♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Homoseksual lind apo behesh?

2 posters

Shko poshtė

Homoseksual lind apo behesh? Empty Homoseksual lind apo behesh?

Mesazh nga Love Thu Oct 20, 2011 4:14 pm

Nuk mund te flasim per homoseksualitetin edhe ne rast kur keni marredhenie seksuale si pasoje e situatave te vecanta si (Prostitucioni) ose ne rastet e crregullimeve mendore ne te cilin shperthimi erotik nuk merr parasysh gjinine e individit ne menyre te qarte.

Nje tjeter element qe nuk ndikon ne perkufizimin e homoseksualitetit eshte kur kjo ndodh ne momentet ose ne rastet kur nuk ka mundesi tjeter per te patur marredhenie seksuale me nje partnere te pershtashme, sic ndodh shpesh ne burgje apo ne ambjetet ushtarake, shume te mbyllur dhe te mbizoteruar nga meshkujt.

Ne te gjitha keto raste te listuara, flitet per homoseksualitetin e perkohshem ose rrethanor, dhe keshtu nuk ka orientim seksual te vertete.

Shpjegimi shkencor dhe psikologjik

Homoseksualiteti sot konsiderohet si nje ndryshim i sjelljes seksuale dhe emocionale te individit, dhe te shumte kane qene studimet qe kane ekzaminuar origjinen e kesaj sjelljeje seksuale duke mberritur ne konkluzione te ndryshme.

Disa njerez mendojne se homoseksualiteti eshte i lindur, disa te tjere mendojne se eshte rezultat i ndryshimeve hormonale ose fiziologjike ndodhur ne fetus, te tjere ende mendojne se shkaku eshte psikologjik.

Ne kete rast origjina duhet te rikerkohet ne femijeri dhe adoleshence, momente delikate ne formimin e individit.

Kjo periudhe eshte e brishte dhe ne rast se ka qene viktime e abuzimeve apo e dhunes eshte shume e thjeshte zhvillimi i preferencave seksuale dhe emocionale te ndryshme nga ato te ofruara nga lloji i perkatesise.

Se fundi, ka nga ata qe pohojne se homoseksualiteti eshte vetem nje menyre e nje biseksualiteti te natyrshem tek te gjithe individet, por e mbajne te fshehur nga konteksti social dhe kulturor.

Sidoqofte, orientimi seksual nuk mund te ndryshohet, si ne rastin e homoseksualitetit dhe ne ate heteroseksuale, per te cilen shkon ne ndikimin e gjendjes psikologjike, emocionale dhe fizikun e individit me pasoja negative ne shume pikepamje.

Eshte gjithashtu e vertete qe preferencat seksuale mund te ndryshojne gjate jetes, sic mund te jene gjithmone te percaktuara per vite me rradhe dhe kane shume aspekte.

Nje numer i madh i shoqatave psikiatrike me te rendesishmet ne bote jane unanim mbi kete argument, si American Psychological Association, American Psychiatric Association dhe Australian Psychological Society.

Studimet klinike

Jane kryer shpesh studimet tek binjaket ne perpjekje per te qartesuar mekanizmin i cili con nje person te behet homoseksual.

U zbulua se mes binjakeve identik, kur njeri nga ata eshte gay, tjetri ka me shume se 50 per qind mundesi per te qene gay dhe per ata heterozigote perqindja bie ne 22 per qind, ndersa ne vellezerit jo binjake perqindja bie ne 13 per qind.

Pervec kesaj, gjate femijerise mund te zhvillohet ajo qe quhet "Childhood gender nonconformity", ose nje joperputhje ne mes seksit “te dukshem” dhe ne vend te atij “mendor”. 3 femije ne 4 qe prezantojne kete jopajtueshmeri, behen homoseksual kur rriten.

Shkencerisht, homoseksualiteti shpjegohet si nje ndryshim i nivelit te trashegimise gjenetike te individit.

Nje nga keto ne vecanti, Xq28, percakton mundesine per te qene ose jo homoseksual dhe eshte transmetuar nga nena.

Ne fakt eshte gruaja qe i'a kalon te birit kete prirje dhe Xq28 shfaq dy efekte te ndryshme tek individet: Tek meshkujt sic thame, zhvillon homoseksualitetin ndersa tek gruaja pjellurine.

Evolucioni i Darwin?

Sipas teorise Darviniane te evolucionit, cdo karakter pozitiv ruhet dhe persoset me kalimin e kohes, ndersa karakteret qe nuk konsiderohen te dobishem ose te demshem jane zhdukur.

Keshtu lind pyetja spontanisht, si eshte e mundur qe homoseksualiteti qe nuk lejon teknikisht lindjen, te jete akoma prezente tek njeriu si qenie kafsherore?

Mund te pergjigjemi ne dy menyra: E para, thjesh evolucionare. Njerezit homoseksual kane qene ne minorance, kjo nuk paraqiste nje rrezik per vazhdimesine e specieve dhe keshtu kjo karakteristike eshte “injoruar” nga Nena Natyre, qe nuk vepron per ta zhdukur ate.

Nje tjeter pergjgje me karakter akoma me shkencor eshte: Kromozomi Xq28 favorizon homoseksulatitetin por mbi te gjitha i ben grate edhe me pjellore dhe me te hapura per seksin mashkull, nje dukuri qe konsiston e pasjen e shume femijeve.

Kjo shkon ne favor te qenieve dhe qe mbahet ne trashegimine gjenetike njerezore.

Ne perfundim mund te shtojme se homoseksualiteti zhvillohet si per shkaqet piskologjike, mjedisore dhe shkaqet gjenetike.
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Homoseksual lind apo behesh? Empty Re: Homoseksual lind apo behesh?

Mesazh nga Dolche Raggazza Wed Feb 08, 2012 6:44 am

Eshte sikur te thuash deputet lind apo behesh?Normalisht qe behesh.
Dolche Raggazza
Dolche Raggazza
Anetare i/e Perjashtuar
Anetare i/e Perjashtuar

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1207
Vendndodhja Vendndodhja : Qyteti i gangsetereve(Burreli)
Hobi Hobi : Te shoh lot,gjak ne syte e rivales.
Humor Humor : sa te vdesin
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 04/02/2012
Falenderimet Falenderimet : 4

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Homoseksual lind apo behesh? Empty Re: Homoseksual lind apo behesh?

Mesazh nga Vizitor Sun Jan 27, 2013 7:08 am

Kam lexuar diku ne nje side tjeter qe ka lidhje me hormonet...dmth jane te lindur

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Homoseksual lind apo behesh? Empty Re: Homoseksual lind apo behesh?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi