♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bėhet publike letra e Kamishit

Shko poshtė

Bėhet publike letra e Kamishit  Empty Bėhet publike letra e Kamishit

Mesazh nga Ylli Fri Feb 10, 2012 8:54 am

Bėhet publike letra e Kamishit  F.0209170608244_m

Letra tė cilėn deputeti i PDK-ės, Bekim Haxhiu, ia ka dėrguar Florin Krasniqit, kryetarit tė Komisionit pėr Mbikėqyrjen e Agjencisė sė Kosovės pėr Inteligjencė, tashmė ėshtė bėrė publike. Nė konferencėn e mėparshme pėr shtyp, Haxhiu - i njohur ndryshe si Kamishi - ka thėnė se “i mbetet Florin Krasniqit, nėse dėshiron, t’i publikoj tė gjitha faktet pėr takimet dhe korrespodencat e Kurtit me strukturat serbe. Faktet tjera bashkė me dėshmitarėt jam i gatshėm t’i paraqes nė gjykatė apo Agjencinė e Kosovės pėr Intelegjencė”. Mė poshtė do t’i botojmė pjesėt e tri pikave tė letrės sė tij.

“Albin Kurti, nė muajin janar 2004 ka mbajtur takim me struktura kriminale tė Sėrbisė. Takimi ėshtė mbajtur nė fshatin Binxhė, Komuna e Klinės, nė shtėpinė e Familjes Donqiq (Boba e Golub Donqiq) tė dy pjesėtarė tė strukturave kriminale tė Serbisė. Boban Donqiq, kapiten i ushtrisė sė Serbisė ndėrsa Golub Donqiq, pjesėtar i Sigurimit Shtetėror tė Serbisė (BIA). Policia e Kosovės i kishte ndaluar ata nė makinėn Golf nė tė cilėn ndodheshin: Dardan Velija e Golub Donqiq ulur pėrpara, ndėrsa Jellena Bjellica, Vlora Bajqinovc dhe Albin Kurti ulur prapa, Albin Kurti ishte i mbuluar me qebe. Takimi ėshtė mbajtur nė shtėpinė e vėllezėrve Donqiq, ku ishte prezent edhe Misha Villotiq person nė hierarki tė lartė nė sigurimin shtetėror serb (BIA), nė takim ishte edhe Boban Donqiq kapiten i ushtrisė serbe. Alibin Kurti duhet tė sqaroi qėllimin e kėtij takimi”, thuhet nė letrėn e Haxhiut.

Bėhet publike letra e Kamishit  Letra-1

“Duke pasur parasysh se nė opinionin publik ėshtė tentuar tė manipulohet me faktin e pėrmenjės sė njė afere intime tė Albin Kurtit me njė femėr serbe, edhe pse unė kam dyshime se kjo femėr serbe pikėrisht ka qenė njė ish pjestare e Sigurimit Shtetrorė Serbė (BIA), unė do tė pėrmbahem nga pėrmendja e emrit. Nėse shkoim nė gjykatė do ta jap emrin e saj”, vazhdon pika 2 e letrės.

“Si deputet i parlamenti tė Kosovės dhe anėtar i komisionit pėr Mbikqyrje tė AKI-sė, pėrmes postės sime kam marrė njė kėrkesė pėr takim me njė pėrson i cili mė ka njoftuar se derisa ai po udhėtonte me autobusin Beograd-Prishtinė me datė 28.09.2011, ka parė tė jetė dėrguar njė zarf Albin Kurtit nga njė person – femėr, tė cilėn dėshmitari e njef shumė mirė dhe ajo ėshtė Lidija Sokoloviq, vajza e Zoran Sokoloviqit, ish ministėr nė kohėn e Millosheviqit. Sipas dėshmitarit zarfi i dėrguar nga Beogradi nė Prishtinė ėshtė pranuar nga Dardan Molliqaj dhe dy persona tė tjerė tė cilėt kanė qėndruar nė veture para hyrjes nė stacion tė autobusėve nė Prishtinė”. /Telegrafi/

Bėhet publike letra e Kamishit  Letra-2
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi