♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fjalimi i "Ramiz Alia me studentet"

Shko poshtė

Fjalimi i "Ramiz Alia me studentet" Empty Fjalimi i "Ramiz Alia me studentet"

Mesazh nga Morena Wed May 19, 2010 7:36 pm

Botohet pėr herė tė parė e pacensuruar, njė prej
ngjarjeve kryesore post-komuniste. Bėhet fjalė pėr takimin e studentėve
me Ramiz Alinė nė 9 dhjetor 1990.
Cilėt ishin ata studentė qė shkuan e u pėrballėn me Ramiz Alinė? Ēfarė
i thanė ata njeriut mė tė pushtetshėm nė Shqipėri pas Enver Hoxhės, pa
ardhur ende pluralizmi nė Shqipėri? Cilat ishin debatet e para, mungesa
e njohurisė, por edhe guximi i tė rinjve qė shkuan dhe debatuan pėr
katėr orė e gjysėm nė zyrė me Ramiz Alinė?
Gazeta Shqiptare, falenderon ish kryeministrin dhe ndėr tė parėt
themelues tė Partisė Demokratike, Aleksandėr Meksin, qė disponon tė
plotė gjithė materialin, jo vetėm tė regjistuar, por edhe tashmė tė
hedhur nė letėr, duke e sjellė kėtė material pėr lexuesit tanė, ashtu
sikurse ka qenė atėherė, pa deformime, shtrembėrime, apo ovacione pėr
Ramiz Alinė nė atė kohė.
Nė fakt, biseda prej katėr orėsh ėshtė shumė e gjatė. Aleksandėr Meksi,
do ta botojė atė tė plotė siē ėshtė nė librin e tij qė do tė botojė nė
fillim tė vitit tjetėr “Dhjetor ’90-Dokumente e Materiale”, me ngjarje,
kujtime, shėnime, por mė sė shumti siē thotė Meksi, me dokumente tė
faktuara, tė cilat nuk lejojnė nė asnjė rast shtrembėrimin e historisė.

Nga pjesa e parė qė do tė lexoni sot nė gazetė, do tė kuptoni sesa tė
rėndėsishme ishin bisedat e para tė studentėve me Ramizin, cilėt ishin
ata qė kishin mė shumė kurajo nė atė kohė, kur nė fakt, gjendeshin
gjithmonė pėrballė presionit se “mund tė futeshin edhe nė burg”. Pasi
demokracia, ende nuk ishte shpallur.


Ramiz Alia: Si jeni ju mirė jini? Tashti tė filloj unė njė ēikė, do mė
dėgjoni mua njėherė dhe pastaj tė shikojmė tė flisni juve. Se desha
t’ju njoftoj pėrpara se sot kishte njė mbledhje tė Pleniumit tė
Komitetit Qendror tė Partisė dhe prandaj desha t’ju njoftoj se ēfarė ka
vendosur Pleniumi i Komitetit Qendror.
Pleniumi i Komitetit Qendror shqyrtoi gjendjen aktuale dhe rekomandoi
masat pėrkatėse pėr pėrmirėsimin e saj. Lidhur me sa mė sipėr u vendos:

E para Nė qershor tė vitit 1991 tė mblidhet kongresi i 10-tė i zakonshėm i Partisė
E dyta Mė 26 dhjetor tė kėtij viti, dmth mbas dy javėsh, tė mblidhet nė
Tiranė Aktivi Kombėtar i Partisė pėr tė pėrcaktuar platformėn
elektorale tė partisė dhe pėr tė aprovuar listėn e kandidatėve tė saj
pėr deputetė nė Kuvendin Popullor.
E treta Pleniumi liroi nga funksioni anėtarėt e Byrosė Politike shokėt
Muho Asllani, Simon Stefani, Lenka Ēuko, Foto Ēami dhe Hajredin Ēeliku,
dhe shokėt Qirjako Mihali dhe Pirro Kondi nga detyra e kandidatit tė
Byrosė Politike tė Komitetit Qendror tė Partisė
E katėrta Ju rekomandua Kryetarit tė Kėshillit tė Ministrave qė nė
pėrputhje me situatėn e tanishme ti propozojė Presidiumit tė Kuvendit
Popullor ndryshimet e nevojshme nė Qeveri.
E pesta Pleniumi shprehu mendimin se ėshtė nė dobi tė demokratizimit tė
mėtejshėm tė jetės sė vendit dhe pluralizmit krijimi i organizatave
politike tė pavarura nė pėrputhje me ligjet nė fuqi. (salla duartroket
gjatė).
Tani desha t’ju them edhe disa fjalė tė tjera se ky ishte vendimi. Tė
them unė tashi disa. Unė personalisht dhe gjithė udhėheqja e kemi
ndjekur ēdo hap tuajin gjatė kėtyre ditėve. Qysh nė fillim unė jam
shprehur pėr dialog, pėr bisedime, pėr diskutime me juve. Bile qysh tė
shtunėn nuk refuzova, por pėrkundrazi, nė orėn 1.30, pas mesnate, u
takova me njė delegacion tuajin, ndėrsa tė nesėrmen prita nė zyrė edhe
Mimozėn, dhe biseduam gjėrė e gjatė me njėri-tjetrin.
Ju ftova tė tėrėve pėr qetėsi, nė mėnyrė qė shqetėsimet dhe kėrkesat
tuaja, tė drejta tė zgjidheshin vetėm nė rrugėn e diskutimit normal dhe
demokratik. Edhe tani qė po takohem me ju, jam i tė njėjtit mendim, qė
ēdo gjė, e theksoj se ēdo gjė tė zgjidhet me qetėsi, me mirėkuptim, nė
interes tė atdheut dhe tė tė gjithė popullit. Nė ēdo rast duhet t’i
pritet rruga ndėrhyrjes sė elementėve keqdashės ose provokator, qė nuk
ja duan tė mirėn, as popullit, as rinisė, as zhvillimit tė vendit, as
lirisė sė atdheut as demokratizimit tė vėrtetė tė popullit e tė atdheut
tonė. Rruga drejt demokratizimit nuk ėshtė bulevard. Kėtė duhet ta kemi
parasysh tė tėrė tė rritur e tė rinj. Nevojitet kulturė, nevojitet
tolerancė, nevojitet rregull edhe durim. Demokracia nuk pranon as
kushte, as imponime, as detyrime. Prandaj edhe unė nuk ju kam vėnė as
kushte, as nuk u jam imponuar dhe as nuk ju kam detyruar. Ajo kėrkon
dialog, kėrkon argumentin, kėrkon logjikė, nė interesin e pėrgjithshėm
kėrkon respekt pėr shokun, respekt pėr tė drejtėn. Demokracia kėrkon
norma mirėsjelljeje dhe tė etikės. Nė qoftė se nuk respektohen kėto
rregulla tė lojės, i hapet rruga anarshisė, gjė qė ėshtė e rrezikshme e
dėmshme pėr tė gjithė. Kėtė duhet ta kenė parasysh tė gjithė njerėzit
tanė, sidomos kur flitet pėr pluralizėm, qoftė pėr pluralizėm mendimi,
qoftė pėr pluralizėm organizimi, atė qė quhet pluralizėm partiak. Ēdo
njeri tek ne, ēdo qytetar i ndershėm i vendit tonė, duhet tė ketė nė
plan tė parė interesat e atdheut, interesat e popullit. Mund tė kesh
vėrejtje pėr tė kaluarėn ose pėr tė sotmen. Mund tė kesh mendime pėr
njė ēėshtje ose njė tjetėr, pėr socializmin ose pėr partinė, por ēdo
gjė duhet tė vihet nė kandarin e fateve tė atdheut, tė lirisė dhe
pavarėsisė sė tij. Tė mos harrohet se pėr Shqipėrinė gjithnjė qėndron
rreziku i lirisė dhe i pavarėsisė. Situatat politike i dini i ndiqni.
Mos i merrni si shakara. Prandaj ne na lypset uniteti, neve na lypset
tė ecim tė bashkuar, ne na duhet tė punojmė krah pėr krah me
njėri-tjetrin. Unė shpreh besimin tim tė patundur dhe bindjen time tė
plotė te rinia jonė, te gjithė rinia jonė, edhe te rinia studenteske,
nė rradhė, qė ėshtė pjesa mė e menēur, mė me kulturė, qė ėshtė njė
pasuri e madhe e popullit tonė. Shpreh bindjen tek klasa punėtore, te
tėrė populli ynė, qė luftėn pėr demokratizim qė ka ndėrrmarė partia ne
do ta ēojmė pėrpara pa u ndalur. Procesi i demokratizimit kėrkon
kontributin e secilit, tė madh e tė vogėl, punėtorė, fshatar, studentė,
por asgjė nuk bėhet brenda njė dite. Pėr mė tepėr duhen pasur parasysh
traditat tona. Drejt Evropės ne duhet tė shkojmė, por duhet tė shkojmė
me pasurinė tonė kulturore. Tė mos harrojmė, ne duhet tė shkojmė me
traditėn tonė, duhet tė shkojmė me origjinalitetin tonė dhe jo si kopje
e keqe e tė tjerėve. Pikėrisht pėr kėtė arsye duhet tė punojmė tė tėrė
mė vėmendje, duhet tė masim hapat qė hedhim, duhet tė jemi tė
kujdesshėm, pa u ndalur aspak nė rrugėn tonė qė kemi nisur, qė ėshtė
rruga e interesave tė atdheut, tė socializmit, tė popullit tonė. Kėto
kisha t’ju thoja kėshtu nė fillim. Tashti do dėshiroja tė dėgjoja nė
qoftė se keni juve dhe ēfarė keni juve.
Arben Demeti: Kam njė pyetje.
Ramiz Alia: Urdhėro. Posi Kush jeni ju?
Arben Demeti: Unė quhem Arben Demeti, asistent petagog nė inxhinerinė elektrike jam dhe komunist.
Ramiz Alia: E mirė vazhdo, nuk ka rėndėsi ajo. Pėr mua ka rėndėsi kush je.
Arben Demeti: Pse Pleniumi i Komitetit Qendror mori kėto masa, ku u
mbėshtet, diēka mė tė hollėsishme, sidomos lirimin e anėtarėve tė
Byrosė Politike?
Ramiz Alia: Pleniumi i Komitetit Qendror diskutoi, e para se jemi
pėrpara zgjedhjeve qė do tė bėhen, sė dyti, kjo qė ndodhi me studentėt
ėshtė padyshim njė shqetėsim pėr partinė, qė ėshtė e domosdoshme tė
shikonte kėtė situatė kupton apo jo, sepse situatat mund tė zhvillohen
nė rrugė tė ndryshme, kėtė e kuptoni? Gjithmonė ka dy rrugė, nė ēdo
fenomen.
Arben Demeti: Ose mė shumė
Ramiz Alia: Mė pak, dy ka. Tė tjerat eleminohen, ngelen dy, rryma
pozitive rryma negative (qesh), meqė je i elektrikės ti. Prandaj nė
kėtė ēėshtje, kupton, Komiteti Qendror diskutoi, kupton, edhe
natyrisht, gjykoi tė nevojshme qė tė mblidhesh aktivi kombėtar i
partisė, pėr ēėshtjen e platformės pėr zgjedhjet sepse partia do tė
dalė me kandidatėt e vet dhe duhet tė ketė platformė elektorale. Pėr
kongresin e partisė, gjithashtu, duhet sipas normave dhe rregullave tė
bėhesh. Pėrsa i pėrket lirimit tė kėtyre shokėve tė Byrosė Politike,
lirimi i tyre ėshtė i lidhur, kupton, edhe me tė kaluarėn, me tė meta,
dobėsi nė punė nė tė kaluarėn e tyre, kupton, ėshtė i lidhur
pėrgjithėsisht edhe me situatėn aktuale. Ka pasur vėrejtje, kemi pasur
neve vėrejtje, edhe nga partia, edhe nga rinia, edhe nga masat. Kanė
shprehur, po pse mbeten nė byro, ta zėmė u hoq prej kėtej Muho Asllani,
u shkarkua nga sekretar i Durrėsit, por mbeti nė Byronė politike, ose
ku di unė, shoku Simon Stefani u hoq nga ministri i brendshėm por mbeti
nė byronė politike. Tani i rishikuam edhe njėherė kėto, si i thonė
fjalės kupton, muri s’luan, burri luan.
Arben Imami: Pika e fundit, vendimi i fundit, ajo qė ka lidhje me
pluralizmin politik. A mund tė shpjegoni diēka mė qartė dhe mė gjatė,
d.m.th ē’kupton partia me kėtė?
Ramiz Alia: Tashti, pluralizmin politik ne e kuptojmė nė bazė tė kėtij
vendimi qė pėrveē subjekteve tė emėrtuara nė ligjin pėr zgjedhjet
mundet tė paraqiten edhe subjekte tė tjera, tė cilat natyrisht duhet tė
respektojnė normat ligjore qė ekzistojnė. Subjekte tė tjera mund tė
jeni, juve kėrkoni tė jeni njė subjekt i pavarur pėr shembull, edhe
rinia studenteske mund tė jetė njė subjekt i pavarur kupton ti, nė
qoftė se dėshiron brenda Organizatės sė Bashkimit tė Rinisė, ose nė
qoftė se nuk dėshiron jashtė Organizatės sė Bashkimit tė Rinisė. Pra si
njė subjekt i pavarur politik. Kjo ėshtė.
Arben Imami: Ēfarė e pengon aktualisht partinė tonė qė ti propozojė Kuvendit Popullor formimin e partive tė reja?
Ramiz Alia: Nuk e pengon kjo.
Skėnder Gjinushi: Kushtetuta e lejon.
Arben Imami: Kushtetuta nuk e lejon nė njė pikėpamje, qė thuhet se, ai
ligj kushtetues qė ju vetė propozuat pėr tu abroguar nė tė ardhmen.
Ramiz Alia: Cili ligj?
Arben Imami: Ligji pėr udhėheqjen dhe rolin e vetėm udhėheqės sė
partisė. Pėrderisa ne nuk kemi rol tė vetėm udhėheqės tė partisė, ose
shpresojmė sė afėrmi tė mos kemi. Pėrderisa ne nuk kemi njė ligj, mesa
di unė, se njohuritė tona janė tė kufizuara.
Ramiz Alia: Edhe ajo ėshtė., mungojnė edhe njohuritė tuaja.
Arben Imami: Pėrgjithėsisht na mungon informacioni. Pra ne nuk kemi njė ligj ku shprehimisht tė thotė ndalohet…
Ramiz Alia: S’ka asnjė ligj ku shprehimisht tė thuhet ndalohet njė parti politike.
Arben Imami: Atėherė pėr ē’arsye pengohet, nuk e kam fjalėn pengohet,
por nuk ėshtė e mendimit Partia e Punės, qė krahas saj mund tė jepnin
kontributin e tyre edhe parti tė tjera, qė do tė punonin dhe do tė
luftonin me pikėpamjet e tyre pėr atdhe, pėr Shqipėri.
Ramiz Alia: Shiko lidhur me kėtė ēėshtje pikėpamja e partisė tonė nė
rradhė tė parė ėshtė nisur dhe niset nga tradita e vendit tonė, nė
kuptimin qė mbi tė tėra, ne shikojmė ēėshtjen e unitetit tė popullit.
Nuk duhet tė harrojmė, kupton, qė ne jemi njė vend i vogėl. Nuk duhet
tė harrojmė kupton, qė juve jeni tė tėrė tė rinj, kupton, por populli
jonė ka luftuar, ka luftuar ashpėr. (ndėrhyrje nga salla: ka luftuar
ashpėr)
Ndėrhyrje nga salla: Vazhdon tė luftojė
Ramiz Alia: Po po, po ka luftuar ashpėr. Ka derdhur gjak tė madh. Unė
qė jam njė ēikė mė plak dhe jo njė ēikė por shumė mė shumė se juve, se
jam babai juaj, mė kupton, por 28 mijė dėshmorė ėshtė 3 pėrqind e
popullsisė sė Shqipėrisė. Tė mos ta harrojmė se 1 milion ishte
Shqipėria. Nė ndėrtimin e vendit, kupton, vendi i rrafshuar pėr tokė ka
qenė, moēalet e Shqipėrisė vinin deri nė Lushnje. 38 vjet jetonte
shqiptari, jo larg por nė vitin 1945, kaq ishte mosha mesatare, tani
ėshtė 72 vjet mosha mesatare. Pra nė tėrė kėto rretahana, kupton,
populli ynė fitoi pikėrisht pse ishte i bashkuar. Kundėr vendit tonė
dėrgoheshin banda diversantėsh. Ju si keni jetuar kėto.
Arben Imami: Kėtė e dimė ne
Ramiz Alia: Ju i keni lexuar. Ėshtė ndryshe me lexu. Ti je artist,
aktor. Kur i luan mundohesh tė futesh nė rol dhe kėshtu sa herė qė keni
njė pjesė mundohesh tė futesh nė rol. Bėni pėrpjekje kolosale,
studioni, futeni nė rol etj, etj. Edhe me siguri futeni nė atė rol,
mbasi njiheni mirė e mirė, kupton, por njė realitet objektiv ėshtė ky
kupton se ėshtė bėrė njė luftė shumė e madhe kjo. Pėr ne nė kushte tė
caktuara historike njė nga faktorėt qė ne kemi fituar ka qenė ky unitet
i madh i popullit tonė rreth njė ideali, rreth njė qėllimi. Ky ideal,
ky qėllim pėrfaqėsohej nga partia, pėrfaqėsohej nga tė gjitha
organizatat shoqėrore. Tani, nuk dua tė pėrmend, qė ideali ynė, ky
ideal i unitetit kombėtar ka qenė, kupton, ka qenė promotori i lėvizjes
sė Shqipėrisė pėrpara. Tashi neve po theksojmė, kupton, ēėshtjen e
demokratizimit tė vendit. Nė demokratizimin e vendit ēėshtja e
pluralizmit ėshtė njė ēėshtje themelore. Nė ēkuptim? Nė kuptimin e
demokracisė sė mendimit, tė shprehjes sė lirė tė mendimit tė njerėzve.
Shprehja e lirė e mendimit tė njerėzve, ne mendojmė kupton, qė nė
kushtet tona, nė realitetin shqiptar, kupton, qė kemi gjithė kėto lloj
organizatash tė ndryshme, nuk pengohet, qė mendimi i lirė i njerėzve tė
shprehet nė forma nga mė tė ndryshmet. Sigurisht nuk do tė kishte
kuptim demokratizimi nė qoftė se ne themi se ky mendim ka qenė ekselent
i shprehur. Tani pėrkundrazi po themi se duhet mė tepėr. Juve mė keni
dėgjuar disa herė qė unė kam ngritur tė hapen gojėt. Ėėė, e keni
parasysh?
Salla: Po, po.
Ramiz Alia: E keni parasysh! Asnjė fjalim nuk ėshtė mbajtur tė mbyllen
gojėt. Fjalimet qė kam mbajtur unė, kanė qenė tė hapen gojėt. Unė po
flas pėr atė ēka unė kam thėnė dhe gojėt duhet tė hapen. Tani gojėt
duhet tė hapen, por tė mos harrojmė se duhet nė interes tė popullit, nė
interes tė atdhehut, nė interes tė lirisė, pavarėsisė sė tij. Kėtė
duhet tė kemi kujdes tė tėrė.
Reagim nga salla: Pa dyshim
Ramiz Alia: Mirė, mirė, unė jam i bindur qė padyshim, por kini kujdes
se ka edhe me dyshim. Ka mendime tė tjera, ėshtė logjike qė tė ketė
edhe mendime tė tjera. Nė vendimin e pleniumit tė Komitetit Qendror
sot, natyrisht partia nuk jep urdhėra pėr kėtė punė, shprehu mendimin
qė nė kėto kushte mundet tė ndihmojė nė demokratizimin e mėtejshėm tė
vendit edhe paraqitja e organizatave tė veēanta, kupton, pluraliste nė
sistemin tonė.
Blendi Gonxhe: D.m.th nuk ka kufij?
Ramiz Alia: Unė nuk them dot, unė nuk them asnjė kufij, them, derisa
flitet organizim pluralist ai nėnkupton ēdo gjė, ēdo gjė nėnkupton.
Tashi nė kėtė ēėshtje, natyrisht ka ligje, sepse nėse njė parti kėrkon
tė paraqitet me njė program fashist nė bazė tė ligjit nuk lejohet. Nė
ligj ka disa pika.
Tefalin Malshyti: Ne kemi ardhur kėtu t’ju takojmė si President dhe jo
si sekretar i Partisė, sepse nė letrėn tonė kėrkojmė takim me
presidentin Ramiz Alia dhe si president flasim me ju. Kėto janė
vendimet e partisė, vendimet e pleniumit. Janė shumė tė sakta, shumė tė
drejta dhe pėr kėtė nuk ka asnjė dyshim. Megjithatė siē e thatė edhe ju
vetė, ky ėshtė njė vendim dhe nuk dihet se kur do tė shpallet njė ligj
dhe kėtė e ka nė dorė Kuvendi Popullor dhe jo partia. Prandaj ne duhet
tė diskutojmė nė kėtė plan, dhe jo nė planin e partive. Pra duhet tė
diskutojmė nė planin presidencial si tė thuash, shtetėror, dhe qė kėto
tė bėhen vendim, kėto pika, kėtė gjė duhet tė sqarojmė.
Ramiz Alia: E di ti Kushtetutėn?
Tefalin Malshyti: Kushtetutėn me aq sa kemi lexuar
Ramiz Alia: E ke lexuar nenin 54 tė Kushtetutės?
Tefalin Malshyti: Jo nuk e kam lexuar
Ramiz Alia: Ashtu, domethėnė s’je nė korrent. Nenin 54 tė Kushtetutės kush e ka lexuar?
Zef Brozi: Shoku Ramiz, unė e kam lexuar. Jam jurist.
Ramiz Alia: Je jurist?
Zef Brozi: Nė nenin 54 tė kushtetutės thuhet se shteti pėrkrah
shtetasve (ndėrhyn Ramiz Alia disa herė), se unė nuk po e them fjalė
pėr fjalė, u lejohet tė krijojė ( ndėrhyn Ramiz Alia: shteti u lejon tė
krijohen shoqata, organizata politike, kulturore, shoqėrore, shkencore
etj etj) shoqata, organizata politike, kulturore, shoqėrore, shkencore
etj etj, tė cilat vazhdon etj, etj, dhe ndalesa ėshtė kjo: “nuk lejohet
krijimi i shoqatave dhe partive me karakter fashist, anti-demokratik,
luftėnxitės, racist etj.
Ramiz Alia: E kuptove ju kėtė?
Zef Brozi: Unė duke interpretuar kėtė nen…
Ramiz Alia: Kėtė nen interpretoj dhe unė mendoj se ky vendim i
Komitetit Qendror nuk ka nevojė pėr asnjė interpretim tjetėr mjaft
ėshtė ai nen i kushtetutės.
Zef Brozi: Ligji e lejon
Ramiz Alia: Ligji e lejon. E dyta, ligji elektoral tė cilin ju duhet ta
keni lexuar thotė se subjekte politike janė Partia e Punės sė
Shqipėrisė, Organizata Sindikale, e ēfarė janė kėto me rradhė, dhe
shoqata tė tjera tė njohura me ligj.
Shinasi Rama: Ēėshtja qė shtrohet kėtu pėr pluralizmin ėshtė njė ēikė e mangėt.
Ramiz Alia: Si ėshtė?
Shinasi Rama: Ju thatė qė pėr njė arsye tė ndjekim traditat e mira tė
popullit. Dua t’ju kujtoj se gjithmonė nė momentet mė kyēe tė historisė
sė popullit tonė ka pasur pluralizėm. Po tė doni po ju sjell njė
shembull qė nga lashtėsia, por po ndalem nė Kuvendin e Lezhės qysh nė
kohėn e Skėndėrbeut. Ai ishte pluralizmi mė i saktė dhe mė i parė i
sanksionuar i fisnikėve shqiptarė. Po tė vazhdoj edhe mė mbrapa, ju
mund tė qeshni, por kėto qė po them unė janė argumente.
Ramiz Alia: Nuk qesh. Unė dėgjoj me vėmendje tė madhe dhe me respekt
ēdo tė ri qė shpreh mendimet e tija, edhe kur kėto janė tė gabuara. Unė
jam mėsuar tė bisedoj me gjithė farlloj njerėzish. Edhe me ato qė kanė
tė drejtė edhe me ato qė s’kanė tė drejtė. Dhe kam durim shumė dhe ty
do tė dėgjoj deri nė fund. E fillove me princat nė kohėn e Skėndėrbeut,
qė s’kishte parti nė atė kohė, por s’prish punė vazhdo.
Shinasi Rama: Shiko pluralizmi nuk fillon tek partia. Pluralizmi fillon tek e drejta me mendu ndryshe.
Ramiz Alia: Shumė e drejtė.
Shinasi Rama: Pra ishin princa ose fshatar ato ishin njerėz dhe kishin
mendimet e tyre. Pra nuk po flasim pėr partitė, por pėr pluralizmin. Po
tė kthehemi tek Lidhja e Prizrenit 1878 do tė shohim qė po ashtu pati
njė pluralizėm mendimesh, me njė qėllim tė pėrbashkėt, ēlirimin e
Shqipėrisė, autonominė e saj, nė qoftė se ju preferoni saktėsinė e
termave. Po ashtu po tė kthehemi edhe nė kohėn e Ismail Qemalit nė atė
qeveri tė krijume me aq urgjenc u ruajt pluralizmi i mendimeve dhe
ideve, sepse kryeministėr ishte imzot Kaēorri, nėnkryeministėr ishte
Imzot Kaēorri dhe nė tė njėjtėn kohė nėnkryeministėr ishte Aqif Pashė
Elbasani dhe Mullai i Madh. Pluralizmi nė Shqipėri vazhdon me njė
traditė tė mrekullueshme, tė cilėn mund ta lexojmė nė tė gjitha
regjistrimet e parlamentit, nė bisedimet e parlamentit. Kjo ėshtė njė
periudhė shumė e ndritur, tė paktėn pėr demokracinė nė vendin tonė,
ėshtė njė periudhė e tillė kur njė libohovas si Avni Rustemi, shkon ven
kandidaturėn e vet nė prefekturėn e Kosovės edhe nji Ekrem Bej Libohova
detyrohet me ngel pa vend pėr deputet dhe shkon e ven ate nė ēiflikun e
gruas. Pra populli injorant ose painjorant.
Ramiz Alia: Kush ėshtė injorant? Jo injorant mos i thuaj popullit.
Shinasi Rama: Nji minut ju lutem,
Ramiz Alia: Mos i thuaj popullit injorant.
Shinasi Rama: Unė nuk dua tė bėj insinuata unė po flas, se jam njė ēikė
i ngjirur. Po ju them, njė gjė se ėshtė folur qė populli ynė ishte 80
pėrqind analfabet. Fjala analfabet dhe fjala injorant, d.m.th i
paditur. Pra nė qoftė se do ta shohim nė sensin e padijes do tė themi
kėtė padije kulturore, tė ashtėquajtur kulturore, popullit tonė i
mungonte. Tė vazhdojmė me pluralizmin e partisė popullore dhe tė
opingės nė kohėn e Fan Nolit. Ashtu siē jeni ju i ndėrgjegjshėm, siē
jam edhe unė, qė nė njė bankė ka rastis me u ul edhe nji satrap si Zogu
edhe nji demokrat si Fan Noli. Megjithatė korrektesa ka kenė korrektesė
deri nė njė farė mase. Pra pluralizėm ka pas. Nuk do pėrmendim rastet e
mėpėrparshme, kėrkesat e veēanta. Tė vazhdojmė ma nje ma. Asht thanė qė
nė periudhėn e Ahmet Zogut qė nuk ka pas pluralizėm. Kjo ėshtė e
vėrtetė dhe ėshtė periudha e satrapit tė madh, despot, njeriu qė e
shpuri vendin tonė nė mjerimin mė tė zi. Pėr kėtė ne jemi gjithė tė
ndėrgjegjshėm. Por megjithatė, i shtyrė nga nevojat e tij personale, nė
vitin 1936, nėn flamurin e neo-shqiptarizmės, u krijua njė e
ashtėquajtura partia e tė rinjve, e cila iu kudėrvu tė vjetėrve. Pra nė
rastin mė negativ qė ishte shėrbėtori i njė mbreti, pluralizmi u shfaq
edhe kėtė herė nė Shqipėri. Gjatė luftės Nacional Ēlirimtare ėshtė bėrė
nga udhėheqja e partisė dhe pėr kėtė jemi nė dijeni tė gjithė. Por mesa
di unė, mesa di unė tė paktėn, nė gazetė shėnohej tė paktėn, qė pėr njė
periudhė tė gjatė kohe partia ka qenė ilegale, sepse ai qė ka udhėheq
luftėn e popullit tonė pėr njė periudhė kohe ka qenė nė Franc. Ju keni
qenė nė atė kohė gjeneral, jeni gjeneral.
Ramiz Alia: Nėnkolonel. Asnjėherė nuk ka qenė xheneral. Mos mė ngatėrro.
Shinasi Rama: Lėrė atė punė se unė kam lexue dokumentat. Ti ke qenė kolonel.
Ramiz Alia: Nėnkolonel kam qenė, nėnkolonel.
Shinasi Rama: Kolonel keni qenė dhe unė e kam pa tė shkrume. Po ja u them unė kolonel. Komisar i Divizionit tė 7-tė.
Ramiz Alia: Tashi ti do me mė tregue edhe ēfarė kam qenė. Nėn kolonel kam qenė.
Shinasi Rama: Tani tė vazhdojmė me pluralizmin.
Ramiz Alia: Vazhdo.
Shinasi Rama: Pra tradita e pluralizmit nė Shqipėri ėshtė njė traditė,
e cila nuk ėshtė preh asnjėherė deri nė vitin 1946. Pse nuk ėshtė pre
dhe ē’pasojash pat premja? Jam me mendimin tuaj, e shpretė dhe e
formuluat shumė saktė. Qė nė ‘20-‘30 vitet e para partia i vuri gjoksin
punės dhe bėri tė pamundurėn dhe ashtu ėshtė.
Ndėrhyn Salla: Populli, edhe populli.
Ramiz Alia: Si?
Shinasi Rama: Nji minut, unė po flas, partia i vuri gjoksin...
Ramiz Alia: Mirė e ke ti.
Shinasi Rama: Partia i vuri goksin por populli i dha jetėn partisė dhe
partia i dha nė tė njėjtėn kohė, atė qė ju thoni se partia ėshtė truri
dhe mendja e popullit, por mesa duket, me kėto tė rejat po na dalin
ndryshe. Tė mos bėjmė insinuata, unė nuk kam ndėrmend me fol ashtu.
Ramiz Alia: Kjo qė po thua ti djalė i mbarė ėshtė tamam insinuatė. Kjo
s’duhet bėrė, kjo s’duhet bėrė. Me ca po del kėtu, s’ka qenė kėshtu.
Ėshtė kėshtu?
Shinasi Rama: Mos u kapni mbas fjalėve tė mija.
Ramiz Alia: Jo jo jo. Njė minut. Unė jo rastėsisht mora fjalėn i pari
qė t’ju shpjegoj se demokracia kėrkon edhe durim, edhe tolerancė edhe
mirėsjellje. Unė po pėrpiqem tė respektoj mirėsjelljen, tolerancėn,
durimin. Edhe pse? Sepse vlerėsoj mendimin e tė tjerėve, qoftė edhe kur
s’jam dakord prapė e vlerėsoj. Fol moj Mimoz nuk ėshtė kėshtu? Edhe
bashkė biseduam. Prandaj them se duhet ashtu, folur drejtė, mė mirė
thojeni drejt mendimin qė keni. Tė thashė unė kam dėgjuar gjithė
farlloj gjėrash. Kam njė eksperiencė personale, politike, domethėnė
qysh nė moshė fare tė re.
Arben Imami: Padyshim qė ju e keni kėtė
Ramiz Alia: Kam mė shumė eksperiencė, por nuk e them pėr tė imponuar mendimin tim ju lutem, e them…
Salla: E kemi kuptuar kėtė, dhe ne ju duam
Ramiz Alia: Shumė mirė atėherė kjo mė gėzon qė ju keni respekt dhe mė doni. Ju faleminderit shumė.
Salla: Duartrokitje tė gjata
Ramiz Alia: Ju falemnderit shumė. Prandaj unė bisedoj me zemėr tė hapur
me juve sepse edhe unė kam dėshirė tė dėgjoj mendimet tuaja. Mendimet
tuaja mi thoni ashtu si i keni, edhe mundėsisht sa mė tė pėrmbledhura.
Shinasi Rama: Kėrkesa jonė ėshtė kjo, qė tė formulohet qartė pluralizmi politik.
Ramiz Alia: Kjo ide qė keni ju ėshtė formuluar shumė qartė nė kėtė vendim.
Shinasi Rama: Mė duket se ėshtė njė frazė...
Ramiz Alia: Nuk ka rėndėsi hiē kjo. E ke gabim ti, e ke gabim dhe po ta
shpjegoj se pse. Ky fakt qė shprehu mendimi se ėshtė nė dobi tė
demokratizimit tė jetės sė vendit dhe pluralizimit, krijimi… (ndėrhyrje
nga salla). Si the ti? Ne sot po bisedojmė, ti thua s’ėshtė nė rregull.
Me kėtė mbaron ky muhabet. Kuptoni ėshtė qartė kjo. A ėshtė e qartė
kjo?
Zef Brozi: Po ėshtė e qartė. Po qė ju jeni dakord me pluralizmin.
Ramiz Alia: Po jam dakort, edhe Komiteti Qendror i Partisė shprehu kėtė mendim.
Njė vajzė: Shoku Ramiz mė falni, kisha njė pyetje direkte pėr ju.
Arben Imami: Lėre tani
Azem Hajdari: Desha t’ju sqaroj pėr njė ēėshtje kėtu. Nji herė nė
rradhė tė parė dua t’ju flas nė emėr tė organizatės tė intelektualėve
tė rinj qė ėshtė krijuar kėto ditė. Dua t’ju siguroj qė kjo lėvizje...
Ramiz Alia: Duhet tė shkoni atje njėherė, nė Ministrinė e Drejtėsisė, e keni parasysh kėtė (qesh)
Azem Hajdari: Kjo lėvizje ka qėllime demokratike nė mbėshtetje tė
reformave tė ndėrrmara nga vetė ju si president. Nuk ėshtė njė lėvizje
e imponuar, as e blerė, as e shitur dhe as ashtu si mund tė jetė
interpretuar.
Ramiz Alia: Se ka interpretuar asnjėherė shtypi
Nga salla ndėrhyn njė vajzė: Shtypi e interpretoj shoku Ramiz, si njė lėvizje qė bie nė kundėrshtim me politikėn e partisė.
Azem Hajdari: S’ėshtė e vėrtetė, s’ėshtė e vėrtetė.
Ramia Alia: Shiko e keni gabim, e keni gabim. Ju ftoj se, shiko, qė kur
tė hyni nė dialog tė jeni tė informuar mirė dhe saktė se ndryshe humbim
kohėn kot. Se themi fjalė qė nuk janė thėnė. Nuk ka thėnė askush nuk e
ka thėnė kėtė. Ėshtė tjetėr problem minimizimi, ėshtė tjetėr problem,
keqinterpretimi ėshtė tjetėr. (ka ndėrhyrje nga salla)
Azem Hajdari: Neve shoku Ramiz, kemi paraqitur njė program nė emėr tė
kėsaj lėvizjeje, dhe ky program ėshtė i paraqitur nga ne duke pasur
parasysh ndjenjat kombėtare dhe asnjė gjė tjetėr, dhe demokracinė e
cila ka hyrė nė njė rrjedhė tė pėlqyeshme pėr popullin, por kemi
mendimin se mund tė ishte edhe mė e pėrshpejtuar. Faktikisht kemi
menduar qė, se ashtu siē the edhe ti qė demokracia nuk ėshtė bulevard,
ka pasur pengesa. Kėto pengesa pėr mendimin tim, dhe po ju shpreh edhe
mendimin e shokėve tė Lėvizjes sė Intelektualėve tė Rinj, kėto pengesa
pėr popullin tonė nė kėtė periudhė qė jemi, janė tė vėshtira.
Gjithashtu. edhe pėr Ju. ( ka ndėrhyrje nga salla)
Azem Hajdari: Shiko, unė fol edhe nė emrin tuj.
Ramiz Alia: Fol more vėlla fol, tė ndigjojmė. Tė shikoj se ēfarė do thuash.
Azem Hajdari: Prandaj, neve jemi tė kėnaqur qė pranuat dialogun,
pavarėsisht se u krijuan disa vėshtirėsi pėr me ardh tek dialogu.
Ramiz Alia: Vėshtirėsitė ju i krijuat.
Azem Hajdari: Vėshtirėsitė mund t'i quajmė nė pėrgjithėsi, edhe
objektive, edhe subjektive. (ndėrhyn Zef Brozi: s'ka rėndėsi kjo, gjėra
tė kaluara. Tė vazhdojmė). A ėshtė kjo siguria nga ana jonė qė kjo nuk
ėshtė njė lėvizje si mund tė jetė interpretuar jo nga shtypi, por nga
persona tė veēantė. Nuk kam parasysh atė mendimin zyrtar, por atė qė
ėshtė thėnė, atė mendimin qė ėshtė thėnė, se ėshtė rebelim, ėshtė turp.
Rinia studentore, mendoj unė, ėshtė e domosdoshme ta mbėshtesni Ju si
President, Presidiumi i Kuvendit Popullor, nė kėto reforma dhe Partinė
si iniciatore tė parė, nė kėto reforma demokratike. Kjo ėshtė njė
ndihmė e madhe.
Ramiz Alia: Kjo duhet mbėshtetur me tė gjitha forcat.
Azem Hajdari: Me tė gjitha forcat.
Ramiz Alia: Demokratizimi i jetės sė vendit ėshtė alfa dhe omega e zhvillimit tonė. Kėtė tė tėrė duhet ta kemi tė qartė.
Azem Hajdari: Prandaj, ne me kėtė program...
Ramiz Alia: Mė fal qė tė ndėrpreva, mė fal se jam mė plak unė ėėė,
vetėm duhet pasur parasysh njė gjė, duhet pak durim, se nuk bėhen punėt
aq kollaj.
Azem Hajdari: Neve nuk ėshtė se s'jemi pėr durim.
Ramiz Alia: Ashtu. Unė do ju shpjegoj faktikisht pse duhet durim.
Azem Hajdari: Jemi pėr durim, po durimi duhet tė jetė. Po nė rast se
hyjmė nė procese demokratike, kjo ėshtė e mira e gjithė popullit tonė,
dėshira e gjithė popullit tonė, ne nė kėto procese duhet tė jemi
kėmbėngulės. I them kėto, sepse neve nė kėtė program qė kemi paraqit
dhe kemi miratue pikė pėr pikė mendimin e gjithė studentėve, ėshtė
parashtruar me gjithė studentėt dhe neve si pėrfaqėsues kėtu jemi tė
autorizuar nga ata qė ta mbrojmė kėtė program me; tė hyjmė nė dialog
pėr kėtė program, tė paraqesim ato argumentet tona pėr ēdo pikė tė
programit. Shokėt studenta...
Ramiz Alia: Mua do mi paraqisni kėto?
Ndėrhyrje nga salla: Popullit shoku Ramiz.
Ramiz Alia: Mua nuk mė duhen kėto gjėra. Programin duhet ju, para sė gjithash ta paraqisni, kupton, nė Ministrinė e Drejtėsisė.
Salla: Nuk ėshtė program, janė kėrkesa.
Ramiz Alia: A mė fal, po tha programin ky.
Salla: E ka gabim ai.
Ramiz Alia: A e ka gabim aaaa. Dakord, dakord, dakord.
Azem Hajdari: Kėrkesa, kėrkesa, jo program.
Ramiz Alia: A, janė kėrkesa? Po tha program ky, prandaj thashė.
Azem Hajdari: Kjo lėvizje demokratike, kėtu siē e sheh jemi pėrfaqėsues
nga ēdo fakultet, duke pėrfshirė kėtu Institutin Bujqėsor, Institutin e
Lartė tė Arteve edhe Institutin 'Vojo Kushi'. Gjithashtu, kemi edhe
disa pedagogė, tė cilėt pėrfaqėsojnė pedagogėt e rinj, qė bėjnė pjesė
nė kėtė lėvizje intelektualėsh. Prandaj, ne kemi ardh t'i shprehim kėto
kėrkesa nėpėrmjet kėsaj pėrfaqėsie dhe ju sigurojmė pėr bindjen tonė
pėr kėto kėrkesa. Kėrkesa e parė, siē dihet, ėshtė mbėshtetja juaj nė
reformat demokratike, besoj qė kjo do t'ju dihet. Ndėrsa pėr kėrkesa tė
tjera, ti programin e njeh, tani mund tė flasė ky shoku qė ka
programin. Jo programin, kėrkesat. Shokėt studenta mė kanė thėnė qė
t'ju kėrkoj, sipas mundėsive tė juaja, qė ky dialog, duke pasur
parasysh, tė inēizohet dhe ta transmetojmė dhe ta ndigjojnė studentėt.
Ramiz Alia: Ėshtė inēizuar, dhe do transmetohet. Tė gjitha.
Azem Hajdari: Ėshtė e mira jonė, e mira e studentėve, dhe e mira e tė gjithė atyre qė duan ta fusin nė kanale tė tjera kėtė…
Ramiz Alia: Jo e keqja e tyre.
Azem Hajdari: E keqja e tyre (Ramizi qesh, qesh edhe salla).
Ramiz Alia: E keqja e tyre, se po tė ishte e mira...
Dikush nga salla: Ju lutem, ta falni Azemin se ėshtė jashtėzakonisht i
lodhur. Ka mbajtur mbi supe peshėn e katėr, mbase pesė ditėve, dhe
mbase nuk shprehet nė kohėn e duhur. Ju lutem ta falni.
Ramiz Alia: Shiko, nuk jam mėsues gjuhe unė. Nuk i vė re ato. Unė vura
re idetė qė tha, se ato lapsuset s'janė gjė hiē, tani s'ka rėndėsi kjo.
Tani ju lutem, shumė shkurt dhe nė gjėra konkrete, nė gjėra konkrete qė
me tė vėrtetė ia vlen barra pėr tė diskutuar.
Arben Imami: Meqenėse Ju keni bėrė njė plenium partie, i cili avancon
nė pozitat e mėparshme tė PPSH, ajo me tė cilėn ne kemi ardhur tė
bisedojmė do tė ndryshojė, d.m.th relativisht kėrkesa jonė ndryshon,
kėrkesa e studentėve edhe e pedagogėve tė cilėt janė bashkuar me
lėvizjen studentore, e cila ėshtė njė lėvizje intelektuale, e cila nuk
dėshiron pėr asnjė moment tė ndodhin eksese nė kėtė lėvizje, qė nuk
dėshiron qė tė fusin hundėt e tyre nė kėtė lėvizje ultra tė djathtėt
apo ultra tė majtėt.
Ramiz Alia: Vetėm njė gjė do jua them, mos ma merrni pėr keq. Nuk mė
erdhi mirė qė nuk m'u bindėt. Ju thashė tė vini nė mėsim dhe ta
diskutojmė.
Tefalin Malshyti: Shoku Ramiz, thatė pa kushte, thatė pa kushte.
Ramiz Alia: Po, po, pa kushte, por nė bisedim.
Azem Hajdari: Shoku Ramiz, unė kam qenė atė natė kur na pritėt juve. Dhe, doja t'ju sqaroj diēka.
Ramiz Alia: Lėre, mos e sqaro, hiē fare mos e sqaro.
Azem Hajdari: Ėshtė pėr t'u sqaruar, se kėtu zė zanafillė problemi.
Ramiz Alia: Jo, jo. Lėre Azem tashti, lėri tani historitė. Ēfarė ke ti?
Arben Imami: Lėvizja Studentore nuk kėrkon organizata tė cilat shpallen
subjekte elektorale etj, etj. Pėrse Partia ose Kuvendi jonė ka frikė,
ose Kuvendi jonė ta pėrcaktojė qartė dhe saktė parti politike. Atėherė
interpretimet do tė ishin tė pamundura, dhe pėr kėtė juve si president
do na ndihmonit, dhe do tė ndihmonit gjithė forcat demokratike.
Ramiz Alia: Tashti...
Arben Imami: Njė minutė ju lutem. Sepse, pėr sa kohė ėshtė organizatė,
apo ėshtė shoqatė, apo parti politike, atėherė forcat e djathta qė
aktualisht kanė potencial nė shtetin tonė…
Ramiz Alia: Nė shtetin tonė?
Arben Imami: Forcat e majta, mė falni mė falni, pardon, pardon. Forcat
e majta. Burokrati qė do tė mbahet nė atė mėnyrė nė karrige pėr mua
ėshtė i majtė, ėshtė e majta ekstreme.
Ramiz Alia: Ėshtė e djathta.
Arben Imami: Pėr ne ėshtė i majtė.
Ramiz Alia: Si ėshtė i majtė? Ėshtė i djathtė.
Arben Imami: Varet si e shikon. Pėr ne, ju jeni nė qendėr (Ramizi qesh,
edhe salla). Pėr ne janė e majta ekstreme, unė kėshtu e perceptoj.
Megjithėse e majta e djathta varet nga e shikon.
Ramiz Alia: E mirė, mirė...
Arben Imami: Duhet ta nisim nga kategoritė bazė nė qeveri. Neve nuk kemi kohė pėr t'u marrė me kėtė punė.
Njė vajzė nga salla: Kush ėshtė burokrat e pengon kėtė gjė? Jeni me ne apo jo?
Ramiz Alia: Jo nė kėtė situatė, por nė ēdo periudhė tė shoqėrisė,
burokratizmi ėshtė frenim i zhvillimit. Edhe kėtu ėshtė e njėjta gjė.
Arben Imami: Shoku Ramiz, shoku President, njėkohėsisht edhe pėr forcat
e djathta qė ekzistojnė kėtu, nė qoftė se ekstremistė tė djathtė qė
duan tė pėrfitojnė nga kjo situatė, lėvizje revolucionare e rinisė, dhe
ndoshta t'i japin edhe drejtime tė tjera dhe ndoshta kanė bėrė edhe
provokime, qė kėta shokė, sidomos ato qė kanė qenė nė krye tė kėsaj
pune nuk i kanė lejuar ose janė munduar tė mos i lejojnė. Themelimi,
mundėsia e partive tė tjera, ato do t'i linte jashtė partive. Sepse,
ata duke qenė tė djathtė dhe me idera fashiste, ata nuk do tė kishin
mundėsi tė paraqisnin programet e tyre.
Ramiz Alia: Nuk del njeri me idera fashiste.
Arben Imami: Atėherė, nė qoftė se nuk do tė dali, pavarėsisht…
Ramiz Alia: Mos u bėj, se je goxha djalė, mos u bėj naiv.
Arben Imami: Kėtė e di. Pavarėsisht, nė qoftė se ata nuk dalin, ata do
tė militojnė brenda njė organizate, brenda njė partie politike tė
caktuar, dhe pavarėsisht nga bindjet e tyre, ata do tė zbatojnė atė
program. Nėse zbatojnė programin dhe paguajnė kuotat ata janė nė
rregull me partinė e tyre, le tė themi socialdemokratė, i vėmė edhe
katėr emra mbrapa, nuk ka rėndėsi se ēfarė partie. Por, ata nuk mund tė
peshkojnė nė kėtė ujė tė turbullt. Ky ėshtė mendimi im. Situata ėshtė
shumė e turbullt, shoku Ramiz. Unė jam pedagog. Jap regjizurė nė
shkollė. Pardje e mora vesh, dje vajta nė vend dhe nuk mund tė rrija pa
vajtur pėr tė parė se ēfarė ndodh dhe pse s'ndodh. Ndenja gjithė ditėn
dhe, edhe kėta djem e kanė tė pamundur ta mbajnė situatėn tė tėrė nėn
kontroll. Nuk e kontrollojnė dot.
Ramiz Alia: Pse? Sepse, kanė ardhur forca tė tjera?
Arben Imami: Jo se kanė ardhur forca tė tjera. Jo, jo, jo. (ndėrhyn
salla: jo, jo). Nuk mund tė mbahet totalisht nėse nuk plotėsohen kėto
kėrkesa.
Ramiz Alia: Po mirė pra, me kėtė…
Arben Imami: Unė jam i mendimit se kjo kėrkesa nuk plotėson atė qė shtrojnė studentėt.
Ramiz Alia: Ajo e plotėson plotėsisht.
Tefalin Malshyti: Nuk e plotėson plotėsisht.
Ramiz Alia: Pse?
Tefalin Malshyti: E para ėshtė sepse ne nė kėto kushte, nė qoftė se
mund t'i lexoj... Pėr shembull, njė pikė e kėsaj kėrkese ėshtė se ne
jemi pėrkrahės tė reformave demokratike. (ndėrhyn Ramiz Alia: lėrė
kėtė, vazhdo mė poshtė). Kalojmė tek pika tjetėr.
Ramiz Alia: Kalo tek ajo organizata qė thua ti.
Tefalin Malshyti: Prit se janė kėshtu. Kėrkojmė pluralizėm politik si shkalla mė e lartė e demokracisė sė sotme.
Ramiz Alia: Po bukuri, mirė.
Tefalin Malshyti: Si pasojė, tė lejohet krijimi i organizatės sė pavarur politike tė studentėve dhe intelektualėve tė rinj.
Ramiz Alia: Po, e krijojmė.
Tefalin Malshyti: Statutin e sė cilės ne do e paraqesim nė Ministrinė e Drejtėsisė.
Ramiz Alia: Shumė bukur. Paraqiteni pėrpara Ministrisė sė Drejtėsisė
statutin thuaj, si organizatė, siē thoni ju. S'ka asgjė kėtu,
paraqiteni dhe pikė.
Tefalin Malshyti: A ėshtė e vėrtetė qė mund tė na lejohet qė nesėr?
Ramiz Alia: Po, qė nesėr. Paraqiteni para Ministrisė sė Drejtėsisė.
Tefalin Malshyti: Qė nesėr, se nė bazė tė kėtij legjislacioni nuk ka njė pikė e tillė qė e pranon kėtė, qė e pranon kėtė.
Ramiz Alia: Paraqitemi nė bazė tė asaja.
Zef Brozi: Ju shokė studentė do ta konsideroni njė organizatė shoqėrore, padyshim kėrkon miratimin e Ministrisė sė Drejtėsisė.
Ramiz Alia: A ėshtė politike edhe kjo?
Zef Brozi: Problemi ėshtė nėse ėshtė organizatė politike.
Ramiz Alia: Atėherė paraqiteni para Ministrisė sė Drejtėsisė programin dhe Ministria e Drejtėsisė do tė japė mendimin pėr...
Zef Brozi: Kam njė mėdyshje nėse do tė konsiderohet vėrtetė me atė emėrtesėn organizatė politike, edhe politike?
Ramiz Alia: Quhet politike, parashikohet organizatė politike.
Zef Brozi: Atėherė do tė konfirmohet edhe nga ndonjė organ partiak?
Ramiz Alia: Jo, s'ka nevojė.
Zef Brozi: Mendoj se po, sepse Kushtetuta nuk e lejon njė gjė tė tillė...?
Ramiz Alia: Nuk e kėrkon Kushtetuta. Prandaj juve paraqisni para
Ministrisė sė Drejtėsisė programin tuaj. Kėrkoni aprovimin sipas
rregullave dhe normave qė ka Ministria e Drejtėsisė pėr organizatat
shoqėrore, politike, dhe ajo duhet ta aprovojė. Kėshtu qė kjo iku.
Ēfarė ka tjetėr.
Tefalin Malshyti: Jo, ne kishim kėtu, me njė fjalė.
Ramiz Alia: Prit, prit, prit. Ēa ka ndonjė gjė (ndėrhyrje nga salla:
kėtė pikė shoku Ramiz). Kjo pikė ėshtė e qartė, s'ka asnjė problem.
Arben Imami: Prit se nuk ėshtė e qartė shoku Ramiz, se kėtu thuhet kėrkojmė pluralizėm politik (reagime nga salla).
Arben Meēe: Nė qoftė se ne nesėr duam tė fillojė aktivitetin kjo organizatė?
Ramiz Alia: Organet e Drejtėsisė do ju japin pėrgjigje.
Arben Meēe: A na pengojnė organet e Drejtėsisė pėr kėtė gjė?
Ramiz Alia: Medoemos duhet tė presėsh vendimin pėr krijimin e kėsaj organizate.
Arben Meēe: Pra, duhet tė presim? Gjendja ėshtė shumė e elektrizuar
atje, dhe ne duhet tė vemi sot t'u japim pėrgjigje, pėrgjigjen tuaj.
Ramiz Alia: Juve do veni, shiko shokė studentė, unė po ju drejtohem ju
qė tė paraqitni programin e organizatės tuaj pėrpara Ministrisė sė
Drejtėsisė, e cila sipas rregullave dhe normave do t'ju japė menjėherė
pėrgjigje pėr kėtė ēėshtje. Urdhėro, ja, ia transmetova studentėve.
Arben Meēe: E dyta, shumė familje nėpėr rrethe janė tė dezinformuara
pėr ēėshtjen kėtu. Rrugėt nuk i dihet. Televizioni ynė e ka dhėnė ashtu
si e mendoi, organ kompetent pėr atė punė. Nuk e ka dhėnė ai
dezinformimin, e ka dhėnė tjetėrkush. E kanė dhėnė elementėt armiq, me
qėllim qė tė shqetėsohen edhe shokėt tanė, edhe prindėrit tanė, dhe
gjithēka qė kemi ne, miqtė tanė. Dhe, kjo pasqyrohet nė telefonatat qė
bėjnė ata, ku insistojnė veēanėrisht pėr shėndetin. A nuk do tė ishte e
mirė nga ana e shtypit tonė qė sot tė njoftonte pėr kėtė organizim dhe
kjo do tė ishte…
Ramiz Alia: Ike nga ajo. Ē'po them unė kėtu. Kjo qė po bisedojmė ne
kėtu do tė transmetohet. Do transmetohet nė emisionet e televizionit.
Dikush nga salla: Tė mos trajtohet si e dorės sė dytė.
Ramiz Alia: Do tė transmetohet nė emisionet e televizionit. E dorės sė
dytė apo e dorės sė parė, nuk jam unė redaktori i lajmeve. Unė propozoj
qė kjo bisedė qė po bėjmė tashti tė shkojė nė qytetin e studentit, dhe
kėshtu siē ėshtė e regjistruar tė transmetohet.
Blendi Gonxhe: Shoku Ramiz, ju besojmė plotėsisht.
Arben Meēe: Shoku Ramiz, mė fal. Pėr kėtė problem qė jemi mbledhur ne kėtu sot, ju mblodhėt njė Plenium tė tėrė.
Ramiz Alia: Jo vetėm pėr kėtė...
Arben Meēe: Ky ka qenė problemi kryesor, ju vetė e thatė. A duhet qė
edhe shtypi ta shtyjė kėtė pėr njė emision tė veēantė? Mė duket
zvarritje.
Ramiz Alia: Pėr cilėn?
Arben Meēe: Kėtė sot qė po mblidhemi ne.
Ramiz Alia: Shtypi ka dhėnė sqarime ditėn e parė. Pėr konsekuencė, edhe
sot nė gazetė, qė thoshte qė juve u mblodhėt, bėtė kėrkesat tuaja,
kėrkuat takim me presidentin, presidenti...
Ndėrhyn njė vajzė nga salla: Po thanė 400 veta.
Ramiz Alia: Nuk janė dhėnė 400 veta, dhe prapė je informuar keq. Asnjė
shifėr nuk ėshtė dhėnė. Prandaj, shiko, juve vė re se nuk jeni
mirinformuar.
Redaktori i TV: Shiko, shiko, mė falni shoku Ramiz. Unė jam redaktori i
televizionit dhe nuk janė thėnė gjėra tė tilla. Tė paktėn televizioni
nuk ka dhėnė njė lajm tė tillė, qė janė 400 vetė apo s'janė 400 vetė,
qė janė armiq apo s'janė armiq. (ndėrhyrje nga salla: jemi quajtur
armiku i klasės).
Ramiz Alia: Jo, jo, jo, s'ka thėnė gjė.
Salla: I keni quajtur trazira (debate nė sallė).
Arben Demeti: Televizioni i ka thėnė trazira.
Ramiz Alia: Jo, jo, jo, tė lutem. Jo trazira, janė quajtur ērregullime.
Dėgjoni kėtu. Po i drejtohem studentėve tė Universitetit tė Tiranės,
nuk ėshtė thėnė trazira. Juve dezinformoni. Ėshtė thėnė fjala
ērregullime. Nuk ėshtė thėnė 400, as 200, as 100 veta. Juve duke
pėrdorur shifra tė tilla, dezinformoni. Prandaj unė i lutem, i lutem tė
gjithė studentėve qė janė seriozė, dhe unė i dua pse janė seriozė, tė
jenė seriozė nė ēdo gjė. Kjo ėshtė e mira e atdheut, ėshtė e mira e
studentėve.
Arben Lika: Shoku Ramiz, mė falni.
Ramiz Alia: Ta mbaroj kush e nisi kėtė? A mbarove. Kush tha mė falni atje.
Arben Lika: Unė, unė. Ishte fjala nuk ėshtė thėnė trazira, por ērregullim.
Ramiz Alia: Po lėre tashti...
Arben Lika: Jo, jo, vetėm njė diēka. Nė fund tė fundit, ēfarė ndryshimi ka ērregullimi nga trazirat?
Ramiz Alia: Tashti ju thashė unė, mos merremi me rregulla gjuhėsore.
Ērregullim ishte, sepse nė veprimet qė janė bėrė ka pasur ērregullime,
si s'ka pasur ērregullime?
Blendi Gonxhe: Zoti President, ju lutem qė ju shqetėsuam pak, po na
dėgjoni edhe njėherė. Kemi ardhur kėtu nga Qyteti Studenti dhe le t'i
themi gjėrat siē janė dhe konkretisht. Tė na falni se ju morėm kohė mė
shumė se ē'duhet, sepse jeni shumė i zėnė nė kėtė kohė. Kemi ardhur qė
atje, dhe atje ka mbi 2000 ose 3000 veta qė presin, tiranas, tė afėrmit
tanė, tė rinj e tė reja. (ndėrhyn Ramiz Alia: po prandaj ėshtė mirė tė
shkoni). Kemi ardhur qė andej dhe jemi ndarė me kėto fjalė, autobusin
desh e shqyhen, duke na kėrkuar demokraci dhe duke na kėrkuar qė t'i
pėrfaqėsojmė shokėt drejtė pėr ato qė na ēuan. Duke brohoritur edhe nė
emrin tuaj. Kishte ndonjė dorė qė ėshtė me dy gishta, por ulej prapė.
Po nuk ka problem, i ulėm edhe ato.
Ramiz Alia: Atyre duhet t'ia kėpusni gishtat, sepse ajo shenjė ėshtė
njė ēik... komprometon tė tjerėt. (ndėrhyrje nga salla). Jo, jo, duhet
tė keni kujdes, prandaj unė ju drejtohem tė gjithėve.
Blendi Gonxhe: O ēuna, o ēuna ju lutem. Qė tė jemi tė sinqertė deri nė
fund. Meqė ata do na dėgjojnė neve dhe meqė ata kanė shpresėn e madhe
tek ju, Ju lutemi studentėve, meqė ata do na dėgjojnė, qė tė na
kuptojnė, sepse ne kishim marrė njė detyrė tjetėr kėtu... Kishim marrė
detyrė qė tė vinim tė paraqisnim kėrkesat tona dhe tė iknim nė rast se
ju nuk do na i pranonit, dhe nė rast se Ju do na i pranonit, tė jepnim
sihariqin. Meqė ne kėtu erdhėm dhe ju na i dhatė sihariqin pa ardhur
mirė, neve duhet t'i themi studentėve qė qėllimi ynė ndryshoi deri
diku, sepse Partia Komuniste Shqiptare, (ndėrhyrje nga salla: Partia e
Punės sė Shqipėrisė), njohu mė nė fund parimin qė tė ketė parti tė
tjera politike. Do bėhet apo s'do bėhet kjo, ėshtė gėnjeshtėr apo jo
kjo, kjo nuk dihet.
Ramiz Alia: Do bėhet. Nuk ėshtė gėnjeshtėr kjo. Unė po ju them do bėhet.
Blendi Gonxhe: Pra, ne kemi marrė fjalėn e Presidentit Ramiz Alia kėtu, dhe kjo do realizohet.
Ramiz Alia: Unė po e them se vendimi i Pleniumit tė Komitetit Qendror
tė Partisė pėr kėtė ēėshtje ėshtė njė vendim qė do tė zbatohet. Organet
e Drejtėsisė, organet e shtetit duhet tė zbatojnė ligjet. Unė nga ana
ime, si President, meqė s'po mė ashtu, s'po mė mendoni pėr ashtu, por
vetėm kėshtu, (qesh).
Blendi Gonxhe: Vetėm ashtu kemi respekt pėr ju.
Ramiz Alia: S'e ke mirė. Dakord, dakord. (ndėrhyrje nga salla).
Faleminderit shumė (qesh). Unė po ju them qė edhe Kushtetuta, edhe
ligjet tona nuk ndalojnė zbatimin e kėsaj qė thuhet. Unė kam thėnė nė
Pleniumin e 12-tė tė Komitetit Qendror, kam thėnė mendimin pėr
pluralizmin. Ky vendim i Pleniumit tė 13-tė tė Komitetit Qendror
avancon nė kėtė ide, qė pranon pluralizmin edhe partiak, organizimin
pluralist, jo vetėm si tė thuash.
Arben Imami: Po termi partiak, ē'problem krijon?
Ramiz Alia: Asnjė problem nuk krijon.
Arben Demeti: Po sikur nesėr ne si organizatė rinore e rinisė ta
quajnė, meqė ėshtė edhe shoku Lisien Bashkurti kėtu, Partia e Rinisė
Shqiptare? Mund ta quajmė Partia?
Lisien Bashkurti: Atė do e vendosė rinia.
Ramiz Alia: Dėgjo, dėgjo. Po mirė krijojeni.
Arben Demeti: Do e krijojnė studentėt?
Ramiz Alia: Pse nuk do marrėsh pjesė ti aty?
Arben Demeti: Jam nė organizatėn e rinisė. Mund ta quajmė dot partia?
Ramiz Alia: E kanė quajtur kėta, e kanė quajtur kėta.
Arben Demeti: Juve jeni para mikrofonit, pohojeni?
Ramiz Alia: Mund ta quajnė si tė duan, parti mund ta quajnė, shoqatė mund ta quajnė, kupton. Vetėm duhet tė respektojė ligjet.
Salla duartroket gjatė pėr Ramizin.
Ramia Alia: Vetėm duhet tė respektojė ligjet dhe tė mos shkojė ndesh me interesat e popullit. Kėtė e kini kujdes.
Arben Meēe: Po ndesh me interesat e Partisė, mund tė shkojė?
Ramiz Alia: Mund tė shkojė, varet se deri ku janė interesat e Partisė
dhe deri ku i kap ligji kėto interesa. Ligji nuk ėshtė i Partisė.
(ndėrhyrje nga salla).
Zef Brozi: Ka norma ligjore tė pėrcaktuara. Po pėr partinė, a duhet tė
ketė kėrkesa tė tjera? Nuk duhet tė ketė kushtėzim nga programi juaj?
Ramiz Alia: Me ligjin ėshtė tjetėr problem, s'ka pse tė futesh kėtu.
Zef Brozi: Pėr Partinė, a duhet tė ketė kėrkesa tė tjera, se duhet tė ketė kėrkesa tė tjera pėr Partinė?
Ramiz Alia: Ai mund tė mos jetė hiē, por duhet tė keni kujdes edhe nė
kėto ēėshtjet e programeve. Do tėrhiqja vėmendjen tuaj nė atė ēėshtjen
ekonomike qė e keni atje nė program. Do tė dėshiroja qė tė jeni pak nė
dijeni, se nuk jeni mirė nė dijeni, dhe natyrisht mund tė krijoni edhe
mendime tė ndryshme...
Fund


(Marrė nga libri qė do tė dalė nė botim i Aleksandėr Meksit, "Dhjetor '90-Dokumente e materiale")
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi