♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fjalimi origjinal i Ismail Qemalit me 1912!

Shko poshtė

Fjalimi origjinal i Ismail Qemalit me 1912! Empty Fjalimi origjinal i Ismail Qemalit me 1912!

Mesazh nga capkenja Tue Dec 22, 2009 10:17 am

Fjalimi i Ismail Qemalit i mbajtur me 28 nėntor 1912 nė Mitingun e Madh nė Vlorė me rastin e ngritjes sė flamurit

Oh! Sa tė lumtur qė e ndiej vehten sot, qė shoh, kėtu nė Vlorė, kaqė burra Shqipėtarė tė mbledhur tok, tuke pritur me kureshti e padurim pėrfundimin e kėsaj mbledhjeje historike, pėr fatin e Atdheut tonė tė dashur. Plot me gaz e me lot ndėr sy, nga mallėngjimi, pra, po dal kėtu para jush qė t’ju gėzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe kėtė minutė, Kongresi ēpalli mėvehtėsinė e Shqipėrisė, tuke lajm-ėruar gjithė botėn mbarė pėr kėtė punė e duke mė ngarkuar mua kryesin’ e qeveris sė pėrkohshme tė Shqipėrisė sė lirė.

Porsi ėndėr mė duket ky ndryshim i madh i vendit t’onė, qė hoqi e voi tė zezat e tė lirit pesėqind vjet me radhė ndėnė sundimin turk, por qė tani nė kohėt e fundit, ishte gati tė jepte shpirtin pėrgjithėnjė, tė shuhej e tė ēfarrosej krejtėsisht nga faqia e dheut, kėjo Shqipėri, qė, dikur, shkėlqente nga trimėrija e pashoqe e bijve tė saj; kjo Shqipėri, qė kur i kėrcėnohej rreziku Europės nga pushtimet e Turqisė, ndėnė kryetrimin e pavdekur tė saj, Skėnderbejnė, u bė porta e hekurtė kundra sulmeve mė tė tėrbuara tė sulltanėve mė t’egėr qė ka pas Turqija. Mirėpo, desh Zoti, qė me punėn, me trimėrinė dhe guximin e pashoq tė Shqipėtarėvet, sot e tutje tė marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut t’onė, sepse, kėtu e kėshtu, jemi tė LIRĖ tė PAVARUR dhe MĖVEHTE, prandaj: qeshni e gėzoni! Pėr t’ia arrijtur kėsaj dite tė bardhė e tė madhe, na ka ndihmuar gjaku i dėshmorėvet dhe puna e vlefshme e patriotėve t’anė dhe e tė gjithė shokėve qė muarrnė pjesė nė kėtė mbledhje dhe e tė gjithė juve, qė tani po ju gufon zemėra nga gazi i madh qė ndieni; mirėpo mbledhja si mė plak qė jam, m’a ngarkoi mua Ngritjen e shėnjtė tė shėnjės t’onė Kombėtare, tė flamurit t’onė tė ėndėrruar e tė dashur (nxjerr Flamurin, tė cilin e ka tė vendosur nė njė shtizė hekuri, natyrisht tė vogėl, dhe tė pshehur nėn pallto dhe passi e mba njė sekondė nė dorė e ngul nė shtyllat e ballkonit. Amatorėt, posa e shohin Flamurin thėrrasin me gėzim e me zė tė lartė: Rroftė Flamuri, Rroftė Shqipėrija e Lirė).

Ja, pra, ky ėshtė Flamuri Ynė i kuq e me shqiponjėn dykrenare tė zezė nė mest. Dhe tani, tė gjithė bashkė, si njė trup i tėrė dhe i pandarė, le tė punojmė pėr t’a mburuar, pėr t’a pėrparuar e pėr t’a qytetėruar si i ka hije Atdhenė t’onė tė Lirė.

Tuke pėrfunduar, s’mė mbetet gjė, veēse t’i drejtoj njė lutje Zotit tė Madh, qė, bashkė me bekimet e Tij qė i lipij tė na japė pėr tė qenė tė denjė tė kėsaj dite, tė pranojė qė kėtej e tutje tė jem unė dėshmori mė i parė i Atdheut, ashtu siē pata nderin dhe fatin qė tė jem i pari ta puth e ta bėj tė valvitet i Lirė. Flamuri i ynė, n’atdhenė t’onė tė lirė.
Rroftė Flamuri!
Rroftė Shqipėrija!
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi