♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eli Fara: Kam lindur me cmim te pare

Shko poshtė

Eli Fara: Kam lindur me cmim te pare Empty Eli Fara: Kam lindur me cmim te pare

Mesazh nga capkenja Sat Apr 10, 2010 1:23 pm

Eli Fara: Kam lindur me cmim te pare Eli_Fara_Poni_dhe_West_Side_Family_koncert_per_dashurine


Ajo po shijon njė emocion tė paprovuar mė parė.
Ritėm, kėrcim, tension, energjinė qė tė jep vetėm kėrcimi. Ndėrsa po hyn nė javėn e tetė tė konkurrimit nė spektaklin “Dancing with the stars”, Eli Fara tregon se tashmė ia ka marrė suksesin kėtij eventi. Ėshtė mė se e kėnaqur dhe sfidėn me veten e ka fituar.
Jeni nė rrugėtimin e “Dancing with the stars”, si ndihet Eli tani qė ėshtė ambientuar me skenėn si balerinė?
Fillimisht dua tė them se unė nuk mora pjesė me ndonjė qejf tė madh. Kisha atė frikėn se si do tė paraqitesha. E dyta qė mund tė them ėshtė se jam shumė e habitur qė kam arritur deri nė natėn e tetė, qė ėshtė java e ardhshme. Kjo do tė thotė qė janė tetė javė, punė intensive, emocione, strese, pėrgjegjėsira, vėshtirėsira, kėnaqėsira, njė pėrzierje e tė gjithave bashkė.
Pretendoni pėr ēmimin e parė?
Jo, qė nė fillim nuk hyra qė tė fitoj ēmimin e parė, ndonėse ka artistė qė edhe e shprehin qė duan ta fitojnė ēmimin e parė aty brenda. Unė nuk kam hyrė me kėtė qėllim, qėllimi i parė ka qenė, ėshtė dhe mbetet, qė unė tė dal me dinjitet nga ky show, tė shpreh formėn time nė mėnyrėn time, ato lloj tė kėrcyerish siē janė zhanret e ndryshme qė janė shumė tė bukura dhe klasike.
E ndjen veten njė profesioniste tashmė?
Profesioniste jo, por jam e kėnaqur qė kam mėsuar lėvizjet e tangos, lėvizjet e valsit, paso dobles, tė tė gjitha kėtyre kėrcimeve dhe ndjehem mjaft mirė. Kėto lėvizje janė bėrė tė miat tashmė dhe ndoshta do ndikojnė mė vonė nė karrierėn time tė kėngės, nė pėrdorimin e njė videoklipi tė bukur ose thjesht edhe nė qėndrimin apo performimin, nė lėvizjen e duarve dhe tė kėmbėve, nė qėndrimin e trupit. Besoj se do tė ndikojnė.
Cili ka qenė reagimi i fansave tuaj duke ju parė tashmė si balerinė?
Mendoj qė ata qė tė duan, tė duan me tė gjitha. Nė pėrgjithėsi kam marrė urime tė shumta, kėnaqėsi tė madhe nga njerėzit qė mė duan, dhe sigurisht marr edhe vėrejtje, gjėra tė cilat i vėnė re ata qė tė duan fort, por nė pėrgjithėsi ėshtė edhe pėr ata surprizė, pjesėmarrja ime kėtu dhe performimi im, pata telefonata pėr shembull para tri ditėsh nga Kanadaja nga disa miqtė e mi me origjinė nga Prespa e Maqedonisė, qė mė shohin e ndjekin dhe provat e mia, dhe mė thonė, “kėtu dole bukur dhe atje bukur, po pse thotė ai kėshtu, po pse e bėri ai ashtu?” etj…
Po ndonjė anėtar i jurisė ju ka mėrzitur?
Pėr momentin ndoshta edhe mėrzitesh. Ėshtė normale, por pastaj kur sheh kėrcimin tėnd kėnaqesh, kėnaqesh nga ato qė kanė rėndėsi dhe jo me komente qė janė ndoshta edhe pjesė e show-t, apo e lojės qė bėhet.
Po kėngėn e keni lėnė pas dore gjatė kėsaj kohe?
Mė duket se po. Mė ka marrė malli tė kėndoj.
Cilin do tė doje tė falėnderoje qė ke arritur tashmė tė kėrcesh kaq mirė?
Nė pėrgjithėsi produksionin, dhe nė veēanti Enada Hoxhėn dhe Gert Vason, tė cilėt janė bėrė pjesėtarė tė jetės sime tė pėrditshme sepse jemi ēdo ditė bashkė, punojmė, shahemi, bėrtasim, qeshim, na presin emocione qė vijnė shpejt pėr katėr ditė, sepse kalojmė nė skenė. Me tė vėrtetė qė e vlerėsoj punėn e tyre, u jam shumė mirėnjohėse dhe shpresoj qė tė mbetemi dhe miq pas show-t.
Jeni mėrzitur ndonjėherė me tė bėrtiturat e tyre?
Unė nė pėrgjithėsi jam tip qė i justifikoj gjėrat, prandaj dhe duroj shumė.

capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi