♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sekretet dhe misteret e gjumit:

2 posters

Shko poshtė

Sekretet dhe misteret e gjumit: Empty Sekretet dhe misteret e gjumit:

Mesazh nga Adea Wed Nov 09, 2011 4:32 pm

Sipas shkencėtarėve, bėhet fjalė pėr ndikimin e gjeneve nė regjimin tonė tė pushimit.

Pėrse nė mosha tė ndryshme kemi nevojė pėr sasi tė ndryshme gjumi.

Disa nga liderėt mė tė mėdhenj tė botės, nga Napoleon Bonaparti, Ēurēilli, Klintoni apo Teēeri, thuhet se flinin maksimumi 6 orė nė 24 orė. Ndėrkohė, njė adoleshent e ka tė vėshtirė qė tė ēohet nga shtrati pa fjetur minimalisht 10 orė.

Ndėrsa bebet e sapolindura kalojnė 18 orė, sigurisht qė tė marra sė bashku. Pėr sa u pėrket personave tė moshuar pėr ta ėshtė e vėshtirė qė tė vėnė gjumė nė sy pėr mė tepėr se 6 orė nė ditė, edhe pse shpesh pagjumėsinė e natės e kompensojnė me dremitjet e pasdites.

Gjumi si edhe elementet e tjera ėshtė thelbėsor dhe shumė i rėndėsishėm pėr jetėn. Edhe kafshėt flenė gjatė 24- orėshit tė tyre dhe madje njė nga torturat mė tė mėdha qė mund t‘i bėhet njė njeriu ėshtė qė ta lėsh pa gjumė.

Por pyetja mė e rėndėsishme qė nuk ka marrė ende pėrgjigje ėshtė: pėr sa gjumė kemi nevojė ne?

Disa ndihen tė lumtur me vetėm 4 orė gjumė, tė tjerė me 6 dhe tė tjerė duan patjetėr qė tė flenė mbi 7 orė pėr tė qenė tė kthjellėt gjatė ditės dhe pėr ta rimarrė veten.

Cilat janė orėt qė duhet tė kalojmė nė gjumė pėr tė pasur njė trup dhe mendje tė shėndetshme dhe
a ndryshon vėrtet kjo sasi e gjumit mes grupmoshave dhe njerėzve?

Njė studim i fundit nė lidhje me gjumin ka nxjerrė nė dritė qė disa njerėz kanė pėsuar njė mutacion gjenetik nė njė gjen qė duket se luan njė rol shumė tė rėndėsishėm nė caktimin e orėve tė gjumit pėr qeniet njerėzore.

Shkencėtarėt kanė studiuar njė familje tė madhe nė Kaliforni dhe zbuluan se mamaja dhe e bija e saj kishin njė zakon. Ato ēoheshin nė orėt e para tė mėngjesit dhe kjo pa ndonjė efekt tė keq tė dukshėm.

Zakonisht ato binin pėr tė fjetur nė 10.30 dhe ēoheshin nė 4.00. Studiuesit morėn mostra gjaku nga e gjithė familja dhe analizuan ADN-nė e tyre pėr tė zbuluar ndonjė gjurmė tė ērregullimit dhe vunė re se
ato kishin pėsuar njė mutacion nė njė gjen tė njohur si hDEC2, qė ėshtė i njohur pėr ndikimin edhe nė gjenet e tjera dhe lidhet mbi tė gjitha me ndikimin qė ka pėr tė kontrolluar gjumin.

Anėtarė tė tjerė tė familjes qė bėnin njė gjumė tė gjatė nuk e kishin pėsuar kėtė mutacion. Ata flinin rregullisht 8 orė nė ditė, nė vend tė 5 orėve qė flinin mamaja dhe vajza. Pėr tė qenė tė sigurt se hDEC2 ka tė bėjė vėrtetė me kohėzgjatjen e tė gjumit, shkencėtarėt futėn me shumicė gjenin nė fjalė nė njė mi dhe panė se ai nisi tė kishte tė njėjtat zakone, si edhe gratė, pra tė flinte shumė pak.

Sipas shkencėtarėve, nė trupin tonė ka njė sistem qė na dikton se sa nevojė pėr gjumė kemi.

Por ajo qė shkencėtarėt nuk e dinė ėshtė se si arrihet nė kėtė pėrfundim. Por sipas studimit doli nė pah se njerėz tė ndryshėm kanė nevoja tė ndryshme pėr gjumė. Nė vitin 1999 shkencėtarėt identifikuan ekzistencėn e njė gjeni, ose mė saktė ndryshimin mutacional brenda njė gjeni.

Ky ndryshim kodicionon kohėn qė kalojmė nė gjumė, zakonin pėr tė fjetur herėt, apo pėr t‘u ēuar vonė. Nė bazė tė kėtij zbulimi u bė njė klasifikim nė lidhje me grupmoshat dhe orėt pėrkatėse tė gjumit qė ka nevojė secila prej tyre.

Gjumi ėshtė njė produkt i ritmit kardiak dhe e njė faktori tjetėr kontrolli qė mat sasinė e gjumit qė bėjmė. Kur kemi nevojė pėr gjumė mekanizmi na bėn qė tė flemė, ndėrsa kur nuk kemi nevojė pėr gjumė po i njėjti mekanizėm na bėn qė tė ēohemi.

Ajo ēka tashmė dihet ėshtė se sasia e gjumit qė bėjmė ėshtė nėn kontroll tė vazhdueshėm gjenetik dhe kėta faktorė gjenetikė mund tė jenė nė pjesėn mė tė madhe tė trashėgueshėm, por edhe tė fi tuar
pėrmes mutacioneve tė ndryshme.

Por pavarėsisht tė gjitha zbulimeve, bota e gjumit dhe e rregullimit tė tij ėshtė njė botė e gjitha pėr t‘u zbuluar.

SHTATĖ MOSHAT E GJUMIT

1. Gjumi te tė sapolindurit ndodh gjatė gjithė ditės, por ndjek njė cikėl tė ērregullt.

2. Bebet mes 3 dhe 11 muajve tė parė tė jetės zakonisht nisin tė fl enė ca orė
edhe natėn.

3. Tė miturit mes 1 dhe 3 vjeē kanė nevojė pėr 12 deri nė 14 orė gjumė dhe
dremitje tė vogla gjatė ditės.

4. Fėmijėt e moshės parashkollore nisin tė kenė ankthe dhe frikė gjatė natės.

5. Problemet me gjumin te fėmijėt e moshės 12 vjeē kanė tė bėjnė me televizorin
dhe kompjuterin.

6. Adoleshenca lidhet me orėt e gjata tė gjumit dhe mendohet se kjo ėshtė e
nevojshme pėr zhvillimin.

7. Sa mė shumė kalon mosha, aq mė pak flenė njerėzit.
Adea
Adea
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 13/02/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6311
Vendndodhja Vendndodhja : Mbi supin e kohes time....
Hobi Hobi : Muzika,Baleti, Letersia.
Humor Humor : Per nje shendet te mire!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/02/2011
Falenderimet Falenderimet : 15

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sekretet dhe misteret e gjumit: Empty Re: Sekretet dhe misteret e gjumit:

Mesazh nga Dolche Raggazza Wed Feb 08, 2012 6:42 am

Dmth.dashka me mos fle gjum fare.............mire pra se sonte do te pij nja5kafe...
Dolche Raggazza
Dolche Raggazza
Anetare i/e Perjashtuar
Anetare i/e Perjashtuar

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1207
Vendndodhja Vendndodhja : Qyteti i gangsetereve(Burreli)
Hobi Hobi : Te shoh lot,gjak ne syte e rivales.
Humor Humor : sa te vdesin
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 04/02/2012
Falenderimet Falenderimet : 4

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sekretet dhe misteret e gjumit: Empty Re: Sekretet dhe misteret e gjumit:

Mesazh nga Vizitor Sun Jan 27, 2013 7:11 am

Gjumi, sekreti pėr jetėgjatėsinė

Sipas njė grupi shkencėtarėsh, sekreti i jetėgjatesisė gjatė qėndron nė sekretin e gjumit tė rehatėshem dhe tė gjatė. Studimi amerikan ėshtė kryer me disa njerėz nga Kina, pasi ky ėshtė njė nga popujt me jetėgjatėsinė mė tė lartė nė planet.

Rezultatet janė publikuar nė revistėn “Sleep” ku janė analizuar tė dhėnat e sasisė sė gjumit tek disa persona mbi moshėn 65 vjecare.

Studimi u kry nga Danan Gu i Portland State University nė Oregon dhe nė tė kanė marrė pjesė 15 mijė persona, 2794 prej tė cilėve mbi moshen 100 vjec, dhe nga ky studim del ne pah se sekreti i jetėgjatėsisė ndoshta ėshtė mė afėr dhe mė i mundshėm nga sa kishim menduar.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Sekretet dhe misteret e gjumit: Empty Re: Sekretet dhe misteret e gjumit:

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi