♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MBRETI ARTUR dhe Miti i tij

Shko poshtė

MBRETI ARTUR dhe Miti i tij Empty MBRETI ARTUR dhe Miti i tij

Mesazh nga Vizitor Thu Apr 23, 2009 10:23 pm

Cikli i librave mbi Tavolinen e rrumbullaket rikrijon Mitin e Mbretit Artur. Tek ai jo vetem qe therritet thellesia e arsyeve, ndertimin e universit, por edhe zhvillimin e jetes dhe rikthimin e fuqive nepermes perdorimeve te shumta. Eshte njekohesisht nje cikel unik dhe universal. Cdo personazh i histories se Tavolines se rrumbullaket misheron maska qe jane personazhet e shumellojshme te krijeses qe quajme ‘’ Dragua ‘’. Ne Mitologji Dragoi eshte nje personazh shume i rendesishem: shfaq mijra personazhet e keij rreshti qe eshte bota.

LUFTA KUNDER DRAGOIT

Shkaterrimi i Dragoit te misheruar nuk nenkupton shkaterrimin e ligesise por misherimin kozmik te fuqive superiore. Ne te vertete ky Dragua permban dy personazhe. Para lindjes se Arturit, u zhvillua nje beteje midis dy dragojve , qe u be perreth Keshtjelles. Meqenese ana e tij djallezore shprehet ne keto histori mitike, dikush zbulon te vertetat e thella qe bashkekzistojne: si njeri ashtu edhe Dragoi tjeter korrespondisht, perfaqsojne fuqite e se Mires dhe se Keqes, shfaqjen e dy fuqive kontradiktore ne Univers, Diellin dhe Henen, naten dhe diten, burrin dhe gruan.

Eshte e qarte se te gjitha keto misherojne nje cikel kozmik, nje vizion mitik zanafilles qe therret njeriun per te tejkaluar kohen. E verteta eshte se ekzistonin shume Artura ne Historine e Njerezimit dhe po aq Merlina. Cikli Arturian perfaqson per Europen nje ndertim te ngjashem. Na lejon te shohim se si u organizua Historia, perreth shume ideve te rendesishme te cilat u misheruan gjate shekullit te 5 dhe te 6 pas eres sone, ne nje periudhe qe gjithcka ndodhej ne nje degradim. Kristianizmi nuk kishte njohur akoma zhvillimin e tij te plote.

Kerkimi iMbretit Artur vendoset ne epoken e ngritjes se Kristianizmit, renies se Romes ne nje bote Keltiko – druide qe po perpiqet per tu rilindur. Murgu Pelaz do te mundohet te ungjilloje Kornualin. Nuk mundohet thjesht per te Kristianizuar, por edhe per te perdorur mesazhin, per ta vene ne zbatim dhe per te krijuar ne kete menyre nje shpirt te ri Historik.

Eshte e mundur qe fale tij, Miti i Arturit do te mund te plotesohet, pasi ne kete menyre nuk do te pengohej nga fuqia kozmike. Ndodhemi ne agimin e nje historie te re, ne momentin qe nuk eshte as dite as nate, ku gjithcka eshte e mundur. Me sa duket, ne kete moment, modeli misherohet edhe nje here tjeter nepermes njeriut.

Per te rigjetur Mitin e Mbretit Artur, do te na duhet te kthehemi pas tek rrenjet, ne Angli dhe sidomos ne Kornual. Arturi lindi ne Keshtjellen Titagel qe ndodhej ne fundin e tokes, qe ndahej nga batica e lumit Avalon nga njera ane dhe nga deti nga ana tjeter. Cikli Arturian ribashkohet ne nje gjatesi prej 100 kilometrash dhe gjeresi70 kilometrash. Ne vitin 508 ishte e mundur qe dikush te kalonte me kembe kete distance qe ndan sot Bretanine nga ishulli Jersey.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MBRETI ARTUR dhe Miti i tij Empty Re: MBRETI ARTUR dhe Miti i tij

Mesazh nga Vizitor Thu Apr 23, 2009 10:24 pm

JETA DHE DIJA

Keshtjella Titagel eshte e rendesishme, pasi lidh Kopshtin e Esperideve me jeten qe vjen nga lumi qe e rrethon. Nje tradite e vjeter thote se ky Kopsht i Esperideve ( Ishuj mitike te Atlantikut, mundesisht mund te jene Ishujt Kanarji) qe ishte burimi i te lumturve, por edhe te diturise.

Herkuli arriti deri atje per te mbledhur fruta, mollet e arta, qe perfaqsojne jeten e humbur te Arketipeve. Arturi simbolizon yjesine e Arushes se Madhe. Ylli kryesor quhet Arktur dhe perfason Yllin Polar. Keshtu misheron boshtin Polar qe behet poli i dukshem i botes. I gjithe Universi buron nga kjo pike konstante qe eshte ajo qe percakton organizimin vertikal te tij, perhapjen e jetes me te cilen Mbreti lidhet ngushte. Mbreti dhe toka jane e njejta gje, jane nje Njesi.

Simboli i Arushes ka dy kuptime. Si Arushes tokesore i pelqejne mollet, qe jane simbole te jetes, te dijes dhe te ringjalljes, dhe si Arusha Qiellore simbolizon syrin e dukshem te Universit dhe qendren e botes. Poshte keshtjelles Titangel, jane gjetur germadha te rendesishme qe jane te shekullit te 3, te cilat perfaqsojne nje nivel te madh megalitik te pare, ku gjithcka perzihet.

Aty ndodhet shpella e Merlinit. Kjo shpelle, me orientim verilindor drejt jugperendimor, lidhet me Misteret nentokesore. Nje kalim udhehiqte direkt e tek Keshtjella e Mbretit nepermes nje gremine vertikale qe nenkupton se te gjitha krijesat ishin lindur nga shpirtrat e nates, nga erresire zanafillase dhe valojne drejt nje maje e cila atehere kur do te shpertheje do te jape harkun qiellor dhe te dukshem. Ne te vertete ne te gjitha kohrat, njeriu respekton dhe do te respektoje ate qe sheh, duke qene nje adhurues i Diellit dhe Henes. Per kete arsye yjet qe kane lindur nga shpirtrat e nates, u quajten Dragua.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MBRETI ARTUR dhe Miti i tij Empty Re: MBRETI ARTUR dhe Miti i tij

Mesazh nga Vizitor Thu Apr 23, 2009 10:24 pm

CIKLI ARTURIAN

Germimet arkeologjike lejuan te vertetohet se ky vend, ku u rindertua keshtjella e mbretit Artur, rreth shekullit te 12, ishte banuar me pare nga klerike Kelte, nga druidet. Ky vend pra destinohet per mitet e Arturit qe humben dhe rishfaqen sikurse dhe batica e ekuinoksit. Dhe nje rishfaqje e tille do te ndodhe midis shekullit te 8 dhe te 9 , ne kohen e luftes midis Saksoneve dhe Bretanikeve.

Nje tjeter rryme Arturiane do te rikthehet me Guljelm Pushtuesin rreth shekullit te 12. Nga kjo epoke kemi pershkrime te shkruara nga te krishteret e Trojes ne cilat rigjejme ekzistencen e dy dragojve, te Dragoit te mire dhe atij te keq. Nje gje e tille shpjegon se nje arketip i ndertuar mire , perreth botes psikike dhe asaj mendore te padukshme te njeriut, rimerr shpesh here forcen e tij per te konkretizuar endrren e Kavalierizmit qe ka filluar te shperbehet dhe te perhapet, pasi meqenese se miti shfaqet me mire dhe pasurohet, tretet, duke humbur dale ngadale permbajtjen e tij te padukshme: Perkohshmeria e pushton me nje ritem te ngdadalte.

E jema e Arturit mbeti shtatzene ne dimmer dhe eshte e rendesishme te jemi shume te kujdesshem ne pikat e Solticit. Ne te vertete ne fene e krishtere solstici dimeror lidhet sigurisht me lindjen e Krishtit, por ne te vertete lidhet me teper me te gjitha ato qe do te rinovojne cilin. Ne ekstremin tjeter, solstici veror, eshte momenti ku Dielli fillon te humbase fuqine e tij. Meqenese Dielli ngjitet tamam ne mesin e horizontit, ndodhet ne boshtin e Ekuinokseve (Vjeshtes dhe Pranveres), dicka e rendesishme per te gjitha ato qe kane te bejne me jeten, zhvillimin, plakjen dhe pergaditjen per vdekjen.Cdo drejtim i horizontit eshte i lidhur me nje stine: Lindja me Pranveren, Jugu me Veren, Perendimi me Vjeshten dhe Veriu me Dimrin ( dhe pikat e peraferta e tyre eshte agimi, erresira, arketipet).

Eshte e rendesishme te theksojme se te gjitha keto pika nuk jane krijuar vetem per te treguar nje nyje rituale, por edhe per te rilidhur nje nyje rituale tokesore me nje qiellore, ne menyre qe te energjite te mund te qarkullojne si ato te sipermet ashtu dhe ato te poshtmet. Fillimi i ciklit arturian i korrespondon nje ndryshimi kohor. Ndryshimi i ciklit Hyjnor qe kalon brenda ciklit njerezor. Kete ndryshim do te perfaqsoje udhetimi i Arturit dhe krijimi i nje bote te organizuar, ku kleriku, initacionanti nuk eshte asgje tjeter pervec se nje Ideal dhe eshte i dukshem (Merlini i mbyllur ne boten e akullit). Ky cikel i cili fillon nga pergjegjsia e nje njeriu, do te jete gjithashtu dhe nje fund. Merlini do te thote: ‘ cikli i njerezve mbaroi dhe cikli Hyjnor po fillon’’. Rikthimi i ciklit perfaqson rikthimin e arketipit te misheruar nga njerezit.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MBRETI ARTUR dhe Miti i tij Empty Re: MBRETI ARTUR dhe Miti i tij

Mesazh nga Vizitor Thu Apr 23, 2009 10:25 pm

MERLINI DHE ARTURI

Merlini perfaqson polin e padukshem, ndersa Arturi polin e dukshem. Merlini sjell me vete dijen initacionuese dhe eshte gjithashtu i zoti i shpelles, asaj shpelle qe perfaqson mitren, fillimin e botes. Shpella perfaqson komunikimin midis qiellit dhe tokes.

Merlini banon ne kete qender te erret, por ka nje lidhje direkte me keshtjellen, me Arturin qe ndodhet ne siperfaqe duke vertetuar pjesen e padukshme te Merlinit, i cili eshte edhe keshilltari i tij. Merlini nuk vepron brenda botes, por vetem peshperit, le te lire rrjedhen e fatit, domethene te tashmen. I lejon njeriut per te marre iniciativa. Poli i padukshem i Merlinit eshte ai qe quhet ‘’ Dielli i Mesnates’’, pasi nese dielli i mesdites eshte nje diell i dukshem qe perfaqson fuqite jetedhenese te cilat zhvillohen gjate solsticit veror, atehere ka ne polin e kundert te tij solsticin dimeror, domethene dielin e mesnates, ne nje koordinim perfekt.

Merlini eshte shpirti qe ka aftesine per te therritur fuqi te padukshme, por qe mund te formohen perreth levizjesh mese te dukshme. Per kete arsye do te mbetet i mbyllur ne nje cikel magjik qe perfaqson dimrin, ashtu si edhe nje simbol zodiak, Ujorin.

Merlini pas cdo lloj ndermjetesimi ne toke, duhet te rilinde duke fjetur, pasi gjumi i thelle eshte nje lloj katalizatori vdekjeje. Ky fakt lidhet dhe me ‘’mbytjen brenda ujrave te Osirit’’ ne traditat e Egjiptit te lashte. Merlini do te ndihmoje te rilinde Arturi ne qendren e solsticit te Dimrit, ne momentin qe fuqite e arketipeve jane me afer dhe fuqite kozmike jane me larg.

Dija qe Merlini u sjell njerezve eshte zgjimi, rikujtimi, shkaterrimi i harreses. Merlini perfaqson kete kujtese te vazhdueshme, kete aftesi rinovimi dhe interpretimi te gjerave, sikur eshte tek njeriu ‘’qender e botes’’, njeriun ideal qe perfaqson Arturi, pasi midis Arturit dhe Merlinit dy solsticet lidhen me kalime dhe penetrim. Boshti i botes eshte krijuar ne kete menyre: Artur – Merlin dhe Merlin - Artur.

Arturi – koncepti i nje gjeje te erret qe perfaqsohet nga Merlini – eshte djali i zjarrit por pa flake, te zjarrit alkemik, eshte si nje yll i krijuar nga nje lende gati e pandryshueshme.

Arturi dhe toka jane nje, per kete arsye cikli arturian perparon brneda kohes, edukimi i Arturit mbetet sekret deri ne testing e Ekskaliburit. Pasi behet bosht, te gjitha keto duhet te kristalizohen ne nje procedure te rendesishme, pasi shpata, pervec se eshte nje arme vdekjeprurese, kryesisht eshte nje element simbolik por edhe ritualistik njekohesisht.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MBRETI ARTUR dhe Miti i tij Empty Re: MBRETI ARTUR dhe Miti i tij

Mesazh nga Vizitor Thu Apr 23, 2009 10:26 pm

SHPATA MAGJIKE

Shoqerite tradicionale nuk kane percaktuar kurre simbolin si nje send zbukurues. Simboli eshte nje ndermjetesues i fuqishem midis asaj qe jemi dhe asaj qe nuk jemi , midis nesh dhe mjedisit tone, permbledh estetike dhe etike. Simboli eshte nje mbartes i te vertetes se parimeve, por eshte gjithashtu edhe veprues.

Shpata, nje arme magjike, ku e mprehta eshte gjithmone perpara, eshte simboli perfekt i nje shtytjeje trekendeshe, disa here lart dhe here te tjera perpara, nje simbol teper i sakte i natyres, i zjarrit dhe i mendjes, disa here ne realitetin e mprehtesise se saj, here te tjera nga doreza e saj qe e ben te duket si kryq. Ne nje fare menyre shpata eshte ajo qe mban fijen , qe keputet nga padukshmesia, pasi mprehtesia eshte dicka e padukshme.

Shpata magjike misherohet brenda nje shkembi (lende materiale e paster, bosht – gur, qender – gur). Ky vend qe permban shpaten, nje misherim i flakes qiellore ne toke dhe i patretshmerise, i jep mundesine nje njeriu per te komunikuar me shenjtesine. Arturi eshte njeriu i vertikalizuar qe mund te zbuloje boshtin vertikal, meqenese te dy, Arturi dhe boshti jane nje.

Kur shpata shkeputet nga thellesia e shkembit te lashte, qe nuk eshte perpunuar, atehere fillon koha, cikli fillon te mbushet. Kavalieret ribashkohen perreth nje shpate te zjarrte duke prere erresiren e nje fijeje te padukshme. Kavalieri qe ka frike nga erresirat nuk eshte i afte ti beje ato te banueshme.

Arturi duhet te munde erresirat por pa i shkaterruar ato. Kjo gje krijon mundesi bashkimi te njerezve perreth nje rrethi ne majen e maleve dhe njekohesishe nje komunikim me to, ne menyre qe te gjithe ata, qe kane brenda tyre driten te mund te lartesohen drejt Zotit. Lartesimi drejt hyjnise eshte aftesia e te perputhurit me gjerat por pa i copetuar dhe pa i shkaterruar ato dhe te krijoje nje bashkim jetedhenes midis gjerave dhe vetes se tij. Kjo aftesi eshte shume e ndryshme nga ideja e pronesimit sipas se ciles gjerat duhet te grumbullohen tek ai vete derisa te behen objekte. Qendrimi teorik eshte mundesia e te gjitheve nemenyre qe te mund te bashkejetojne, ne marreveshje me natyren. Nuk kemi te bejme me pushtimin e natyres, por me konsiderimin e saj. Konsiderimi dhe Veprimi jane te lidhura ngushte me njera tjetren.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MBRETI ARTUR dhe Miti i tij Empty Re: MBRETI ARTUR dhe Miti i tij

Mesazh nga Vizitor Thu Apr 23, 2009 10:26 pm

NE FITIMIN E GRALIT – KUPES SE SHENJTE

Arturi qe eshte nje shfaqje e Merlinit cvarros shpaten dhe fillon nje cikel. Shkembi magjik harrohet, ribashkohet me arketipin dhe nje bosht i ri lind. Guineveri, e cila perfaqson boshtin e Vjeshtes, nuk eshte vetem femra plotesuese, por edhe ndermjetesuese dhe ekuinoks i Arturit. Eshte ne lidhje me yjesine e Virgjereshes, pjekuria e natyres. Sjell frutat, veren, gjakun. Simbolizon luften me veten tone , tamam sikur ajo qe po perballonte Lanseloti. Bashkimi i Guineverit me Lanselotin simbolizon njerezimin.

Arturi do te vendose shpaten midis ketyre te dyve: Shpata eshte boshti qe perfaqson idene monolitike te vertikalizmit. Duke rihedhur shpaten ne token e shfaqur, mbjell nje kryq mbi sferen dhe ne nje fare menyre fekondon token dhe ne kete menyre lind bota. Lanseloti largohet.

Arturi mbetet, por ndahet nga Ekskaliburi. Do te shperbehet dhe do te hyje ne proceduren e riprodhimit. Behet i dobet sikur dimri, dhe nuk prodhon me.

Merlini ndodhet brenda shpelles se akullit, brenda fazes se ujorit. Ne kete moment fillon kerkimi i kriklidhesit te humbur.

Pra Kavalieret e tavolines se rrumbullaket duhet te ikin ne kerkim te ketij kriklidhesi te humbur, te gjakut te Arturit, qe ndodhet brenda Gralit, kupes me misterin e dyfishte.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MBRETI ARTUR dhe Miti i tij Empty Re: MBRETI ARTUR dhe Miti i tij

Mesazh nga Vizitor Thu Apr 23, 2009 10:28 pm

MBRETI ARTUR dhe Miti i tij Arthur-king

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MBRETI ARTUR dhe Miti i tij Empty Re: MBRETI ARTUR dhe Miti i tij

Mesazh nga Vizitor Thu Apr 23, 2009 10:29 pm

MBRETI ARTUR dhe Miti i tij Mbreti-artur

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MBRETI ARTUR dhe Miti i tij Empty Re: MBRETI ARTUR dhe Miti i tij

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi