♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Misteret me te medha ne histori

Shko poshtė

Misteret me te medha ne histori Empty Misteret me te medha ne histori

Mesazh nga EA Thu Sep 05, 2013 6:45 pm

Mumiet Tarim

Zbulimi i jashtėzakonshėm i mumieve dy mijė vjeēare nė Tarim nė Kinė, ndodhi nė fillim tė viteve '90. Por mė interesant se zbulimi ėshtė fakti se mumiet kishin flokė biondė dhe hundė tė gjata. Sipas analizave, mumiet kishin pėrbėrje gjenetike evropiane, por nuk ka njė shpjegim se si ato kanė mbėrritur deri atje.

Rongorongo

Jo shumė njerėz e njohin misterin e Ishullit tė Pashkėve. "Rongorongo" ėshtė hieroglifi i shkruar nė njė gjuhė qė pėrdorej nga banorėt e hershėm tė rajonit. Kėto shenja janė aq tė ēuditshme saqė asnjė prej banorėve tė zonave pėrreth nuk shkruante me atė gjuhė.

Legjioni i humbur romak

Historiani kinez i shekullit tė parė, Ban Gu shkruante njė histori tė pėrballjes me njė ushtri tė ēuditshme, e pėrbėrė nga rreth njėqind ushtarė, tė cilėt luftonin sipas stilit romak. Njė historian i Oksofordit pretendon se legjioni i humbur romak themeloi njė qytet pranė shkretėtirės Gobi, tė quajtur Ligian, qė nė kinezēe do tė thotė Romė.

Gurėt Carnac

Tė gjithė kanė dėgjuar pėr Stonehenge, por shumė pak i njohin gurėt "Carnac". Bėhet fjalė pėr tre mijė gurė, tė vendosur nė linja tė drejta. Sipas mitologjisė, ēdo gur pėrfaqėson njė ushtar nė legjionin romak qė magjistari Merlin ktheu nė gur.

Zhdukja e qytetėrimit tė luginės Indus

Njerėzit e luginės sė Indus, qytetėrimi mė i vjetėr i njohur indian, kanė pasur njė kulturė qė shtrihej nga India Perėndimore e deri nė Afganistan, dhe njė popullsi mbi pesė milionė banorė. Nuk ka tė dhėna arkeologjike ushtrish, skllevėrish apo konfliktesh dhe askush nuk e di se ku ka humbur ky qytetėrim.

Trupat moēalorė

Trupat moēalorė janė qindra kufoma tė lashtė, tė gjetura tė varrosura nė kėnetat veriore tė Evropės veriore. Kėto trupa janė tė ruajtur mirė dhe disa datojnė para dy mijė vitesh. Shumė prej kėtyre trupave kanė shenja torturash dhe mendohet se ato janė rezultat i riteve tė sakrificave.

Qyteti i humbur i Helikės

Shkrimtari grek Pausanisas shkruante sesi nė njė natė, njė tėrmet i fuqishėm shkatėrroi qytetin e Helikės, ndėrkohė qė cunami fshiu ēdo gjė qė mbeti nga metropoli dikur i lulėzuar. Nė vitin 2001 disa arkeologė i lokalizuan rrėnojat e Helikės dhe po pėrpiqen tė dalin nė pėrfundimin e vėrtetė tė humbjes sė atij qė quhet Atlantisi i vėrtetė.

Rėnia e Minoanėve

Minoanėt njihen mė sė mirė nė legjendėn e Tezeut dhe Minotaurit, por nė fakt ka mundėsi qė ky tė ketė qenė dikur njė qytetėrim i madh. Ndėrkohė qė shumė historianė pėrqendrohen nė rėnien e perandorisė Romake, rėnia e Minoanėve, tė cilėt jetonin nė ishullin e Kretės ėshtė po aq e rrethuar me mister.

Fiset e humbura

Dhjetė Fiset e Humbura tė Izraelit ėshtė njė koncept qė i referohet fiseve tė lashta tė Izraelit qė u zhdukėn nga tė dhėnat biblike pasi mbretėria e Izraelit u shkatėrrua. Shumė grupe hebrenjsh kanė doktrina qė kanė lidhje me ekzistencėn e fshehtė apo kthimin biblike tė kėtyre fiseve. Ky ėshtė njė subjekt qė bazohet pjesėrisht mbi fakte historike e pjesėrisht mbi tradita tė shkruara fetare, si dhe pjesėrisht mbi spekulime.

Burimi i rinisė

Burimi i rinisė ėshtė njė burim legjendar qė supozohet se i kthen rininė kujtdo qė pi nga ai. Sipas legjendės, thuhet se Florida ėshtė vendndodhja e kėtij burimi. Rinia e pėrjetshme ėshtė njė dhuratė qė kėrkohet nė mite dhe legjenda, ndaj dhe historitė me gjėra tė tilla, siē ėshtė guri filozofal, eliksiri i pėrjetėsisė janė tė zakonshme nė legjendat e Euro-Azisė e mė tej. Fatkeqėsisht, nuk dihen burime mė tė vjetra tė legjendės.

Hebreu endacak

Hebreu endacak ėshtė njė figura nga folklori mesjetar kristian, legjenda e tė cilit filloi tė pėrhapje nė Evropė nė shekullin e 13-tė dhe u instalua nė mitologjinė kristiane, e mė pas nė Romantizėm. Legjenda ka lidhje me hebreun qė pėrqeshi Jezusin nė rrugėn e tij tė kryqėzimit, e mė pas u mallkua tė ecte nėpėr botė deri nė Kthimin e Dytė. Natyra e saktė e endacakut varion sipas kulturave e traditave tė ndryshme.

Papa Joan

Papa Joan ėshtė emri i njė pape legjendare femėr, qė supozohet se ka qenė nė natė pozicion pėr mė pak se tre vjet nė vitin 850. Ajo njihet nga njė legjendė qė qarkullonte nė Mesjetė. Papa Joan konsiderohet nga shumė historianė modernė dhe studiues fetarė si fiktive. Fjalori i Oksfordit shkruan se kjo legjendė ėshtė besuar gjerėsisht pėr shekuj me radhė, edhe nė qarqet katolike, por deklaron se “s’ka tė dhėna pėr njė papė femėr nė asnjė prej datave tė pėrmendura nė legjendė”.

Robin Hood

Kėrkimi historik pėr hajdutin legjendar, Robin Hud ka krijuar njė sėrė emrash tė mundshėm. Njė kandidat pėrfshin tė arratisurin Robert Hod. Numri i madh i tė dyshuarve komplikohet mė tej pasi emri Robin Hud u bė njė emėr i pėrhapur pėr ata qė thyenin ligjin. Sipas folklorit britanik ai njihet se vidhte nga tė pasurit pėr t’ua dhėnė tė varfėrve.

Graali i Shenjtė

Sipas mitologjisė sė krishterė Graali i Shenjtė ishte pjata ose kupa e pėrdorur nga Jezusi nė darkėn e fundit dhe thuhet se ka fuqi tė mbinatyrshme. Zhvillimi i legjendės sė Graalit ėshtė gjurmuar nė detaje nga historianėt kulturorė. Ėshtė njė legjendė e cila u shfaq si e plotė nė formėn e romancave tė shkruara, duke buruar mbase nga folklori pre-kristian.

Mbreti Artur

Mbreti Artur ėshtė njė lider legjendar britanik, i cili sipas historisė mesjetare udhėhoqi mbrojtjen e Britanisė nga pushtuesit saksonė nė shekullin e gjashtė. Detajet e historisė sė Arturit janė kompozuar mė sė shumti nga folklori dhe krijimet letrare, ndaj ekzistenca e tij historike ka qenė gjithnjė burim debatesh tė ndryshme dhe historianėt modernė e kanė hedhur poshtė.

Kryqėzata e fėmijėve

Kryqėzata e Fėmijėve ėshtė emri qė kanė marrė disa ngjarje tė krijuara dhe tė vėrteta nė vitin 1212. Aty kombinohen disa elementė: vizionet e njė djali francez ose gjerman, bandat e fėmijėve qė marshojnė drejt Italisė dhe fėmijėt e shitur si skllevėr. Njė studim i publikuar nė vitin 1977 hedh dyshim mbi vėrtetėsinė e kėtyre ngjarjeve dhe shumė historianė nė ditė te sotme mendojnė se s’bėhet fjalė pėr fėmijė.

Prester John

Legjenda e Prester John, njė figurė popullore nė Evropė, nga shekulli i 12-17-tė flet pėr njė patriark kristian dhe mbret qė thuhet se ka udhėhequr njė komb krisitan tė humbur nė paganėt e Orientit. Sipas legjendės, Prester John ishte njė udhėheqės bujar dhe njeri virtuoz qė ishte nė krye tė njė mbretėrie tė pasur dhe tė begatė e tė mbushur me krijesa tė ēuditshme.

Dorėshkrimi Voynich

Dorėshkrimi "Voynich" ėshtė njė dokument mesjetar i shkruar nė njė gjuhė tė panjohur. Pėr mė shumė se njėqind vjet, njerėzit janė munduar ta thyejnė kodin, por nuk ia kanė dalė mbanė. Ilustrimet kanė ngjallur shumė teori pėr origjinėn e librit, pėrmbajtjen e tekstit dhe qėllimin e tij.
EA
EA
Moderator/e
Moderator/e

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1392
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 25/08/2013
Falenderimet Falenderimet : 9

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi