♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ahmet Zogu.

Shko poshtė

Ahmet Zogu. Empty Ahmet Zogu.

Mesazh nga Vizitor Wed Oct 07, 2009 4:46 pm

Written by Jason Tason Gazeta Tirana Observer!

Ahmet Zogu: Jeta ime ėshtė njė histori aventurash


Ekskluzive/ Profesori i famshėm i Oksfordit, Jason Tason ka botuar nė anglisht biografinė e parė dhe tė plotė tė Ahmet Zogut. Tason eksploron realitetin e njė njeriu tė pėrshkruar nga “The Times”, si “mbreti i ēuditshėm Zog” dhe dėshmon se ai ka qenė produkt i njė hapėsire dhe kohe unike.Nė njė libėr me vlera tė rralla historike, ai sqaron se Mbreti Zog ishte njė kuriozitet dhe mbeti kėshtu “monarku evropian mė i pazakontė i shekullit tė 20-tė, njė njeri pa asnjė lidhje mbretėrore, i cili krijoi mbretėrinė e tij”.Tason vė nė dukje se nga bashkėkohėsit e tij, Zogu etiketohej si “i fundmi sundimtar romantik”, “gangsteri i tmerrshėm”, “Napoleoni modern”, “patrioti mė i madh” dhe “kopuku”. Edhe sot reputacioni i tij ėshtė burim debatesh, por Zogu ishte padyshim njė prej figurave mė tė shquara nė historinė shqiptare. Edhe pse i njohur pėr intrigat vrastare nė politikėbėrje, ai premtoi tė vinte rregull e progres nė njė vend qė s’kishte njohur prej kohėsh asnjėrin prej kėtyre. “Unė e bėra Shqipėrinė”, ka thėnė ai.Gazeta “Tirana Observer” boton sot pjesėn e parė tė biografisė sė profesorit anglez. Ku do tė lexoni njė intervistė tė jashtėzakonshme tė Ahmet Zogut, qė e ka cilėsuar jetėn e vet me plot aventura. Pėr herė tė parė ai ka folur pėr gjithēka rreth jetės sė vet.
Mbreti Zog i shqiptarėve ishte monarku evropian mė i pazakontė i shekullit tė 20-tė; njė njeri pa asnjė lidhje mbretėrore qė themeloi mbretėrinė e tij nė vitin 1928. Bashkėkohėsit nuk dinin ēfarė tė mendonin. Epitetet pėr tė varionin nga: “sunduesi i fundmė romantik”, “kusar despotik”, “gangster i tmerrshėm”, “nėn-monark piktoresk”, “Napoleoni modern”, “laroja i Musolinit”; “mbase patrioti mė i madh”, “lexues i Shekspirit dhe luftėtar i zotit”, “burrė sallonesh me inteligjencė tė klasit tė parė”, “njė malėsor injorant”, “barbar i ēoroditur dhe tradhtar”, “karakter aspak i kėndshėm”, “produkt ballkanik par excellence”, “Zogu absurd”, “shpėtimtari i kombit”, babai i vendit tė tij”, “kopuk”. Sigurisht qė nė sytė e tė huajve mbėrritja e beftė e kėtij mbreti tė vetėshpallur e shtoi misterin e njė vendi tė njohur kryesisht pėr malet, revoltat dhe gjakmarrjen. Sado qė Mbreti dėshironte tė identifikohej me rregullin dhe progresin, emri i tij ishte mė sė shumti i lidhur me intrigat politike vrastare. Ai ka rrėfyer: “Jeta ime ėshtė njė histori aventurash”. Oborri i tij nė miniaturė nė Tiranė vuri nė punė imagjinatėn e botės perėndimore nė vitet ’30, para se fashistėt italianė ta detyronin tė arratisej dhe stalinistėt e post-luftės ta mbanin aty. Komunistėt mė pas e minimizuan vendin e tij nė histori, vendin e njė njeriu qė sipas ēdo standardi objektiv duhej tė renditej si njė prej figurave tė tij mė tė shquara. Pėr pesė dekada me radhė Shqipėria ishte njė vend i mbyllur, sinonim i marksizėm-leninizmit, por si kudo nė Evropėn lindore, pėrfundimi i Luftės sė Ftohtė ka shfaqur vazhdimėsi tė sė shkuarės sė para luftės qė sistemi totalitar i kishte fshirė.
Njė editorial i “The Times” iu referua njėherė “mbretit tė ēuditshėm Zog si njė shtojcė ireale” e historisė sė Shqipėrisė. Ky libėr ka si qėllim ta bėjė atė tė duket real. Njerėzit qė jetojnė nė vende tė sigurta e tė qėndrueshme, me kufij tė mirėpėrcaktuar dhe njė traditė qeverisjeje ftohen tė lėnė mėnjanė supozimet e tyre mbi monarkinė moderne evropiane.
Mbreti Zog ishte njė kuriozitet dhe mbeti kėshtu: Monarku evropian mė i pazakontė i shekullit tė 20-tė, njė njeri pa asnjė lidhje mbretėrore, i cili krijoi mbretėrinė e tij.
Nga bashkėkohėsit e tij ai etiketohej si “i fundmi sundimtar romantik”, “gangsteri i tmerrshėm”, “Napoeloni modern”, “patrioti mė i madh” dhe “kopuku”. Edhe sot reputacioni i tij ėshtė burim debatesh, por Zogu ishte padyshim njė prej figurave mė tė shquara nė historinė shqiptare. Edhe pse i njohur pėr intrigat vrastare nė politikbėrje, ai premtoi tė vinte rregull e progres nė njė vend qė s’kishte njohur prej kohėsh asnjėrin prej kėtyre. “Unė e bėra Shqipėrinė”, ka thėnė ai.
Nė biografinė e parė tė plotė, Jason Tomes eksploron realitetin pas njė njeriu tė pėrshkruar nga “The Times” si “mbreti i ēuditshėm Zog” dhe dėshmon se ai ka qenė produkt i njė hapėsire dhe kohe unike. Njerėzit qė jetojnė nė vende tė sigurta e tė qėndrueshme janė tė ftuar tė lėnė mėnjanė supozimet e tyre mbi monarkinė moderne evropiane dhe tė njihen me njė mbret, i cili u ka qėlluar atentatorėve tė tij dhe qė i paguante faturat me shufra ari.
JASON TOMES ka dhėnė mėsim lėndėn e historisė dhe politikės moderne nė universitetet e Oksfordit, Varshavės dhe Bostonit. Interesi i tij mbi Shqipėrinė daton 25 vjet mė parė, kur ai dėgjoi pėr herė tė parė nė valė tė shkurtra radio Tiranėn. Ai ėshtė autori i librave “Balfour” dhe “Foreign Policy” si dhe mbi pesėdhjetė artikujve pėr “Oxford Dictionary of National Biography”.

Njė audiencė me mbretin Zog
Vendi mė i harruar i Evropės, Shqipėria. Nė vitet ’30 tragetet zbarkonin ēdo ditė nga taka e Italisė dhe njė avion pesė vendesh i “Adria-Aero-Lloyd” fluturonte tre herė nė javė drejt aeroportit tė Tiranės, por shėrbimet ishin nėn standardet e pėrdorimit dhe nuk viheshin dot nė punė pa subvencione. Nė vendin mė tė vogėl ballkanik, tė huajt ishin aq tė rrallė sa bėheshin menjėherė tė famshėm. Njė anglez, francez apo amerikan i respektuar, i cili shfaqte interes tė kėnaqshėm ndaj vendit mund ta kishte relativisht tė lehtė tė pėrftonte njė pritje nga mbreti-politikan. Ekzistonte njė histori sipas tė cilės kur Zogu mėrzitej u telefononte hoteleve pėr tė gjetur ndonjė tė huaj interesant qė tė shkėmbente dy llafe me tė. Pallati i tij ishte mė pak se pesė minuta larg dhe gjuha e pėrbashkėt gjendej shumė kollaj. Mbreti nuk ishte kozmopolitan, por ai fliste turqisht shumė mirė, gjermanisht mirė dhe frėngjisht mjaftueshėm pėr tė biseduar. Anglishtja nuk ishte opsion, ai refuzonte tė humbiste kohė me njė gjuhė, e cila i bindej gramatikės vetėm dhjetė pėr qind. Njė roje me njė “Z” tė ndritshme nė pelerinė shoqėronte vizitorėt pėrmes rrugės me tulla tė kuqe nė kompleksin mbretėror, nė juglindje tė sheshit qendror. Njė sekretar, mbase Sotir Martini, apo adjutanti energjik Zef Sereqi shfaqeshin para tė ftuarve pėr t’i informuar mbi disa pika tė protokollit. Dymbėdhjetė hapa mė tej shfaqej vila dykatėshe me stuko tė verdhė, e cila ishte ndėrtuar pėr njė tregtar turk para luftės. I drejtuar nė sallonin e vogėl tė pritjes me pasqyra tė ndritshme dhe llambadarė venecianė vizitori mund tė shihte stallierin e oborrit nėpėrmjet perdeve pėrpara se tė shfaqeshin kanatet e xhamit. Njė burrė me flokė kafe dilte menjėherė nė skenė, i ulur nė fund tė njė dhomė tė gjatė dhe tė ndriēuar mirė, e mobiluar nė stil modern me letėr muri ngjyrė tė gjelbėr. Mbreti dukej i vogėl dhe thuajse i padukshėm ndėrmjet tryezės sė madhe prej druri tė kuq dhe portretit tė madh tė varur nė murin mbas. Syprina e tryezės ishte e rregullt dhe me shkėlqim. Nė pikturė shfaqej njė grua e ashpėr meso-moshė me njė paraqitje jo dhe aq mbretėrore. Vizitori hynte nė dhomė dhe kollitej lehtė. Kishte gjithnjė njė shtėllunge tymi duhani dhe rrallėherė ndonjė dritare tė hapur. Ai pėrkulej tre herė (siē ishte udhėzuar) dhe ecte pėrpara me hapa tė kujdesshėm. Ata mė me pak fat janė penguar shpeshherė nė qilimat dekorativė tė shtruar nė dyshemenė e lėmuar. Teksa i afrohej tryezės, sytė e tij pėrqendroheshin nė tiparin mė ekstravagant nė horizont: Mustaqet e Mbretit. Edhe pse shumė tė mėdha, ato ishin gjithmonė tė rregulluara dhe tė stiluara me maja tė holla tė rregullta. Tundimi pėr t’u ngulur sytė mustaqeve duhej nėnshtruar teksa mbreti ngrihej avash dhe pėshpėriste disa fjalė pėrshėndetje me zė tė ulėt e tė qartė. Ai ishte rreth 1 metėr e 80 i gjatė, qėndrimi i tij i drejtė dhe figura e tij thatime. Ai bėnte ēmos qė tė dukej i mbajtur: Njė kostum ngjyrė gri dopiopet nga Savile Roė, njė kėmishė e bardhė nga Sulka, Paris, kėpucė tė prodhuara me dorė nė Itali. Njė buzėqeshje e qetė shoqėronte shtrėngimin e fortė tė dorės dhe vizitori ulej.
“Njė cigare?”
Me njė gjest mospėrfillės, Mbreti ofronte njė sėrė markash cigaresh nga tavolina e tij. Ai merrte gjithnjė njė pėr vete (i kėrkonte falje jo duhanpirėsve) dhe teksa cigarishtja e mbante tė zėnė pėr njė moment, vizitori mund tė skanonte nė mendje mbretin. Ai kishte njė fytyrė tė gjatė si rozė, jo me tipare mesdhetare, qė vinte nė formė konike nga balli i gjerė tek mjekra e ngushtė. Balli ishte i lartė dhe mund tė kishte qenė mė i lartė po tė mos ishte pėr flokėt e krehur nė anėn e majtė. Mė pas, vihej re, sado e ēuditshme qė tė ngjajė, se mjekra nuk ishte aq e mprehtė sa dukej nė fotografi. Tipari qė binte mė shumė nė sy ishte hunda e drejtė, e cila nė profil shkrihej me ballin nė vijė tė drejtė. Herė pas herė vetullat e rėna i jepnin njė pamje zymtėsisht tė pėrvuajtur qė ngjante simpatike dhe lehtėsisht komike. Vizitori mė pas pyeste veten nėse aristokrati 38-vjeēar ishte vėrtet prijėsi i pamėshirshėm malėsor, i cili kishte shkatėrruar rivalėt e tij dhe themeluar mbretėrinė. Zogu ulej nė karrigen e tij, buzėqeshte sėrish lehtė, a thua se po i zbulonte vizitorit hijen e njė sekreti qė veē ai vetė e dinte. Pavarėsisht plogėshtisė qė i shfaqej nė portret, sytė blu nė gri ishin gjithmonė nė gatishmėri. “Shkrepini pyetjet tuaja tė pavend”, thoshte duke qeshur pėrpara se tė vazhdonte tė jepte pėrgjigje krejtėsisht tė matura. Pse e ktheu Shqipėrinė nga republikė nė monarki para disa vjetėsh? Kishte vetėm njė arsye pėr kėtė. Ndryshimi ishte bėrė nė pėrputhje me shpirtin dhe dėshirėn e shqiptarėve, themeli politik i tė cilėve kishte qenė gjithnjė ndarja nė prijės e baronė, secili i udhėhequr nga njė shef suprem. Intonacioni i zėrit tė tij ngjante ēuditėrisht i ri; njė lloj rezervimi adoleshent davariste menjėherė idenė e njė gjarpri dhome. “I vetmi ndryshim pėr mua ėshtė se, nė vend qė tė punoj tetė orė nė ditė tani punoj 18 dhe mbaj pėrgjegjėsi pėr gjithė shtetin. Jam njė punonjės i vetėm qė bėj punėn time. Ky ėshtė kuptimi i mbretėrisė pėr mua”, thoshte me njė ngėrdheshje komike. Mbreti sigurisht nuk e mohonte faktin se Shqipėria kishte probleme tė mėdha financiare. Si mund tė pėrballojė njė familje mbretėrore njė komb aq i varfėr? Ky kundėrshtim zhvendosej me mirėsjellje nga atmosfera. “Financiarisht, njė mbret nuk i kushton njė vendi asnjė qindarkė mė shumė se njė president”. Tė dy kanė nevojė pėr njė pallat. Tė dy kanė nevojė pėr roje. Me njė buzėqeshje tjetėr – e ngjyrosur me njė nuancė tė pavend melankolie romantike – Zogu i referohej uniformės sė tij tė bardhė me zbukurime floriri, e lidhur ngushtė me tė. Ajo ishte blerė para se ai tė merrte fronin: “Kur isha president duhej tė vishesha siē ma kėrkonte posti, por edhe mė i varfri i shqiptarėve ka njė nuancė mbretėrore, ndaj tani qė jam mbreti i tyre nuk ėshtė e nevojshme qė ta theksoj nė njė ndonjė mėnyrė”. Nė njė mėnyrė kokėfortė dukej sikur ai kėrkonte aprovim, edhe intimitet. Ai kishte njė intonacion intim tė alternuar me pėrmbajtjen aspak personale tė pėrgjigjeve tė tij dhe i mbante sytė e ngulur me ngulm tek i ftuari, i pavėmendshėm ndaj gumėzhimave tė ndihmėsve tė tij qė depėrtonin mes dyerve tė xhamit. Ishte gabim i zakonshėm qė monarkia tė konsiderohet si luksoze, vazhdonte mė tej ai. “Adoptimi i njė regjimi qė i shkon mė shumė pėr shtat vendit garanton stabilitet mė tė madh tė brendshėm, i cili si pasojė garanton dhe mbėshtetje mė tė madhe tė huaj”. Njė republike ballkanike s’kishte qenė ndonjėherė anomali. Sigurisht, mbreti i shqiptarėve nuk mendonte se i takonte e drejta hyjnore. Ai ishte njė monark kushtetues, i cili e kuptonte se pushteti i tij vinte nga njerėzit.
Kjo nėnkuptonte njė regjim tė lirė dhe demokratik?
Zogu ishte gati tė tundte kokėn nė shenjė miratimi, kur i kujtohej se tė huajt kishin zakonin e ngatėrrueshėm tė ulnin e ngrinin kokėn pėr tė pohuar dhe tė tundin kokėn anash pėr tė mohuar. Ai sforcohej pėr tė lėvizur kokėn poshtė-lart. “Si mbret i popullit tim unė nuk kam asnjė interes se cila parti fiton dhomėn e lartė pėrmes metodave kushtetuese. Kjo do tė ndihmojė nė edukimin e njerėzve sipas linjave demokratike, si nė SHBA dhe do tė sigurojė liri mė tė madhe pėr tė gjithė”.
Kishte parti politike nė Shqipėri?
Jo nė kuptimin formal pėr momentin, rrėfente ai. Pėr momentin, mbreti i shqiptarėve duhej tė ishte lideri dhe mėsuesi i popullit tė tij. Zhvillimi i vėrtetė politik, do kohė. “Nuk mund tė mėsohet njė fėmijė pesė vjeē njėsoj siē mund tė mėsohet njė i rritur. Vetėm me vazhdimin e luftės ndaj analfabetizmit, fuqitė dhe pėrgjegjėsitė e njerėzve tė zgjedhur si pėrfaqėsues, mund tė rriten.” Progres i konsiderueshėm ishte bėrė nė arsim, theksonte ai. Jo shumė kohė mė parė, jo mė shumė se dy mijė fėmijė shkonin nė shkollė. Sot, ky numėr ishte rreth 60 mijė.
Kur do tė fitojnė femrat shqiptare tė drejta tė barabarta politike?
“Statusi i lartė e femrave ėshtė njė prej faktorėve kryesorė nė forcimin e njė shteti”, deklaronte me bindje Zogu. “Mendoj se do tė ndjej pėrmbushjen e misionit mė tė madh tė jetės sime, kur statusi dhe kultura e femrave nė Shqipėri tė arrijė majat, fillimisht nė lartėsinė e vendeve tė tjera ballkanike e mė pas nė nivelin e femrave tė botės perėndimore”. Tė drejtat politike ishin vetėm njė segment i procesit. “Unė dua t’i arsimoj femrat, por dua dhe t’u mėsoj tė jenė nėna e shtėpiake tė mira. Unė dua qė femrat shqiptare tė jenė gra tė mira si ajo”. Ai e kthente karrigen dhe pėrkulej lehtėsisht ndaj portretit qė varej nė murin pas tij, i vetmi portret nė dhomė nė fakt. “Ajo ėshtė nėna ime”, shpjegonte ai me ndjenjė dhe ndalej njė moment pėr tė vėnė rregull nė mendimet e tij e pėr tė ndezur njė cigare tjetėr. Poligamia dhe fejesa nė djep ishin ndaluar tashmė dhe shumė shpejt do hiqej dhe perēja. “Do jetė njė proces i gjatė sepse na duhet tė ērrėnjosim shumė paragjykime e menjėherė mė pas do tė vijė dhe e drejta e votimit pėr femrat. E drejta e votės pėr gratė ėshtė njė fenomen i ri dhe nė shoqėritė mė tė avancuara, kujtoni.
“Ne jemi shekuj pas Evropės pėr sa i pėrket civilizimit”, vėrente Mbreti me njė rrudhje vetullash. Kushdo mund ta dallonte se subjektet e tij tė bisedės ishin injoranca dhe progresi. Nuk ishte faji i tyre. Sundimi turk deri nė vitin 1912 i kishte lėnė ndjenjat, moralin dhe metodat bujqėsore tė Mesjetės. Nėse vizitori udhėtonte nė male, ai do shokohej me kushtet mė tė varfra tė jetesės qė mund tė gjendeshin nė Evropė. “Mė vjen shumė turp nga kjo ndonjėherė”, psherėtinte ai. “Justifikimi ynė i vetėm ėshtė se nuk i bėjmė dot tė gjitha njėherėsh”. Pesėqind vjet qėndrim nė vend, duhej tė ē’bėheshin nė njė farė mėnyre. “Ėshtė qėllimi im qė tė civilizoj njerėzit e mi dhe t’i bėj me sa tė mundem qė tė pėrftojnė zakonet dhe traditat perėndimore”. Gjakmarrja mund tė jetė e pranishme nė vende tė ndryshme tė mbretėrisė, por ligji dhe rregulli kishin bėrė progres tė madh sė fundmi. Mbreti thoshte ftohtė se dhe ai vetė ishte objekt i shumė armiqėsive, e asnjė prej tyre s’kishte pasur sukses. Nė njė pikė tė intervistės, Mbreti e linte cigaren dhe pėrkulje lehtė me vėshtrim reflektues ndėr sy. Duke vėnė duart e bardha delikate nė tryezė, ai fliste butė dhe ndershmėrisht: “Unė do u mbetem besnik interesave tė Shqipėrisė dhe mirėqenies sė popullit tė saj, edhe nėse mė duhet tė sakrifikoj jetėn. Nėse kėto fjalė nuk justifikojnė veprimet e mia, atėherė gjithēka kam bėrė deri tani pėr vendin tim, ėshtė thjesht shtirje”.
Kushdo qė s’ishte bindur nga ndershmėria e Zogut deri nė kėtė pikė, mbase s’do bindej kurrė. Sidoqoftė, vizitori i sjellshėm i uronte suksese nė misionin e tij. Ministėr i Brendshėm nė moshėn 24-vjeēare; Kryeministėr nė moshėn 27-vjeēare; President nė moshėn 29-vjeēare dhe mbret nė moshėn 32-vjeēare – ai me siguri qė kishte punuar fort pėr konsolidimin e kombit shqiptar. Sovrani i kėnaqur falėnderonte mė pas vizitorin pėr mendjemprehtėsinė e tij. Qeveritė e huaja, fatkeqėsisht nuk ishin gjithnjė aq tė shpejta pėr tė vlerėsuar punėn e tij. Shqipėria ishte njė vend i vogėl, thuajse aq sa Uellsi apo Nju Xhersi: 354 kilometra e gjatė dhe 144 e gjerė. Por Zogu insistonte se pozicioni nė hyrje tė detit Adriatik, i jepte rėndėsi strategjike tė rėndėsishme. “Pavarėsia e Shqipėrisė ėshtė thelbėsore pėr paqen nė Evropė”, pohonte ai. Duhet tė jetė njė shtet neutral, i pėrhershėm si Zvicra. Ky krahasim mund tė ēohej dhe mė tej. Ėndrra e tij ishte qė njė ditė, rrugėt dhe hotelet e reja e tė bukura, do ta kthenin “Hirushen” e tij nė njė destinacion turistik tė lakmuar, duke ofruar edhe ski alpine, edhe plazhe mesdhetare.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ahmet Zogu. Empty Re: Ahmet Zogu.

Mesazh nga Vizitor Wed Oct 07, 2009 4:47 pm

AHMET ZOGU QE NJOHIM



Zogu. ishte felliqesira me e madhe ne historine e kombit shqiptar.
Ēfare beri ky 'shakaxhi i perparimit'? Ja disa nga veprat e tij
'mbreterore':


1. Erdhi ne pushtet duke shkelur mbi kufomat e patrioteve me te shquar
kryengrites nga Kosova. Vrau Bajram Currin, Hasan Prishtinen dhe dsia
trima te shquar.


2. Vrau Luigj Gurakuqin dhe Avni Rrustemin permes hafijeve te tij


3. Mbi Zogun rendonin mbi 600 gjaqe. Pra, Ahmet Zogu personalisht
kishte marre jeten e 600 njerezve para se te vije ne pushtet


4. Burgosi e torturoi te rinjte shqiptar vetem pse shprehnin mendime
ndryshe nga ai


5. Rrezoi qeverine e Nolit dhe vrau plot patriote te kesaj qeverie


6. Erdhi ne pushtet me ndihmen e Beogradit dhe katileve bjelloruse


7. Ua fali jugosllave Vermoshin dhe disa ujdhesa ne Oher dhe ca ne
rrethinen e manastirit


8. Nuk e ngriti aspak zerin per bashkim kombetar dhe per katrahuren qe
po pesonte populli shqiptar ne Kosove e Ēameri.


9. Nenshkroi marreveshje skllaveruese me Italine duke e falur
Shqiperine per nje qese aspra


10. Ndihmoi fashizimin nderkombetar haptas: ne kohen kur tere dynjaja
luftonte Frankon ne Spanje, satrapi Zog shprehej pro tij


11. Shkokerdhei ushtrine shqiptare


12. Iku nga memedheu ne castet me te veshtira duke vjedhur thesare te
fonidt monetar shqiptar. U mundua gjate L se dyte boterore qe te sjell
ne Shqiperi 50.000 hebrenje, gati sa nuk e shendrroi Shqiperine ne
Palestine. Per interesat e tij personale karrieriste.


13. Ne cdo vend mbreti perfaqeson bashkimin e kombit. Ky qeni yne me
kurore, perfaqesone perqarjen dhe tradhtine e kombit.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ahmet Zogu. Empty Re: Ahmet Zogu.

Mesazh nga Vizitor Wed Oct 07, 2009 4:48 pm

Nuk u be drejteperdrejte por u be me zi, u be Zogu nje ure nga ku mund te kalonte cdo kush mbi te. Nga nje trohe nga nje trohe ai e shiste atedheun sic ia beri Vermoshit Shen Naumit dhe disa pikave te tjera ne afersi te kufirit ku sot eshte Maqedonia.



Maredheniet
Pashiē – Ahmet Zogu nė gusht 1924








Nga
Dr. Shyqyri HYSI

Gjatė rrjedhave tė historisė sė njerėzimit dhe historisė sonė kombėtare njihen
disa marrėveshje tė fshehta, tė cilat pėr publikun e gjerė janė marrė vesh pas
shumė kohėsh. Njė prej marrėveshjeve tė fshehta me pasoja tė rėnda kombėtare
pėr shqiptarėt ėshtė marrėveshja Pashiē-Ahmet Zog e lidhur nė gusht tė vitit
1924. Njoftimet publike pėr kėtė marrėveshje pa dhėnė detajat e saj, fillimisht
u botuan nė faqet e shtypit tė diasporės shqiptare nė Gazetėn “Dielli”. Mė e
shpejtė pėr tė siguruar tekstin e kėsaj marrėveshje u tregua pala italiane, e
cila brenda njė kohe relativisht tė shkurtėr siguroi tekstin nė dy kopje.
Kopjen e parė e siguroi atasheu ushtarak italian nė Beograd, nė nėntor tė vitit
1925 dhe tė dytėn e pėrcolli pėr nė Romė mė 9 janar 1926, i ngarkuari me punė
nė Tiranė Tomas Asereto.1 Historiografia shqiptare megjithėse ka patur dieni
kėtė marrėveshje, nuk e ka publikuar pėr ta bėrė prezente.

Pas viteve nėntėdhjetė, marrėveshja ėshtė botuar e plotė nga studiuesit
Marenglen Verli dhe Shyqyri Hysi. Studiuesi Marenglen Verli (drejtor i HI), nė
mars tė vitit 2007, prezantoi faktin nė punimin “Kosova, sfida shqiptare nė
historinė e njė shekulli” (faqe 126-140 me titull “Rreth njė marrėveshje tė
A.Zogut tė vitit 1924”). Po tė njėjtėn fakt nė
muajin shkurt, tė po atij viti, pedagogu i universitetit tė Gjirokastrės,
Shyqyri Hysi, e botoi nė monografinė “Rauf Fico shtetar dhe diplomat i shquar”
(faqe 74-78, me titull “Marrėveshja Pashiē-Ahmet Zogu e gushtit 1924”).

Dokumenti i zbuluar nga studiuesi Marenglen Verli ėshtė nė gjuhėn italiane,
ndėrsa dokumenti i bėrė prezent nga Sh. Hysi, ėshtė nė gjuhėn shqipe.2 E
pėrmendim kėtė fakt pėr tė theksuar prezencėn e dokumentit nė dy forma. Pala greke
qė ishte nė sinkron me Beogradin pėr ēėshtjen e Shqipėrisė, pasi u njoh me
marrėveshjen, nxitoi dhe mori premtiumet pėrkatėse prej Zogut. Pėr dijeninė e
palės geke me kėtė marrveshje, na njofton M. Frashėri(Ministėr fuqiplotė i
Shqipėrisė) nė vitin 1925, me anė tė njė telegrami tė dėrguar nga Athina nė
Tiranė, nė tė cilin theksonte: “Kollokotroni ...mė bėri fjalė pėr do premtime
qė paska bėrė z. Ahmet Zogu kur ishte nė Beograd”.3

I pari shqiptar qė u njoh me kėtė dokument ishte diplomati gjirokastrit Rauf
Fico, i cili mė 1928 ishte ministėr fuqiplotė i Shqipėrisė nė Beograd. Rauf
Ficua gjatė bisedės me ish-Ministrin e Punėve tė Jashtme Jugosllave, Ninēiē, do
tė dėgjonte pėr herė tė parė se “Zogu ishte kthyer nė Shqipėri nė bashkėpunim
dhe me ndihmėn e Qeverisė sė Beogradit....se Zogu kishte firmosur me Qeverinė e
Beogradit njė akord tė vėrtetė politik, duke premtuar nė shkėmbimin e Shėn
Naumit”.4 Pas afro dhjetė vjetėsh nė vitin 1937 kur Ficua ishte ministėr
fuqiplotė nė Athinė, gjatė debatit me palėn greke, pėr hapjen e shkollave
private greke nė Himarė dhe shkollave publike nė gjuhėn shqipe nė Ēamėri, i
pėrmendet edhe fakti se midis Zogut dhe palės greke kishte njė marrėveshje si
ajo me jugosllavėt. Megjithatė deri mė sot njė marrėveshje e tillė nuk ėshtė
publikuar, duke mbetur nė potencė ēėshtje pėr zbardhje.

Sutudiuesi i parė qė e ka trajtuar kėtė marrėveshje nė mėnyrė tė plotė ishte
italiani P. Pastoreli. Dokumenti me 16 pika i marrėveshjes Pashiē-Ahmet Zogu,
qė ai ka analizuar, gjendet nė AQSH nė gjuhėn italiane dhe konsiderohet njė
tekst i plotė sikurse edhe ai nė gjuhėn shqipe, qė gjendet nė arkivin e MPJ.
Pas tij edhe Avramovski pėrmend kėtė marrėveshje, por thekson se nuk ka asnjė
dokument tė shkruar, ēka nuk ėshtė e vėrtetė. Mesa duket atėhere ai nuk e kishte mundėsinė
pėr ta njohur kėtė dokument tepėr sekret.

Marrėveshja theksonte:

“1. Shipėria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisė me bashkim personal.

2. Kryetar i shtetit shqiptar do tė jetė Ahmet Zogu, qė mė vonė do tė njohi
dinastinė Caragiorgvitch.

3. Qeveria Jugosllave, me gjithė mjetet diplomatike dhe ushtarake, do tė njohi
Ahmet Zogun si kryetar shteti ...dhe i atribuon me njė herė njė kontribut
vjetor tė shtetit.

4. Ministria e Luftės Shqiptare do tė anullohet dhe Shqipėria heq dorė qė tė
ketė njė ushtri Kombėtare.

5. Shqipėria do tė mbajė njė gjindarmėri aq tė fortė sa tė mbaj qetėsinė e
brendshme tė vendit pėr tė ndaluar e ēfarosur ēdo lėvizje tė ngritur kundėra
Ahmet Zogut dhe kundra regjimit tė vendosur prej tij.

6. Nė kėtė gjindarmėri do tė bėjnė pjesė edhe oficera rus tė ish ushtrisė tė
Gjeneralit Ėrangel qė nashti ndodhet nė Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do tė
mbajė atė gjandarmėri me mjete financiare dhe armė.

7. Nė gjandarmėri mund tė hyjnė pėr tė shėrbyer edhe oficerat jugosllavė dhe tė
tjerė qė qeveria Jugosllave do tė pranoi nė interes tė dy vendeve.

8. Midis Shqipėrisė dhe Jugosllavis do tė stabilizohet njė bashkim doganal nė
bazė tė sė cilės akordohet liri e plotė importimeve dhe eksportimeve tė
mallrave tė dy vendeve. Edhe transiti nėpėtmjet kufijve tė dy vendeve do tė
jetė i lirė pėr ushtarėt e dy vendeve.

9. Pėrfaqėsuesit e jashtėm Jugosllav do tė ngarkohen edhe pėr interesat e
Shqipėrisė, e cila heq dorė qė tė mbajė zyra diplomatike dhe konsullata tė saja
jashtė shtetit.

10. Qeveria shqiptare duhet tė deklarojė pranė Konferencės tė Ambasadorėve nė Paris qė tėrheq
pretendimin e saj pėr sovranitetin mbi Manasitr e Shėn Naumit dhe Lokalitetet e
Vermoshit e Klementit qė mbeten nė zotrimin e Jugosllavisė.5

11. Kisha Ortodokse Shqiptare do tė tėrhiqet nga Patriarku i Kostandinopulit
dhe tė bashkohet gjerarkisė Ortodokse tė Belgradit, kėshtu dhe Myftinia
Myslimane Shqiptare, do tė varet nga ajo Jugosllave.6

12. Qeveria shqiptare do tė heqė dorė nga njė politikė ngushtėsishtė kombėtare
dhe nuk do tė interesohet pėr elementin shqiptar jashtė kufijve tė veta. Ajo
impenjohet veē kėsaj qė tė mos pranoi nė tokėn e saj kosovarėt dhe elemente tė
ditur dhe tė dyshimtė dhe segmentet e tyre kundėrshtare tė politikės
jugosllave.

13. Pėr ēdo konēesion qė Shqipėria do tė bėjė vendeve tė tjera ajo ėshtė e
detyruar tė marrė pėlqimin nga Jugosllavia.

14. Nėqoftė se Jugosllavia ėshtė nė luftė me Bullgarinė dhe Greqinė, Qeveria
Jugosllave, do tė ketė tė drejtėn tė rekrutojė nė Shqipėri njė ushtri prej 25
mijė vullnetarėsh me qėllim pėr ti pėrdorur nė frontin bullgaro-grek. Nė rast
gjendje lufte midis Italisė dhe tė Greqisė kundrejt Shqipėrisė,7 ushtria,
jugosllave do tė ketė tė drejtė tė okupojė gjithė tokėn shqiptare pėr t’i
siguruar kėshtu Shqipėrisė gjithė tokėn e saj nga invadimi eventual italian ose
grek.

15. Qeveria Shqiptare nuk mund ti deklarojė luftė asnjė shteti pa pėlqimin
preventiv tė Jugosllavisė.

16. Ky traktat ėshtė sekret dhe nuk mund tė zbulohet e tė shtypet pa pėlqimin e
dy anėve”.8

Vlen tė pėrmendim se kjo marrveshje ėshtė kontestuar prej disa studiuesėve. Pas
vitit 1990 nė disa shkrime mbrohet ideja e hedhur nga Foreign Office, se kjo
marrėveshje ėshtė hedhur pėr konsum diplomatik prej MPJ Jugosllave pėr ta vėnė
Zongun nė pozita. Gjithėsesi mbetet njė dokument arkivor qė kėrkon njė angazhim
tė veēantė, sikurse ėshtė fakt qė disa pika tė saj Zogu i zbatoi me pėrpikmėri.


Duke e dėrguar pėr herė tė parė nė faqet e shtypit shqiptar kėtė marrėveshje, tė
padekonspiruar pėr publikun e gjerė mė parė, nuk synohet as denigrimi as
rivlerėsimi i figurės sė Zogut, por informimi objektiv, i diplomacisė,
politikanėve dhe publikut tė gjerė shqiptar. Le tė shpresojmė se dokumenta tė
tilla origjinale, tė pabotuara mė parė, do t’u shėrbejnė sadopak studjuesve tė
kėsaj periudhe.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ahmet Zogu. Empty Re: Ahmet Zogu.

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi