♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Letra e Lord Bajronit per qendrimin tek Pashai i Tepelenes.

Shko poshtė

Letra e Lord Bajronit per qendrimin tek Pashai i Tepelenes. Empty Letra e Lord Bajronit per qendrimin tek Pashai i Tepelenes.

Mesazh nga Gjumashja Sun Jan 23, 2011 3:28 pm

Zonjės Katerina Gordon Bajron
Prevezė, 12 nėntor 1809
Nėna ime e dashur, ka ca kohė qė ndodhem nė Turqi:
ky qytet ėshtė nė bregdet, por kam udhėtuar thellė nė principatėn e Shqipėrisė pėr tė vizituar Pashanė.
Lashė Maltėn nė luftanijen "Spider" mė 21 shtator dhe brenda tetė ditėsh arrita nė Prevezė. Sė kėtejmi kam
udhėtuar nja 150 milje gjer nė Tepelenė, nė pallatin veror tė Naltėsisė sė tij, ku qėndrova tri ditė. Emri i
Pashait ėshtė Ali dhe e mbajnė pėr burrė me zotėsi tė rralla: ėshtė sundimtar i gjithė Ilirisė sė moēme, i Epirit
dhe i njė pjese tė Maqedonisė.

I biri, Veli Pasha, pėr tė cilin mė kanė dhėnė letra, qeveris Morenė dhe ka ndikim tė madh nė Egjipt. Me njė fjalė
ėshtė njė nga burrat mė tė fuqishėm nė Perandorinė Otomane.

Kur arrita nė Janinė, nė kryeqytetin e tij, pas njė udhėtimi prej tri ditėsh nėpėr male, tė njė vendi me bukurira nga
mė piktoresket, mora vesh se Ali Pasha gjendej me ushtrinė e tij nė Iliri, ku kishte rrethuar Ibrahim Pashėn nė kalanė e

Beratit. I kishin thėnė se njė anglez nga derė e madhe ndodhej nė principatėn e tij, dhe i kishte dhėnė urdhėr komandantit
nė Janinė tė mė bėnte konak e tė mė pajiste me tė gjitha tė mirat gratis; dhe ndonėse mė kanė lejuar t'u jap peshqeshe
robėrve, nuk mė kanė lejuar tė paguaj asgjė send pėr harxhet e tjera. Hipur nė kuaj tė vezirit, dola pėr shėtitje dhe pashė
pallatet e tij e tė nipėrve; janė pallate madhėshtore, por tė stolisura sė tepėrmi nė ar e nė mėndafshe. Pastaj kalova nėpėr

male pėrmes Zicės, njė fshat me manastir ortodoks, (ku fjeta nė tė kthyer), nė mė tė bukurin vend qė kam pare (pėrveē Cintrė
s nė Portugali). Tė nėntėn ditė arrita nė Tepelenė. Na u zgjat shumė udhėtimi prej shirave e rrėpirave qė prisnin udhėn.

Kurrė s'do ta harroj pamjen e mrekullueshme me tė hyrė nė Tepelenė nė orėn 5 ndajnatherė kur po perėndonte dielli. Mė solli nė
mend (me pak ndryshime tė veshjes) pėrshkrimin qė i bėn Skoti kėshtjellės Brankseme nė kėngėn e tij dhe sistemin feudal.
Shqiptarėt me petkun e tyre (me mė tė bukurin nė botė; me fustanellė tė gjatė tė bardhė, tallagane tė qėndisura me ar me
anteri e jelek kadifeje tė kuqe tė qėndisura me oje tė arta), me jataganė e pisqollė tė sėrmėt, tartarėt me feste tė gjata,
turqit me qyrk tė madh e turban, ushtarėt togje-togje nė qoshkun e madh tė hapur nė ballė tė pallatit dhe skllevėrit arapė
nė galeri tė madhe, tė gjatė me kuaj tė vendosur nė njė qilar pėrposht, dyqind atllarė tė shiluar dhe gati tė sulen nė ēdo
moment, kalorės duke sjellė e duke shpėnė lajmet e ndryshme, daullet e mujezinėt qė thėrrasin izanė nga minaretė e xhamive - tė
gjitha kėto me pamjen e jashtėzakonshme tė ndėrtesės vetė sajonin njė skenė tė re gėzimi pėr sytė e njė tė huaji. Mė pėrcollėn nė njė
konak shumė tė kėndshėm dhe sekretari i vezirit erdhi tė mė pėrshėndesė, nė mėnyrė allaturka.

Tė nesėrmen mė shpunė tek Ali Pasha. Isha veshur me uniformė tė plotė shtabi, me shpatė madhėshtore etj. Veziri mė priti nė
njė odė tė madhe tė shtruar me mermer; njė shatėrvan vrijonte ujėt nė mes tė saj, oda e shtruar rreth e rrotull me otomane
tė kuqėrremtė. Mė priti nė kėmbė, shenjė e njė nderimi tė madh nga njė mysliman dhe mė vuri tė rri nė shesh nė krah tė djatht
ė tė tij. Kam njė terxhuman grek qė tė merrem vesh, por mjeku i Aliut, Femlario qė di latinisht mė shėrben pėr kėtė rast. E
para pyetje qė mė bėri ėshtė se pėrse jam larguar prej atdheut nė njė moshė kaq tė re? (Turqit s'kanė ide pėr udhėtimet e pėr
qejf). Pastaj tha se ministri anglez, kapiteni Leake, i kishte treguar se qeshė nga derė e madhe. Mė porositi t'i dėrgoj
nderimet e tij nėnės sime, dhe ja tek po t'i dėrgoj nė emėr tė Ali Pashės. Mė tha se qe i bindur se isha prej oxhaku se
kisha veshė tė vegjėl, flokė kaēurrela dhe duar tė vogla tė bardha, dhe u duk shumė-shumė i kėnaqur nga pamja dhe paraqitja
ime. Mė tha ta kisha si baba sa tė qėndroja nė Turqi dhe se ai mė quante si birin e tij.Dhe me tė vėrtetė mė trajtoi si njė foshnjė,
mė dėrgonte bajame e sherbet, pemė e ėmbėlsira nga njėzet herė nė ditė. M'u lut ta vizitoja dendur edhe natėn kur kishte nge. Pastaj si
pimė kafe e duhan u tėrhoqa nga vizita e parė. E pashė edhe tri herė tė tjera. Ėshtė pėr t'u ēuditur se si turqit qė s'kanė tituj trashėgimi dhe
ka vetėm pak familje tė mėdha pėrveē sulltanit, i japin kaq shumė rėndėsi fisit. Sepse pashė qė mė nderonte mė shumė pėr fisin se pėr titullin tim
Naltėsia e tij ėshtė gjashtėdhjetė vjeē, shumė i ngjallur dhe jo shtatmadh, por ka njė fytyrė tė hijshme, sy tė larmė, dhe mjekrėn tė bardhė, shumė i
pritshėm dhe sillet me atė farė sedėr qė mė duket se ėshtė veti e tė gjithė turqve. Por karakterin e vėrtetė e ka fare tė ndryshėm nga ē'duket nė fytyrė.
Ėshtė tiran pa shpirt,
i ngarkuar me mizoritė mė tė tmerrshme, shumė trim dhe aq gjeneral i mirė sa e quajnė Bonoparti muhamedan.

Napoleoni dy herė i ishte zotuar ta bėjė mbret tė Epirit, po atij i pėlqen mė fort tė mbetet me anglezėt dhe i urren
francezėt, si mė tha edhe vetė. E ēmojnė aq shumė sa i bėjnė lajka dhe francezėt dhe anglezėt, meqenėse shqiptarėt janė
luftėtarėt mė tė mirė tė Sulltanit, ndonėse Aliu sa pėr sy e faqe varet nga Porta. Ėshtė luftėtar i fortė, por aq barbar
sa edhe dorėmbarė, ata qė ngrejnė krye i pjek nė hell, etj. Bonoparti i dėrgoi njė kuti duhani me pikturėn e tij. Tha se
kutia ishte e bukur, por sa pėr surratin, mund tė mos ia kishte dėrguar, pasi s'e hante malli shumė as pėr atė as pėr
origjinalin. Idetė e tij pėr tė kuptuar fisin e njeriut prej veshėve, duarve e tė tjera, tė ēudisin mjaft. Mua me tė
vėrtetė m'u bė baba, mė ormisi me letra, mė dha njerėz tė mė ruajnė dhe ēdo lehtėsirė. Bisedimet e tjera midis nesh qenė
lufta dhe udhėtimet, politika dhe Anglia.

Thirri ushtarin shqiptar qė mė shoqėronte dhe i tha tė mė mbronte me ēdo kusht. Quhet Vasil dhe si gjithė shqiptarėt ėshtė
trim, kryekėput i ndershėm e besnik. Po ata janė mizorė, ndonėse jo tė pabesė, dhe kanė shumė mangėsi, por asnjė poshtėrsi.
Ndoshta janė raca mė e bukur nė botė nga tiparet dhe gratė e tyre dendur janė tė bukura, por i kanė nė vend tė skllaveve.
I rrahin, me njė fjalė i pėrdorin si kafshė samari. Ato lėrojnė e ēajnė tokėn, ato mbjellin. I kam parė tė ngarkuara me dru
dhe tek ndreqin rrugėt e prishura. Burrat janė tė gjithė ushtarė dhe lufta e gjahu janė zanati i vetėm. Gratė merren me punė, por
kjo nuk duhet t'i lodhė shumė nė njė klimė aq tė kėndshme. Dje, mė 11 nėntor, bėra banjo nė det. Sot ėshtė kaq nxehtė sa po tė shkruaj nė
odė me hije, nė shtėpi tė konsullit anglez, me tri dyer tė hapura fare, pa zjarr. As zjarrishte s'ka nė odė, veē pėr tė gatuar. Nesėr nisem me njė
rojė pesėdhjetė trimash pėr nė Patrė tė Moresė dhe pastaj pėr nė Athinė, ku do tė kaloj dimrin.

Dy ditė mė parė desh u mbyta nė njė luftanije turke, nga budallallėku i kapedanit dhe i naftėve, ndonėse shtrėngata s'qe dhe aq e rreptė. Fleēeri
qante dhe
bėrtiste pėr tė shoqen, grekėrit u thėrrisnin tė gjithė shenjtorėve pėr ndihmė dhe moslemanėt - allahut qė t'i shpėtonte. Kapedani ia dha tė qarit
dhe u ul nė gjunjė
dhe na tha t'i faleshim perėndisė, velat u grisėn, katarti dridhej, era frynte, po afrohej nata,dhe s'na mbetej t'ia mbanim
pėr nė Korfuz qė ėshtė nė dorė tė francezėve ose tė fundoseshim siē tha Fleēeri nė mėnyrė patetike: nė "varr prej uji". Unė
bėra ēmos ta ngushėlloja, por duket se s'ja mbushja dot kokėn, u mbėshtolla me brucėn shqiptare (njė shark i madh) dhe u sht
riva shesh pėr tė pritur mynxyrėn.


Nė udhėtimet e mia kam mėsuar tė mendoj si filozof, dhe po tė mos bėja ashtu, ankimi s'kish dobi. Pėr fat tė mirė era rreshti dhe vetėm
na ngau drejt bregdetit tė Sulit,
ku dolėm nė sterė. Me ndihmėn e vendasve vazhduam udhėn pėr nė Prevezė. Kėshtu, kėtej e tutje nuk do t'u zė besė naftėve turq, megjithėse Pashai
pati udhėzuar galeotė tė tij tė mė shpinin nė Patra. Prandaj do tė shkoj nė Misolongji nga stereja dhe do tė kapėrcej vetėm njė gji deti tė vogėl
nė Patra. E sa e sa ngjarje mund tė tė tregoja qė do tė tė zbavisnin, por mė grumbullohen nė tru dhe as jam i zoti t'i radhit nė kokė, as t'i shkruaj dot nė kartė,
veēse nė mėnyrė tė menjėhershme. I dua shumė shqiptarėt. Nuk janė tė gjithė myslimanė, disa nga fiset janė tė krishterė. Porse feja nuk i bėn tė ndryshojnė zakonet d
he sjelljet e tyre. Pėrbėjnė trupat mė tė mirė tė ushtrisė turke. Nė udhė e sipėr banova njė herė dy ditė rresht, dhe prapė tri ditė nė njė barakė nė Sallahorė dhe s'kam
parė ushtarė kaq tė lirė nė paragjykimet fetare, ndonėse kam qenė nė garnizonet e Gjibraltarit e tė Maltės dhe kam pare plot ushtarė spanjollė, francezė, siēilianė dhe anglezė.
Kurrė nuk mė humbi gjė dhe mė ftonin gjithmonė tė shtrohesha nė sofrėn e tyre.

S'kam njė javė qė njė kryeplak shqiptar (ēdo fshat ka kryeplakun e tij), pasi na ndihmoi tė dilnim prej luftanijes turke nė rrezik, si na ushqeu e na mbajti nė shtėpi, mua dhe ata qė na shoqėronin: Fleēerin, njė grek dhe dy athinjotė, njė prift grek dhe shokun tim Mr. Holbhousin, nė asnjė mėnyrė s'deshi ta pranonte shpėrblimin tim, por vetėm kėrkoi njė shkresė qė mė priti mirė dhe kur ju luta tė pranonte pak zekina mu pėrgjigj: "Dua tė mė duash, jo tė mė paguash". Kėto qenė fjalėt e tija. Ēudi se sa pak shkon paraja nė kėtė vend. Kur u ndodha nė kryeqytet, me urdhėr tė vezirit nuk mė lanė tė paguaj asgjė. Ndonėse gjithnjė pata gjashtėmbėdhjetė kuaj dhe gjashtė-shtatė veta pas, harxhet s'kanė qenė as gjysma e atyre tė tri javėve nė Maltė, sidoqė Sir A. Balli, guvernatori, mė dha njė shtėpi pa qira dhe pata vetėm njė shėrbėtor.

Biri yt i dashur Bajron


P.Sh. Kam disa petka shqiptare madhėshtore, e vetmja plaēkė e shtrenjtė nė kėtė vend. Kushtojnė 50 ginea secila, dhe kanė aq flori tė qėndisur sa nė Angli mund tė kushtojnė 200 ginea. U njoha me Hysen Beun dhe Mahmud Pashėn, tė dy djem tė vegjėl, nipėr tė Ali Pashės nė Janinė. Janė krejt ndryshe nga ēunakėt tanė, kanė fytyrė tė kuqe si vejushat e lyera me tė kuqe, kanė sy tė zes, tė mėdhenj dhe tipare fare tė rregullt. Janė krijesat mė tė bukura qė mė ka zėnė syri dhe tė rrahur e tė stėrvitur qė tani me ceremonira tė Oborrit. Pėrshėndetja turke ėshtė njė pėrkulje e lehtė e kryes, me dorėn e djathtė nė zemėr, tė afėrmit puthen sa here piqen. Mahmudi ėshtė dhjetė vjeē dhe shpreson tė mė shohė prapė, u bėmė miq pa kuptuar njėri-tjetrin, si gjithė bota ndonėse pėr shkaqe tė ndryshme. Mė kanė dhėnė njė letėr pėr tė atin nė More, pėr tė cilin kam letėr dhe prej Ali Pashės.

Gjumashja
Gjumashja
Super-Moderator
Super-Moderator

Numri i postimeve Numri i postimeve : 9358
Vendndodhja Vendndodhja : Mbi torte.
Hobi Hobi : Qeflie
Humor Humor :
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 24/10/2010
Falenderimet Falenderimet : 69

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi