♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ahmet Zogu: Jeta ime ėshtė njė histori aventurash .

Shko poshtė

Ahmet Zogu: Jeta ime ėshtė njė histori aventurash . Empty Ahmet Zogu: Jeta ime ėshtė njė histori aventurash .

Mesazh nga Morena Sat Feb 05, 2011 8:44 am

Written by Jason Tason Gazeta Tirana Observer

Ekskluzive/ Profesori i famshėm i Oksfordit, Jason Tason ka botuar nė
anglisht biografinė e parė dhe tė plotė tė Ahmet Zogut. Tason eksploron
realitetin e njė njeriu tė pėrshkruar nga “The Times”, si “mbreti i
ēuditshėm Zog” dhe dėshmon se ai ka qenė produkt i njė hapėsire dhe kohe
unike.Nė njė libėr me vlera tė rralla historike, ai sqaron se Mbreti
Zog ishte njė kuriozitet dhe mbeti kėshtu “monarku evropian mė i
pazakontė i shekullit tė 20-tė, njė njeri pa asnjė lidhje mbretėrore, i
cili krijoi mbretėrinė e tij”.Tason vė nė dukje se nga bashkėkohėsit e
tij, Zogu etiketohej si “i fundmi sundimtar romantik”, “gangsteri i
tmerrshėm”, “Napoleoni modern”, “patrioti mė i madh” dhe “kopuku”. Edhe
sot reputacioni i tij ėshtė burim debatesh, por Zogu ishte padyshim njė
prej figurave mė tė shquara nė historinė shqiptare. Edhe pse i njohur
pėr intrigat vrastare nė politikėbėrje, ai premtoi tė vinte rregull e
progres nė njė vend qė s’kishte njohur prej kohėsh asnjėrin prej kėtyre.
“Unė e bėra Shqipėrinė”, ka thėnė ai.Gazeta “Tirana Observer” boton sot
pjesėn e parė tė biografisė sė profesorit anglez. Ku do tė lexoni njė
intervistė tė jashtėzakonshme tė Ahmet Zogut, qė e ka cilėsuar jetėn e
vet me plot aventura. Pėr herė tė parė ai ka folur pėr gjithēka rreth
jetės sė vet.


Mbreti Zog i shqiptarėve ishte monarku evropian mė i pazakontė i
shekullit tė 20-tė; njė njeri pa asnjė lidhje mbretėrore qė themeloi
mbretėrinė e tij nė vitin 1928. Bashkėkohėsit nuk dinin ēfarė tė
mendonin. Epitetet pėr tė varionin nga: “sunduesi i fundmė romantik”,
“kusar despotik”, “gangster i tmerrshėm”, “nėn-monark piktoresk”,
“Napoleoni modern”, “laroja i Musolinit”; “mbase patrioti mė i madh”,
“lexues i Shekspirit dhe luftėtar i zotit”, “burrė sallonesh me
inteligjencė tė klasit tė parė”, “njė malėsor injorant”, “barbar i
ēoroditur dhe tradhtar”, “karakter aspak i kėndshėm”, “produkt ballkanik
par excellence”, “Zogu absurd”, “shpėtimtari i kombit”, babai i vendit
tė tij”, “kopuk”. Sigurisht qė nė sytė e tė huajve mbėrritja e beftė e
kėtij mbreti tė vetėshpallur e shtoi misterin e njė vendi tė njohur
kryesisht pėr malet, revoltat dhe gjakmarrjen. Sado qė Mbreti dėshironte
tė identifikohej me rregullin dhe progresin, emri i tij ishte mė sė
shumti i lidhur me intrigat politike vrastare. Ai ka rrėfyer: “Jeta ime
ėshtė njė histori aventurash”. Oborri i tij nė miniaturė nė Tiranė vuri
nė punė imagjinatėn e botės perėndimore nė vitet ’30, para se fashistėt
italianė ta detyronin tė arratisej dhe stalinistėt e post-luftės ta
mbanin aty. Komunistėt mė pas e minimizuan vendin e tij nė histori,
vendin e njė njeriu qė sipas ēdo standardi objektiv duhej tė renditej si
njė prej figurave tė tij mė tė shquara. Pėr pesė dekada me radhė
Shqipėria ishte njė vend i mbyllur, sinonim i marksizėm-leninizmit, por
si kudo nė Evropėn lindore, pėrfundimi i Luftės sė Ftohtė ka shfaqur
vazhdimėsi tė sė shkuarės sė para luftės qė sistemi totalitar i kishte
fshirė.
Njė editorial i “The Times” iu referua njėherė “mbretit tė ēuditshėm Zog
si njė shtojcė ireale” e historisė sė Shqipėrisė. Ky libėr ka si qėllim
ta bėjė atė tė duket real. Njerėzit qė jetojnė nė vende tė sigurta e tė
qėndrueshme, me kufij tė mirėpėrcaktuar dhe njė traditė qeverisjeje
ftohen tė lėnė mėnjanė supozimet e tyre mbi monarkinė moderne evropiane.

Mbreti Zog ishte njė kuriozitet dhe mbeti kėshtu: Monarku evropian mė i
pazakontė i shekullit tė 20-tė, njė njeri pa asnjė lidhje mbretėrore, i
cili krijoi mbretėrinė e tij.
Nga bashkėkohėsit e tij ai etiketohej si “i fundmi sundimtar romantik”,
“gangsteri i tmerrshėm”, “Napoeloni modern”, “patrioti mė i madh” dhe
“kopuku”. Edhe sot reputacioni i tij ėshtė burim debatesh, por Zogu
ishte padyshim njė prej figurave mė tė shquara nė historinė shqiptare.
Edhe pse i njohur pėr intrigat vrastare nė politikbėrje, ai premtoi tė
vinte rregull e progres nė njė vend qė s’kishte njohur prej kohėsh
asnjėrin prej kėtyre. “Unė e bėra Shqipėrinė”, ka thėnė ai.
Nė biografinė e parė tė plotė, Jason Tomes eksploron realitetin pas njė
njeriu tė pėrshkruar nga “The Times” si “mbreti i ēuditshėm Zog” dhe
dėshmon se ai ka qenė produkt i njė hapėsire dhe kohe unike. Njerėzit qė
jetojnė nė vende tė sigurta e tė qėndrueshme janė tė ftuar tė lėnė
mėnjanė supozimet e tyre mbi monarkinė moderne evropiane dhe tė njihen
me njė mbret, i cili u ka qėlluar atentatorėve tė tij dhe qė i paguante
faturat me shufra ari.
JASON TOMES ka dhėnė mėsim lėndėn e historisė dhe politikės moderne nė
universitetet e Oksfordit, Varshavės dhe Bostonit. Interesi i tij mbi
Shqipėrinė daton 25 vjet mė parė, kur ai dėgjoi pėr herė tė parė nė valė
tė shkurtra radio Tiranėn. Ai ėshtė autori i librave “Balfour” dhe
“Foreign Policy” si dhe mbi pesėdhjetė artikujve pėr “Oxford Dictionary
of National Biography”.

Njė audiencė me mbretin Zog


Vendi mė i harruar i Evropės, Shqipėria. Nė vitet ’30 tragetet zbarkonin
ēdo ditė nga taka e Italisė dhe njė avion pesė vendesh i
“Adria-Aero-Lloyd” fluturonte tre herė nė javė drejt aeroportit tė
Tiranės, por shėrbimet ishin nėn standardet e pėrdorimit dhe nuk
viheshin dot nė punė pa subvencione. Nė vendin mė tė vogėl ballkanik, tė
huajt ishin aq tė rrallė sa bėheshin menjėherė tė famshėm. Njė anglez,
francez apo amerikan i respektuar, i cili shfaqte interes tė kėnaqshėm
ndaj vendit mund ta kishte relativisht tė lehtė tė pėrftonte njė pritje
nga mbreti-politikan. Ekzistonte njė histori sipas tė cilės kur Zogu
mėrzitej u telefononte hoteleve pėr tė gjetur ndonjė tė huaj interesant
qė tė shkėmbente dy llafe me tė. Pallati i tij ishte mė pak se pesė
minuta larg dhe gjuha e pėrbashkėt gjendej shumė kollaj. Mbreti nuk
ishte kozmopolitan, por ai fliste turqisht shumė mirė, gjermanisht mirė
dhe frėngjisht mjaftueshėm pėr tė biseduar. Anglishtja nuk ishte opsion,
ai refuzonte tė humbiste kohė me njė gjuhė, e cila i bindej gramatikės
vetėm dhjetė pėr qind. Njė roje me njė “Z” tė ndritshme nė pelerinė
shoqėronte vizitorėt pėrmes rrugės me tulla tė kuqe nė kompleksin
mbretėror, nė juglindje tė sheshit qendror. Njė sekretar, mbase Sotir
Martini, apo adjutanti energjik Zef Sereqi shfaqeshin para tė ftuarve
pėr t’i informuar mbi disa pika tė protokollit. Dymbėdhjetė hapa mė tej
shfaqej vila dykatėshe me stuko tė verdhė, e cila ishte ndėrtuar pėr njė
tregtar turk para luftės. I drejtuar nė sallonin e vogėl tė pritjes me
pasqyra tė ndritshme dhe llambadarė venecianė vizitori mund tė shihte
stallierin e oborrit nėpėrmjet perdeve pėrpara se tė shfaqeshin kanatet e
xhamit. Njė burrė me flokė kafe dilte menjėherė nė skenė, i ulur nė
fund tė njė dhomė tė gjatė dhe tė ndriēuar mirė, e mobiluar nė stil
modern me letėr muri ngjyrė tė gjelbėr. Mbreti dukej i vogėl dhe thuajse
i padukshėm ndėrmjet tryezės sė madhe prej druri tė kuq dhe portretit
tė madh tė varur nė murin mbas. Syprina e tryezės ishte e rregullt dhe
me shkėlqim. Nė pikturė shfaqej njė grua e ashpėr meso-moshė me njė
paraqitje jo dhe aq mbretėrore. Vizitori hynte nė dhomė dhe kollitej
lehtė. Kishte gjithnjė njė shtėllunge tymi duhani dhe rrallėherė ndonjė
dritare tė hapur. Ai pėrkulej tre herė (siē ishte udhėzuar) dhe ecte
pėrpara me hapa tė kujdesshėm. Ata mė me pak fat janė penguar shpeshherė
nė qilimat dekorativė tė shtruar nė dyshemenė e lėmuar. Teksa i afrohej
tryezės, sytė e tij pėrqendroheshin nė tiparin mė ekstravagant nė
horizont: Mustaqet e Mbretit. Edhe pse shumė tė mėdha, ato ishin
gjithmonė tė rregulluara dhe tė stiluara me maja tė holla tė rregullta.
Tundimi pėr t’u ngulur sytė mustaqeve duhej nėnshtruar teksa mbreti
ngrihej avash dhe pėshpėriste disa fjalė pėrshėndetje me zė tė ulėt e tė
qartė. Ai ishte rreth 1 metėr e 80 i gjatė, qėndrimi i tij i drejtė dhe
figura e tij thatime. Ai bėnte ēmos qė tė dukej i mbajtur: Njė kostum
ngjyrė gri dopiopet nga Savile Roė, njė kėmishė e bardhė nga Sulka,
Paris, kėpucė tė prodhuara me dorė nė Itali. Njė buzėqeshje e qetė
shoqėronte shtrėngimin e fortė tė dorės dhe vizitori ulej.
“Njė cigare?”
Me njė gjest mospėrfillės, Mbreti ofronte njė sėrė markash cigaresh nga
tavolina e tij. Ai merrte gjithnjė njė pėr vete (i kėrkonte falje jo
duhanpirėsve) dhe teksa cigarishtja e mbante tė zėnė pėr njė moment,
vizitori mund tė skanonte nė mendje mbretin. Ai kishte njė fytyrė tė
gjatė si rozė, jo me tipare mesdhetare, qė vinte nė formė konike nga
balli i gjerė tek mjekra e ngushtė. Balli ishte i lartė dhe mund tė
kishte qenė mė i lartė po tė mos ishte pėr flokėt e krehur nė anėn e
majtė. Mė pas, vihej re, sado e ēuditshme qė tė ngjajė, se mjekra nuk
ishte aq e mprehtė sa dukej nė fotografi. Tipari qė binte mė shumė nė sy
ishte hunda e drejtė, e cila nė profil shkrihej me ballin nė vijė tė
drejtė. Herė pas herė vetullat e rėna i jepnin njė pamje zymtėsisht tė
pėrvuajtur qė ngjante simpatike dhe lehtėsisht komike. Vizitori mė pas
pyeste veten nėse aristokrati 38-vjeēar ishte vėrtet prijėsi i
pamėshirshėm malėsor, i cili kishte shkatėrruar rivalėt e tij dhe
themeluar mbretėrinė. Zogu ulej nė karrigen e tij, buzėqeshte sėrish
lehtė, a thua se po i zbulonte vizitorit hijen e njė sekreti qė veē ai
vetė e dinte. Pavarėsisht plogėshtisė qė i shfaqej nė portret, sytė blu
nė gri ishin gjithmonė nė gatishmėri. “Shkrepini pyetjet tuaja tė
pavend”, thoshte duke qeshur pėrpara se tė vazhdonte tė jepte pėrgjigje
krejtėsisht tė matura. Pse e ktheu Shqipėrinė nga republikė nė monarki
para disa vjetėsh? Kishte vetėm njė arsye pėr kėtė. Ndryshimi ishte bėrė
nė pėrputhje me shpirtin dhe dėshirėn e shqiptarėve, themeli politik i
tė cilėve kishte qenė gjithnjė ndarja nė prijės e baronė, secili i
udhėhequr nga njė shef suprem. Intonacioni i zėrit tė tij ngjante
ēuditėrisht i ri; njė lloj rezervimi adoleshent davariste menjėherė
idenė e njė gjarpri dhome. “I vetmi ndryshim pėr mua ėshtė se, nė vend
qė tė punoj tetė orė nė ditė tani punoj 18 dhe mbaj pėrgjegjėsi pėr
gjithė shtetin. Jam njė punonjės i vetėm qė bėj punėn time. Ky ėshtė
kuptimi i mbretėrisė pėr mua”, thoshte me njė ngėrdheshje komike. Mbreti
sigurisht nuk e mohonte faktin se Shqipėria kishte probleme tė mėdha
financiare. Si mund tė pėrballojė njė familje mbretėrore njė komb aq i
varfėr? Ky kundėrshtim zhvendosej me mirėsjellje nga atmosfera.
“Financiarisht, njė mbret nuk i kushton njė vendi asnjė qindarkė mė
shumė se njė president”. Tė dy kanė nevojė pėr njė pallat. Tė dy kanė
nevojė pėr roje. Me njė buzėqeshje tjetėr – e ngjyrosur me njė nuancė tė
pavend melankolie romantike – Zogu i referohej uniformės sė tij tė
bardhė me zbukurime floriri, e lidhur ngushtė me tė. Ajo ishte blerė
para se ai tė merrte fronin: “Kur isha president duhej tė vishesha siē
ma kėrkonte posti, por edhe mė i varfri i shqiptarėve ka njė nuancė
mbretėrore, ndaj tani qė jam mbreti i tyre nuk ėshtė e nevojshme qė ta
theksoj nė njė ndonjė mėnyrė”. Nė njė mėnyrė kokėfortė dukej sikur ai
kėrkonte aprovim, edhe intimitet. Ai kishte njė intonacion intim tė
alternuar me pėrmbajtjen aspak personale tė pėrgjigjeve tė tij dhe i
mbante sytė e ngulur me ngulm tek i ftuari, i pavėmendshėm ndaj
gumėzhimave tė ndihmėsve tė tij qė depėrtonin mes dyerve tė xhamit.
Ishte gabim i zakonshėm qė monarkia tė konsiderohet si luksoze,
vazhdonte mė tej ai. “Adoptimi i njė regjimi qė i shkon mė shumė pėr
shtat vendit garanton stabilitet mė tė madh tė brendshėm, i cili si
pasojė garanton dhe mbėshtetje mė tė madhe tė huaj”. Njė republike
ballkanike s’kishte qenė ndonjėherė anomali. Sigurisht, mbreti i
shqiptarėve nuk mendonte se i takonte e drejta hyjnore. Ai ishte njė
monark kushtetues, i cili e kuptonte se pushteti i tij vinte nga
njerėzit.
Kjo nėnkuptonte njė regjim tė lirė dhe demokratik?
Zogu ishte gati tė tundte kokėn nė shenjė miratimi, kur i kujtohej se tė
huajt kishin zakonin e ngatėrrueshėm tė ulnin e ngrinin kokėn pėr tė
pohuar dhe tė tundin kokėn anash pėr tė mohuar. Ai sforcohej pėr tė
lėvizur kokėn poshtė-lart. “Si mbret i popullit tim unė nuk kam asnjė
interes se cila parti fiton dhomėn e lartė pėrmes metodave kushtetuese.
Kjo do tė ndihmojė nė edukimin e njerėzve sipas linjave demokratike, si
nė SHBA dhe do tė sigurojė liri mė tė madhe pėr tė gjithė”.
Kishte parti politike nė Shqipėri?
Jo nė kuptimin formal pėr momentin, rrėfente ai. Pėr momentin, mbreti i
shqiptarėve duhej tė ishte lideri dhe mėsuesi i popullit tė tij.
Zhvillimi i vėrtetė politik, do kohė. “Nuk mund tė mėsohet njė fėmijė
pesė vjeē njėsoj siē mund tė mėsohet njė i rritur. Vetėm me vazhdimin e
luftės ndaj analfabetizmit, fuqitė dhe pėrgjegjėsitė e njerėzve tė
zgjedhur si pėrfaqėsues, mund tė rriten.” Progres i konsiderueshėm ishte
bėrė nė arsim, theksonte ai. Jo shumė kohė mė parė, jo mė shumė se dy
mijė fėmijė shkonin nė shkollė. Sot, ky numėr ishte rreth 60 mijė.
Kur do tė fitojnė femrat shqiptare tė drejta tė barabarta politike?
“Statusi i lartė e femrave ėshtė njė prej faktorėve kryesorė nė forcimin
e njė shteti”, deklaronte me bindje Zogu. “Mendoj se do tė ndjej
pėrmbushjen e misionit mė tė madh tė jetės sime, kur statusi dhe kultura
e femrave nė Shqipėri tė arrijė majat, fillimisht nė lartėsinė e
vendeve tė tjera ballkanike e mė pas nė nivelin e femrave tė botės
perėndimore”. Tė drejtat politike ishin vetėm njė segment i procesit.
“Unė dua t’i arsimoj femrat, por dua dhe t’u mėsoj tė jenė nėna e
shtėpiake tė mira. Unė dua qė femrat shqiptare tė jenė gra tė mira si
ajo”. Ai e kthente karrigen dhe pėrkulej lehtėsisht ndaj portretit qė
varej nė murin pas tij, i vetmi portret nė dhomė nė fakt. “Ajo ėshtė
nėna ime”, shpjegonte ai me ndjenjė dhe ndalej njė moment pėr tė vėnė
rregull nė mendimet e tij e pėr tė ndezur njė cigare tjetėr. Poligamia
dhe fejesa nė djep ishin ndaluar tashmė dhe shumė shpejt do hiqej dhe
perēja. “Do jetė njė proces i gjatė sepse na duhet tė ērrėnjosim shumė
paragjykime e menjėherė mė pas do tė vijė dhe e drejta e votimit pėr
femrat. E drejta e votės pėr gratė ėshtė njė fenomen i ri dhe nė
shoqėritė mė tė avancuara, kujtoni.
“Ne jemi shekuj pas Evropės pėr sa i pėrket civilizimit”, vėrente Mbreti
me njė rrudhje vetullash. Kushdo mund ta dallonte se subjektet e tij tė
bisedės ishin injoranca dhe progresi. Nuk ishte faji i tyre. Sundimi
turk deri nė vitin 1912 i kishte lėnė ndjenjat, moralin dhe metodat
bujqėsore tė Mesjetės. Nėse vizitori udhėtonte nė male, ai do shokohej
me kushtet mė tė varfra tė jetesės qė mund tė gjendeshin nė Evropė. “Mė
vjen shumė turp nga kjo ndonjėherė”, psherėtinte ai. “Justifikimi ynė i
vetėm ėshtė se nuk i bėjmė dot tė gjitha njėherėsh”. Pesėqind vjet
qėndrim nė vend, duhej tė ē’bėheshin nė njė farė mėnyre. “Ėshtė qėllimi
im qė tė civilizoj njerėzit e mi dhe t’i bėj me sa tė mundem qė tė
pėrftojnė zakonet dhe traditat perėndimore”. Gjakmarrja mund tė jetė e
pranishme nė vende tė ndryshme tė mbretėrisė, por ligji dhe rregulli
kishin bėrė progres tė madh sė fundmi. Mbreti thoshte ftohtė se dhe ai
vetė ishte objekt i shumė armiqėsive, e asnjė prej tyre s’kishte pasur
sukses. Nė njė pikė tė intervistės, Mbreti e linte cigaren dhe pėrkulje
lehtė me vėshtrim reflektues ndėr sy. Duke vėnė duart e bardha delikate
nė tryezė, ai fliste butė dhe ndershmėrisht: “Unė do u mbetem besnik
interesave tė Shqipėrisė dhe mirėqenies sė popullit tė saj, edhe nėse mė
duhet tė sakrifikoj jetėn. Nėse kėto fjalė nuk justifikojnė veprimet e
mia, atėherė gjithēka kam bėrė deri tani pėr vendin tim, ėshtė thjesht
shtirje”.
Kushdo qė s’ishte bindur nga ndershmėria e Zogut deri nė kėtė pikė,
mbase s’do bindej kurrė. Sidoqoftė, vizitori i sjellshėm i uronte
suksese nė misionin e tij. Ministėr i Brendshėm nė moshėn 24-vjeēare;
Kryeministėr nė moshėn 27-vjeēare; President nė moshėn 29-vjeēare dhe
mbret nė moshėn 32-vjeēare – ai me siguri qė kishte punuar fort pėr
konsolidimin e kombit shqiptar. Sovrani i kėnaqur falėnderonte mė pas
vizitorin pėr mendjemprehtėsinė e tij. Qeveritė e huaja, fatkeqėsisht
nuk ishin gjithnjė aq tė shpejta pėr tė vlerėsuar punėn e tij. Shqipėria
ishte njė vend i vogėl, thuajse aq sa Uellsi apo Nju Xhersi: 354
kilometra e gjatė dhe 144 e gjerė. Por Zogu insistonte se pozicioni nė
hyrje tė detit Adriatik, i jepte rėndėsi strategjike tė rėndėsishme.
“Pavarėsia e Shqipėrisė ėshtė thelbėsore pėr paqen nė Evropė”, pohonte
ai. Duhet tė jetė njė shtet neutral, i pėrhershėm si Zvicra. Ky krahasim
mund tė ēohej dhe mė tej. Ėndrra e tij ishte qė njė ditė, rrugėt dhe
hotelet e reja e tė bukura, do ta kthenin “Hirushen” e tij nė njė
destinacion turistik tė lakmuar, duke ofruar edhe ski alpine, edhe
plazhe mesdhetare.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi