♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si u vra legjenda e muzikes John Lennon.

Shko poshtė

Si u vra legjenda e muzikes John Lennon. Empty Si u vra legjenda e muzikes John Lennon.

Mesazh nga Morena Sat Dec 11, 2010 9:55 am

Nė Njė Jork, enigmatiku, karizmatiku, shpesh vetmitari dhe ish- “Beatles”, John Lennon, hyri nė hollin e Dakotės, parkingut tė bllokut ekskluziv tė ndėrtesave tė banimit nė tė cilin kishte jetuar 8 vitet e fundit. Kasetat e kėngės sė re, tė cilėn 40- vjeēari sapo e kishte regjistruar me titullin “Tė ecėsh nė akullin e hollė”, ranė nė dysheme, ndėrsa vetė John u shemb i mbuluar nga gjaku pas disa tė shtėnave qė erdhėn nga errėsira.Lennon po kthehej nė shtėpi, pas njė dite tė gjatė dhe tė lodhshme, me shpresėn se do tė arrinte qė ta takonte para gjumit tė birin e tij 5-vjeēar, Sean. Ai dhe Yoko Ono, bashkėshortja dhe bashkėpunėtorja e tij muzikore, zbritėn nga limuzina e bardhė para hyrjes dhe nė vend qė tė shkonin drejt e nė garazh preferuan qė tė bėnin njė copė rrugė nė kėmbė deri nė hyrjen e shtėpisė. Yoko ecte mė shpejt, duke vėnė re njė hije diku.

Por mendoi se si zakonisht do tė ishte hija e ndonjė admiruesi tė Lennon qė kishte dalė aty pėr t’i marrė kėngėtarit ndonjė autograf, siē ndodhte rėndom. John ndėrkohė vinte pas Yoko-s, ndėrkohė qė dėgjoi t’i thėrrisnin nė emėr: “Zoti Lennon?”Ylli ngadalėsoi hapin dhe u kthye pėr tė parė se kush i kishte thirrur. Befas tek pa njeriun nė mesin e errėsirės iu kujtua se atė fytyrė e kishte parė edhe disa herė tė tjera dhe madje mėngjesin e po asaj dite i kishte dhėnė njė autograf. Por kėtė herė i huaji kishte qėllim tjetėr. Ai ishte ulur nė gjunjė, nė njė pozicion luftarak me njė revolver nė duar. Nė kėto ēaste, ndėrsa tė dy ndodheshin pėrballė njėri-tjetrit, u dėgjuan 5 tė shtėna tė qėlluara nė vendet ku mund tė shkaktonin edhe dėmet fizike maksimale. Lennon bėri edhe disa hapa dhe nė kėto e sipėr arriti vetėm tė bėrtiste: “Mė qėlluan, mė qėlluan”. Kur mbėrriti nė spital, 4 orė pas tė shtėnave, ai kishte ndėrruar jetė.

Ndėrkohė vrasėsi, 25-vjeēari Mark Chapman, qėndroi shumė qetėsisht nė vendin e krimit. Nė shesh gjendeshin gėzhojat e plumbave qė ai kishte shtėnė mbi Lennon, pranė pellgjeve ende tė papastruara tė gjakut tė tij. I mbėshtetur nė murin e ndėrtesės, Mark nxori nga xhepi njė kopje tė librit tė tė famshmit JD Salinger, romani i famshėm “Chater in the Rye”, i cili fliste pėr jetėn e njė adoleshenti dhe prej tė cilit tha mė pas se kishte marrė frymėzimin pėr tė kryer aktin e tij.

Kur erdhėn policėt ai nuk bėri asnjė tentativė pėr tė ikur. Ndėrsa po i vendosnin prangat dhe po e dėrgonin drejt makinės sė policisė, Chapman deklaroi se kishte vepruar i vetėm dhe mė pas, ndėrsa e kishin ulur pėr ta marrė nė pyetje nė stacionin e policisė, u tha hetuesve se “Lennon duhej tė vdiste”. Pėr mbarė botėn, qė e priti e tronditur dhe me lot nė sy kėtė krim, Mark ishte thjesht njė i marrė. Ai kishte marrė shpesh droga dhe ishte njė person me probleme mendore. Nė shkollė nuk kishte shkuar mirė dhe ndihej i pėrbuzur dhe nė kėto kushte ai gjeti strehė nė njė botė imagjinare, nė tė cilėn ushtronte dhunė ndaj njerėzve tė tjerė. Ishte njė i rritur i mbetur ende i vogėl, qė nuk kishte bėrė kurrė njė punė tė duhur dhe qė gjente qetėsi vetėm kur dėgjonte kėngėt e “Beatles”. Ishte njė vetmitar, qė shpesh e identifikonte veten me anėn e mbyllur dhe hermetike tė John Lennon.

Por ideja e pasurisė sė madhe dhe famės sė madhe tė Lennon bėnė qė Mark tė ēonte nėpėr mendje ide tė dyshimta. Ai nisi qė ta ndiente veten tė tradhtuar, tė fyer nė thelbin e personalitetit tė tij. Sipas asaj qė nxorėn mė pas mjekėt, ai kishte dėshirė qė tė hakmerrej ndaj Lennon e ndėr tė tjera tė bėhej edhe vetė i famshėm, edhe pse vetėm pėr 15 minuta, por do tė ishin minuta qė do ta bėnin emrin e tij po aq tė pavdekshėm sa dhe emrin e vetė Lennon e mbi tė gjitha do t’i lidhnin kėta dy emra pėrjetėsisht bashkė.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi