♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eli Fara.

2 posters

Shko poshtė

Eli Fara. Empty Eli Fara.

Mesazh nga Morena Mon Jan 17, 2011 6:03 pm

Eli Fara, mbretėresha e kėngės popullore, me sharmin e njė gruaje
rrėzėllitėse vazhdon tė sfidojė kohėn, por njėherėsh tė na mrekullojė sa
herė qė ngjitet nė skenė. E padyshim kėngėtarja mbetet njė idhull pėr
korēarėt e vendlindjes sė saj dhe jo vetėm.


Kush ėshtė Eli Fara para dhe pas 10 vitesh nė raport me Korēėn?
Edhe pse kam 10 vjet qė jam larguar nga vendlindja ime, unė e kam ēuar Korēėn nė tė gjithė botėn dhe e kam gjithmonė me vete.
Eli 20-vjeēare dhe Eli 40-vjeēe, Eli e dashuruar dhe Eli nėnė, ē’mund tė na thoni pėr kėto Eli?
Sa e vėshtirė kjo pėrgjigje! Tė dyja janė tė bukura edhe 20 vjeē,
edhe 40 vjeē, edhe e dashuruar, edhe nėnė. Por jam e bindur se nė kėtė
pėrzgjedhje pėrgjigja do tė ishte nėnė. Nuk ka dashuri mė tė madhe se tė
qenit nėnė.

Po brenda dashurisė tjetėr, si ndihet Eli Fara?
Dashuria ėshtė njė tempull dhe duhet tė dish tė hysh atje. Tė
dashurosh ėshtė fjalė e madhe. Jam idealiste dhe kėrkoj idealen nė
dashuri. E padashuruar ndihem keq, dua qė dikush tė mė dojė dhe ta dua.
Ėshtė bosh jeta pa njė dashuri shpirtėrore.

Po dashuria fizike ē’ėshtė pėr ju?
Ėshtė ushqimi kryesor i dashurisė pėr tė cilėn fola mė lart. Ajo pėrjetohet dhe shprehet e ndryshme te gjithkush.
A jeni ndierė ndonjėherė e braktisur?
Jo, asnjėherė.
Po e dėshpėruar?
Shumė herė?
Cilin moment do veēonit si mė tė dhimbshėm nė jetėn tuaj?
“Nė pėrgjithėsi jam natyrė e fortė. Por dhimbjes nuk mund t’i
shmangesh. Si njė moment tepėr tė dhimbshėm tė jetės sime mund tė veēoja
divorcin nga ish-bashkėshorti im kur isha vetėm 19 vjeē dhe pėr mė
tepėr me njė vajzė 9-muajshe. Ishte tepėr e vėshtirė tė jetoja nė njė
shtėpi me prindėrit e ish-bashkėshortit. Ndjehesha nė vendin mė tė
paduhur dhe nė kushte shumė tė vėshtira. Nė kėtė situatė jetova rreth dy
vjet.

Si i ke pėrballuar momentet e vėshtira nė jetė?
Motoja ime ėshtė “Mos u dorėzo”. Me kėtė moto kam luftuar tė gjitha
vėshtirėsitė qė nuk kanė qenė tė pakta nė jetėn dhe karrierėn time. Kur u
divorcova isha nė qendėr tė vėmendjes dhe me forcė pėrballova ēdo gjė.

Cili ėshtė raporti me ish-bashkėshortin tuaj?
Normal. Thjesht njė pėrshėndetje. Ėshtė babai i vajzės.
Korēėn e sheh si vend ku mund tė rikthehesh?
Jo. E quaj Korēėn pjesė tė pandashme tė jetės sime, por jo pėr tė jetuar aty.
Ēfarė tė ka larguar pėrgjithmonė nga Korēa?
Metropoli ka diapazon shumė mė tė gjerė se provinca. Nė metropol mund
tė suportosh suksesshėm fuqinė e talentit tėnd. Metropoli ėshtė larg
paragjykimeve, pėr mė tepėr pėr rastin tim si grua e divorcuar. Nė
metropol jeton lirshėm pa bezdisjen e paragjykimeve.

Cili ėshtė raporti juaj me vajzėn?
Kemi njė lidhje tė thellė shpirtėrore me njėra-tjetrėn. Marrėdhėniet
nėnė-bijė i kemi kthyer nė marrėdhėnie nėnė-shoqe. Marina, jeton atje ku
jetoj dhe unė. Vazhdon studimet nė vitin e III-tė tė universitetit
“Luarasi” nė degėn e jurisprudencės. Marina ėshtė njė kritike e mirė
muzikore, ka shije tė mira nė mėnyrėn se si e sheh muzikėn. Vajza ėshtė
kthyer nė kėshilltaren time mė tė mirė.

Shtėpia juaj e parė ėshtė Drenova, shtėpia e bukur mes manave aty ku keni lindur. Ē’ėshtė Drenova pėr ju?
Drenova ėshtė vendi mė i dashur pėr mua, qė gjithmonė mė fton tė
kthehem aty. Drenova ėshtė vendi i Asdrenit tė madh, vendi i
kėngėtarėve, i kitarave, vendi i manave tė mrekullueshme, por dhe i
rakisė sė famshme tė manit. Pėr asnjė ēast nė gojėn time nuk ėshtė
larguar shija e frutit unikal qė ka privilegjin ta ketė vetėm Drenova.
Aty jetojnė aktualisht prindėrit e mi. Tė gjitha kėto pėr mua nuk janė
pak.

Cili ėshtė sekreti i bukurisė tuaj?
Sė pari genet qė ua dedikoj prindėrve tė mi. Sė dyti kėnga. Kur atė e
kėndon bukur, ajo ta kthen me tė njėjtėn monedhė, tė bėn akoma mė tė
bukur. Kėngės i jep dhe tė jep shpirt dhe pse jo dhe bukuri.

Pėrveē kėngės, a keni ndonjė pasion tjetėr?
Mė pėlqen tė lexoj. Adhuroj librin. Por nėse mund tė quhet pasion mė pėlqen tė ri nė shtėpi, tė gatuaj...
Cili ėshtė gatimi juaj i preferuar qė del nga duart tuaja?
Dikur gatuaja mė shumė, kurse tani kohėn e kam mė tė kufizuar.
Gjithsesi arrij tė gatuaj ēdo gjė. Preferoj ushqime tė lehta, perime
fruta.

Po ndonjė tjetėr gjė qė tė bėn tė ndihesh mirė?
Kėnaqėsia ime ėshtė e madhe kur udhėtoj. Mė pėlqen shumė tė drejtoj
makinėn, gjė qė e bėj prej shumė vjetėsh. Zakonisht preferoj tė udhėtoj
vetėm. Edhe rrugėn Korēė-Tiranė e bėj vetė dhe ec shumė mirė.

Sikur natyra tė mos tė tė kishte dhuruar talentin, ēfarė do kishe realizuar nė jetė?
Iu siguroj qė do isha bėrė diēka tjetėr, por e suksesshme. Do
preferoja tė isha njė psikologe shumė e mirė. Po iu them dhe njė
sekret.(Qesh). Shpeshherė mendoj tė kem dhe unė njė biznesin tim. Pėr
shembull, njė butik ose njė sallon bukurie. Megjithatė tani pėr tani i
jam kushtuar vetėm kėngės.

Cili ėshtė albumi juaj i fundit?
Albumi im i ri i shtėpisė diskografike “Elrodi” titullohet “Tė dua pėr vete”.
Kur do ju shohim pėrsėri?
Tani do tė vonohem pak. Nesėr udhėtoj drejt New York, ku edhe atje ndihem mirė.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Eli Fara. Empty Re: Eli Fara.

Mesazh nga Mona Mon Jan 17, 2011 6:11 pm

E kam takuar njė her para tre vjetėsh, nė njė kafe kėtu nė tiranė, pronarin e tė cilės e kishim mik tė pėbashkėt.
I afrohem tavolinės ku ishte ulur mikesha ime me njė vajzė , tė paktėn kėshtu mu duk mua nė shikimin tim tė parė, kthehem tė pėrshėndes mikeshėn e re, kur shikoj upssssssss Eli Fara, e bukur, e bukur, e bukur, sa se pėrshkruaj dot, reagimi im ishte goxha idiot, Uauuuuuuuuuuuuuu
U mata disa her ta pyesja je ti Eli Fara, pastaj u ktheva nga mikesha ime ,,mos ėshtė Eli,,,,,, ajo ėshtė ajo - mė thot mikesha ime, dhe pasi u ula pyes ,,- uaa mė falni mund tė ulem?
Gati njė orė ndenjėm duke biseduar, e mbyta me pyetje, nė pėrfundim arrita tė krijoj mendimin mė tė mirė qė mund tė krijohet pėr njė femėr
Mona
Mona
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 10/01/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2777
Vendndodhja Vendndodhja : Tiranė
Hobi Hobi : faqet e ndryshme tė internetit
Humor Humor : eee mundohem tė jem githmon me humor
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 18/07/2010
Falenderimet Falenderimet : 57

http://wwwka2010.webs.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi