji i preferuar pėr dasmėn ėshtė shtatori, pra, stina e vjeshtės. Pėrveē kohės sė mirė, ka tė bėjė edhe simbolikisht rritja e prodhimtarisė gjatė vjeshtės. Pra, kjo bėhet qė edhe ēifti tė ketė pjellori tė mirė.
Vetėm nė ndonjė rast tė jashtėzakonshėm mund tė bėhet njė dasmė jashtė shtator-tetorit, kur lihej data e dasmės. Nė dhoma e ēardhaqe dhe oborr shtrohen sofrat. Gratė e vajzat, shoqėruar me dajre, kėndojnė e kėrcejnė, ndėrsa burrat, nga ana tjetėr, i dėgjojnė. Gratė e burrat qėndronin tė ndarė nėpėr dhoma. Tė gjithė tė ftuarit ishin prej njė gjaku, pra vetėm tė fisit dhe shumė rrallė mund tė kishte ndonjė shok a mik siē ndodh dendur nė ditėt e sotme.

320 kėngė dhe njė javė dasmė

Shtėpitė i prisnin miqtė nė ēardhaqet e tyre. Dasma festohej me kėngė e me valle dhe me mish e me pije. Nė anėn myslimane, ndryshe nga katolikėt, nuk kishte verė dhe raki, por vetėm valle dhe lėngje frutash, sherbet shege dhe ėmbėlsira. Sipas gojėdhėnave, ahengu shkodran ka pasur 320 kėngė. Pra, rrallė se tė binte radha tė dėgjoje tė njėjtėn kėngė tė pėrsėritur dy herė nė njė javė festė. Veglat muzikore kanė qenė violina, sazja, njė vegėl me tetė tela, si ēifteli e madhe dhe gėrneta. Kėngėtarė kanė qenė njė ose dy e shumta, tre burra, kurse mė vonė janė futur edhe femrat. Nga ana myslimane kanė marrė edhe valltare femra pėr tė kėrcyer nė aheng, tė cilat vinin nga njė lagje romėsh nė Shkodėr dhe e kishin pėr zanat atė punė. Edhe ana katolike nuk ka pasur shumė ndryshime nė dasmė, me pėrjashtim tė ritualeve fetare.

Nusja nė shtėpinė e dhėndrit

Nėse sot, kur vjen nusja nė shtėpi, njerėzit i bien borive tė makinave, nė atė kohė pėrmbi kuaj krismat nuk kishin tė sosur. Nusja ulej nė fillim nė gjerdek, njė qoshe e ndarė e dhomės ku qėndronte pa fjalė, ndėrkohė qė tė gjithė vinin e shikonin, duke admiruar bukurinė e saj, qė nga tė afėrm, komshinj e kėshtu me radhė. Nė krah tė nuses qėndron njė i afėrm i saj dhe njė i afėrm i dhėndrit. Pasi ulet nusja nė karrige i ēojnė njė fėmijė, tė cilit ajo i jep njė dhuratė, zakonisht njė monedhė ari. Kėtė fėmijė nusja e merr, duke e pėrkėdhelur, e ul nė prehėr dhe e puth nė tė dyja faqet. Fėmija duhet tė jetė patjetėr njė djalė. Ndėrkaq, Ilvie Lohja tregon “...qysh tė martėn te burri lidhet dhuntia. Tė mėrkurėn dėrgojnė dhuratat te nusja dhe nė darkė pihet kafja. Tė premten pėrgatitet nusja dhe tė shtunėn bėhet dasma nė shtėpinė e saj, ndėrsa te burri tė dielėn nis festa. Sa hyn te burri, asaj i vihet njė bukė nė sqetull, kokėn ia shtypin pak nėn derė, ashtu siē ma kanė bėrė edhe mua, nė mėnyrė qė nusja e re tė jetė e urtė e t'i bindet burrit. Dhėndri e gjuan me karamele, lekė, sheqer dhe oriz. Nusja pastaj pėrulet nė gjunjė para portės dhe njė ēun i vogėl i sjell ujė qė tė lajė duart. Ajo e shpėrblen me njė monedhė ari. Mė tej i vėnė nė prehėr njė djalė qė ajo tė trashėgohet me fėmijė mashkull. Nusja rri nė dhomė e s'bėn zė. Tė paktėn mė pėrpara nuset s'kanė folur, kurse tani ec e mbaji (qesh)”.

Nata e parė e dasmės

Nė Shkodėr, natėn e parė burri nuk fle me nusen. Nusja fle nė njė odė tjetėr tė posaēme, e cila i pėrgatitet nga shtėpia e burrit pėr kėtė rast. Ndėrkaq, dhėndri gjendet mes shakave tė shokėve e kushėrinjve qė e fusin shpesh nė lojė. Para se tė hyjė, natėn e dytė, dhėndri te nusja, hedh njė shami para portės dhe tė gjithė vėrsulen qė ta marrin. Ndodh qė pėr tė parėn herė dhėndri e sheh nusen aty pasi i heq duvakun. Tė nesėrmen, pra ditėn e tretė, njerėzit e shtėpisė dhe nusja ēohen herėt nė mėngjes. Nusja i ka hequr rrobat kombėtare tė dasmės dhe ka vėnė rroba tė tjera, zakonisht tė gjata. Atėherė nusja ulet poshtė, i puth dorėn vjehrrit dhe nis u jep dhurata fėmijėve. Njerėzit gėzoheshin dhe festonin edhe mė tepėr kur nusja dilte e bukur, e mirė. Xha Skėnderi kujton: “I mbaj mend ato kohė (vitet '30, kur kam qenė fėmijė) I kujtoj tė gjitha, sepse i kam pėrjetuar nė shtėpinė tonė shumė prej tyre. Kam qenė nė martesat e haxhave tė mi. Normalisht, kėto zakone kanė shkuar duke u liberalizuar deri sot kur dasmat pak ndryshojnė nga njėra-tjetra me pėrjashtim tė kėngėve folklorike qė kėndohen sipas krahinės”.

Prishja e martesės

Mund tė prishej dasma, megjithėse kjo shumė rrallė ka ndodhur, atėherė kur nusja dilte me defekte e mangėsi tė mėdha apo tė papritura. P.sh. nėse dilte e ēalė apo me deformime tė ndryshme dhe familja e dhėndrit nuk ishte njoftuar qė mė parė pėr kėto tė meta, atėherė puna arrinte deri aty sa prishej dasma pėr moskallėzim dhe prerje nė besė. Por ndonėse nusja mund tė ndahej, pėr ta bėrė kėtė gjė nuk ishte e lehtė sepse do tė krijohej pėrplasje mes dy fiseve. Edhe kur nė fillim tė 1900-ės me ligj ėshtė lejuar ndarja, ka qenė tepėr e vėshtirė. Ndėrsa ana katolike, nėse dikush ndahej, nuk kishte tė drejtė tė rimartohej. Kisha nuk e jepte kurorėn dy herė dhe njeri nuk tė jepte nuse pa shkuar nė kishė ku vihej kurora. Kėtyre njerėzve qė mund tė ndaheshin, nėse donin nuse, nuk iu mbetej gjė tjetėr veē emigrimit sa mė larg asaj zone...

Virgjėria

Ta merr mendja qė virgjėria kėrkohej gjithmonė nga qytetarėt pėr nuset e djemve tė tyre apo edhe nga vetė dhėndri shkodran pėr nusen e tij. Madje dhe sot e kėsaj dite ėshtė njė kriter qė mė sė shumti dominon nė kėrkesat e djemve pėr nuset e tyre.

Vdekja

Si nga ana katolike, ashtu dhe nga ajo myslimane, riti i vdekjes nuk ka pas ndryshime tė mėdha. Kur vdes dikush, bile edhe mė parė se ai tė vdesė, lajmėrohet i gjithė rrethi i ngushtė familjar qė tė jenė tė pranishėm nė vdekjen e tij. Mė pas bėhen lajmėrimet pėr njerėzit. Ata vijnė, pinė cigare e kafe pa sheqer dhe dalin. Mė tej pėrcaktohet xhenazja (varrimi). Gjysmė ore para se tė bėhet varrimi, gratė dalin te dhoma e tė vdekurit dhe e qajnė. Gjithnjė aty janė vetėm gra. Pastaj, kur vjen orari i daljes sė arkivolit pėr nė varreza, hyjnė burrat dhe e marrin arkivolin, duke e nxjerrė pėrjashta pėr ta hipur nė karrocė, sot nėpėr makina. Mė pas i bėhen ritet fetare; myslimanėt me hoxhėn e katolikėt me priftin. Burrat vijnė mė pas pėr ngushėllime, ku pinė nga njė cigare dhe kafe pa sheqer. Ata vijnė vetėm javėn e parė e pas kėsaj kohe veē ndonjė qė nuk njeh zakonet mund tė vijė, kurse gratė vazhdojnė hyrje daljet deri nė pesė javė rresht. Pas tė shtatave mund tė shtrohet njė drekė pėr njerėzit mė tė afėrm. Pas kėsaj vijnė tė 40-at, ku i vdekuri pėrkujtohet sėrish. Kohėt e fundit ka nisur tė kujtohet i ndjeri edhe nė 1-vjetorin e vdekjes, por ky nuk ka qenė zakon shkodran.

Lindja

Nėse lindej djalė, burrat e shtėpisė dilnin nė oborr apo ēardhak dhe kanė qėlluar me pushkė e kanė bėrtitur pėr lindjen e djalit. Po tė lindte vajzė, kuptohet qė nuk kishte aq shumė zhurmė. Njė shtėpi qė ka pas mė shumė meshkuj, ka qenė mė e fortė, mė e integruar dhe ėshtė respektuar mė tepėr.

Dasma fshatare shkodrane

Sigurisht qė edhe dasma e fshatit do tė ishte me mblesėri. Fillimisht, krushqit e dhėndrit shkojnė vizitė te shtėpia e vajzės e mė pas vizita rikthehet nga krushqit e nuses. Krushqit e dhėndrit duhet qė tė shkojnė nė numėr tek, ndėrsa tė nuses ēift, (njė mė tepėr sesa tė dhėndrit). Pas disa kohėsh, sipas zakonit, njerėzit e dhėndrit ēojnė njė shenjė nė shtėpinė e nuses sė ardhshme. Njė unazė, zakonisht, dėrgohet nė kėto raste. Mė pas bėhet voda, qė ėshtė caktimi i datės sė martesės nga tė dyja palėt. katolikėt, shkojmė nė kishė dhe e kryejmė kurorėzimin qė dy javė para se tė bėhet martesa. Shtėpia e vajzės e bėn njė ditė para dasmėn, zakonisht tė shtunėn”, thotė Ndrek Gjoni, njė nga banorėt mė tė hershėm tė fshatit Bėrdicė e Madhe nė Shkodėr.

Dasma nė shtėpinė e nuses

Krushqit e djalit, qė shkojnė si miq tė rinj, duhet tė venė nė banket njė orė me vonesė dhe tė ēohen e tė ikin njė orė para. Kur krushqit largohen, nuk bėn mirė qė babai i dhėndrit tė japė lekė, por vetėm sa takon njerėzit, ndėrkaq shoqėruesit e tij japin tė gjithė lekė. Nė ditėt tona krushqit e kėtij fshati e kanė tarifėn 1 000 lekė personat qė shkojnė pėr tė uruar dhe 2 000 lekė ato ēifte qė janė tė ftuar pėr drekė.
Dasmat, nė ndryshim nga mė parė, bėhen nė lokal e jo nė shtėpi. Siē thamė edhe mė lart e jo vetėm nė fshatra, por edhe nė qytetin e Shkodrės, krushqit venė njė orė me vonesė e ikin njė orė para dasmės, njė zakon i hershėm ky, i cili gjen zbatim dendur edhe nė dasmat e kėsaj zone. Krushqve tė dhėndrit normalisht u lihet njė kėnd i veēantė dhe priten me nderimet e rastit. Aty ngrihen e vallėzojnė sipas zakonit vetėm krushqit e shtėpisė, ndėrsa ana e dhėndrit nuk lejohet tė ngrihet nė vallėzim. Tė tjerėt qė janė rrotull duhet tė darovitin me radhė ēiftin qė ngrihet tė kėrcejė. Djali me vajzėn kėrcen vazhdimisht nė dasmėn e nuses. Sipas traditės, babai i nuses ngrihet i pari ndėr ata qė darovitin dhe ia ngjit pas ballit nuses njė shuk me lekė. Mė tej dasmorėt e tjerė, sipas qejfit, por edhe xhepit, vazhdojnė tė hedhin lekė pėr kėrcimin e ēiftit.

Nga nusja te dhėndri

Zakoni i vajtjes njė orė me vonesė dhe daljes njė orė para mbarimit tė darkės festive pėr dasmorėt vlen edhe pėr krushqit e nuses qė shkojnė nė banketin e dhėndrit tė gjithė bashkė dhe largohen po sė bashku.


Nata e parė, me nusen flenė tė tjerėt

Pasi bėhet dasma te nusja, natėn tjetėr ceremonia zhvillohet edhe nė pėrmasa mė tė mėdha nė shtėpinė e dhėndrit. Njė e veēantė ėshtė fakti se pasi festa mbyllet pėr nusen atė natė, ajo nuk fle me dhėndrin, por me njė djalė tjetėr. Sipas zakonit, ky fėmijė i vogėl qė fle me nusen duhet tė jetė mashkull e jo femėr, rreth 8 vjeē. Kjo bėhet me qėllim qė nusja tė lindė djalė.

Tabuja e ndarjes dhe virgjėria

Ndarja nga bashkėshorti nuk lejohet nė asnjė rast tjetėr pėrveē kur ka shkelje tė kurorės. Pavarėsisht nėse merret vesh ēifti, sėmuret a jo etj., ndarja nuk lejohet. Tė paktėn ata qė janė katolikė, kisha nuk i kurorėzon pėr sė dyti. Gjithashtu, domosdoshmėri tjetėr pėr njė femėr qė do tė bėhet nuse ėshtė virgjėria. Pasi nė rast se ajo e ka prishur atė jashtė kurorės, sėrish nuk pranohet prej dhėndrit vetėm nė rast se vajza i ka treguar atij mė parė pėr kėtė gjė dhe tė dy e kanė pranuar pavarėsisht bashkimin. Gjithsesi, sigurisht qė kjo ėshtė relative dhe nuk vlen pėr tė gjithė fshatarėt shkodranė, pasi ka tė bėjė me besimin, formimin e personit, kulturėn, mentalitetin...

Lindja

Pasi lind fėmija, caktohet data e pagėzimit nė kishė. Zgjidhen shoqėruesit nga njė femėr e njė mashkull qė i bėhen kumbarė. Pėrveē kėsaj, shpėrndahen petulla nėpėr fshat, ėmbėlsira.

Vdekja

Njė nga pjesėt ndoshta mė interesante tė ritualit tė vdekjes nė fshatrat e Shkodrės ėshtė edhe ajo e qajcave. Atė ditė qė i vdekuri kalon orėt e fundit nė shtėpinė e tij pėr t'u pėrcjellė mė pas nė banesėn e fundit, gratė e mbledhura rreth e qajnė. Madje si zakon, vaji duhet tė dėgjohet sa mė shumė e tė shfaqet dukshėm. Pėr kėtė arsye merren me mėditje gra qė qajnė, e jo vetėm gra, por edhe burra. Burrat qė e bėjnė kėtė punė janė shumė mė tė rrallė, por pėr tė pasur ka. “Pagesa pėr kėta persona qė kanė zanat tė qajnė tė vdekurit ėshtė rreth 1 000 lekė pėr orė. Nė rastet e fatkeqėsive, e para gjė qė bėhet ėshtė larja e tė vdekurit dhe rregullimi i tij. Mė pas lajmėrohen tė afėrmit, bėhet lista e njerėzve qė do mbahen pėr darkė dhe nisin vajet. I vdekuri nuk duhet tė mbahet mbi 24 orė nė shtėpi”, tregon xha Ndreka. Para varrimit i vdekuri ēohet njėherė nė kishė ose prifti vjen nė shtėpi, sipas rastit, e mė pas shkohet drejt varrezave. Mė tej riti vazhdon me ngushėllimet nė shtėpi. Familjarėt rreshtohen para hyrjes sė shtėpisė dhe takojnė tė gjithė ata qė vijnė pėr ngushėllime. Pak a shumė, banorėt e fshatit tregojnė se kėto zakone nuk kanė ndryshuar nga mė parė, me pėrjashtim tė faktit qė tani jepen edhe peshqeshe. Me peshqesh ata kuptojnė tė hollat qė vizitorėt i japin familjes, duke i lėnė mbi tabaka teksa u jepet kafja dhe ndonjė biskotė. Edhe pėr kėto shuma nė ditėt e sotme fshati i Shkodrės i ka tė ndara hesapet. Gjatė njė jave qė bėhet pritja e ngushėllimeve tė gjithė qė vijnė pėr tė pirė kafen japin lekė sipas gradės sė afrimitetit tė tyre me familjen e tė ndjerit qė nga 200 deri nė 2 000 mijė lekė.


Edituar pėr herė tė fundit nga princesha *xhana* nė Wed Jul 27, 2011 2:05 pm, edituar 1 herė gjithsej
Naqja Shkodrane
Naqja Shkodrane
Super- Administrator

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 15/10/1928
Numri i postimeve Numri i postimeve : 12836
Vendndodhja Vendndodhja : ANGLI..
Hobi Hobi : Mjeke
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2011
Falenderimet Falenderimet : 21

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dasma Shkodrane ! Empty Re: Dasma Shkodrane !

Mesazh nga Naqja Shkodrane Wed Jul 27, 2011 1:58 pm

Dasem Shkodrane


Naqja Shkodrane
Naqja Shkodrane
Super- Administrator

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 15/10/1928
Numri i postimeve Numri i postimeve : 12836
Vendndodhja Vendndodhja : ANGLI..
Hobi Hobi : Mjeke
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2011
Falenderimet Falenderimet : 21

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dasma Shkodrane ! Empty Re: Dasma Shkodrane !

Mesazh nga Naqja Shkodrane Wed Jul 27, 2011 1:59 pm

Naqja Shkodrane
Naqja Shkodrane
Super- Administrator

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 15/10/1928
Numri i postimeve Numri i postimeve : 12836
Vendndodhja Vendndodhja : ANGLI..
Hobi Hobi : Mjeke
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2011
Falenderimet Falenderimet : 21

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dasma Shkodrane ! Empty Re: Dasma Shkodrane !

Mesazh nga Naqja Shkodrane Wed Jul 27, 2011 2:12 pm

Naqja Shkodrane
Naqja Shkodrane
Super- Administrator

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 15/10/1928
Numri i postimeve Numri i postimeve : 12836
Vendndodhja Vendndodhja : ANGLI..
Hobi Hobi : Mjeke
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2011
Falenderimet Falenderimet : 21

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dasma Shkodrane ! Empty Re: Dasma Shkodrane !

Mesazh nga Naqja Shkodrane Wed Jul 27, 2011 2:42 pm

Naqja Shkodrane
Naqja Shkodrane
Super- Administrator

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 15/10/1928
Numri i postimeve Numri i postimeve : 12836
Vendndodhja Vendndodhja : ANGLI..
Hobi Hobi : Mjeke
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2011
Falenderimet Falenderimet : 21

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dasma Shkodrane ! Empty Re: Dasma Shkodrane !

Mesazh nga Naqja Shkodrane Sun Jun 17, 2012 11:56 am


.............Ku Ka Dasme Ma Te Bukur Sesa Dasma Shkodraneee........... I LOVE SHKODRA
Naqja Shkodrane
Naqja Shkodrane
Super- Administrator

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 15/10/1928
Numri i postimeve Numri i postimeve : 12836
Vendndodhja Vendndodhja : ANGLI..
Hobi Hobi : Mjeke
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2011
Falenderimet Falenderimet : 21

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dasma Shkodrane ! Empty Re: Dasma Shkodrane !

Mesazh nga Vizitor Sat Jan 12, 2013 6:54 am

Oj Naqe ja martohem me shkodran ja plas (oo) gaga

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dasma Shkodrane ! Empty Re: Dasma Shkodrane !

Mesazh nga scutari Tue Jan 22, 2013 11:10 am

Edhe shkodra e ka prish traditen e dasmes sepse sot gjithkund ne shqiperi isoj po bahen nuk shoh me dallim mes veriut e jugut....bisnes hesapi

scutari
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 376
Vendndodhja Vendndodhja : BELGIUM
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 27/11/2012
Falenderimet Falenderimet : -2

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dasma Shkodrane ! Empty Re: Dasma Shkodrane !

Mesazh nga Ospite Tue Jan 22, 2013 2:09 pm

scutari leni fjalt e futa krahun njenes e fillo perdrellu hahahahahhaha

Ospite
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dasma Shkodrane ! Empty Re: Dasma Shkodrane !

Mesazh nga scutari Tue Jan 22, 2013 2:46 pm

SHKODRA-CHANNEL shkruajti:scutari leni fjalt e futa krahun njenes e fillo perdrellu hahahahahhaha
jaaaaa sdu se tash kajn fillu me ba beli dance e striptiza

scutari
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 376
Vendndodhja Vendndodhja : BELGIUM
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 27/11/2012
Falenderimet Falenderimet : -2

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dasma Shkodrane ! Empty Re: Dasma Shkodrane !

Mesazh nga Ospite Tue Jan 22, 2013 2:47 pm

pse si ke ne qef ashtu ti a hahahahahah

Ospite
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dasma Shkodrane ! Empty Re: Dasma Shkodrane !

Mesazh nga scutari Tue Jan 22, 2013 2:52 pm

SHKODRA-CHANNEL shkruajti:pse si ke ne qef ashtu ti a hahahahahah
ja aaa se al doret e m bertet baba

scutari
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 376
Vendndodhja Vendndodhja : BELGIUM
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 27/11/2012
Falenderimet Falenderimet : -2

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dasma Shkodrane ! Empty Re: Dasma Shkodrane !

Mesazh nga Ospite Tue Jan 22, 2013 2:55 pm

merre mor edhe baben se e ka me qef ate pune hahahaah

Ospite
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dasma Shkodrane ! Empty Re: Dasma Shkodrane !

Mesazh nga scutari Tue Jan 22, 2013 4:08 pm

SHKODRA-CHANNEL shkruajti:merre mor edhe baben se e ka me qef ate pune hahahaah
ma merr gjumi ma tuj hanger buk j ma me qu ner belienca.......

scutari
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 376
Vendndodhja Vendndodhja : BELGIUM
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 27/11/2012
Falenderimet Falenderimet : -2

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dasma Shkodrane ! Empty Re: Dasma Shkodrane !

Mesazh nga Ospite Tue Jan 22, 2013 7:01 pm

hahahahahaahha kujdes vec mos ta kapin infrakt.ahahaahhah

Ospite
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dasma Shkodrane ! Empty Re: Dasma Shkodrane !

Mesazh nga scutari Tue Jan 22, 2013 9:18 pm

SHKODRA-CHANNEL shkruajti:hahahahahaahha kujdes vec mos ta kapin infrakt.ahahaahhah
ja ma se kap gja at se ka dashnore.......imagjina ai ka un skam!jam ba kaj her me ja kap un dashnoren etij

scutari
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 376
Vendndodhja Vendndodhja : BELGIUM
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 27/11/2012
Falenderimet Falenderimet : -2

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dasma Shkodrane ! Empty Re: Dasma Shkodrane !

Mesazh nga Goc Tirone Tue Jan 22, 2013 10:51 pm

o ju te dy a do me ftoni me nje dasem shkodrane se skom qene asnjehere me pa si bohet 22 22 22
Goc Tirone
Goc Tirone
Super- Administrator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 8596
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 31/10/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dasma Shkodrane ! Empty Re: Dasma Shkodrane !

Mesazh nga Ospite Wed Jan 23, 2013 12:09 am

hhahah si mar i ke kap dashnoret babs hahaahah....goca je e ftume...me gjith cefe...ishalla ske me than se ke krize hahahahah

Ospite
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dasma Shkodrane ! Empty Re: Dasma Shkodrane !

Mesazh nga scutari Wed Jan 23, 2013 10:08 pm

Goc Tirone shkruajti:o ju te dy a do me ftoni me nje dasem shkodrane se skom qene asnjehere me pa si bohet 22 22 22
QA DEN ME PA MAJ NAQE TI? NE SBEJM GJE ANORMALE VEC TERBOHENA

scutari
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 376
Vendndodhja Vendndodhja : BELGIUM
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 27/11/2012
Falenderimet Falenderimet : -2

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dasma Shkodrane ! Empty Re: Dasma Shkodrane !

Mesazh nga Ospite Wed Jan 23, 2013 10:09 pm

scutari shkruajti:
Goc Tirone shkruajti:o ju te dy a do me ftoni me nje dasem shkodrane se skom qene asnjehere me pa si bohet 22 22 22
QA DEN ME PA MAJ NAQE TI? NE SBEJM GJE ANORMALE VEC TERBOHENA
po edhe ti mor burr ajo nuk don miradna mu terbu don hahahaahahah

Ospite
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dasma Shkodrane ! Empty Re: Dasma Shkodrane !

Mesazh nga scutari Wed Jan 23, 2013 10:10 pm

SHKODRA-CHANNEL shkruajti:
scutari shkruajti:
Goc Tirone shkruajti:o ju te dy a do me ftoni me nje dasem shkodrane se skom qene asnjehere me pa si bohet 22 22 22
QA DEN ME PA MAJ NAQE TI? NE SBEJM GJE ANORMALE VEC TERBOHENA
po edhe ti mor burr ajo nuk don miradna mu terbu don hahahaahahah
AAAA KTA T TERBUMET KJ NEVOJ MI SHKUND

scutari
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 376
Vendndodhja Vendndodhja : BELGIUM
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 27/11/2012
Falenderimet Falenderimet : -2

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dasma Shkodrane ! Empty Re: Dasma Shkodrane !

Mesazh nga Ospite Wed Jan 23, 2013 10:11 pm

po pra me i shkund me kercim hahahahaahahahah....

Ospite
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dasma Shkodrane ! Empty Re: Dasma Shkodrane !

Mesazh nga scutari Wed Jan 23, 2013 10:23 pm

SHKODRA-CHANNEL shkruajti:po pra me i shkund me kercim hahahahaahahahah....
mi shkund e xjerr ujin e zi krejt deri sa t na flejn n kam

scutari
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 376
Vendndodhja Vendndodhja : BELGIUM
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 27/11/2012
Falenderimet Falenderimet : -2

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dasma Shkodrane ! Empty Re: Dasma Shkodrane !

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi