♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kampionati Shqiptar i futbollit

Shko poshtė

Kampionati Shqiptar i futbollit Empty Kampionati Shqiptar i futbollit

Mesazh nga ARBRI Sun Dec 28, 2008 3:21 pm

Rezultate, komente dhe klasifikime!
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kampionati Shqiptar i futbollit Empty Re: Kampionati Shqiptar i futbollit

Mesazh nga ARBRI Sun Dec 28, 2008 3:24 pm

Sebino, “Plaku i Vitit tė Ri” pėr Dinamon

Kryendeshja e “Loro Boriēit” mbyllet me fitoren e bluve. Sinani shpėrdoron dy herė njė 11-metėrsh
Vllaznia - Dinamo 0 - 1
Shėnues: Plaku 88′ (11-m)
Vllaznia: Grima (Ndoja ‘79), Smajli, Lici, Bashiq, Osja (Hoti 89′), Shtubina, Belisha, Nallbani, Dhėmbi (Doēi 81′), Boadu, Sinani. Trajner: A.Canaj
Dinamo: Kotorri, Pisha, Sina, Brahja, Ferraj (Haliloviē 75′), Diop, Poēi, Allmuēa, Sefa (Jusufi 63′), Petriēeviē (Ēapja 90′) , Plaku. Trajner: Z.Daliē
Gjyqtarė: L.Jemini, E.Doda, S.Avdo, (Durrės)



“Radiografia”
4′- Allmuēa harkon nje top
drejt portės sė Vllaznisė dhe Grima me vėshtirėsi e zotėron pranė vijės fatale.
11′- Safet Osja jep sinjalin e parė pėr Vllazninė, provon me tė majtėn nga njė distancė e largėt, topi kalon ngjitur me shtyllėn e majtė pingule.
16′- Rrėmujė nė zonėn e Dinamos. Topi pėrfundon tek Osja, cili gjuan rreptė, por vetėm goditje kėndi pas devijimit tė mbrojtjes.
34′- Kros i Ferrajt pėr Plakun, qė godet me kokė, por jashtė.
35′- Kundėrsulm i shpejtė i Vllaznisė, topi shkon te Nallbani, qė gjuan fort, por jashtė.
36′- Rrėmujė nė zonėn e Dinamos. Topi nuk zotėrohet nga Kotorri, por ka qenė ndėrhyrja e njė mbrojtėsi qė largon topin mbi vijėn fatale, duke shmangur njė gol tė sigurt.
53′- Njė top qė shkon nė zonėn e Vllaznisė, nuk zotėrohet nga Grima dhe Brahja, qė kishte ardhur nga mbrojtja, vetėm dy metra larg portės, gjuan jashtė.
59′- Sinani pengohet nė mėnyrė tė parregullt nga Pisha brenda zonės dhe gjyqtari Jemini akordon 11 metėrsh. Gjuan vetė Sinani, por Kotorri e grushton topin. Gjyqtari anėsor Doda bėn sinjalizim pėr pėrsėritje tė 11 metėrshit, pasi Kotorri nuk ka qenė i vendosur mbi vijėn e portės.
60′- Pas protestave tė dinamovitėve, kapiteni Sinani ekzekuton penalltinė dhe Kotorri arrin ta presė edhe njė herė, duke bėrė mrekullinė e vėrtetė tė kėsaj ndeshjeje.
88′- Nedim Haliloviē depėrton nė zonėn e Vllaznisė, por aty pengohet nga Lici dhe pėr gjyqtarin Lorenc Jemini nuk ka asnjė pikė dyshimi: 11 metėrsh pėr Dinamon.
Sebino Plaku gjuan nga pika e bardhė dhe bėn atė qė Sinani nuk e bėri pėr dy tentativa radhazi, shėnon dhe i jep fitoren ekipit tė tij, duke parė se nuk ka mė kohė pėr Vllazninė qė tė rikuperojė disavantazhin.
90+3′- Rasti i fundit i kryendeshjes: kros nga e majta pėr Bashiēin, qė godet me kokė, por jashtė.

Komenti
Duhej tė ishte festė, por nė tė vėrtetė nuk ka ndodhur ashtu. Vllaznia i ka zhgėnjyer tifozėt e saj, teksa dje jo vetėm qė nuk ka arritur ta mundė Dinamon, por ka humbur ndaj saj, qė do tė thotė se nė vend qė tė mbyllte 2008 n me 7 pikė avantazh ndaj Tiranės, kjo diferencė ėshtė ngushtuar nė 4 pikė.
Vllaznia nuk e ka nisur mirė ndeshjen. Madje ėshtė Dinamo ajo qė ngulmon, duke u munduar t’u imponohet vendėsve me lojėn e saj.
Por megjithatė blutė nuk arrijnė tė krijojnė raste shėnimi dhe, si pasojė, pas minutės sė 15 tė tė takimit, gjėrat ndryshojnė.
Janė kuqeblutė ata qė marrin frenat e lojės nė dorė dhe, megjithėse nuk janė shumė tė qartė nė ndėrtimin e aksioneve sulmuese, sėrish janė mė tė rrezikshėm dhe pėr rrjedhojė krijojnė disa raste shėnimi, kryesisht me anė tė mesfushorėve qė vijnė deri nė afėrsi tė zonės dinamovite dhe godasin nga jashtė saj.
Sulmi i Vllaznisė u duk qartė se nuk ishte nė njė ditė tė mirė, ndoshta edhe falė markimit tė ashpėr qė iu bė nga Pisha & Co. Me gjithė presionin e shkodranėve, pjesa e parė do mbyllej nė barazim.
Nė tė dytėn, janė sėrish kuqeblutė qė duan medoemos tė shėnojnė golin e avantazhit dhe rasti mė i mirė pėr kėtė iu dha nė minutėn e 59-tė.
Gjyqtari Jemini ka dhėnė 11 metėrsh dhe Sinani ndonėse ka gjuajtur dy herė nga pika e bardhė, nuk ka arritur nė asnjėrin rast tė kalojė Kotorrin, qė ka qenė shpėtimtari i vėrtetė i Dinamos. Pas kėtij momenti, loja e Vllaznisė bie ndjeshėm.
Lojtarėt e saj e ndiejnė presionin e tifozėve dhe pėr rrjedhojė, nė asnjė moment nuk arrijnė tė krijojnė raste tė tjera pėr tė kaluar nė avantazh.
Kėtė situatė e shfrytėzon mjaft mirė trajneri Daliē, i cili me futjen nė lojė fillimisht tė Jusufit e pastaj tė Haliloviēit, fillon tė krijojė panik te mbrojtja vendėse.
Madje do jetė Haliloviē ai qė me njė 11 metėrsh tė marrė nė minutėn e parafundit tė ndeshjes, dhe tė kthyer nė gol nga Plaku, i dha fitoren skuadrės sė tij.
Njė fitore qė e fut Dinamon sėrish nė vallen e titullit ashtu siē kishte thėnė trajneri i saj para ndeshjes, ndėrkohė qė pėr Vllazninė mund tė jetė njė tripikėsh qė mund tė kushtojė shtrenjtė.


Deklaruan
Agim Canaj, trajner i Vllaznisė: “Humbėm njė ndeshje, por jo gjithēka. Mbi tė gjitha, na vjen keq pėr tifozėt tanė, tė cilėt u larguan tė pakėnaqur nga stadiumi. E them me plot bindje se nuk e meritonim humbjen nė kėtė ndeshje.
Penalltia e pashėnuar mbylli gjithēka nė lojėn tonė. Disa nga lojtarėt tanė nuk ishin nė formėn e tyre mė tė mirė dhe kjo pėr pasojė, e bėn mė tė domosdoshme hyrjen nė merkato.
Rėndėsi ka qė jemi nė vend tė parė sėrish, sepse edhe humbje do ketė gjatė kampionatit, por e pėrsėris, pengu ynė i vetėm ėshtė qė nuk kėnaqėm tifozėt nė kėtė ndeshje”.

Zllatko Daliē, trajner i Dinamos: “Dua tė pėrshėndes Vllazninė fillimisht, sepse me meritė ėshtė nė vend tė parė nė kėtė moment. Nė pjesėn e parė luajtėm dobėt dhe ishim me fat qė nuk pėsuam gol.
Pėr tė dytėn e dinim qė do ishim mė mirė fizikisht, luftuam pėr ta fituar ndeshjen dhe ia arritėm. Jam i kėnaqur pėr kėtė, sepse ishte njė ndeshje vendimtare pėr titullin.
Pas kėtij rezultati sigurisht qė pjesa e dytė e kampionatit do tė jetė mė e bukur dhe Dinamo besoj se ka pėr tė qenė pretendente deri nė fund.”


Tė veēanta
- Rreth 7 mijė sportdashės e kanė ndjekur ndeshjen e djeshme mes Vllaznisė dhe Dinamos, duke krijuar njė atmosferė shumė entuziaste nė shkallėt e “Loro Boriēit”. Megjithatė, ata janė larguar shumė tė zhgėnjyer nė fund tė ndeshjes, sepse prisnin rezultat tjetėr nga skuadra e tyre.
- I pafat ka rezultuar edhe maskoti kuqeblu, qė u duk pėr herė tė parė nė stadium kėtė ndeshje. Shkodranėt e kishin menduar si festė, por fundi i 90 minutave ka rezultuar jo i mirė pėr tė. Atmosfera nė stadium ka qenė e tillė sikur tė ishte humbur titulli kampion.
- Tribuna “VIP” e stadiumit ka qenė e tejmbushur nė kėtė ndeshje, ndėrkohė qė temperaturat kanė qenė tė ulėta.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kampionati Shqiptar i futbollit Empty Re: Kampionati Shqiptar i futbollit

Mesazh nga ARBRI Sun Dec 28, 2008 3:25 pm

Elbasani, “harakiri” i fundit vjen me Besėn

Verdheblutė me kėtė humbje rrezikojnė, ndėrsa kavajasit pretendojnė me tė drejtė
Elbasani - Besa 0 - 1
Shėnues: Mėrtiri 70′
Elbasani: Osmani, Mehmetaj, Stojku, Ahmataj, Kaēuli, Vrapi, Merxha, Gava, Fagu (Hyshmeri 68′), Abazaj (Bejzade 77′), F.Xhafa. Trajner: M.Josa.
Besa: Dura, Grizha, Mėrtiri, E.Xhafa, Leci, Sakaj, Ishka (Abilaliaj 69′), Mihani, Kuli (Krasniqi 68′), Mancaku, Haliti (Alikaj 80′). Trajner: I.Daja.
Gjyqtarė: A.Lulaj (Vlorė), G.Koka (Lezhė), D.Salaj (Shkodėr)
Karton i verdhė: Mėrtiri



“Radiografia”
7′ Abazaj nuk arrin tė pėrfitojė nga njė gabim i mbrojtjes sė Besės, duke mos shėnuar.
19′ Eshtė Haliti pėr Besėn qė lėshon njė goditje nga 18 metra, por Osmani grushton mjaft mirė.
22′ Gava ekzekuton njė goditje dėnimi, Sakaj pėr pak rrezikon autogolin.
25′ Kėsaj radhe ėshtė Mihani qė ekzekuton njė goditje dėnimi, por topi i devijuar pėrfundon pak mbi traversė.
50′ Abazaj lėshon njė goditje tė fortė nga 18 metra, por topi pėrfundon jashtė portės sė mbrojtur nga Dura.
53′ Kėsaj radhe ėshtė mbrojtėsi Vrapi, i cili gjuan fort nga distanca, sėrish topi jashtė.
61′ Mancaku nga njė goditje dėnimi, Haliti me kokė godet jashtė, duke rrezikuar seriozisht portėn e Osmanit.
65′ Xhafa kalon mjaft mirė nė tė djathtė tė sulmit, vjen pasimi i tij pėr Abazajn, i cili ėshtė nė kundėrkohė dhe nuk arrin tė godasė portėn e Durės.
70′ Lulaj akordon njė goditje dėnimi pėr Besėn. Ekzekuton Mancaku, topi endet nė zonė, ku pėrfiton Mėrtiri, i cili nė hyrje tė zonės godet fort dhe shėnon. 0-1 pėr Besėn.
73′ Mancaku tenton tė shėnojė nga 25 metra, vjen grushtimi i Osmanit.
84′ Elbasani mundohet tė rrezikojė pas njė goditjeje dėnimi tė Stojkut, por Dura pret i qetė.
90′ Aksion i rrezikshėm i vendėsve, topi mbėrrin te Bejzade, i cili rrotullohet mirė brenda zonės, por nuk arrin tė shėnojė.
91′ Kundėrsulm i shpejtė i skuadrės kavajase, qė mbyllet me njė goditje tė lehtė tė Mihanit, qė pritet nga Osmani.

Komenti
Elbasani ka harruar tė fitojė, madje jo vetėm kaq, por tani mė shumė skuadra verdheblu e sheh vetėn shumė pranė zonės sė ftohtė pas humbjes ndaj Besės.
Deri pak javė mė parė, njė ekip pretendent pėr vendet e para tė tabelės sė klasifikimit, tani skuadra e drejtuar nga trajneri Mirel Josa ėshtė vetėm dy pikė larg zonės sė “play-off”-it.
Nuk ka ku tė shkojė mė keq pėr ekipin elbasanas, i cili pėr mė tepėr po kalon njė situatė shumė tė vėshtirė nė aspektin moral, duke marrė nė konsideratė edhe ndalimin pak ditė mė parė tė presidentit Arben Laze.
Nė kėtė situatė, drejtuesit verdheblu duhet tė ndėrhyjnė patjetėr nė merkaton e janarit pėr tė riorganizuar njė ekip, i cili ndaj Besės nuk tregoi asgjė tjetėr, veēse njė mori me probleme.
Humbja e Elbasanit ndaj Besės ishte njė sinjal i paralajmėruar qė nga humbja njė javė mė parė nė derbi ndaj Shkumbinit, ku verdheblutė luajtėn shumė dobėt.
Duke shtuar kėtu mungesat e shumta, si Beqiri, Lako, Kacollja, Sheta dhe Bakalli, si dhe gjendjen e rėnduar psikologjike pas ēėshtjes “Laze”, kuptohet qė nė njėfarė mėnyre skuadra do tė haste vėshtirėsi.
Por kjo nuk mund tė pėrdoret si justifikim i mobilizimit tė dobėt tė disa lojtarėve, tė cilėt, ashtu siē pranoi edhe Mirel Josa nė fund tė ndeshjes, meritojnė tė mos jenė mė pjesė e skuadrės sė Elbasanit.
Nga ana tjetėr, Besa mori njė tripikėsh me shumė zgjuarėsi. Nuk bėri asgjė mė shumė sesa Elbasani, por pati qetėsinė e duhur pėr tė pritur golin. Kavajasit e vizituan shumė rrallė portėn e Osmanit, por shėnuan me Mėrtirin dhe pastaj monitoruan me qetėsi rastet e pakta tė vendėsve.
Natyrisht, fitorja u shoqėrua me shumė entuziazėm nga kavajasit, qė nė kėtė mėnyrė qėndrojnė nė garė pėr vendet e para nė klasifikim.
Protagonistė nė kėtė ndeshje u bėnė edhe tifozėt elbasanas, tė cilėt thuajse gjatė 90 minutave nuk i kursyen thirrjet nė adresė tė presidentit Arben Laze sė bashku e banderolat pėrkatėse, ashtu si protagonist u bė edhe gjyqtari Lulaj, i cili u akuzua ashpėr nga drejtuesit elbasanas si mjaft tendencioz.
Pjesa parė mbyllet nė barazim pas njė futbolli tė mėrzitshėm dhe me shumė faulle nė fushėn e lojės. Kjo pjesė mbyllet me njė episod tė ēuditshėm, teksa njė tifoz futet nė fushėn e lojės dhe ul nė tapet njė foshnjė, gjest vėrtet i rrallė qė kalon edhe me njė pėrplasje mes tifozėve elbasanas dhe policisė.
Loja ėshtė mė se e mėrzitshme, me Elbasanin qė nuk duket se ėshtė njė skuadėr nė tėrėsinė e vet, ndėrsa Besa pret vetėm kundėrsulmet pėr tė reaguar, duke pėrdorur cilėsitė e disa lojtarėve nė mesfushė.
Pikėrisht nga njė moment i tillė nė njė goditje dėnimi vjen edhe goli mik, kur Mėrtiri pranė zonės shėnon. “Ruzhdi Bizhuta” shokohet, ndėrsa vendėsve nuk u bėn mirė as futja nė fushėn e lojės e Bejzades e Hyshmerit pėr tė marrė njė pikė.
Vetėm njė rast i Bejzades nė fund ėshtė shumė pak pėr tė justifikuar njė ekip tė shpėrfytyruar tashmė dhe qė ka nevojė patjetėr pėr riorganizim tė organikės sė lojtarėve, pasi zona e ftohtė ėshtė shumė pranė. Ndėrsa Besa konfirmon veten si njė skuadėr me pretendime serioze nė kampionat.


Deklaratat:
Mirel Josa, trajner i Elbasanit: “Ishte njė ndeshje qė, ashtu si shkoi, mendoj se duhet tė mbyllej nė barazim. Ne duhej tė ishim mė tė gatshėm, qė falė edhe motit e terrenit, ta kishim goditur kundėrshtarin. Besa ishte e organizuar mirė nė mesfushė.
Mungesat bėnė tė vetėn, ndėrsa jam i kėnaqur nga tė rinjtė. Mbyllje e keqe pėr kėtė vit, por lojtarėt ndiejnė shumė presionin e renditjes mbi vete. Tani pėr tani s’mund tė diskutojmė nėse mund tė biem nga kategoria, por unė mund tė them qė kemi marrė garanci nga drejtuesit nga ana financiare.
S’dua t’u futem problemeve qė ka pasur ekipi gjatė kėsaj jave, por them qė ai ka nevojė pėr rigjenerim. Pra, mendoj se do tė ketė lėvizje lojtarėsh nė janar.”

Ilir Daja, trajner i Besės: “Ishte njė mbyllje e suksesshme. Unė do tė ndalem te rasti “Laze”, i cili ka dhėnė njė kontribut tė madh pėr tė gjithė komunitetin e futbollit nė pesė vitet e fundit.
Drejtėsia le tė thotė fjalėn e vet, por ne tė paktėn si komunitet futbolli duhet ta mbėshtesim tė paktėn moralisht nė kėtė situatė.”


Tė veēanta
Ndeshja ka nisur me shtatė minuta vonesė.
Nė tribunėn “VIP”, veē presidentit Bizhdili, pėrkrah kryebashkiakut Sejdini ka qenė djali i presidentit Laze, Xhanin Laze.
Nė stadium kanė qenė mė shumė se 4 mijė tifozė, paēka se temperaturat kanė qenė shumė tė ftohta.
Nė stadium dalloheshin shumė banderola, si “Presidenti Laze, krenaria e tifozėrisė elbasanase!”, “Arben Laze, jeta e futbollit elbasanas!”, “Arben Laze, ne me ty prapė jemi kampionė!”
Nė minutėn e 42-tė njė tifoz vendės ka kapėrcyer rrethimin e brendshėm dhe ka ulur nė tapet njė fėmijė tė vogėl 1-vjeēar. Ndeshja ndėrpritet dhe tifozi me fėmijėn e vogėl pėrcillet jashtė.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kampionati Shqiptar i futbollit Empty Re: Kampionati Shqiptar i futbollit

Mesazh nga ARBRI Sun Dec 28, 2008 3:26 pm

Tirana, festival golash me Bylisin


Bardheblutė shfryjnė dyfin me mallakastriotėt, shėnojnė plot gjashtė herė nė portėn e miqve
Tirana - Bylis 6-2
Shėnues: Neves 2′ (aut), Memelli 3′, 35′, 57′, Muzaka 13′, Xhafaj 33′, Bakiu 11′, 48′ (11-m)
Tirana: Nallbani, Arapi, Pezo, Osmani (Lilaj 49′), Dabulla, Agolli, Sefa (Metani 74′), Devolli, Muzaka, Xhafaj, Memelli.
Trajner: A.Kola.
Bylis: Miresofksi, Novi (Beshaj 46′), Kapaj, Neves (Kule 46′), Muēa, Hodo, Dalipi, Nenaj, Bakiu, Kabore.
Trajner: H.Dedja.
Kartonė tė verdhė: Nallbani, Sefa, Kapaj
Gjyqtarė: A.Janku (Tiranė), E.Pjetrushi, F.Lame (Lezhė).


“Radiografia”
1′- Nė aksionin e saj tė parė, Tirana arrin tė kalojė nė avantazh. Memelli depėrton nga e majta, kroson nė zonė, por kthen mbrojtja, topin kontrollohet nga Agolli, i cili kėrkon tė gjejė nė thellėsi Xhafajn dhe topi i devijura nga Neves pėrfundon nė rrjetė. 1-0.
3′- Aksion i shpejtė i Tiranės me Muzakėn, qė pason nė tė djathtė pėr Xhafajn, ky i fundit asiston Memellin, qė fare pranė portės dyfishon rezultatin. 2-0.
11′- Goditje e lirė pėr Bylisin nė hyrje tė zonės bardheblu. Kapaj pason shkurt pėr Bakiun, qė gjuan bukur nga rreth 20 metra dhe mposht portierin Nallbani. 2-1.
13′- Aksion i shpejtė i Tiranės, qė nis nė mesfushė me Dabullėn, i cili nxjerr tė lirė Memellin. Ky i fundit godet, por kthen mbrojtja, gjuan Xhafaj, pret portieri, por nė herėn e tretė nuk gabon Muzaka. 3-1.
18′- Sefa depėrton nė qendėr, godet fort, por kontrollon saktė portieri mik.
26′- Gjuan mė kokė Bakiu, ngjitur me shtyllėn.
28′- Memelli depėrton nga e djatha, gjuan prirėt, pak centimetra larg shtyllės sė djathė tė portės mike.
29′- Bakiu gjuan fort nga distanca, duke e detyruar Nallbanin tė bėjė njė pritje tė vėshtirė.
33′- Aksion i shpejtė i Xhafės nga e majta, qė preferon ta hapė topin nė tė djathtė pėr Arapin, ky i fundit kroson pėr vlonjatin, qė realizon mė kokė ndoshta golin mė tė bukur tė takimit. 4-1.
35′- Pa kaluar dy minuta Tirana realizon golin e pestė me Memellin, qė depėrton bukur nė qendėr, duke mposhtur pėrsėri Mirselofskin. 5-1.
43′- Bakiu pėrsėri vėnė vėshtirėsi Nallbanin nga distanca, vijon aksioni pėr miqtė, Kabore me kokė vė pėrsėri nė vėshtirėsi Nallbanin.
48′- Bylisi fiton njė 11-metėrsh, pas prekjes sė topit mė dorė nga Osmani, gjuan Bakiu dhe 5-2.
54′- Kundėrsulm i Tiranės, dy kundėr dy. Xhafaj pason pėr Memellin, qė diagonalisht me portėn nuk gabon. 6-2.
58′- Kros i Agollit, gjuan Xhafaj me kokė, ēuditėrisht topi pėrfundon jashtė.
59′- Bakiu, pėrballė Nallbanit, lėshon njė parabėl, topi qė po ndiqej edhe nga Kabore, nė mėnyrė tė pabesueshme pėrfundon jashtė.
66′- Kundėrsulm i Tiranės me Devollin, qė pason saktė pėr Memellin, por ky i fundit nuk gjen rrjetėn, por traun.
75′- Hodo gjuan nga distanca dhe pret Nallbani.
79′- Nenaj shmang dy mbrojtės, gjuan prirėt me portėm, por devijon me kėmbė Nallbani.
89′- Kabore me kokė dhe pret me vėshtirėsi “Tata”.
90′- Muzaka godet fluturimthi dhe pret pėrsėri portieri i Bylisit.

Komenti
Tė gjithė dufin e akumuluar prej mė se 9 javėsh bardheblutė e kanė shfryrė ndaj Bylisit. Plot tetė gola janė shėnuar nė “Selman Stėrmasi”, gjashtė nga Tirana dhe dy nga Bakiu i Bylisit.
Ishte parashikuar njė fitore e lehtė pėr djemtė e Kolės, por jo kaq e thjeshtė. I vetmi fakt qė mund ta shqetėsojė trajnerin bardheblu ėshtė pėsimi i dy golave apo rastet e shumta qė kanė pasur miqtė.
Kuptohet, bardheblutė mund tė kishin shėnuar dyfishin e golave, por nė tė njėjtėn kohė u kanė lejuar shumė hapėsira miqve nga Ballshi. Tirana vazhdon tė shpėrthejė nė fushėn e saj, tani me mė shumė gola, por ėshtė akoma e brishtė nė aspektin mbrojtės.
Ndoshta loja e saj u ndikua edhe nga kalimi i shpejtė nė avantazh, apo thellimi i mėtejshėm i diferencės. Pjesa e parė nisi e vrullshme nga tė dyja skuadrat.
Deri nė mintėn e 13-tė, ēdo aksion shndėrrohej nė gol. Nė minutėn e tretė Tirana ėshtė gjendur nė avantazhin e dy golave, si kurrė mė parė. Nė fillim vendėsit u ndėshkuan nga autogoli i Nevesit, ndėrsa dy minuta mė pas ka dyfishuar Memelli.
Mė pas i vjen radha Bylisit, qė ngushton me njė supergol tė Bakiut, mirėpo vetėm dy minuta mė vonė Muzaka thellon pėrsėri. “Dita e mirė shihet qė nė mėngjes” dhe takimi Tirana-Bylis shndėrrohet nė festival golash.
Nga fundi i pjesės sė parė Tirana thellon pėrsėri me Xhafajn, qė kėtė radhė ka shėnuar njė gol shumė tė bukur me kokė. Bylisi ėshtė dorėzuar, ėshtė shthurur taktikisht.
Tė gjithė aksionet e Bylisit kthehen nė bumerang, pasi bardheblutė janė shumė tė shpejtė nė kundėrsulm. Dedja nuk ka ēfarė t’u mėsojė lojtarėve tė tij.
Nė pjesėn e dytė shkodrani bėn dy zėvendėsime dhe duket sikur loja e Bylisit ėshtė mė e qartė. Nė tė 48-tėn minutė Bakiu ngushton nga pika e bardhė, por vetėm kaq.
Deri nė fund rastet janė tė shumta nė tė dyja portat, pasi skuadrat janė hapur. Tirana shėnon njė tjetėr gol, me tė zakonshmin Memelli, duke e mbyllur nė 6-2 festivalin e golave nė “Selman Stėrmasi”. Tirana-Bylis mė shumė u duk si miqėsore, pasi detyrat taktike u zbatuan shumė pak nga tė dy krahėt.


Deklarojnė
Agustin Kola, trajner i Tiranės: “Tė them tė drejtėn, nuk jam i kėnaqur nė ēdo aspekt tė lojės sė skuadrės sime. E kam thėnė edhe herė tjetėr, se puna ime do tė duket pas fazės sė janarit.
Megjithatė, e rėndėsishme ėshtė qė e mbyllėm me fitore kėtė takim. Tani do ta kalojmė mė tė qetė Vitin e Ri. E thashė qė nuk jam i kėnaqur, sepse nuk u ēuan deri nė fund detyrat qė u pata ngarkuar futbollistėve. Pėr mua, rezultati i thellė nuk do tė thotė asgjė, unė e kam fjalėn pėr detyrat qė duhet tė zbatojnė futbollistėt.”
Hysen Dedja, trajner i Bylisit: “Nuk kemi pasur rezultate tė mira jashtė fushės. Sot nuk e prisja kėtė humbje tė thellė. U ndėshkuam shumė shpejt, madje dy herė, dhe futbollistėt nga dėshira e madhe pėr t’u kundėrpėrgjigjur dolėn nga detyrat.
Mund tė shėnonim mė shumė gola, por kjo nuk vlen, sepse kundėrshtari shėnoi shumė mė tepėr se ne dhe na rrezikoi nė mėnyrė permanente. Pozitat na detyrojnė tė kėrkojmė pėrforcime gjatė merkatos.
Pėr kėtė problem kam biseduar edhe me presidentin. Mė 2009-n besoj se nuk do tė jetė ky Bylis. I uroj tė gjithė, gazetarė, futbollistė, trajnerė etj., gėzuar Vitin e Ri dhe sa mė pak raste dhune nėpėr stadiume.”


Tė veēanta
- Nė tribunėn pėrballė nuk ndodhej asnjė tifoz, ndoshta pėr shkak edhe tė motit tė ftohtė.
- Pėr herė tė parė nė kėtė sezon Tirana arrin tė shėnojė gjashtė gola nė njė takim.
- Ishte hera e parė qė Memelli dhe Xhafaj shėnonin tė dy nė njė takim.
f- Megjithėse gjithēka kishte mbaruar, nė njė moment “Tata” nervozohet me tifozėt, duke krijuar njė situatė humori nė “Selman Stėrmasi”.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kampionati Shqiptar i futbollit Empty Re: Kampionati Shqiptar i futbollit

Mesazh nga ARBRI Sun Dec 28, 2008 3:27 pm

Nuk ėshtė gėnjeshtėr, fiton Partizani!

Tė kuqtė rikthehen te fitorja pas 125 ditėsh, duke mundur Flamurtarin dhe “gabimet njerėzore”
Partizani - Flamurtari 2-0
Shėnues: Babamusta 2′, Bakaj 67′
Partizani: Xhika, Hallaēi, Pinari, Tafaj, Malota, Kalari (Shala 73′), Karabeci, Babamusta, Gjyla (Sulēe 81′), Ngjela, Bakaj (Pėrlleshi 85′). Trajner: Sh. Duro
Flamurtari: Moēka, Beqiri, Guga (Zeqiri 27′), Paniē, Veliu, Malaj (Rustemi 46′), Arifaj, Kuqi, Ēaushaj, Strati (Shehaj 57′), Brajkoviē. Trajner: E. Liēaj
Gjyqtarė: R.Sadiku (Elbasan), E. Miho, F. Elezi (Durrės)
Kartonė tė verdhė: Hallaēi, Karabeci, Babamusta, Malaj, Ēaushaj


“Radiografia”
1′- Hallaēi provon nga distanca, por jashtė kuadratit.
2′- Bakaj nga e majta lėshon njė top nė zonė dhe ėshtė Babamusta qė e shfrytėzon bukur me kokė dhe shėnon gol. 1-0 pėr Partizanin.
4′- Goditje kėndi pėr tė kuqtė dhe ėshtė Bakaj qė godet, topi largohet nga zona vlonjate dhe pėrfundon te Kalari, i cili gjuan fort, por jashtė.
35′- Pinari gjuan njė goditje standarde nga mesfusha dhe ėshtė Babamusta qė me kokė e ul topin te Bakaj, i cili shumė pranė portierit Moēka, gjuan, por reagon “gardiani” vlonjat.
36- Bakaj merr njė top nga shokėt, hyn nė zonėn e Flamurtarit, shmang njė mbrojtės, por gjuajtja e tij ishte e lehtė, pret Moēka.
44′- Nga kėndi Ngjela pason shkurt te Karabeci, qė lėshon njė top nė zonė, Babamusta godet me kokė dhe largon portieri Moēka.
52′- Goditjen e kėndit tė miqve e gjuan Brajkoviē dhe ėshtė Veliu, qė e godet me kokė topin, por jashtė.
59′- Nė hyrje tė zonės vlonjate Ngjela gjuan bukur, por grushton portieri Moēka.
67′- Gjyla pason bukur pėr Ngjelėn. Ky hyn nė zonė dhe gjuan, topi i goditur pėrplaset te portieri Moēka dhe pėrfundon te Bakaj, i cili e dėrgon pėr herė tė dytė nė rrjetė. 2-0 pėr Partizanin.
80- Gjyla bėn gjithēka bukur, por nė fund humbet njė rast tė pastėr shėnimi, pasi vetėm pėr vetėm me portierin gjuan lehtė dhe pret Moēka.
83′- Sulēe nga e djathta, kros, me kokė Ngjela, por jashtė.
84′- Ngjela provon nga larg dhe pret Moēka.
92′- Paniē gabimisht pason te Ngjela, i cili vetėm pėr vetėm me Moēkėn nuk arrin tė realizojė.


Komenti
Pas 125 ditėsh, tė kuqtė e Shpėtim Duros janė kthyer te fitorja, pasi dje kanė mposhtur 2-0 Flamurtarin. Pra nuk ėshtė gėnjeshtėr, sepse mė sė fundi Partizani ka arritur tė marrė fitoren e parė sezonale nė shtėpi, e cila konsiderohet moment shprese.
Dje ėshtė vėrtetuar “aksioma” e trajnerit Duro, i cili para ndeshjes me Flamurtarin deklaroi se kush ka fituar me Tiranėn, nuk e ka bėrė tė njėjtėn gjė me Partizanin.
Lojėrat e mira qė ka zhvilluar skuadra gjatė javėve tė fundit kanė arritur tė kurorėzohen me njė tripikėsh, qė mungonte nga premiera e 24 gushtit me Lushnjėn.
Takimi i djeshėm, qė u zhvillua nė stadiumin “Qemal Stafa”, ishte i gjithi nėn kontrollin e Partizanit, i cili arriti tė shėnojė gol qė nė minutėn e dytė.
“Demat” e djeshėm kanė arritur tė sfidojnė Flamurtarin, qė njė javė mė parė kishte fituar me Tiranėn, por pėr herė tė parė dje tė kuqtė kanė arritur tė mposhtin edhe “gabimet njerėzore” tė gjyqtarėve.
Asistenti Eduard Miho ishte njė barrierė e pakalueshme nga tė kuqtė, pasi me ngritjen pa kriter tė flmaurit nuk lejonte qė Partiznai tė avanconte drejt portės vlonjate.
Njėkohėsisht edhe nė pjesėn e dytė pati vendime tė lėkundura, por rasti mė i pastėr ishte ai minutės sė 84-t, kur Bakaj pengohet nė zonė nga mbrojtėsi Beqiri, i cili pėr njė moment keqkuptohet me gjyqtarin Sadiku, qė dha faull nė favor tė Flamurtarit dhe ndėshkon me tė verdhė sulmuesin e Partizanit.
Gjithsesi, dje tė kuqtė kanė vendosur nė vend karakterin e tyre dhe dhanė njė leksion se po tė jesh konkret, mund tė sfidosh edhe vendimet tendencioze tė gjyqtarėve.
Ndaj Flamurtarit, Partizani ka bėrė mė tė paktėn e mundshme pėr vitin 2008, pasi e mbylli me njė fitore, e cila mund tė jetė jetike pėr pjesėn e mbetur tė sezonit.
Dje tė kuqtė treguan se, pavarėsisht se janė nė vend tė fundit, pėrsėri kanė kapacitete pėr tė qenė mė lart nė renditje.
Partizani i djeshėm ka qenė njė ndėrthurje e mirė e elementit me pėrvojė dhe atij me moshė tė re, pasi dihet se nė portė ishte 19-vjeēari Dashamir Xhika, nė mbrojtje njė tjetėr 19 vjeēar, Renato Malota, nė mesfushė 20-vjeēari Erando Karabeci, pa harruar edhe Elis Bakajn, qė nuk ėshtė mė shumė se 21 vjeē.
Nė pjesėn e dytė trajneri Duro aktivizon edhe dy tė rinj tė tjerė, 16-vjeēarin Salvatore Sulēe si dhe 17-vjeēarin Teodor Pėrlleshi, i cili i dha gjallėri sulmit tė kuq nė pesė minutat e fundit.
Partizani i djeshėm ka treguar shenja jete, por nuk dihet se sa do tė zgjasin, pasi gjithēka ėshtė nė dorė tė presidentit Albert Xhani, i cili duhet tė mbajė premtimet.
Tė kuqtė janė larguar buzagaz nga stadiumi “Qemal Stafa”, pasi e prisnin prej kohėsh fitoren, por kuleta e tyre vazhdon tė mbetet e ndryshkur. Me fitoren e djeshme, Partizani kalon nė kuotėn e 13 pikėve dhe, falė golaverazhit mė tė mirė, lė nė vend tė fundit Lushnjėn dhe trajneri Shpėtim Duro ka besim se tė kuqtė do tė mbeten nė kategorinė superiore.

Deklaruan
Shpėtim Duro, trajner i Partizanit: “Nė pėrgjithėsi, kemi bėrė lojėra tė mira, pasi nė “Qemal Stafa” kemi qenė superiorė, por kemi bėrė njė gabim nė njė moment jo tė pėrshtatshėm me Apoloninė.
Me pak fat duhet tė ishim nė pozita tė tjera. Pėr sa i pėrket gjyqtarėve, dua tė them se ata janė tė rinj dhe kėrkojnė tė bėjnė kursin te Partizani. Nė kompleksitet gjykimi sot (dje) nuk ishte keq, por pėr fat fituam dhe nuk dua tė bėj kritika.
E rėndėsishme ėshtė se nuk jemi nė vend tė fundit, ngritja ishte se e mbyllėm 2008-n nė vend tė parafundit. Ishte njė fitore qė na ngre nė aspektin moral. Pas bisedimeve qė do tė kem me presidentin, kam besim se Partizani do tė ecė dhe nuk do tė zbresė nė kategorinė e parė.
Kjo fitore me Flamurtarin ėshtė njė dritė jeshile pėr tė ardhmen e skuadrės.”
Edmond Liēaj, trajner i Flamurtarit: “Pėr sa kohė jam nė drejtim tė Flamurtarit ndeshja e sotme ka qenė mė e dobta si me rezultat, por edhe me lojė.
Lojtarėt ishin tė papėrgjegjshėm nė fushė, por kjo nuk e heq tė drejtėn pėr tė thėnė se edhe ne si staf kemi pėrgjegjėsi pėr kėtė humbje. Mendoj se skuadra ka probleme. Nuk ėshtė nė natyrėn e vlonjatėve qė pas njė ndeshjeje tė mirė tė priten paraqitje tė tilla si me Partizanin.”


Tė veēanta
- Nė fillim tė ndeshjes nuk ndodheshin mė shumė se 200 tifozė, ndėrsa nė tribunėn “VIP” ndodheshin kryetari i Bashkisė sė Vlorės, Shpėtim Gjika, ish-kryeministri Bashkim Fino si dhe presidenti Dajtit, Naim Qarri. Ndėrsa presidenti Albert Xhani nuk ishte i pranishėm nė stadium.
- Ora e tabelės elektronike ka qenė njė “elektron i lirė”, pasi sipas saj, ndeshja nisi nė 11:30 dhe gjatė takimit akrepat kanė bėrė disa rrotullime tė plota.
- Vendimet e gabuara tė anėsorit Miho e kanė detyruar trajnerin Duro tė lėshojė njė batutė nė drejtim tė tij. “Ēfarė bėn ashtu, o kaptinėpatate!”
- Nė njė moment tifozėt vlonjatė nisėn tė ofendojnė nė kor, por kanė qenė gjestet e kryebashkiakut Gjika, qė nga tribuna “VIP” solli qetėsinė nė stadium.
- Takimi i djeshėm ka qenė i fundit me fanellėn e kuqe pėr Elis Bakajn, i cili nė minutėn e 85-tė ėshtė zėvendėsuar dhe ka dalė duke qarė nga fusha dhe ka marrė edhe duartrokitjet e tifozėve tė pranishėm.
- Nė takimin e djeshėm kapiten i Partizanit ishte mbrojtėsi Pinari, qė zėvendėsonte portierin Shehi, i cili ishte i pezulluar. Nė fund tė ndeshjes Pinari ka hequr fanellėn dhe ia ka bėrė dhuratė njė tifozi nė shkallėt e stadiumit.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kampionati Shqiptar i futbollit Empty Re: Kampionati Shqiptar i futbollit

Mesazh nga ARBRI Sun Dec 28, 2008 3:29 pm

Apolonia, fitorja e shkėputjes nė renditje

Fierakėve u ka mjaftuar goli i Dhramit pėr tė mposhtur Teutėn, qė thyhet sėrish
Apolonia - Teuta 1 - 0

Shėnues: Dhrami 63′ (11-m)
Apolonia: Haxho, Spaho, Shoshi, Elmazi, Kelmendi, Gega, Meto, Mirēeta, Haxhibuliē (Bratja 87′), Dhrami (Guri 81′), Bėrkiē (Roshi 90′). Trajner: E.Karishik.
Teuta: Vashaku, Dushku, Likmeta, Ymeraj, Kote (Dosti 60′), Muēollari, Stafa (Malo 89′), Ahmeti (Qorri 81′), Vila, Hysa, Mile. Trajner: S.Starova.
Gjyqtarė: L.Mustafaraj, E.Biēaku, G.Qirici (Tiranė).
Kartonė tė verdhė: Gega, Elmazi, Shoshi, Bėrkiē / Likmeta, Ymeraj, Mile



“Radiografia”
1′-15′- Minuta kryesisht tė qeta me lojė mė tepėr nė mesfushė. Vihet re se miqtė janė mė tė disiplinuar dhe veprojnė mė qartė, por pa pasur ndonjė rast tė spikatur pėr tė shėnuar.
15′- Goditje kėndi pėr Teutėn. Ahmeti kroson nė zonė, atje ku ndodhet tėrėsisht i zbuluar kapiteni Dushku, i cili ka gjuajtur bukur me kokė, por Haxho ka realizuar njė pritje tė shkėlqyer.
24′- Dy gjuajtje tė njėpasnjėshme tė Metos dhe Gegės, qė kanė pėrfunduar jashtė kuadratit tė portės sė Vashakut.
39′- I ndodhur nėn trysninė e Dhramit, Likmeta kthen fort njė top te Vashaku, i cili nė pėrpjekje pėr ta larguar, e dėrgon nė kėmbėt e sulmuesit fierak Bėrkiē, por ky i fundit ka humbur ekuilibrin dhe topi largohet pėrfundimisht nga Ymeraj.
41′- Njė gjuajtje e fortė e mesfushorit Meto nga krahu i majtė i sulmit vendės, por topi ėshtė pritur nga Vashaku.
44′- Bėrkiē ka parė tė zbuluar Dhramin dhe ka shėrbyer nė mėnyrė tė saktė pėr tė, por vlonjati ėshtė bllokuar nga ndėrhyrja e Ymerajt dhe Stafės nė momentin final.
47′- Pasiguri e mbrojtjes durrsake, teksa topi endet nė zonėn e tyre. Pėrfiton Haxhibuliē, qė ka gjuajtur fuqishėm me tė djathtėn e tij, duke detyruar portierin Vashaku qė tė bėjė njė grushtim.
49′- Dhrami i ka shpėtuar mbulimit tė mbrojtjes dhe ka dalė nė pozicion ballor me portėn, te harku i 16-shes. Gjuan fort, por topi kalon pak centimetra tej shtyllės sė majtė pingule.
56′- Vashaku grushton njė top tė ardhur nga e djathta e sulmit fierak. Sfera shkon drejt Haxhibuliēit, i cili godet parabėl me kokė dhe portieri durrsak, i dalė shumė pėrpara nga porta e tij, mezi e eviton goditjen nė vijėn fatale.
58′- Goditje kėndi pėr Apoloninė. Krosi ka gjetur Dhramin, i cili gjuan tokazi dhe topi pėrplaset te Haxhibuliē dhe largohet me vėshtirėsi nga Vashaku.
60′- Goditje e rrufeshme e Metos nė pozicion tė prirėt nga rreth 20 metra largėsi dhe portieri durrsak pret nė dy kohė.
63′- Pas ekzekutimit tė njė goditjeje kėndi pėr Apoloninė, Haxhibuliē ka gjuajtur drejt portės, por topi ėshtė prekur me dorė nga mbrojtėsi Ymeraj dhe gjyqtari akordon 11-metėrsh pėr fierakėt. Nga pika e bardhė godet Dhrami saktė. 1-0 pėr Apoloninė.
68′- Likmeta provon me njė gjuajtje nga njė distancė e largėt, por pa problem pėr portierin Haxho.
82′- Bėrkiē kėrcen fuqishėm me kokė, por topi i gjuajtur prejt tij kalon ngjitur me shtyllėn traversale.

Komenti
Njė tjetėr fitore e bukur e Apolonisė, edhe pse me rezultat tė ngushtė 1-0. Fierakėt kanė treguar edhe ndaj durrsakėve se janė njė skuadėr qė tashmė kanė filluar tė mendojnė mė seriozisht pėr kampionatin dhe, mbi tė gjitha, loja e tyre ka qenė sėrish nė nivele tė kėnaqshme.
Pjesa e parė e takimit ka folur mė tepėr pėr miqtė nga Durrėsi, tė cilėt kanė qenė mė kėrkues nė drejtim tė portės dhe mė tė qartė nė veprimet e tyre.
Apolonia ka vuajtur paksa nė mesfushė dhe Teuta fiton gjithnjė e mė tepėr epėrsi territoriale, por vetėm kaq, pasi Apolonia i mbajti larg sulmuesit kundėrshtarė nga porta e saj.
Gradualisht, ritmi i lojės nė pjesėn e parė do tė vijė duke rėnė dhe tė dyja skuadrat duket se janė pajtuar me atė “paqe tė bardhė” tė gjysmės sė parė tė lojės.
Krejt e kundėrta do tė ndodhte nė pjesėn e dytė, ku Apolonia ėshtė shfaqur nė mėnyrė tė menjėhershme me synimet e qarta tė saj, duke u hedhur nė sulm total qysh nė minutat e para.
Pėr shumė momente loja zhvillohet e zhvendosur tėrėsisht nė gjysmėfushėn durrsake, ku Teuta mbrohet me forca tė shumta. Porta e Vashakut ndihet gjithnjė e mė e kėrcėnuar, ku nė dy raste Haxhibuliē e Dhrami, por pa harruar edhe Meton, mund ta kishin ndėshkuar mė parė Teutėn.
Gjithsesi, do tė duhej tė vinte minuta e 63-tė, kur pas shumė aksioneve dhe rasteve tė shpėrdoruara, Apolonia do tė fitojė njė 11-metėrsh mėse evident pas prekjes sė topit me dorė nga mbrojtėsi Ymeraj.
Ekzekutimin do ta marrė pėrsipėr sulmuesi Dhrami, i cili tregohet i pagabueshėm dhe kalon nė avantazh ekipin e vet, duke ngritur peshė tifozėrinė fierake, sėrish e shumtė nė numėr nė kėtė takim.
Edhe pas shėnimit tė golit, Apolonia ruan ritmin e aksioneve tė saj sulmuese, por tashmė ėshtė mė e qetė dhe e konturon siē duhet situatėn e ndeshjes, qė shkon nė favor tė saj.
Pas golit tė pėsuar, Teuta nuk mundi dot tė bėnte reagimin e duhur dhe porta e Haxhos mbeti thuajse e pashqetėsuar, pėrveē ndonjė tentative me gjuajtjet nga distanca, tė pamjaftueshme pėr tė gjetur golin e barazimit.
Ndryshimi i “kursit” tė lojės sė Apolonisė nė pjesėn e dytė diktoi dhe fatin e lojės, duke ēuar nė rrjedhėn e njė fitoreje tjetėr, dėshmi e njė ndryshimi tė mentalitetit tė lojės sė fierakėve.
Mbi tė gjitha, duhen pėrmendur veprimet e sakta nė prapavijė, ku Spaho dhe Shoshi kanė dalė gjithmonė fitues nė dyluftimet me Hysėn dhe Vilėn, duke u minimizuar atyre nė maksimum rrezen e veprimit.
Tri pikė tė tjera pėr Apoloninė, mė se tė merituara dhe kjo do tė ishte dhe mbyllja mė e mirė pėr kėtė skuadėr pėr vitin 2008. Skuadra fierakė ndihet mė qetė tashmė qė ka lėnė pas nė renditje edhe Bylisin dhe ėshtė afruar me ekipe tė tjera, qė synojnė mesin e tabelės e lart.
Gjendja e skuadrės dhe efekti “Karishik” janė premtues pėr njė Apoloni ndryshe nė pjesėn nė vijim tė kampionatit, pėr tė qenė mė pranė objektivave qė skuadra i ka vėnė vetes. Ndėrsa Teuta tashmė humbet shumė terren karshi rivalėve dhe vitin tjetėr do ta ketė tė vėshtirė.


Deklarojnė:
Esad Karishik, trajner i Apolonisė: “Ka qenė njė fitore e madhe e Apolonisė dhe ua dedikoj lojtarėve, pa harruar tė falėnderoj nė mėnyrė tė veēantė publikun tonė tė mrekullueshėm, qė ka pjesėn e vet tė padiskutueshme nė sukseset tona.
Ndeshja ka qenė e vėshtirė. Nuk duhet harruar qė kundėrshtari ynė ėshtė ekipi qė ka pėsuar mė pak gola se kushdo tjetėr nė kėtė kampionat dhe e dinim qė do tė ishte njė ndeshje me rezultat tė ngushtė.
Luajtėm mirė dhe e merituam fitoren, madje kemi pasur edhe raste tė tjera pėrveē golit.”
Sulejman Starova, trajner i Teutės: “Edhe nė kėtė ndeshje jemi ndier “jetimė” nga FSHF-ja. Nuk mund tė caktohet njė arbitėr anonim pėr tė gjykuar njė ndeshje tė niveli tė tillė. Ishte ai qė na dhuroi humbjen, pėr shkak tė akordimit tė 11-metėrshit.
Pjesėn e parė e dominuam totalisht, por u dėmtuam nga dhėnia e 11-metėrshit nė atė moment. Ky gjyqtar ėshtė “viktima” e FSHF-sė. E theksoj, ai nuk mund tė gjykojė nė nivele kaq tė larta tė futbollit. Kjo ėshtė njė vazhdimėsi, pasi ne kemi humbur mė shumė se 6-7 pikė nga shkaku i gjykimeve nė dėmin tonė.”

Tė veēanta

- I pakursyer nė dhėnien e kartonėve tė verdhė gjyqtari i ri Labian Mustafaraj. Plot 7 herė ka ndėshkuar futbollistėt nė kėtė takim, 4 pėr fierakėt dhe 3 pėr durrsakėt.
- Sulmuesi Mlladen Bėrkiē ėshtė zėvendėsuar nė minutėn e 90-tė nga i riu Odise Roshi. Nė momentin e daljes nga fusha, sulmuesi serb ua ka falur fanellėn e tij me numrin 9 tifozėve fierakė, por gjyqtari Mustafaraj e ka ndėshkuar me karton tė verdhė, edhe pse futbollisti kishte dalė jashtė vijave kufizuese tė fushės.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kampionati Shqiptar i futbollit Empty Re: Kampionati Shqiptar i futbollit

Mesazh nga ARBRI Sun Dec 28, 2008 3:29 pm

SUPERLIGA-KLASIFIKIMI



Renditja e Superliges pas javės sė 17-tė

1. VLLAZNIA 34 pike
2. TIRANA 30 pike
3. DINAMO 29 pike
4. BESA 28 pike
5. TEUTA 24 pike
6. SHKUMBINI 23 pike
7. FLAMURTARI 23 pike
8. ELBASANI 20 pike
9. APOLONIA 18 pike
10. BYLIS 17 pike
11. PARTIZANI 13 pike
12. LUSHNJA 13 pike
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kampionati Shqiptar i futbollit Empty Re: Kampionati Shqiptar i futbollit

Mesazh nga ARBRI Mon Dec 29, 2008 4:12 pm

Nevil Dede firmos per Elbasanin, rikthehet ish-kapiteni




Merr fund telenovela e Nevil Dedes, pas kthimit ne Shqiperi. Pasi ka luajtur disa muaj ne Kinen e larget, “mbrojtesi i hekurt”, sikurse njihet ne kampionatin shqiptar, ka vendosur te luaje ne Elbasan, pikerisht atje ku fitoi titullin kampion verdheblu, ku u shendrrua ne idhullin e nje qyteti te tere, ku gezon akoma te njejtin respekt. Marreveshja mes paleve eshte zyrtarizuar sot, mes Dedes dhe kryebashkiakut te Elbasanit, Qazim Sejdini, por ne fakt, parimisht ishte arritur qe para arrestimit te presidentit Arben Laze, edhe me kete te fundit. Merret vesh se lojtarit kryeqytetas, Nevil Dedes, i jane plotesuar te gjitha kushtet financiare, te cilat jane metarializuar ne nje kontrate deri ne fund te sezonit futbollistik 2008-2009. Burime prane klubit verdheblu konfirmojne per “Sporti shqiptar” se kjo levizje ishte e nje karakteri taktik, pas arrestimit te presidentit Laze, i akuzuar per trafik droge, per te rritur moralin dhe entuziasmin ne radhet e Elbasanit. Sikurse dihet, Dede ka qene kapiteni qe e ka udhehequr skuadren verdheblu drejt titullit kampion para 3 sezonesh. Ai mbetet nje idhull per mjedisin futbollistik elbasanas, keshtu qe nje lider i tille ne fushe do te kompensonte sadopak mungesen e presidentit, i cili, per momentin gjendet pas hekurave, i arrestuar nga policia. Nevil Dede perflitej se mund te kalonte te Dinamo, por edhe Vllaznia kishte hyre ne loje. Sidoqofte, Elbasani u tregua me i shkathet dhe e beri te vetin lojtarin ne fjale. Kemi te bejme me nje rikthim te ish-kapitenit verdheblu ne “Ruzhdi Bizhuta”, dhurata me e bukur e drejtuesve te klubit per sportdashesit elbasanas, te tronditur jo pak pas arrestimit te presidentit Laze.
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kampionati Shqiptar i futbollit Empty Re: Kampionati Shqiptar i futbollit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi