♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Legjenda e shqiptarve

2 posters

Shko poshtė

Legjenda e shqiptarve Empty Legjenda e shqiptarve

Mesazh nga man_in_black Thu Mar 17, 2011 8:26 pm

3 Gjergjat shqiptar,Gjergj Kastrioti,Gjergj Elez Alia dhe Gjergj fishta keto jane vertet legjende e shqiperise por historia dhe mitologjia e Gjergj elez alise me le nje mbrese dhe nje pershkrim teper teper te goditur eshte nder gjerat qe lexoj shume here dhe me ngjalle shqiperine e dikurshme...

Gjergj Elez Alia

Trim mbi trima kishte qėnė gjithmonė Gjergj ElezAlia. Vjetė e vjet ai i kishte dal zot truallit tė tė parėve, ia kish mbrojtur nderin .Kish luftuar me topuz
e shpatė kundėr armiqve tė derdhur kėtej nga deti e nga toka pėr tė shkelur vendin, pėr t'a dhunuar e zhveshur. Dhe tė gjithė kėta armiq Gjergj Elez Alia i kish shtrirė pėrtokė pa frymė. Por nė luftrat e shumta me dhunonjės tė shumtė trimi ynė kishte marrė nėntė plagė nė shtat dhe tani kishte nėntė vjet qė dergjej nė kullė. Atė e kishin harruar tė gjithė dhe e kishin lėnė nė dorė tė fatit. Nuk e kishte harruar vetėm e motra qė i rrinte ditė e natė mbi krye. I lante plagėt me ujėt e gurrės nėntė vjece, ia shpėlante me lotėt e syve tė saj, i terte gjakun me flokėt e ballit; shtatin ia lidhte me shamitė e nėnės, ia hijshonte me petka e moēme tė tatės; armėt e brezit ia rendiste mbi krye. Sepse kur i shihte armėt pranė, bacė Gjergji e ndjente zemrėn ende tė ngrohtė, i ngjallej njė fill shprese. Ai i duronte si burrė dhembjet e plagėve kur i ndėrronte motra shtatin.Vetėm njė dhembje nuk e duronte dot Gjergji. Dhembjen pėr motrėn e dashur tė varrosur sė gjalli pranė tij, nė kullėn e lartė, qė t'i mjekonte plagėt, tė pėrkujdeseshe pėr tė. Kjo dhembje e shtrinte Gjergjin si tė vdekur, pa frymė. E motra e Gjergjit s'kish patur kurė ēaste gėzimi. Ndėrsa shoqet e saj gėzonin tė ritė e tyre, kishin dashuruar, ishin martuar kishin lindur fėmijė, ajo rrinte gjithnjė mbyllur nė kullė pranė Gjergjit tė sėmurė.
Kėshtu kaluan tė nėntė vjetėt. Vitin e nėntė u hap e mori dhenė fjala gjėmėmadhe se kish dalė nga deti njė bajloz i zi, trim i fortė e i prapė, mė i lig nga gjithė bajlozėt e tjerė qė kishin shkelur gjer atėherė truallin tonė. Ky bajloz i prapė i kishte hedhur vendit njė rreng tė rėndė; ēdo derė ti jepte njė dash tė pjekur, ēdo vatėr ti dėrgonte njė vashė tė njomė Bajlozi vriste ditė pėr ditė, digjte javė pėr javė njė krahinė. Kishte vrarė aq kreshnikė sa tani askush s' kish zemėr t'i dilte pėrpara e t'i priste hovin, sepse topuzi i tij ishte shumė i rėndė, shpata e tij ishte shumė e mprehtė dhe shigjeta e tij pėrshkonte tej e tej trupin e kreshnikut. Kėshtu tėrė vendi lėndonte nėn thundrėn e tij.
Gjergj Elez Alia s'dinte gjė; ai dergjej nė shtrat si i vdekur e i pakallur nė varr. Askush nuk vinte t'i qante brengėn e ti kėrkonte ndihmė sepse e dinin se s'kishte forcė as tė dilte tek pragu i derės. Kur i erdhi rradha shtėpisė sė Gjergjit qė t'i jepte Bajlozit haraēin, dashin e pjekur dhe motrėn, kjo, motra, qau me lot dhe u ankua dhe nėmi
- O vėlla , po qysh na harroi neve vdekja e s'na mori
Nėna e tata kalben tė vdekur nėn blir.
Shtati i vėllait kalbet sė gjalli brenda nė shtėpi.
Shtati i motrės do tė bjerė nė duart e balozit tė zi ...
Pse vallė nuk shėmbet kjo kullė tė na zėrė brenda tė vdekur ?
Pse s'bėhet gėrmadhė kjo shtėpia jonė ?
Vdekja ėshtė mė e ėmbėl moj e zeza nėnė se sa jeta pa nder.
Atėherė Gjergji u zgjua, shikoi pėrreth e s'dinte ē'kishte ndodhur. Kish ndjerė qė i ishte lagur fytyra dhe kish pandehur se kulla i ishte rrėnuar aq shumė sa ia shtinte shiun brenda. Zemra iu bė copė, shikoi motrėn; dy vija lotėsh ia pėrshkuan faqet e tretura. Dhe nga pikėllimi mallkoi kullėn;
- Hej, u nxifsh moj kulla ime! Tė mbuloftė
fund e krye lemashku. Paē banorė brevėn e gjarprit!
Si mė lėshove ti kaq shpejt pikat e shiut brenda nė shtrat ?
Motra ia fshiu me dorė tė dredhur lotėt e i tha:
- Jo, more vėlla, nuk bie shi pėrjashta e nuk pikonēatia e kullės.
Ty tė kanė lodhur fort plagėt e shtatit dhe shkretia,
prandaj s'di ē'flet; sytė e mi pikojnė lot vėlla !
Atėherė Gjergji i shtrėngoi dorėn me atė pėllėmbėn e thatė, i lėmoi ėmbėl fytyrėn, e shikoi me ata sytė e mallit dhe i foli me zjarr, si nuk kish folur kurrė:
- Pse qan moj motėr ? Pse ma thyen kaq shumė zemrėn ?
Shtati im ka nėntė vjet qė po kalbet sė gjalli.
Nė kėta nėntė vjet Gjergji yt s'ka pasur kurrė pushim e
ka fėrfėlluar gjithnjė si ai gjethi i ahut nė faqe tė shullėrit.
Vallė a s'ke pasur tė hash e tė pish nė kėta nėtė vjet ?
A s'tė ka mbajtur ty vėllai me tė veshur e tė mbathur ?
A tė ka rėnduar ndonjėherė me fjalė ?
Apo tu mėrzit vėllai dhe tė ka lindur dėshira tė martohesh e ta braktisėsh ?
Atėherė motra, ia mori dorėn, ia vuri mbi ballin e saj dhe iu pėrgjigj bukur:
- Oh vėlla ! Kaq shumė tė paska mėrzitur vuajtja qė mė flet kėshtu ?
Hyfsha gjallė nėn dhč nė mė shkon mendja pėr t'u martuar.
tė ngrėnė e tė pirė kam patur mjaft vėlla.
Edhe tė veshur e tė mbathur kam pasur mjaft,
Kurrė s'mė ke rėnduar me fjalė si sot.
Unė ty tė kam tatė, ty tė kam vėlla.
Po sot bacė Gjergji dua tė qaj njė brengė tė madhe.
Si nuk t'u pėrkėmb vallė shtati nė kėta nėntė vjet qė tė dalėsh gjer te praku i derės ?
Si nuk u tha motra jote - e thaftė vera !
Po qysh tė duroj unė e zeza turpin e ti shkoj bajlozit nė derė ?
Kur dėgjoi kėto fjalė, bacė Gjergji i harroi tė nėtė plagėt e shtatit, i harroi tė nėtė dhimbjet dhe brofi drejt e mė kėmbė sikur tė mos paskėsh lėnguar kurrė nė shtrat: i hollė, i gjatė, ashtu siē kishte qėnė dikur trim mbi trima. I tha sė motrės:
- O motėr, merr tani gjogun e luftės e zbrit shpejt deri tek nallban vėlami.
I thuaj: " Tė dėrgon falmeshėndet Gjergji, t'ia mbathėsh mirė gjogun me patkonj hekuritė farkuar e thumba trunxhi, se do ti dalė bajlozit nė shesh tė burrave ".
Po s'desh tė ma mbathė gjogun nallban vėlami,
hipi sėrish e shko nė derė tė nallban dashamirit.
Vajza i hipi gjogut, e ngau shpejt, zbriti nė qytet e shkoi drejt tek nallban vėllami.
- Puna e mbarė o nallban vėllami !
- Mbarė paē, moj vashė e largėt !
- O vėllam, tė dėrgon falėmeshėndet bacė Gjergji t'ia mbathesh mire gjogun
me patkoj hekuri tė farkuar e thumba trungji,
se do t'i dale baljozit nė shesh tė burrave.
Mirėpo nė kėta nėntė vjetėt, qė kur Gjergji ish varrosur sė gjalli breda nė kullė, nallban vellami e kish harrur fare vėllazėrinė e vjetėr. Ai nisi t'i flasė sė prapthi sė motrės sė bacė Gjergjit.
- Po tė m'i falėsh - tha -moj vashė, ata sytė e ballit,
unė do tė shpėtoj Gjergjin tėnd:
do t'ia mbath mirė gjogun e do t'ia bėj tė fluturoje si era.
Motra e Gjergjit ia ktheu me zemėrim:
- C'po thua ashtu, o nallban, tu thaftė goja ?
un pandeva se pata ardhur nė derė tė vėllamit,
po e shoh se paskam rėnė nė derė tė magjypit.
Kėta dy sy unė ia kam falur njė hėrė e pėrgjithmonė
nėnės e tatės qė kalben nėn dhč,
ia kam falur Gjergjit tim qė kalbet me nėntė plagė mbi dhč !
Kaq i tha motra e Gjergjit nallban vėllamit qė e kish
harruar vėllazėrinė dhe i ra kalit e shkoi te nallban dashamiri.
- O nallban dashamiri - i tha - tė dėrgon falėmeshėndet
bacė Gjergji, t'ia mbathėsh mirė gjogun me patkonj tė
farkuar dhe me thumba trungji,
se do tė dalė tė luftojė me bajlozin e detit.
Nallban dashamiri s'ia bėri fjalėn dy po ia mbathi kalin mirė e bukur si pėr vete.
- I thuaj - tha - falėmeshėndet bacė Gjergjit e daltė faqebardhė nė luftė.
- Rrofsh e qofsh o nallban dashamiri !... - ia ktheu vasha.
Mbrėmanet vajza u kthye nė shtėpi dhe gjeti Gjergjin tek po priste nėn hijen e blirit
: i veshur e mbathur me armėt pranė. Ai kishte mposhtur dhimbjen e shtatit pėr tė ruajtur nderin e shtėpisė sė vet e tė gjithė vendit pėr hakmarrje.
C'bėri Gjergj Elez Alia ?
Ia dėrgoi falėmeshėndet Bajlozit tė detit dhe i tha :
- Unė s'kam vashė pėr ty o bajloz !
Deshtė e vathės nuk i kam majmur pėr ty.
Kam vetėm njė motėr nė shtėpi po nuk ta jap dot
se s'ka kush tė mė lidhė plagėt e shtatit.
Pra tė pres tė dalėsh nė dyluftim nė shesh tė burrave.
Kur zuri drita tė zbardhė majat ata tė dy, Gjergji dhe Bajlozi i detit dolėn kaluar nė fushė tė luftės dhe zunė t'a thumbojnė shoqishoqin me fjalė. Bajlozi ish veshur me parzmore tė rėnda hekuri, kish vėnė nė kokė pėrkrenare celiku ish armatosur me
kėpucė tė rėnda dhe shpatė tė gjatė dhe kalin e kish ngarkuar me pllaka hekuri. Tundej dheu ku shkelte. Sapo pa Gjergjin tė ligur e tė tretur, kaluar mbi gjog, bajlozi qeshi me tė madhe dhe i thirri :
- Nga varri qenkė ngritur o Gjergj!
Pse mė ke nxjerė kot bre burrė nė fushė tė luftės ?
A nuk e di ti se mua mė thonė bajloz deti ?
Unė kam shembur nga kali shumė kreshnikė dhe i kam dėrguar nė botėn tjetėr.
Ty do tė shemb me gishtin e vogėl !
Gjergji ia ktheu bukur :
- Mirė po thua o bajloz tė lumtė goja !
Vėrtetė unė kam nėntė vjet qė kam marrė udhėn e varrit
se kam nėntė plagė nė shtat, po pa arritur ende nė varr
ti mė ktheve prapė, sepse ti mė ke kėrkuar motrėn
pėrpara se tė mė kėrkosh dyluftimin,
ke kėrkuar berat pėrpara se tė kėrkosh barinė,
unė kam ardhur kėtu tė tregoj se ē'na thotė kanuni i tė parėve tanė;
tė mos lėshojmė gjėnė para se tė lėshojmė armėt,
tė mos i japim kurrė motrat bajlozit para se tė vritemi me shpatė nė shesh tė luftės.
Bėhu gati bajloz se tė ka ardhur dita e fundit. Kėtu i thonė Gjergj Elez Alia.
I lėshuan kuajt vrap nė fushėn e luftės tym mė tym . Bajlozi i prapė mori nė shenjė i pari dhe hodhi topuzin . Gjogu i Gjergjit pėrkuli tė dy gjunjėt dhe u ul. Topuzi i rėndė i bajlozit i fluturoi Gjergjit mbi krye dhe u ngul tutje dymbėdhjetė pash thellė nėn lėndinė. Pluhuri u ngrit dymbėdhjetė pash lart. Kur i erdhi rradha Gjergjit e hodhi bukur topuzin e vet dhe e qėlloi bajlozin nė shteg tė ballit. Bajlozi u pėrkul dhe u gremis i vdekur. Kur u gremis u tund tėrė fusha. Kali mori arratinė . Gjergji nxori menjėherė shpatėn e mprehtė dhe ia ndau kryet nga trungu. Kryet ia vari nė modhė tė shalės. Trungun ia hoqi zvarė pėr kėmbe nėpėr fushė pėrmes ferrash dhe drizash dhe ia hodhi nė njė pėrrua. Gjaku i bajlzoit tė zi rrodhi nėpėr pėrrua, nxiu gjithė lumin. Tre vjet rresht vendi rreth e qark kundėrmoi erė kėrme...
Si e vrau bajlzoin e zi , trimi u kthye fitimtar nė shtėpi, mblodhi gjithė shokėt e u tha : -pa dėgjoni o shokėt e mi, falė ju qofshin kullat e mia, falė ju qofshin gjithė paret e mia, falė ju qoftė gjithė malli dhe gjėja ime, amanet motrėn e Gjergj Elez Alisė.
Dhe trimi u hodh tė pėrqafonte motėrzezėn qė e priste me gėzim. Tė dyve zemrat u pushuan pėrnjėherėsh. Vėlla e motėr ranė pėrdhe tė vdekur. Vdekje mė e lehtė dhe mė e ėmbėl s'ish parė kurrė. Shokėt vajtuan me gjėmė tė madhe, hapėn pastaj njė varr tė gjerė sa t'i nxėrė tė dy vėlla e motėr tė pėrqafuar. Varrin e rrethuan me njė muranė tė bukur qė tė mos harrohej kurrė se sa shumė e kishte dashur vėllai motrėn dhe motra tė vėllanė, tė mos harrohej trimi i madh Gjergj Elez Alia, qė mbrojti nderin e vet dhe tė shtėpisė dhe qė shpėtoi vendin nga dhunat e bajlozit tė zi. Mbi krye shokėt u mbollėn atyre tė dyve njė bli tė bukur, atje pushon ngaherė zogu i verės...
Kur nisi tė dushkohet mali qyqja qėndroi mbi muranėn e varrit tė ri se e gjeti blirin tė tharė. Fluturoi mbi sarajet e zeza dhe e gjeti tėrė kulmin tė shėmbur pėrdhe. Atėherė zuri vend nė njė dritare dhe i tha me pėrbetim shtegtarit qė shkonte udhės:
- Dėgjo o shtegtar i malit, nė qofsh duke kėnduar
kur tė afrohsh kėsaj ane pushoje kėngėn tėnde,
nė qofsh duke qarė kur tė afrohesh kėsaj ane

shtoje dhe mė shumė vajin e gjėmėn.
Unė kėrkova bjeshkė mė bjeshkė,
verova verim mė verim,
mjerova shtėpi pas shtėpije
por kėrkund nuk e pashė njė trim si Gjergj Elez Alia.
Tė gjitha shkuan e vanė,
Gjergj Elez Alia vdiq, motra e dhembshur vdiq,
kulla e lartė u shemb dhe murana e varrit s'njihet mė,
as kulla e dikurshme,
po doli kėnga qė shkon si njė yll drite nėpėr shekuj
pėr tė kėnduar trimėrinė e vėlait dhe dashurinė e motrės,
fismėrinė e shpirtit tė madh shqiptar
dhe kėnga nuk vdes kurrė...
.


Edituar pėr herė tė fundit nga man_in_black nė Fri Mar 18, 2011 7:57 am, edituar 2 herė gjithsej
man_in_black
man_in_black
Anetare i/e Perjashtuar
Anetare i/e Perjashtuar

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 5007
Vendndodhja Vendndodhja : My address is like my shoes. It travels with me.
Hobi Hobi : cdo gje qe me ben te ndihem mire
Humor Humor : varet se me ke flas
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 16/03/2011
Falenderimet Falenderimet : 17

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Legjenda e shqiptarve Empty Re: Legjenda e shqiptarve

Mesazh nga Morena Thu Mar 17, 2011 8:33 pm

Man shume interesant ky shkrim ,faleminderit ...
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Legjenda e shqiptarve Empty Re: Legjenda e shqiptarve

Mesazh nga man_in_black Thu Mar 17, 2011 8:36 pm

te lutem Morena e kam per kenaqesi rsp girl
man_in_black
man_in_black
Anetare i/e Perjashtuar
Anetare i/e Perjashtuar

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 5007
Vendndodhja Vendndodhja : My address is like my shoes. It travels with me.
Hobi Hobi : cdo gje qe me ben te ndihem mire
Humor Humor : varet se me ke flas
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 16/03/2011
Falenderimet Falenderimet : 17

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Legjenda e shqiptarve Empty Re: Legjenda e shqiptarve

Mesazh nga Vizitor Sat Jan 12, 2013 7:38 am

LIDHJA SHQIPTARE E LEZHĖS

1. Principata e Kastriotėve

Kastriotėt e kanė origjinėn nga Hasi i Kuksit. Gjyshi i Skėnderbeut, Pal Kastrioti, mund tė jetė larguar nga Hasi dhe tė jetė vendosur si pronar i dy fshatrave nė luginėn e Drinit tė Zi (Sinjės dhe Gardhit tė poshtėm).

Zotėrimet e Kastriotėve filluan tė zgjeroheshin qė nė fund tė shek. XIV nga biri i Palit, Gjon Kastrioti. Nė dy dhjetėvjeēarėt e parė tė shek. XV, Principata e Kastriotėve arriti fuqizimin e saj mė tė madh. Ajo siguroi daljen nė detin Adriatik, ku kishte skelėn dhe qendrėn doganore tė Shufadasė nė grykėderdhjen e lumit Mat dhe, pranė saj, kriporet e Shėnkollit.

Nė lindje principata shtrihej tė paktėn deri nė rrethinat e Gostivarit dhe kufizohej me zotėrimet e vjehrrit tė Gjonit qė banonte nė krahinėn e Pollogut. Gjon Kastrioti ishte i lidhur mė bregdetin e Egjeut ku ndodhej manastiri i Hilandarit, tė cilit ai i dhuroi dy fshatra nė rrethinat e Gostivarit dhe i bleu njė kullė. Nė kėtė manastir jetoi si murg njė djalė i tij ku dhe u varros.Principata e Kastriotėve nė veri kufizohej mė Principatėn e Dukagjinėve dhe nė jug me principatat e Arianitėve dhe tė Topiajve. Nė Principatėn e Kastriotėve kalonin rrugė tė rėndėsishme qė lidhnin viset qendrore mė ato jugore e veriore si dhe viset perėndimoreme ato lindore tė vendit; nė tė ishin pėrfshirė njė numėr i konsiderueshėm kėshtjellash dhe qendrash ekonomike si Prizreni, Shufadaja, kriporet e Shėnkollit, kėshtjella e Gurit tė Bardhė, ajo e Stelushit etj.

Pozita dhe rėndėsia strategjike e Principatės sė Kastriotėve bėri qė Gjon Kastrioti tė kishte lidhie tė shumta politike e martesore mė principatat e tjera shqiptare. Ai hyri nė marrėveshje ekonomike dhe politike tė ngushta edhe mė vendet e huaja, aq sa Venediku dhe Raguza nė fund tė viteve ‘30 tė shek. XV u dhanė Gjonit dhe djemėve tė tij privilegje dhe tė drejtėn e qytetarisė.


2. Jeta dhe veprimtaria e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut (deri mė 1443)

Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu lindi rreth vitit 1405. Ishte djali mė i vogel, dhe fėmija i parafundit i familjes me shumė fėmijė tė Gjonit dhe tė Vojsavės, familia e sė cilės banonte nė krahinėn e Pollogut. Ata kishin katėr djem (Stanishin, Reposhin, Kostandinin dhe Gjergjin) dhe pesė vajza ( Marėn, Jellėn, Angjelinėn, Vllajkėn e Mamicėn). Gjergji lindi nė njė kohė kur Principata e Kastriotėve ishte e fuqizuar. Kur osmanėt morėn Krujėn (nė fund tė vitit 1414 ose nė fillim tė vitit 1415), qė ishte nė kufi me Principatėn e Kastriotėve. Gjoni, i cili mė 1410 u kishte dhėnė njė djalė peng osmanėve (ndoshta Stanishin) u detyrua edhe tani t’u jepte atyre peng djalin e vogėl, Gjergjin.

Pėr njė periudhė rreth 10-vjecare, Gjergji vazhdoi shkollėn e iēogllanėve tė Edrenesė, ku pėrgjithėsisht futeshin djemtė e sundimtarėve tė posanėnshtruarve e vasalė, pėr t’i pėrgatitur e edukuar me frymėn osmane, si komandantė tė zotė e feudalė tė bindur.Natyra e kishte pajisur Gjergj Kastriotin mė dhunti tė veēanta, shumė tė ēmuara. Ai ishte shtatlartė e shumė i fuqishem. Ishte mendjemprehtė dhe mėsoi disa gjuhė tė huaja. Gjatė viteve tė shkollimit Gjergji u dallua nga tė tjerėt. Atij ia vu emri mysliman Skender dhe mori pjesė nė fushata tė ndryshme ushtarake nė Ballkan dhe nė Azinė e vogėl. Luftonte mbi kalė e mė kėmbė dhe ishte mjeshtėr i pashoq nė pėrdorimin e shpatės e tė armėve tė tjera.

Pasi mbaroi shkollėn e iēollganėve, Skender hyri nė kuadrot ushtarake dhe mori titullin e beut, duke pėparuar shpejt nė karierė shtetėore: nga spahi arriti deri nė postin e lartė tė sanxhakbeut.

Nė mesin e viteve ‘20 ai u dėrgua nė Shqipėri dhe qėndroi si kuadėr i Perandorisė osmane deri nė fund tė viteve ‘30. Si spahi Skėnderbeu pati njė timar tė madh nė zonėn midis Lezhes dhe Rubikut, ku ndodheshin edhe porti i Shufadasė dhe kriporet e Shėnkollit. Nė vitet 1437-1438 Skėnderbeut iu tha posti i subashit tė Krujės, kurse me detyrėn e sanxhakbeut tė Sangjakut Shqiptar ishte i biri i Teodor Muzakės, Jakup Beu.

Gjatė viteve tė qėndrimit nė Shqipėri Skėnderbeu, ashtu si dhe Jakup Beu, favorizoi elementin shqiptar nė marrėdhėnie me administratėn osmane dhe u kujdes pėr mbarėvajtjen e Principatės sė Kastriotėve.

Nė fund tė viteve ‘30 kur nė Ballkan po fillonin trazirat antiosmane, sulltan Murati II transferoi Jakup Beun dhe Skėnderbeun nga postet e larta qė kishin nė Shqipėri. Emėrimin e tij si sanxhakbej larg Shqipėrisė, ndoshta nė Nikopol tė Bullgarisė. Skėnderbeu nuk mund ta shikonte si njė “gradim”, por si shprehje tė mosbesimit tė sulltanit ndaj tij dhe ndaj elementit shqiptar qė ishte pėrfshirė nė administratėn e shtetit osman, (aq mė tepėr qė nė atė kohė atij i kishte vdekur i ati dhe dy vėllezėr dhe nė krye tė Principatės duhej tė vihej ai me Stanishin).


Kryengritja e pėrgjithshme ēlirimtare (nėntor 1443)

Nė fillim tė viteve 40 tė shek. XV nė Evropė po gjallėroheshin shpresat pėr dėbimin e osmanėve nga Ballkani. Nė kėtė drejtim kishte vepruar pozitivisht vendimi i bashkimit tė kishėsh ortodokse mė atė katolike, nėn kryesinė e kėsaj tė fundit, dhe disfata e rėndė qė pėsoi ushtria osmane nė shtator tė vitit 1442 prej trupave tė Mbreterisė sė Polonisė dhe tė Hungarisė, tė komanduara nga Janosh Huniadi.

Pas kėsaj fitoreje Papa Eugjeni IV veproi aktivisht pėr tė nxitur ballkanasit tė ngriheshin kundėr pushtuesve osmanė.

Nė shtator tė vitit 1443, Gjergj Arianiti filloi veprimet luftarake nė viset qendrore. Kurse mė nė jug forcat e Gjin Zenebishit kaluan nga rrethinat e Sarandės e tė Gjirokastrės nė drejtim tė kosturit, ku u thyhen prej osmanėve.

Nė tetor tė vitit 1443 trupar polake e hungareze, tė komanduara nga Janosh Huniadi, pasi kaluan Danubin iu drejtuan viseve verilindore Shqiptare, dhe, siē shkruante ai, ushtria e tij “rritej nga dita nė ditė me shumė bullgarė, shqiptarė, serbė e boshnjakė. Beteja u zhvillua mė 3 nėntor 1443 nė afėrsi tė Nishit, ku ishte i pranishėm edhe Skėnderbeu.

Shpartallimin e forcave osmane nė kėtė betejė, Skėnderbeu e gjykoi si ēastin mė tė pėrshtatshėm pėr ēlirimin e tokave shqiptare. Pasi grumbulloi rreth vetes disa qindra bashkėluftėtarė, pjesmarrės nė betejėn e Nishit dhe i shoqėruar nga i nipi, Hamza Kastrioti, Skėnderbeu u nis nė drejtim tė Principatės sė Kastrioteve. Gjatė kalimit u ndal nė Diber, mblodhi menjėherė krerėt e vendit dhe u tregoi planin e veprimeve. Shumicėn e bashkėluftėtarėve e nisi qė tė fshiheshin nė rrethinat e Krujės, kurse vet u paraqit para autoriteteve osmane tė Krujės, sikur ishte riemėruar subash i saj.

Pasi mori nė dorėzim Krujėn, Skėnderbeu futi natėn nė kėshtjellė bashkėluftėtarėt e fshehur nė rrethinat e saj dhe, nė bashkėpunim me krutanėt, shpartalloi garnizonin osman. Tė nesėrmen, mė 28 nėntor 1443, kur tė gjithė qytetarėt i kishte pushtuar njė gėzim i papėrmbajtur dhe, siē shprehej Barleci, “tė gjithė kishin nė gojė lirinė, kudo oshėtinte zėri i ėmbėl i lirisė”, mbi muret e kėshtjellės sė Krujės u ngrit flamuri i Kastriotėve.

Lajmi i fitores historike, i ēlirimit tė Krujės, u pėrhap me shpejtėsi dhe u prit me gėzim tė papėrshkrueshėm nė mbarė vendin.

Ai i dha njė hov tė paparė luftės ēlirimtare. Pas Krujės, luftėtarėt e Skėnderbeut ēliruan radhazi kėshtjellat e Petrelės (ne jug tė Tiranės), tė Gurit tė Bardhė nė Mat, tė Stelushit dhe Sfetigradit nė Diber etj. Kryengritja e vitit 1443 perfshiu vise tė tera.

Si rrjedhojė, nė hapėsirat e Shqipėrisė sė Veriut e Qendrore dhe deri te lumenjtė Devoll e Seman u rimėkėmbėn njė numėr principatash e zotėrimesh tė rėndėsishme si ajo e Dukagjinėve, e Stres-Balshajve, e Zahariajve, e Spanėve, e Dushmanėve, nė veri tė Principatės sė Kastrioteve, dhe nė jug tė saj, Principatat e Arianitėve, e Topijave, dhe ajo e Muzakajve.


4. Kuvendi i Lezhės dhe forcimi i Lidhjes Shqiptare

Menjėherė pas fitores sė madhe tė vitit 1443 Skėnderbeu filloi takimet me princėr e fisnikė tė tjerė shqiptarė pėr tė gjetur rrugėn e bashkimit, pa tė cilin nuk mund t’i bėhej ballė fuqisė ushtarake mė tė madhe tė kohės.

Pėr kėtė qėllim mė 2 mars tė vitit 1444, nė Katedralen e Shėnkollit tė qytetit tė Lezhės u mbajt i pari Kuvend Kombėtar i princėrve dhe i fisnikėve shqiptarė tė shek. XV, disa prej tė cilėve kishin udhėhequr kryengritjet e viteve ‘30. Nė kuvend morėn pjesė: Skėnderbeu, Gjergj Arianiti, Andrea Topia (bashkė me dy djemtė e tij), Gjergj Stres-Balsha, Nikollė e Pal Dukagjini, Teodor Muzaka i Riu (dhe disa pjestarė tė tjerė tė kėsaj familjeje), Lekė Zaharia, Pjetėr Spani (bashkė mė katėr djemtė e tij), Lekė Dushmani, Stefan Gojēini (Cernojeviēi) etj.

Skėnderbeu, si drejtues i Kuvendit, mbajti fjalėn e hapjes nė tė cilėn theksoi domosdoshmėrinė dhe rėndėsinė e bashkimit tė Shqiptarėve.

Kuvendi vendosi qė bashkimi tė bėhej nė formėn e njė besėlidhjeje, tė njė aleance ushtarake nėpėrmjet drejtuesve tė principatave dhe tė krerėve tė tjerė tė vendit, qė njihet mė emrin Lidhja shqiptarė e Lezhės. Si kryetar i saj u zgjodh Skėnderbeu. Vendim tjetėr i rėndėsishėm ishte krijimi i ushtrisė sė pėrbashkėt dhe caktimi i Skėnderbeut si komandant i pėrgjithshėm i saj.

Pėr tė pėrballuar shpenzimet e ushtrisė, tė armatimit tė saj etj., Kuvendi vendosi gjithashtu tė krijohej njė arkė tė pėrbashkėt qė do tė administrohej nga Skėnderbeu. Tė ardhurat e saj do tė vinin nga kuotat qė do tė jepnin anėtarėt e Lidhjes. Me vendimet e Kuvendit tė Lezhės u bė njė hap i madh e vendimtar drejt bashkimit politik tė vendit dhe krijimit tė njė pushteti qėndror tė pėrfaqėsuar nga Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu, tė cilin ai e fuqizoi gjithnjė e mė shumė pėr tė bashkuar sa mė organikisht shqiptarėt e viseve tė lira shqiptare.



Pjesė leximi

1. PJESĖ NGA FJALA E GJERGJ KASTRIOTIT- SKĖNDERBEUT MĖ 28 NENTOR 1443, MBAJTUR PARA BANORĖVE TĖ KRUJĖS (SIPAS MARIN BARLECIT TEK LIBRI “HISTORIA E SKĖNDERBEUT” )

“...Lirine nuk ua solla une, por e gjeta ketu! Sapo mė shkeli kėmba truallin tuaj, sapo dėgjuat emrin tim, m'u derdhėt me vrap tė gjithė, mė dualėt pėrpara kush e kush mė parė, sikur tė kishit dėgjuar qė u ngritėn nga varret etėrit, vėllezėrit, bijtė tuaj, sikur tė kishin zbritur ketu gjithė perėnditė...Armėt nuk ua solla unė, por ju gjeta tė armatosur!
Lirinė e pashė sė e keni kudo, nė krahėror, nė ballė, nė shpatat e nė ushtat”.


2. USHTRIA SHQIPTARE DHE ARTI I SAJ USHTARAK

Nė kuvendin e Lezhės u vendos qė me ndihmesėn e pjesėmarrėsve tė tij tė krijohet njė ushtri e pėrbashkėt. Bėrthamėn kryesore tė saj e formuan luftėtarėt qė i mobilizonte vetė Skėnderbeu, i cili ishte komandant i pėrgjithshėm i ushtrisė. Nė fillim forcat e Lidhjes Shqiptare kishin karakter federal, sepse princat shqiptarė mbanin njė numer tė ndjeshėm forcash ushtarake jashtė ushtrisė sė pėrbashkėt.

Ushtria shqiptare pėrbėhej nga trupat e pėrhershme dhe nga luftėtarėt qė mobilizoheshin vetem gjatė kohės sė luftes. Trupat e pėrhershme ishin ndarė nė dy pjesė kryesore. Njėra pėrbėhej prej 2 mijė deri 3 mijė kalorės tė armatosur lehtė, tė cilėt i stėrviste Skėnderbeu dhe shėrbenin si gardė personale e tij. Pjesa tjetėr ruante kėshtjellat e vendit dhe brezin kufitar nė viset lindore.

Masen kryesore tė ushtrisė shqiptare e formonin luftėtarėt qė mobilizoheshin gjatė kohės sė luftės, sipas parimit “burrė pėr shtėpi”. Kur rreziku ishte i madh, mobilizoheshin tė gjithė banorėt qė mund tė luftonin. Nė rast mobilizimi tė pėrgjithshėm forcat ushtarake shqiptare arrinin nga 20 mijė deri nė 30 mijė luftėtarė, duke formuar njė ushtri tė madhe pėr kohėn.

Komanda e ushtrisė ishte nė dorėn e Skėnderbeut, qė ishte komandanti i pėrgjithshėm. Pėr t’u kosultuar gjatė veprimeve ushtarake pranė tij qėndronte kėshilli i luftės, i pėrbėrė nga komandantėt mė tė shquar, tė cilėt zakonisht dilnin nga radhėt e fisnikėve.

Nė plan strategjik, si detyrė e dorės sė parė pėr forcat ushtarake ishin moslejimi i trupave osmane qė tė futeshin nė brendėsi tė viseve tė lira pėr tė grabitur e shkatėrruar vendin. Kėtij qėllimi i shėrbente sistemi mbrojtės i brezit kufitar, tė cilit iu kushtua kujdes tė veēantė. Kur trupat osmane arrinin tė futeshin nė thellėsi tė vendit luftėtarėt e brezit kufitar tėrhiqeshin tė organizuar dhe bashkoheshin me pjesėn tjetėr tė ushtrisė shqiptare. Kur osmanėt futeshin nė thellėsi tė vendit dhe rrethonin Krujėn, Skėnderbeu i organizonte veprimet luftarake nė mėnyrė tė tillė qė pesha kryesore e veprimeve luftarake tė binte jo mbi mbrojtėsit e kėshtjellės, por mbi luftėtarėt qė vepronin jashtė saj, mė tė cilėn qėndronte vetė heroi.

Variantet taktike qė pėrdorte Skėnderbeu pėr tė shpartalluar ushtritė armike ishin tė larmishme e mbėshteteshin nė bashkėrendimin e mbrojtjes me sulmin, e mėsymjes sė ushtrisė se rregullt me goditjen e ēetave, e ndeshjeve ballore me ato tė pusive, duke futur nė pėrdorim si kėmbėsorinė ashtu edhe kalorėsinė e armatosur lehtė.

Vėmendje Skėnderbeu i kushtoi edhe prerjes sė rrugėve tė furnizimit tė ushtrisė armike, duke sulmuar karvanet e furnizimit tė saj mė ushqime e sende tė tjera tė nevojshme. Ai i kushtoi kujdes edhe organizimit tė zbulimit pėr sigurimin e tė dhėnave mė karakter strategjik, operativ e taktik qė kishin tė bėnin me kohėn e ardhjes sė ushtrive armike, madhėsinė, organizimin, lėvizjen, veprimet luftarake tė tyre etj. Zbuluesit i paraprinin ushtrisė shqiptare, kur ajo futej nė viset e pushtuara, dhe ata gjendeshin kudo, nė krahinat fqinje e deri nė qendėr tė Perandorisė Osmane.
Legjenda e shqiptarve Skenderbeu-kali

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Legjenda e shqiptarve Empty Re: Legjenda e shqiptarve

Mesazh nga Vizitor Sat Jan 12, 2013 7:42 am

Fishta ėshtė kolos i mendimit dhe letėrsisė shqipe, i cili me tėrė veprimtarinė e vet - meshtarake, intelektuale, politike dhe letrare - e ka sintetizuar historinė e popullit shqiptar. Ky franēeskan ka qenė apostull i atdhetarizmit tė sinēertė dhe tė pastėr, pėr tė cilin shqiptarizmi nuk ka qenė profesion, por njė jetė intenzive. Gjatė jetės sė frytshme tė tij, ai e themeloi Shoqėrinė Letrare “Bashkimi”, ishte drejtor i gjimnazit franēeskan nė Shkodėr, kryetar i Kongresit tė Alfabetit, anėtar i Komisisė Letrare Shqiptare, udhėheqės i dėrgatave shqiptare nė Paris dhe Washington, deputet dhe nėnkryetar parlamenti, pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė konferencat ballkanike, MESHTAR dhe LETRAR. Veprimtaria e tij e gjithanshme u shpėrblye me dekorata nga Austria, Turqia, Papa Pio XI, Greqia, Urdhėri Franēeskan, ndėrsa Akademia Italiane e zgjodhi pėr anėtar. Mirėpo, pėrderisa tė huajt e dekoruan, ndėrsa emrin dhe veprat e tij i studiuan nė katedrat e tyre albanologjike dhe ballkanologjike, ky vigan, nė Shqipėri, gjatė regjimit komunist u ndalua pėr plotė 50 vjetė. Dhe jo vetėm kaq, por edhe eshtrat ia zhvarrosėn dhe ia hudhėn nė bėrllog. Kėtė ia bėnė atij qė Shqipėrinė e kishte koncipuar dhe dashur si njė atdhe tė vėrtetė tė tė gjithė shqiptarėve, pavarėsisht nga ndasia religjioze dhe pėrkatėsia regjionale. Atij qė gjithnjė e ka theksuar nevojėn e unitetit kombėtar dhe vėllazėrisė, ide kjo qė e pėrshkon kryeveprėn e tij, Lahutėn e Malcis. Lajtmotivi i kėtij vigani ka qenė: Pėr Fe dhe Atdhe. Sa i pėrket vlerės estetiko-letrare tė veprės sė Fishtės, ajo ėshtė e shumėfishtė, qoftė pėr nga pėrmbajtja, gjuha, stili, rrjedhshmėria e fjalės, ngrohtėsia, ngjyra dhe porosia. Ai me shikimin realistik tė vetin nuk e idealizon shqiptarin, por e pėrshkruan ashtu si ėshtė, me tė gjitha tė metat dhe virtytet, me meritat dhe fajet. Nė veprėn e tij vėrehet edhe nota edukative, sepse ai e qorton shqiptarin qė tė lirohet nga fatalizmi, pjellė e mentalitetit oriental dhe e udhėzon kah rruga e qytetėrimit evropian, ku edhe e ka vendin, gjeografikisht dhe historikisht. Gjithashtu e udhėzon qė t’i tejkalojė ndasitė regjionale dhe fetare, ndėrkaq tė pėrqafojė ndjenjėn nacionale, krenarinė dhe vetėbesimin. Satira e tij ėshtė karakteristike pėr njė shkodran. Me fjalė tjera, ai me tė i ka luftuar pseudointelektualėt, pseudoeuropianėt, pseudoshqiptarėt. Habit fakti i aktualitetit tė kėsaj satire edhe sot e kėsaj dite. Njė njeri i tillė pra, ėshtė zhvarrosur dhe pėr plot 50 vjetė ėshtė njollosur, pėrbuzur, pėrdhosur dhe ndaluar, mirėpo pa sukses. Ai nuk ka mundur tė dėbohet nga zemra dhe nga ndjenjat e popullit. Tė flitet pėr P.Gjergj Fishtėn, e sidomos me rastin e pėrkujtimit tė 60 vjetorit tė vdekjes sė tij, nuk ėshtė as lehtė, e nuk ėshtė as thjeshtė. Sado qė ėshtė nderė e madhe, mė e madhe ėshtė pėrgjegjėsia.
Them kėshtu, sepse kemi tė bėjmė me njė kolos tė mendimit dhe tė letrave shqiptare. Kemi tė bėjmė me njė figurė madhėshtore, e cila me tėrė veprimtarinė e vet - meshtarake, intelektuale, politike dhe letrare - e ka sintetizuar tėrė historinė e popullit shqiptar. Kemi tė bėjmė me njė apostull tė atdhetarizmit tė sinēertė dhe tė pastėr, pėr tė cilin shqiptarizmi nuk ka qenė profesion i ēastit apo i rastit, por ka qenė njė jetė intenzive, e pėrshkuar me tė gjitha ngjarjet mė vendimtare pėr fatin e kombit shqiptar.
U lind mė 23 tetor 1871, nė fshatin Fishtė, nė Zadrime. Prindėrit e pagėzuan me emrin Zef, tė cilin sipas rregullės sė Urdhėrit Franēeskan, do ta zėvendėsojė me emrin Gjergj.
Mėsimet e para i mori nga poeti arbėresh, P.Leonard De Martini. Me tė parė zotėsinė e e Zefit tė vogėl, poeti e mori nė seminarin franēeskan, nė Troshan, ku edhe e kreu shkollėn e mesme. Mė 1886 u nis pėr nė Bosnje, ku, nė Sutjeskė, Livno dhe Kreševo, i kreu studimet filozofike dhe teologjike. Aty u njoftua me P.Grga Martię-in dhe me Silvije Strahimir Kranjčevię-in, tė dy kėta poetė tė mėdhenjė kroatė. Kėtij tė fundit, madje ia pėrkushtoi njė vjershė tė shkruar mė 12 dhjetor 1892. Mė 1893 kthehet nė Shkodėr, ku mė 1894 shugurohet meshtar.
Brenda njė kohe, njėkohėsisht e ushtroi detyrėn e arsimtarit nė Troshan dhe famullitarit nė Gomsiqe tė Mirditės.
Sė bashku me abatin e Mirditės, Mons.Preng Doēin, Don Ndoc Nikėn dhe P.Pashk Bardhin e themeloi Shoqėrinė Letrare “Bashkimi”.
Mė 1902 u emėrua drejtor i gjimnazit franēeskan nė Shkodėr. Me ardhjen e tij, gjuha italiane, qė ishte gjuhė ligjėrimi, u zėvendėsua me gjuhėn shqipe. Mė 1908 ėshtė kryetar i Kongresit tė Alfabetit, nė Monastir (Bitoli i sotėm), nė tė cilin u vendos qė alfabeti latin tė merret pėr alfabet tė gjuhės shqipe. Mė 1916 ėshtė anėtar i Komisisė Letrare Shqiptare, e cila ka pasė pėr detyrė standardizimin e drejtshkrimit tė gjuhės shqipe.
Mė 1919 ėshtė sekretar gjeneral i dėrgatės shqiptare nė Konferencėn e Paqes nė Paris, nė krye tė sė cilės dėrgatė ishte ipeshkvi i Lezhės, Mons.Luigj Bumēi. Nga Parisi, nė krye tė dėrgatės shqiptare shkon nė Washington, pėr ta mbrojtur integritetin territorial tė Shqipėrisė, nga orekset okupuese tė serbėve, malaziasve dhe grekėve.
Mė 1921 zgjedhet pėr deputet tė grupit tė Shkodrės, nė Parlamentin e Tiranės, dhe menjėherė zgjedhet nėnkryetar i tij dhe kryetar i Komisionit pėr ēėshtje Financiare. Ishte pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė konferencat ballkanike: nė Athinė(1930), Stamboll(1931), Bukuresht(1932), ndėrsa mė 1934, ishte delegat i Shqipėrisė nė New York.
Nė periudhėn 1935-1938, kryen detyrėn e provincialit tė Provincės Shqiptare Franēeskane.
Pėr veprimtarinė e tij tė gjithanshme ka qenė i dekoruar me dekorata nga Qeveria Austriake me “Ritterkreuz”(1912), nga Qeveria Turke me “Mearf Kl, II.” Nė vitin 1925, Papa Piu XI e nderon me medalen “Al merito”, kurse mė 1931, Qeveria Greke e dekoron me rendin “Phoenix”. Mė 1939, Urdhėri franēeskan e dekoron me titull “Lector jubilatus honoris causa”, ndėrkaq Akademia Italiane e zgjodhi pėr anėtar tė vetin, pėr ēka, pėrveē insinuatave tė tjera, kritikėt e pendave enveriane e karakterizojnė si fashist dhe armik tė popullit! A nuk ėshtė kjo tragjiko-komike!?
Mė 31 dhjetor 1940, pushon sė rrahuri zemra e kėtij vigani tė letrave shqiptare, apostullit tė unitetit tė kombit shqiptar.
Mirėpo, pėrderisa emri dhe veprat e tija ishin tė pranishme nė katedrat albanologjike dhe ballkanologjike tė Evropės, nė Shqipėri, tė cilėn e deshti me tėrė qenien e vet dhe tė cilės ia kushtoi vargjet mė tė bukura, u ndalua pėr plot 50 vjet. Me ndalimin e veprave tė tija u gjymtua gjuha shqipe, tė cilės ky poet ia kėndoi himnin mė tė bukur qė ėshtė shkruar ndonjėherė nė gjuhėn shqipe:

Porsi kanga e zogut t’veres
Qi vallzon n’blerim tė Prillit,
Porsi i ambli flladi i erres,
Qi limon gjit e drandafillit,
Porsi vala e bregut t’detit,
Porsi gjāma e rrfés zgjetįre,
Porsi ushtima e nji termetit,
Njashtś ā’ gjuha e jonė shqyptare.1

Pėr 50 vjet u ndalua tė dėgjohet mallkimi i poetit drejtuar atyre qė kėtė gjuhė shqiptare e pėrbuzin:

Prį, mallkue njai bir Shqyptari,
Qi ketė gjuhė tė Perendis,Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s’ia len ai fmis,
Edhé atij iu thaftė, po, goja,
Qi e pėrbuzė ketė gjuhė hyjnore
Qi n’gjuhė t’huej, kśr s’āsht nevoja,
Flet e t’veten len mbas dore.2

Pėr plot 50 vjet u ndalua kėndimi i himnit mė tė bukur qė Fishta ia kushtoi Flamurit Kombėtar:

Porsi fleta e Éjllit t’Zotit
Po rrehe Flamuri i Shqypnis E
thrret t’bijt e Kastrijotit
Me u mbledhė tok nder ēetė t’ushtris.3

Plot 50vjet e akuzuan se bėri pėrēarje nė popull, atė i cili po kėtė popull e fton tė bashkohet:

Bini, Toskė, ju, bini Gegė!
Si dż rrfé, qi shkojnė tue djegė!
A ngadhnyesé a t’gjith déshmorė!
Trima, mbrendė! Me dorė! Me dorė!4

Kėtė himn, kushtuar Flamurit Kombėtar, poeti e shkroi me rastin e ngritjes sė Flamurit, natėn e Shna Ndout, mė 12 qershor 1913, nė kumbonaren e kishės franēeskane tė Gjuhadolit, pėrkundėr ndalesės sė kolonelit De Philipps, sundimtarit tė qytetit tė Shkodrės.
ėshtė e njohur se njerėzit e mėdhenj vdesin nė kohė tė duhur! Falė Zotit, kjo ndodhi edhe me Pater Gjergj Fishtėn. Sepse, po t’i kishte pritur njėsitė e kuqe tė ngarkuara me idetė e internacionalizmit proletar, por edhe antishqiptar, jo vetėm qė e kishin masakruar, por as varri nuk iu kishte ditur, siē ka qenė rasti me shumė sivėllezėr tė tij franēeskanė.
Megjithatė, ajo qė nuk i ndodhi pėr sė gjalli, e pėsoi pėr sė vdekuri. Mėnia dhe urrejtja ndaj tij ishte aq e madhe, sa qė edhe e zhvarrosėn dhe eshtrat ia hodhėn nė bėrllog!
Nuk ėshtė kjo hera e parė qė mizoria e tillė barbare ushtrohet mbi fatosat e vdekur shqiptarė! Dihet se turqit e herrshėm e zhvarrosėn trupin e Skėnderbeut dhe nga kockat e tija, siē shkruan Marin Barleti, bėnė hamajli pėr ushtarė. Po ashtu, turqit e herrshėm e zhvarrosėn trupin e Pjetėr Bogdanit, argjipeshkvit tė Shkupit, nismėtarit tė prozės shqipe, dhe eshtrat e tija ua hodhėn qejve nė sheshin e Prishtinės, aty ku sot ndodhet ndėrtesa e Kuvendit tė Kosovės.
O kohėra, o zakone tė fėlliqta!
Kėshtu pra u veprua me Pater Fishtėn, i cili nuk e deshti Shqipėrinė vetėm si emėr gjeografik! Ai Shqipėrinė e ka koncipuar dhe dashur si njė atdhe tė vėrtetė tė tė gjithė shqiptarėve, pavarėsisht nga ndasia religjioze dhe pėrkatėsia regjionale, qė ėshtė plagė e rėndė e trashėguar nga okupatori shumėshekullor osmano-turk.
Pikėrisht pėr ta shėruar kėtė plagė, poeti thekson nevojėn e vėllazėrimit, unitetit kombėtar, ide kjo qė e pėrshkon tėrė kryeveprėn e tij Lahuta e Malcis. Nuk ėshtė e rastit qė ai kėtė ideal dhe mendim tė vetin e dėshmon pėrmes protagonistėve tė besimit muhamedan, si Oso Kukės, Ali Pashė Gusisė, Marash Ucit etj. Sepse, siē thotė Ernest Koliqi: Shqipnija (ndėrsa unė do tė kisha thėnė shqiptarizmi) vetėm atėherė mundet m’u njehun fatbardhė, kur breznija e ré, tue pasė menden e sterhollueme si mā i miri perendimuer, ta ket zemren e thjeshtė e bujare si Marash Uci e Oso Kuka.5
Fishta, vėrtetė i qorton muhamedanėt, me qėllim qė njėherė e pėrgjithmonė ta kuptojnė se feja e kombi nuk janė njė, andaj edhe i konsideron pėr vėllezėr. Si tė kuptohet ndryshe pėrgjegjja e Patėr Gjonit dhėnė Mark Milanit:

Unė zotni n’ushtri kam dalė
Jo me Turq, por me Shqyptarė,
Turq a t’kshtenė, si janė gjithmarė
Pse si t’kshtenė, si muhamedan
Shqypnin s’bashkut t’gjith e kanė.6

Pėrgjegjja e tillė pėr Mark Milanin si edhe pėr tė gjithė ata qė mendonin ashtu, ka qenė jo vetėm befasi, por edhe shpullė e rėndė, pėr shkak se njė prift katolik mund t’i bėhej ndihmė “Turkut”, duke i lėnė pas dore “kryqalitė” sllavė dhe bujarin e tyre, qė, sė fundi, ishte edhe vetė gjysmėshqiptar, siē thotė Pater Gjergji: Me kryq n’dorė e me kryq n’ballė,
Turkut ndihmė ti me na i dalė?
——————————————————-
E tue njoftė per G o s p o d a r
Knjaz Nikollen, trim bujar,
dér dikś edhe ky’ Shqyptar!7

Kėshtu, derisa Kelmendasit dėgjonin thirrjen e Gusinjanėve myslimanė tė sulmuar nga ana e malaziasve, thonin:

Lpifshin kryet e xjerrshin syt
Ti haj dreqi Turq e Shkje,8
dhe vazhdonin mė tej, pa ndonjė ndjenjė mė tė thelluar:
se e kemi festen e Bajrakut e
duhet njėherė me shkue nė shtėpi ,
e me shtrue petlla e raki.9

Mirėpo, Pater Gjoni, nė fund tė meshės u thotė: Ēohi, o bij tė Skanderbegut Turq e t’Kshtenė, mos t’u dajė feja!10
Sepse:

Vllaznit t’onė i kem’ n siklet!11

Kėto kushtrime nuk janė vetėm tė Pater Gjergj Fishtės, por janė tė tėrė klerit katolik!
Pater Gjergj Fishta, me njė kulturė tė gjithanshme e tė thellė, dhe pse mos tė thuhet, me njė kulturė perendimore dhe evropiane, ndonėse i ka qortuar vėllezėrit shqiptarė, pavarėsisht, muhamedanėt apo tė krishterėt, kurrė nuk ka anuar kah Evropa.
Pėr tė Evropa, nuk ka qenė tjetėr, pos njė lavire e vyshkur, vėrtetė, me emėr e krishterė, por me vepra e pa Tenzonė. Uh! Evropė, ti kurva e motit
Qi i rae mohit besės sė Zotit
Po į ky a sheji i gjytetnis
Me da token e Shqypnis
Per me mbajt klysht e Rusis?12

S’do mend se Fishta ka qenė i vetėdijshėm se feja e tė huajit e ka bėrė tė vetėn nė trungun e kombit shqiptar. Megjithatė, ai nuk e nėnēmon as mendimin dhe as besimin e vėllezėrve shqiptarė. Mirėpo, ai ėshtė kundėr shfrytėzimit tė ndjenjave fetare pėr dobi vetanake apo partiake. Pėr tė ėshtė mė se e qartė se identifikimi i fesė me komb ėshtė jo vetėm anakronik, por edhe jo shkencor. Madje, edhe pėr nga aspekti politik, njė identifikim i tillė shkon nė dėm tė integritetit etnogjeopolitik tė popullit shqiptar. Prandaj, ai pėrpiqet, madje edhe kėrkon qė tė tregohet mėnyra se si erdhi deri te kjo ndasi fetare, e cila, pėr fat tė keq, mund tė shfrytėzohet nė dėm tė unitetit kombėtar. Kėtė mė sė miri e ka sqaruar dhe dėshmuar Ismail Kadare, i cili nė mes tjerash thotė: Turqizimi i qindra mijėra shqiptarėve, greqizimi i njė pjese tjetėr, ngatėrrimi i pėrkatėsisė shqiptare me atė fetare, dėshmonte se ndjenja patriotike e njė pjese tė shqiptarėve, ka qenė jo aq e fortė siē paraqitej.13
Dhe kur Fishta tregon se nga buron ky rrezik lidhur me integritetin etnogjeopolitik tė shqiptarėve, nuk do tė thotė se ėshtė kundėr besimit muhamedan. Ai, nė tė vėrtetė, mu ashtu si secili shqiptar i sinēertė, nuk mund tė pajtohet me identifikimin e fesė me kombin.

Sidoqoftė, nuk duhet mohuar se lajtmotivi i Fishtės nė veprimtarinė e tij shkencore e arsimore, kulturore e politike, fetare e letrare, ka qenė: Pėr fe dhe atdhe.
Qė tė kuptohet kjo sintagmė, duhet pasur parasysh disa fakte.
Sė pari, ai ka qenė meshtar dhe kuptohet se nė veprimtarinė e vet nuk ka mundur ta len mėnjanė aspektin fetar.
Sė dyti, dihet se Shqipėria, si pėr nga aspekti gjeografik, ashtu edhe pėr nga aspekti historiko-kulturor i mirėfillt, i takon arealit kulturor evropian, gjegjėsisht kristian.
Sė treti, krishtenizmi, veēanėrisht katolicizmi, ėshtė njėri nga argumentet e pakontestueshme, qė flet nė dobi tė autoktonisė sė shqiptarėve nė trojet ku jetojnė sot.14 Edhe atėherė kur Fishta e cek katolicizmin nė relacione ndėrkombėtare atė e bėn pėr hir tė mbrojtjes sė integritetit tė territorit shqiptar dhe pėr njohjen e pavarėsisė sė Shqipėrisė. Kjo shihet qartė nga pėrmbajtja e telegramit tė cilin nė italishte nga Parisi ia dėrgon Pater Palė Dodės mė 16 shtator 1922 dhe nė tė cilin thotė sa vijon: “Ndėrkaq vizita ime nė Washington pati pėr rezultat njohjen e Shqipėrisė nga ana e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Tė gjitha pėrpjekjet e mėparshme tė qeverisė sonė dhe tė “Vatrės” mbetėn pa ndonjė pėrfundim tė mirė. Unė pata sukses. Kjo u bė me njė ndėrhyrje tė senatorėve katolikė, tė cilėve ua parashtrova ēėshtjen, sidomos nga aspekti fetar, qė qeveria amerikane u shty me e njoftė zyrtarisht Shqipėrinė.”15
Sė katėrti, dihet se qysh nė shekullin XV, siē thotė Fan Noli: Katholicizma nga njėra anė i jipte Shqipėrisė bashkimin qė i mungonte si shtet, edhe nga ana tjetėr e lidhte me botėn e krishterė evropiane.16
Prandaj, edhe, siē thotė Ismail Kadare: S’ėshtė e rastit qė goditja mė e egėr (nė kohėn e sundimit enverian /sic! Z.M./) iu bė katolicizmit si fesė mė evropiane.17
Nuk duhet heshtur se besimi ėshtė njė faktor tejet i rėndėsishėm dhe i ngulitur nė trashėgiminė kulturore dhe shpirtėrore tė njė populli. Dhe me kultivimin e kėsaj trashėgimie, njėherėsh kultivohet edhe kultura e mirėfillt e njė populli. E pėr shqiptarėt, kultivimi i trashėgimisė dhe i kulturės ka njė rėndėsi jashtėzakonisht tė madhe, lidhur me dėshminė e autoktonisė sė tyre nė kohėn kur orekset imperialiste tė fqinjėve rriteshin gjithnjė e mė tepėr nė dėm tė integritetit territorial tė trojeve shqiptare. Prandaj, ēdo pėrpjekje e mohimit tė trashėgimisė kulturore tė mirėfillt, nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse njė etnokulturocid. Pėr njė gjė tė tillė, historia nė kohė tė caktuar i hakmerret popullit! Pikėrisht pėr kėto arsye, Fishta ka luftuar dhe vepruar nėn sintagmėn
Pėr fe dhe atdhe!
Sa i pėrket vlerės estetiko-letrare tė veprave tė Fishtės, ajo ėshtė e shumėfishtė, qoftė pėr nga pėrmbajtja, gjuha, stili, rrjedhshmėria e fjalės, ngrohtėsia, ngjyra dhe porosia.
Duhet theksuar se Fishta, me shikimin realistik tė vetin, duke i soditur fenomenet e jashtme tė ngjarjeve, thellėsisht depėrton nė brendi tė jetės aktuale tė shqiptarit dhe kėshtu ai e ndriēon vetė qenien etnike tė popullit. Vėzhgimi i tij depėrton thellė nė zemrėn e popullit, nga edhe e dėgjon, vlerėson intenzitetin e pulsit dhe tė ndjenjave, me qėllim qė tė mėsojė se sa ėshtė ky popull i gatshėm ta shkundė trashėgiminė e mentalitetit tė imponuar gjatė sundimit otoman. Ai nuk e idealizon shqiptarin. E pėrshkruan ashtu ēfarė ėshtė: me tė gjitha virtytet dhe tė metat, meritat dhe fajet; i pėrshkruan veēoritė si: zemėrgjerėsinė, mosbesimin dhe hakmarrjen. Pėr Fishtėn, shqiptari ėshtė individualist, madje shpesh herė edhe sektar, por qė anon kah toleranca fetarekuptohet nga prirja e mitit tė gjakut dhe gjuhės sė pėrbashkėt.
Me njė admirim tė mrekullueshėm, Fishta e kėndon dhe e lavdėron virtytin arkaik tė shpirtit shqiptar, ndonėse nuk e idealizon. Fishta e lartėson krenarinė e shqiptarit duke e udhėzuar dhe nxitur qė njė herė e pėrgjithmonė tė heq zgjedhėn e huaj dhe tė jetojė i lirė nė Shqipėrinė e lirė. Fishta nė veprat e veta e qorton shqiptarin qė tė lirohet nga fatalizmi, pjellė e mentalitetit oriental dhe e udhėzon kah rruga e qytetėrimit evropian, ku edhe ka vendin e vet, si gjeografikisht, ashtu edhe historikisht.
Tė gjitha personazhet dhe protagonistėt nė veprat e tija, janė shqiptarė tė thjeshtė me tė gjitha cilėsitė inative, veset dhe gjestet pozitive, apo negative. Fishta, me njė lehtėsi tė mrekullueshme, kalon nga theksi lirik nė atė epik dhe satirik.
Kėndimi i ngjarjeve tė sė kaluarės, pėr Fishtėn ka qenė nė funksion tė ndriēimit dhe shpjegimit tė rrjedhave tė kohės.
Lahuta e Malcis, kryevepėr e P.Gjergj Fishtės, ėshtė poemė heroike nė tė cilėn ėshtė shkrirė me njė harmoni tė pashembullt historia me legjendėn, elementi njerėzor me atė hyjnor. Nė kėtė poemė ėshtė skalitur epopea e popullit shqiptar, pavarėsisht nga hapėsira gjeografike, apo ajo kohore. Nė tė vėrtetė, ai nė kėtė poemė e ka mishėruar tėrė qenien e vet, jo vetėm si poet, por edhe si akter politik dhe kulturor. Protagonistėt e veprės Lahuta e Malcis, si Oso Kuka e Marash Uci, Cur Ula e Ali Pashė Gusia, Dedė Gjo Luli etj., nuk janė gjė tjetėr veēse alternacione tė Pater Gjergj Fishtės.
Mendimet, ndjenjat dhe qėllimet e tyre janė identike me ato tė Pater Gjergj Fishtės. E kėto nuk janė gjė tjetėr veēse shprehje e ēlirimit tė atdheut. Madje edhe nė shembulltyrat e tija fantastike, tė cilat pėrherė i sheh dhe i adhuron, siē janė Zanat, Orėt, Kulshedrat e Drangojt, ai e identifikon karakterin e tyre, ndonėse nė mėnyrė imagjinative, me atė tė shqiptarit, po edhe me atė tė vetin.Veēoria tjetėr, madje tejet e rėndėsishme, e krijimtarisė sė Fishtės, ėshtė ajo se ai nė tė gjitha veprat e veta epike, lirike, melodramatike apo satirike, ka notėn edukative, me qėllim tė tejkalimit tė ndasive regjionale apo fetare.
Sė kėndejmi, pėrshkrimi i bukurisė sė malėsores, nė shembulltyrėn e Tringės, qoftė pėr nga fisnikėria, bujaria dhe bukuria, ėshtė diēka e pakrahasueshme, madje antologjike nė letėrsinė shqipe. Mirėpo, nė simbolikėn Fishtiane, tė gjitha veēoritė e personazheve, nuk janė gjė tjetėr, veēse bukuria e Shqipėrisė, malet, fushat, lumenjtė. Kėshtu, poeti, Shqipėrisė i kėndon:

Por nji fushė mā e blerėt nuk shtrohet,
Por nji mal mā bukur s’rri,
Mā i kulluet nji lum s’diktohet,
Moj Shqypni, porsi i ké ti.18

Fishta me idealet e veta tė larta, humane e patriotike, pėrpiqet qė t’ia ngulit shqiptarit ndjenjėn nacionale, krenarinė dhe vetėbesimin, me qėllim qė tė jetė i gatshėm pėr tė luftuar pėr liri dhe pavarėsi tė atdheut. Nė tė vėrtetė rreth kėtij boshti, ndėrlidhen tė gjitha episodet e ngjarjeve historike, tė kėnduara nė Lahutėn e Malcis, qė nga Lidhja e Prizrendit (1878), e deri nė Konferencėn e Londrės (1913), kur edhe njihet autonomia e Shqipėrisė.
Tematika kombėtare trajtohet nė Anzāt e Parnasit, satirė kjo atdhetaro-shoqėrore dhe nė Gomarin e Babatasit, poemė dramatiko-satirike. Gjuha e satirės sė tij ėshtė therrėse, thumbuese, plot ironi dhe sarkazėm, qė njėherėsh ėshtė karakteristikė e tė folurit tė qytetit tė Shkodrės. Fishta, pėrmes kėtyre satirave lufton kundėr pseudointelektualėve, pseudoperendimorėve dhe pseudoshqiptarėve. Ja se ē’thotė Fishta pėr njerėz tė tillė:
“E qe se, m’atherė u dishmuen liberala, okcidentala, konstitucionala, republikaj, demokratė; me Kėshille tė Nalta, me Parlamente suverene, me Qeveri tė pėrkohshme, tė pėrtashme, tė pesėditshme, me kisha e xhamia autoqefale; ndėrsa kombi cofte ujet (urie), dergjej gazepit, na qojshin pėrfaqėsuesa e ministra nė Romė, Londėr, Paris, Athinė, Belgrad, Varshavė, -po, edhe nė Varshavė e s’di se ku njeti, - pėr me i diftue botės sė qytetnueme se Perendia kishte ba mrekulli mbi ne e se na, ndoshta gjaksė tue qenė, me pre fėmijėn nė djep; shumėkush nesh hajduta, me tė vjedhė zhallogėn prej opanget; fanatikė, me djegė katundin pėr nji qime mjekrre, pėr nji thak brezi; analfabetėn 95 %; njerėz tė papunė, qė vdisshim ujet mbi visare tona; madje edhe beglerė, bajraktarė, agallarė, myltazima e krunde tė nji despotizmi ma tė randė, tė nji tiranie ma tė dhunshme, tė nji individualizmi, ekskluzivizmi, aziatizmi ma tė neveritshėm, ishim ba sod volterianė, laburista, socialista, konservatorė, popullor, pėparimtarė… E na u ngrimė, u shtanguem krejt, kah shifshim tue lujtė kėtė pantomimė tė pahijshme mbi kurriz tė ngratit popull shqyptar…”19
Ndonėse satirat e tija janė refleks i shoqėrisė shqiptare tė asaj kohe, e cila posa kishte dalur nga letargjia kulturore, politike dhe sociale pesėshekullore osmano-turke, ato, me porositė dhe pėrmbajtjet e tyre, janė aktuale sot e kėsaj dite. Ja pra, ky ėshtė Pater Gjergj Fishta, i cili pėr plot gjysėm shekulli, qe i pėrdhosur, i njollosur dhe i pėrbuzur, me karakterizime tė njė “spiuni”, tė njė “tė shituri”, tė njė “trathtari”, tė njė “antishqiptari”, tė njė “antikombėtari” dhe tė njė “fashisti”. Tė gjitha kėto nofka ia mveshėn Fishtės, i cili Shqipėrisė i kėndon:

T’falem, Shqypni, ti i shpirtit t’em dishiri!
I lum njimend jam un n’gji tānd tue rrnue,
Tue gzue t’pamt t’ānd, tue t’hjekė at ajr t’kullue
Si Leka i Madhi e Skanderbegu i biri.20

Ē’tė thuhet nė fund?
Vėrtetė, Fishtėn e njollosėn, e pėrbuzėn, e ndaluan nė shkolla dhe universitete, ndonėse, nė tekstet shkencore ka qenė i pranishėm, por pa emėr21 , megjithatė nuk mundėn ta dėbojnė nga zemra dhe nga ndjenjat e popullit.
Nga frika se varri i tij do tė jetė vendfrymėzim i idesė sė Shqipėrisė sė lirė, tė cilėn ide pėrherė e pat nė zemėr, madje, siē kėndon vetė poeti, edhe pėr sė vdekuri:

Dersa t’muendem me ligjrue
E sa gjall me frymė un jam,
Kurr Shqypni, s’kam me t’harrue,
Edhe n’vorr me t’permend kam.22 ,

Shėrbėtorėt e atyre kundėr tė cilėve Fishta tėrė jetėn luftoi, e zhvarrosėn. Tė gjitha kėto marrėzira mbetėn tė kota. Fishta, siē thotė Lasgush Poradeci, mbeti shkėmb i tokės dhe shkėmb i shpirtit shqiptar.23
Dhe tani, kur po e pėrkujtojmė 60 vjetorin e vdekjes sė P.Gjergj Fishtės, po e pėrkujtojmė faktin se poeti i kombit mbetet gjallė pėrherė, sepse, Kanga e tij - siē thotė Ernest Koliqi - s’ka m’u shue deri sa gjaku arbnuer tė vlojė nė njė zemėr arbnore, pse ajo do tė jetė pasqyra e nji qytetnimi vėrtet shqiptar si sot ashtu nė kohnat mā tė lashta.24


mare nga URTIA

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Legjenda e shqiptarve Empty Re: Legjenda e shqiptarve

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi