♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fjalimi i babait te AMY-t...

Shko poshtė

Fjalimi i babait te AMY-t... Empty Fjalimi i babait te AMY-t...

Mesazh nga Tironcja_omel Wed Jul 27, 2011 6:34 pm

Mitch Winehouse mbajti njё fjalim shumё prekёs gjatё ceremonisё mortore tё bijёs sё tij, Amy Winehouse, ku ishin mbledhur tё gjithё familjarёt dhe miqtё e saj.

Kanё treguar histori rreth fёmijёrisё sё saj dhe se sa e lumtur kishte qёnё kohёve tё fundit.

“Amy ishte bija mё e mirё, pjesёtari i familjes dhe shoqja mё e mirё qё mund tё kishe.

Do t’ju flas gjatё pёr rehabilitimin e saj. Kohёve tё fundit Amy gjeti dashurinё me Reg. Ai e ndihmoi atё shumё me problemet qё kishte dhe ajo po fillonte ta shikonte tё ardhmen bashkё me tё.

Kishte vite qё nuk ishte aq e lumtur. Tё gjithё na kujtohet mbrёmja e mrekullueshme tek “100 Club” nё Oxford Street; zёri i saj dhe koordinimi i saj ishin perfekt. Atё natё ajo mё tha se ishte kёnaqur plotёsisht.

Herёn e fundit qё mё mori nё telefon kishte gjetur njё kuti me fotografi tё vjetra tё familjes dhe mё tha qё tё shkoja e t’i shikoja. Ne flisnim sё paku tre herё nё ditё dhe ajo mё nё fund ndihej shumё mirё.

Tre vjet mё parё Amy mbylli kapitullin e saj me varёsinё ndaj drogёs. Atё gjё qё doktorёt e quajtёn tё pamundur, ajo ja arriti. Ajo po pёrpiqej shumё edhe ne alkoolin dhe kishte arritur tё kalonte tre javё pa asnjё gllёnkё alkool.

Mё pati thёnё: “Babi, e kam vendosur, nuk mund tё pij mё! Nuk e duroj dot mё shikimin tёnd dhe tё gjithё familjes.”

Ajo nuk ishte mё nё depresion. Tё premten ajo u takua me Janis (mamaja) dhe Reg dhe ishte nё gjёndje tё mirё shpirtёrore.

Atё natё, ajo ndodhje nё dhomёn e saj tё gjumit duke i rёnё baterisё dhe duke kёnduar. Meqё ishin orё tё vona tё mbrёmjes, roja e saj e sigurisё i tha tё mbante qetёsi dhe ajo ashtu bёri. Ai e dёgjoi atё teksa ecte nё dhomё pёrreth pёr pak dhe kur shkoi ta kontrollonte nё mёngjes mendoi se ishte duke fjetur. U kthye sёrish nё dhomёn e saj pas disa orёve mё vonё dhe atёhere e kuptoi qё ajo nuk merrte mё frymё.

Tё dish qё nuk ishte e dёshpёruar dhe se vdiq e lumtur, na bёn tё ndjehemi mё mirё.”

Eulogjinё e tij Mitch e pёrfundoi duke i thёnё vajzёs sё tij:

“Natёn e mirё, ёngjёlli im. Bёfsh gjum tё ёmbёl.”

Babai i saj Mitch ka vendosur tё hapё “Fondacionin Amy Winehouse” dedikuar gjёrave qё ajo donte mё shumё: fёmijёve, kuajve dhe sigurisht pёr tё ndihmuar tё gjithё ato qё luftojnё me abuzimin e substancave.

“Nё vendin tonё, nёse nuk e pёrballon dot njё klinikё private rehabilitimi, tё duhet tё presёsh deri nё 2 vjet qё tё tё vijё radha e ndihmёs. Me ndihmёn e Keith Vaz MP ne po mundohemi ta ndryshojmё kёtё”, ka thёnё ai.

Ndёr personat qё shkuan pёr tё respektuar kёngёtaren, qё vdiq tragjikisht nё moshёn 27-vjeēare nё dhomёn e saj tё gjumit tё shtunёn, ishin e gjithё familja, shoqёria si Kelly Osbourne, Mark Ronson, Bryan Adams dhe e gjithё familja e saj e muzikёs, pёrfshirё kёngёtarёt mbёshtetёs dhe menaxherin.

Ndёrsa familjarёt e Amyt dhe miqtё e saj mbanin zi pёr humbjen e saj, fansat e saj u mblodhёn tё gjithё jashtё shtёpisё sё saj duke pirё dhe kёrcyer nё kujtim tё jetёs sё saj.

(LajmeShqip)
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi