♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tefta Tashko Koēo dhe “Miti i sopranos”

Shko poshtė

Tefta Tashko Koēo dhe “Miti i sopranos”  Empty Tefta Tashko Koēo dhe “Miti i sopranos”

Mesazh nga Ylli Wed Oct 31, 2012 8:42 am

Tefta Tashko Koēo dhe “Miti i sopranos”  Tefta-tashko

Monografia pėr Tefta Tashko Koēon zbėrthen detajet reale qė ēuan nė krijimin e kėtij miti. Atė realitet qė krijoi vajzėn, gruan, artisten, nėnėn, por dhe tė panjohurėn rreth momenteve tė fundit tė jetės sė saj.




Nga: Mikaela Minga - muzikologe

Nė kuadrin e botimeve muzikologjike tė paktė kanė qenė librat monografikė qė kanė mundur t’i ikin formatit gazetaresk, me kujtime apo pėrvoja personale dhe tė ndėrtojnė mbi bazėn e kėrkimeve, shfrytėzimit tė dokumentacionit konkret, profilin e njė artisti shqiptar.

Duke lexuar librin e Pandi Bellos, “Tefta Tashko Koēo – Miti i sopranos”, njė gjė e tillė bie qartė nė sy qė nė faqet e para. Sigurisht, bėhet fjalė pėr njė studiues tė njohur pėr kontributet e tij qė prej fundit tė viteve ’70; njė muzikolog qė i ka studiuar nga afėr shumė fenomene tė muzikės shqiptare tė gjysmės sė parė tė shekullit XX dhe jo vetėm. Veē kėsaj, do shtoja, edhe njė drejtues i suksesshėm dhe kohėgjatė i shkollės sė muzikės qė mban emrin e saj. Megjithatė nga ana tjetėr qėndron kėngėtarja e madhe: njė figurė e dashur, e adhuruar, e vlerėsuar gjerėsisht.

Tefta Tashko Koēo thėnė thjesht, gėzon respektin dhe dashurinė e tė gjithėve sepse bashkon kėngėtaren e pėrmasave elitare, me artisten “popullore” dhe kėtu e kam fjalėn pėr afrimitetin e saj jo vetėm mes njė rrethi tė ngushtė muzikantėsh, por mes gjithė publikut shqiptar.
Pėr tė ėshtė folur dhe ėshtė shkruar gjatė. Tė sjellėsh njė monografi tė kėsaj artisteje kėrkon jo vetėm njė pozicionim tė caktuar, por edhe njė reflektim pėr atė ēfarė ėshtė shkruar mė parė.
Autori, i ndėrgjegjshėm pėr kėtė, e paraqet reflektimin e tij qė nė titull: Tefta Tashko Koēo – Miti i sopranos, duke na lėnė tė kuptojmė qė libri do tė pėrqendrohet sa nė anėn biografike tė artistes, aq edhe nė pėrgjithėsimin estetik pėr personalitetin shumėplanėsh tė saj. Studiuesit e miteve e dinė shumė mirė qė shpeshherė kėto tė fundit i largohen realitetit dhe tė vėrtetave tė tij e tė mjegullohen aq shumė sa edhe tė krijojnė kontradikta me tė vėrtetat reale.
Ndonėse kjo nuk ka ndodhur nė rastin e Tefta Tashko Koēos, megjithatė, edhe kėsaj here disa tė vėrteta janė “mjegulluar” me kalimin e kohės, ose deformuar nė kuadėr tė njė ideologjie tė caktuar. Fjala vjen, janė tė njohura detaje nga shkollimi i saj nė Francė, por asnjėherė nuk ėshtė parė nė tėrėsi pėrvoja e saj formuese si njė soprano lirike, por edhe si kėngėtarja e parė shqiptare qė paraprin traditėn e muzikės sė lehtė nė Shqipėri.

Nga ana tjetėr, ėshtė e njohur Tefta Tashko e koncerteve, po nuk ėshtė parė me vėshtrim kritik, sesi e ushtroi ajo karrierėn e saj nė kuadėr tė njė realiteti artistik qė i ofroi vetėm kushtet minimale. Mbi tė gjitha, trajtimi i figurės sė Tefta Tashko Koēos pas vdekjes ka qenė gjithmonė i shoqėruar me njė lloj letargjie, qė thyhej vetėm nė bisedat e muzikantėve tė afėrt me tė.
Pandi Bello pėrqendrohet nė tė gjitha kėto aspekte dhe i trajton nė detaj, duke nxjerrė nė pah nė disa raste tė vėrteta qė ndoshta edhe nuk do na pėlqente t’i dėgjonim. Kontributi i artistes nė historinė e kulturės shqiptare ėshtė pėr autorin polivalent, ndaj dhe ai i mėshon fort studimit tė saj nė mėnyrė serioze dhe tė gjithanshme.
Monografia pėr Tefta Tashko Koēon zbėrthen detajet reale qė ēuan nė krijimin e kėtij miti; atė realitet qė krijoi vajzėn, gruan, artisten, nėnėn dhe mė nė fund, mitin vetė. Ai e fillon nė mėnyrė kronologjike, nga streha familjare e familjes Tashko (kontributi i sė cilės nė historinė dhe kulturėn shqiptare mbetet ende i pazbuluar) dhe gjithashtu qyteti qė e rriti, atmosfera e veēantė korēare nė gjysmėn e parė tė shekullit XX. Mė pas pėrqendrohet nė formimin dhe karrierėn e kėngėtares nė Francė, Itali dhe kthimin e saj nė Shqipėri.

Paralel me kėto, libri flet edhe pėr jetėn personale tė kėngėtares dhe lidhjen e saj me Kristo Koēon. Nė katėr kapitujt e fundit, libri trajton njė periudhė pak tė njohur tė kėngėtares: momentet e fundit, vdekja e saj dhe pas kėsaj qėndrimet e tipit “shpėrfill-pėrfill” gjatė periudhės totalitare. I veēantė gjithashtu nė kėtė pjesė ėshtė edhe kapitulli qė flet pėr kontaktin e Tefta Tashkos me kėngėt shqiptare, pėrzgjedhjet qė ajo iu bėri kėtyre kėngėve pėr t’i futur nė repertorin e saj dhe bashkėpunimi qė pati me disa prej kompozitorėve tė asaj periudhe si Kristo Kono, Eftim Kovaēi, Baki Kongoli, etj. Tė gjitha kėto kėngė, qė pėrfshinė stile dhe krahina tė ndryshme tė vendit u bėnė familjare me njerėzit dhe hodhėn bazat e kėngės sė kultivuar shqiptare.
Ky libėr ėshtė njė kontribut nė studimet muzikologjike shqiptare, sepse e sjell kėtė artiste nė njė kontekst bashkėkohor studimi dhe leximi, nė njė kohė kur mėnyra e vlerėsimit tė figurave tė kulturės shqiptare ka shumė nevoje pėr trajtime tė thelluara, jashtė formateve gazetareske apo artikujve pėrkujtimorė.
Pėr nga stili i shkrimit ai mund t’u rekomandohet tė gjithė lexuesve muzikdashės, por nė mėnyrė tė veēantė shpresoj qė mė tė interesuarit tė jenė kėngėtarėt shqiptarė. Nė kuadrin “as mish as peshk” tė muzikės shqiptare, artisteve lirike iu duhet tė trokasin nė dyert e teatrove europiane pėr tė realizuar ėndrrat e tyre. Por edhe ato tė kėngės sė lehtė, nuk janė nė gjendje mė tė mirė kur sheh qė pjesa mė e madhe nuk e gjejnė dot vetveten jashtė studiove qė “prodhojnė” kėngė dhe jashtė imitimit tė zėrave tė njohur tė botės pop.
Leximi i kėtij libri nė mos njė formė reagimi, besoj se do tė ishte njė reflektim pėr vetveten; njė respekt dhe njė dashuri mė e madhe pėr zėrin qė kanė dhe pėr atė ēfarė ai pėrfaqėson realisht pėrballė mikrofonit dhe publikut.

“Kanė kaluar 65 vjet qė kur Tefta iu largua kėsaj bote, shprehet Pandi Belloja, por ajo rikthehet sa herė flitet pėr tė nga ata qė e njohin dhe vlerėsojnė”, sepse ėshtė dhe do tė mbetet “njė vlerė e patjetėrsueshme e kulturės shqiptare”.

Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi