♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qeveria e Ismail Qemalit, skaneri i ministrave

2 posters

Shko poshtė

Qeveria e Ismail Qemalit, skaneri i ministrave Empty Qeveria e Ismail Qemalit, skaneri i ministrave

Mesazh nga Love Sat Nov 27, 2010 5:46 pm

Gėzim Llojdia

Qeveria e Vlorės. Numri i ministrave ishte 10. Raporti midis feve ishte: 5 me 5. Kryeministėr 1. Qemali musliman, zv/kryeministėr Dom N.Kaēorri katolik. Ky i fundit ishte zv/peshkopati katolik nė Durrės. Asambleja Kombėtare e cila shpalli pavarėsinė nė 28 nėntor 1912 zgjodhi senatin me 18 anėtarė.

Tajar Zavalani e pėrshkruan kėshtu nė librin e tij: “Kongresi zgjodhi nji Senat prej 18 vetėsh si hap i parė drejt krijimit tė njė regjimi demokratik. Por sa ma sė pari duhej siguruar njohja e shtetit tė ri nga ana e fuqive europiane dhe pėrkrahja e tyre nė nji kohė kur tokat e shqiptarėve po invadoheshin pėllėmbė pėr pėllėmbė nga ushtritė e huaja. Qeveria kombėtare,njoftoi me telegram fuqive tė mėdha se kombi shqiptar kishte marrė ma nė fund fatin e tij nė dorė dhe kėrkonte me u njohtė si shtet i pamvarur dhe neutral.. Ndėrkaq, rreziku i invazionit ishte tek dera dhe duheshin mobilizue tė gjitha fuqit pėr tė ndalė hovin i ushtrive qi po pėrparonin nga tre drejtime...”

1- Kryeministėr, ministėr i Punėve tė Jashtme: ISMAIL QEMALI

Lindi nė Vlorė mė 24 janar tė vitit 1844, vdiq nė Itali mė 24 janar tė vitit 1919. Ishte udhėheqės i shquar i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare dhe kryetar i parė i Shqipėrisė sė pavarur. Pasi kreu shkollėn fillore nė qytetin e lindjes dhe gjimnazin "Zosimea" nė Janinė, mė 1859 u vendos me familjen e tij nė Stamboll, ku u aktivizua nė lėvizjen patriotike shqiptare: mori pjesė nė pėrpjekjet pėr caktimin e njė alfabeti tė pėrbashkėt tė gjuhės shqipe dhe pėr formimin e njė shoqėrie kulturore shqiptare. Nė Perandorinė Osmane pati funksione tė rėndėsishme administrative dhe u shqua shumė shpejt si personalitet me pikėpamje liberale. Postet e tij i pėrdori jo vetėm pėr tė ndihmuar lėvizjen ēlirimtare tė bashkatdhetarėve, par edhe pėr tė lehtėsuar sado pak gjendjen e vėshtirė tė popujve tė shtypur tė perandorisė duke luftuar kundėr obskurantizmit e dallimit racor dhe duke pėrkrahur pėrhapjen e kulturės e tė dijeve shkencore. Kėrkesat e Ismail Qemalit pėr zbatimin e reformave demokratike e ēuan nė konflikt me rrethet konservatore tė Stambollit. U dėnua nga Porta e Lartė me internim, tė cilin e vuajti pėr 7 vjet. Nė maj tė 1900, pėr t'u shpėtuar ndjekjeve tė Sulltanit, u arratis nga Stambolli dhe qėndroi nė vise tė ndryshme tė Evropės, ku vendosi lidhje dhe bashkėpunoi me rrethet politike tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Ismail Qemali zhvilloi njė aktivitet tė dendur politik pėr njohjen e Shqipėrisė nė opinionin evropian. Ai shpalli botėrisht programin e tij autonomist nė intervista e artikuj tė botuar nė shtypin shqiptar tė kohės dhe nė organe tė huaja. Mori pjesė aktive nė lėvizjen xhonturke, nė krahun pėrparimtar tė saj qė ishte pėr njohjen e tė drejtave tė kombeve tė Perandorisė dhe u hodh kundėr xhonturqve kur kėta morėn pushtetin dhe vendosėn diktaturėn ushtarake. Nė dhjetor tė 1908, me gjithė luftėn qė i bėnė autoritetet xhonturke, u zgjodh deputet i sanxhakut tė Beratit nė parlamentin osman ku, sė bashku me grupin e deputetėve patriotė, mbrojti interesat e kombit shqiptar. Nė kėtė kohė ai kaloi nė pozitat mė tė pėrparuara duke e konsideruar kryengritjen e armatosur si mjet pėr sigurimin e autonomisė sė Shqipėrisė. U dallua si frymėzues dhe organizator i kryengritjeve anti-osmane tė viteve 1910-1912. Sė bashku me L.Gurakuqin e patriotė tė tjerė hartoi memorandumin e Greēės tė qershorit 1911 dhe nė fund tė atij viti mori nismėn pėr organizimin e kryengritjes sė pėrgjithshme tė 1912. I ngarkuar nga rrethet patriotike tė vendit shkoi nė Stamboll pėr ta bindur qeverinė osmane t'u jepte shqiptarėve autonominė. Pas fillimit tė Luftės sė Parė Ballkanike ndėrmori sė bashku me Luigj Gurakuqin njė aksion tė ri politik pėr tė shpėtuar atdheun. Nė mbledhjen e Bukureshtit mė 5 nėntor 1912 gjeti pėrkrahjen e kolonisė shqiptare tė atjeshme dhe prej andej shkoi nė Vjenė ku u takua me personalitete politike austro-hungareze dhe me pėrfaqėsues diplomatikė tė Fuqive pėr tė shtruare mbrojtur ēėshtjen shqiptare duke pasur parasysh kontradiktat qė ekzistonin midis fuqive. Ai pėr ēlirimin e plotė tė vendit. Mė 19 nėntor 1912 njoftoi nė atdhe se do tė shpallej pavarėsia nga Kuvendi Kombėtar qė do tė mblidhej pėr tė vendosur mbi tė ardhmen e vendit. U kthye me bashkėpunėtorėt e tij nė Shqipėri. Nė Vlorė kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombėtar qė shpalli Pavarėsinė e Shqipėrisė mė 28 Nėntor 1912. Qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali, ndonėse nė kushte shumė tė vėshtira tė brendshme e tė jashtme, mori njė varg masash nė fushėn ekonomisė, tė ndėrtimit shtetėror dhe tė kulturės kombėtare qė hapnin rrugėn e zhvillimit demokratik tė atdheut. Mbrojti pranė Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit dhe pranė kancelarive tė Fuqive tė Mėdha tė drejtat e ligjshme tė popullit shqiptar, tėrėsinė territoriale tė vendit. Nė tė gjitha kėto veprime Ismail Qemali u tregua burrė shteti dhe diplomat largpamės. Me politikėn e tij ngjalli kundėrshtimin e rretheve konservatore e reaksionare ēifligare si edhe tė imperialistėve, tė cilėt e rrėzuan qeverinė kombėtare tė kryesuar prej tij nė janar 1914. Vitet e fundit tė jetės sė tij tė kaluara nė mėrgim Ismail Qemali i pėrdori nė dobi tė ēėshtjes shqiptare. Kryeministri kishte 9 fėmijė: 6 djem, 3 vajza. Nė zyrėn e kryeministrit ėshtė njė foto e tij me 6 djemtė e tij. Nė kėtė zyra janė kujtimet e tij, qė fillimisht u nxorėn nė dritė nga shqiptarėt e Amerikės.

2- Zv/kryeministėr- dom NIKOLL KAĒORRI,

nėnkryetar i Qeverisė sė Vlorės l9l2. Njė personalitet i spikatur i kishės katolike, sekretar i Argjipeshkvisė sė Durrėsit, me qendėr asokohe nė Delbnisht tė Kurbinit, ku shėrbeu pėr njėzet vjet, duke patur nė administrim dhe kishat e famullitė e Kthellės, Selitės dhe Lurės. Ishte monsinjor. Mori pjesė nė Kongresin e Manastirit nė vitin 1908, ku u vendos pėr alfabetin e gjuhės shqipe, pėrkrah Fishtės dhe personaliteteve tė tjera tė kohės. Nė vitin l909 mori pjesė nė Kongresin Kombėtar tė Ebasanit, ku u diskutuan probleme tė shkollės shqipe. Ēdo 28 Nėntor, sė bashku me Ismail Qemalin, Luigj Gurakuqin pėrkujtohet dhe atdhetari i madh Dom Nikoll Kaēorri. U lind nė Krejė Lurė nė vitin l862 dhe vdiq nė Vjenė nė vitin l9l7, pas njė sėmundje tė rėndė nė moshėn 55 vjeēare. Emri i tij ėshtė pėrmendur rrallė gjatė viteve tė komunizmit, duke mos i dhėnė vendin qė meriton kėtij kleriku katolik nė panteonin e figurave tė shquara tė kombit tonė.

3- Ministėr i Brendshėm –MYFIT LIBOHOVA

Myfit Libohova ose Mufid Bej Libohova, lindi nė vitin 1876 dhe vdiq nė vitin 1927, ishte politikan shqiptar, ish kryeministėr i Shqipėrisė si dhe kryerės i detyrave tė disa Ministrive nė Shqipėri. Myfit Libohova rrjedh nga oxhaku i vjetėr i familjes Libohova qė pėr shumė vjet me radhė (afro 300 vjet ) kanė sunduar Janinėn. Ky oxhak i ka dhėnė Shqipėrisė pėr vite me rradhė shumė njerėz tė shquar nė politikė dhe nė drejtimin e shtetit shqiptar. Mufid bej Libohova ėshtė njė nga 15 anėtarėt e kėsaj familje qė kanė kontribuar nė krijimin dhe mbarvajten e shtetit . Njė nga mė tė rėndėsishmit e kėsaj familje ėshtė pa dyshim Mufit bej Libohova. Ai ka qenė kryeministėr i Shqipėrisė gjatė njė periudhe tė shkurtėr gjatė viteve 1913 - 1914. Nė anėn tjetėr ai ishte pjesė e udhėheqėsish sė shtetit shqiptarė pėr nėntė vite nga viti 1912 e gjer nė vdekje si Ministėr i Drejtėsisė, Ministėr i Punėve tė Brendshme, Ministėr i Financave dhe Ministėr i Punėve tė jashme. Ishte themelues i Bankės sė Shqipėrisė.

4- Ministėr i Drejtėsisė - dr.PETRO POGA

Lindi nė Erind tė Gjirokastrės ku edhe ndoqi mėsimet e para. Mė pas shkollohet nė Gjimnazin e Janinės dhe pastaj nė degėn e Drejtėsisė sė Universitetit tė Stambollit ku fitoi njė kulturė tė gjerė. Njihte mirė disa gjuhė tė huaja si frėngjisht, gjermanisht, greqisht dhe turqisht. Nė Stamboll bashkėpunoi me vėllezėrit Naim Frashėri, Sami Frashėri, Abdyl Frashėri, si dhe me Jani Vreton, Koto Hoxhin, Shahin Kolonjėn, Hasan Tahsinin dhe Ismail Qemalin. Nė vitin 1884 themeloi dhe botoi gazetėn "Drita" tė Stambollit, qė me pas e vijoi botimin patrioti rilindas Pandeli Sotiri. Ne kujtimet e tij, Petro shkruan: "Fletorja Drita e zgjoi idealin e shenjtė Kombėtar dhe ndikoi pėr ērrėnjosjen nga zemrat e shqiptarėve tė mendimit qė fetė nuk e ndryshojnė kombin, duke mos mundur tė ndryshojnė gjuhėn dhe zakonet qė formojnė Kombin." Nė vitet 1906-1908, Petro Poga gjendet nė Gjirokastėr ku dha ndihmesėn nė pėrhapjen e gjuhės shqipe dhe ndjenjave Kombėtare. Roli i tij mė i dukshėm u shfaq nė themelimin e Klubit Patriotik "Drita" tė Gjirokastrės, tė cilin bashkė me tė e udhėhoqėn atdhetarėt Hasan Xhiku, Idriz Guri, Hysen Hoxha dhe Elmas Boce. Nė vitin 1912 Petro Poga mbėshteti fuqimisht kryengritjen antiosmane tė Shqipėrisė sė Jugut. Nė Nėntor tė vitit 1912, parėsia e Gjirokastrės e zgjedh delegat nė Kuvendin Kombėtar tė Vlorės. Petro Poga bėhet kėshtu njė nga nėnshkruesit eShpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 28 Nėntor 1912. Nė mbledhjen e Kuvendit Kombėtar tė Vlorės, Petro Poga caktohet Ministėr i Drejtėsisė si pjesė e Qeverisė sė Parė Shqiptare, post tė cilin e mban deri nė vitet '20. Krahas kėsaj detyre, Ismail Qemali dhe Qeveria e Vlorės e ngarkuan edhe me detyrėn e Kryetarit tė Gjykatės sė Lartė 1913-1915. Sė bashku me avokatėt e shquar Taq Tutulani dhe Feim Mezhgorani harton Statusin qė shkėputi Gjykatėn Shqiptare nga juridiksioni i Perandorisė Osmane. Pas veprimtarisė nė Vlorė, shkoi nė Durrės ku iu dha posti i Ministrit tė Drejtėsisė nė Qeverinė e Princ Vidit. Mė 25 dhjetor, 1918 ishte pėrfaqėsues i Gjirokastrės nė Kongresin e Durrėsit, ku u zgjodh nėnkryetar dhe anėtar i kabinetit tė Turhan Pashės. Sė bashku me Luigj Gurakuqin nė diskutimet e tij nė kėtė Kongres ata kėrkuan tė respektoheshin liritė fetare sipas parimeve evropiane. Njė pjesė tė madhe tė jetės Petro Poga ia kushtoi Drejtėsisė Shqiptare. Mendja e tij u shfaq edhe nė hartimin e Legjislacionit Shqiptar dhe ndėrtimit tė Kushtetutės sė Mbretėrisė mė 1928. Vitet e fundit tė jetės Petro Poga i kaloi nė vendlindjen e tij, Erind.

5- Ministėr i Bujqėsisė- Pandeli CALE.

Lindi nė Korēė. Kreu liceun klasik francez tė Aleksandrisė nė Egjipt. Nė vitet 19001904 punon nė koloninė e Bukureshtit. Mė 1904 kthehet nė Shqipėri. Bashkė me Themistokli Gėrmenjin dhe Mid’hat Frashėrin vuri bazat e Komitetit tė Fshehtė Shqiptar nė Selanik. Kryetar i shoqėrisė “Banda e Lirisė” mė 1908. Nė shkurt 1909 sekretar i shoqėrisė “Lidhja orthodhokse”. Nė kryengritjen e pėrgjithshme tė vitit 1910 – 1912 drejtoi ēetat e zonės sė Korēės. Merr pjesė nė mbledhjen e 5 nėntorit 1912dhe si vetėdashės shoqėron Ismail Qemalin pėr nė Shqipėri. Mė 28 nėntor 1912, si delegat i Korēės, firmos manifestine pavarėsisė me siglėn “Pandeli Cale”. Emėrohet Ministėr i Bujqėsisė, Industrisė dhe Tregtisė. Vitet e Luftės sė Parė Botėrore kalon nė Zvicėr, Ukrainė, Bullgari, Francė. Mė 1919 kthehet nė atdhe. Mė 1920 hartues dhe firmėtar i Protokollit tė Kapshticės. Mė1920 Prefekt i Korēės. Nė shkurt 1921 deputet nė tė parin parlament shqiptar. Vdiq i sėmurė nė njė spital tė Selanikut

6- Ministėr i Financave- ABDI TOPTANI

7- Ministėr i Arsimit- LUIGJ GURAKUQI.

Luigj Gurakuqi ėshtė njė nga figurat kryesore tė lėvizjes sonė atdhetare dhe demokratike. I pėrkushtuar tėrėsisht ndaj ēėshtjes sė atdheut, veprimtaria e tij lidhet me ngjarjet mė tė rėndėsishme tė kohės. Lindi nė Shkodėr mė 1879. Mėsimet e para dhe njė pjesė tė shkollės sė mesme i bėri nė vendlindje, pastaj shkoi nė Itali. Aty mbaroi kolegjin e Shėmitėr Koronės nė Kalabri, ku ishte nxėnės i De Radės,dhe vijoi studimet e larta nė shkencat biologjike nė Napoli. Qė kur ishte student, bėri emėr nė shtypin shqiptar si poet dhe publicist (me pseudonimin Cakin Shkodra dhe Lekė Gruda). Mė 1908 Gurakuqi u kthye nė Shqipėri dhe u bė shpejt njė nga udhėheqėsit kryesorė tė lėvizjes kombėtare.. Mori pjesė nė Kongresin e Manastirit, ishte drejtori i parė i Shkollės Normale tė Elbasanit dhe njė nga udhėheqėsit e kryengritjeve tė Veriut (1911-1912). Ai ishte krahu i djathtė i Ismail Qemalit nė gjithė atė punė tė madhe pėr shpalljen e Pavarėsisė. Mė 1916 ishte nga themeluesit e Komisisė Letrare nė Shkodėr. Nė vitet 1921-1923 L.Gurakuqi si deputet i Shkodrės Bashkėluftėtar i F. Nolit, Gurakuqi ishte ndėr udhėheqėsit mė aktivė tė Revolucionit Qershorit tė vitit 1924. emigroi nė Itali, dhe nė mars 1925 u vra nė Bari.

8- Ministėr i Luftės- MEHMET DĖRRALLA.

Lindur mė 1843 nė Gradec tė Tetovės, Mehmet Deralla ėshtė regjistruar nė memorien historike, si njė ndėr protagonistėt e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit tė vitit 1878. Arsimin fillor e mori nė Tetovė, kurse atė tė mesėm nė Shkup .Pas shkollimit nė vendlindje, ai ndoqi studimet e larta nė Akademinė Ushtarake tė Stambollit, tė cilat i pėrfundoi me rezultate tė shkėlqyera.. Pas diplomimit do tė shėrbente pėr disa vite nė njė regjiment kėmbėsorie nė Anadolldhe njėherazi, atij do t'i jepej e drejta pėr tė ndjekur shkollėn e lartė tė Shtatmadhorisė nė Stamboll, qė ishte niveli mė i lartė i arsimimit ushtarak nė Turqi. Suksesi nė karrierė falė aftėsive dhe shkallės sė lartė tė pėrkushtimit nė tė gjitha detyrat e ngarkuara, do ta bėnin Mehmetin qė nė moshėn 35vjeēare tė pėrligjte kualitetet e titullit tė "Pashait", qė nėnkuptonte atė tė gjeneralit. I graduar kėshtu me gradėn mė tė lartė tė kohės do tė niste nga detyrat e reja qė do t'i besonte komanda e lartė, fillimisht si komandues xhandarmėrie nė Bagdad tė Irakut dhe, mė vonė, nė Halep tė Sirisė pėr t'u transferuar mė tej nė Selanik, i cili nė atė periudhė pėrfaqėsonte njė nga portet mė tė rėndėsishėm tė Perandorisė Osmane nė Ballkan. Prej Selanikut Mehmet Pashė Dėrralla, do tė merrte emėrimin nė vilajetin e Kosovės pėr tė shėrbyer nė kryeqendrėn e tij, nė Shkup pėr tė vijuar mė vonė nė funksionin e komandantit tė qarkut tė Prizrenit nė tė cilin bėnte pjesė edhe Tetova, Gjakova dhe Luma. Pikėrisht me kėtė detyrė gjeneral Dėralla, do t'i jepte fund karrierės si oficer i Ushtrisė osmane. Mė tej, pėr tė fillon njė karrierė tjetėr, me njė profil tė ri. Ai nė shenjė proteste hoqi spaletat dhe yjet e gjeneralit tė Ushtrisė turke dhe iu pėrkushtua ēėshtjes kombėtare. Pas kėtij momenti gjenerali u vu nė dispozicion tė Ushtrisė Vullnetare tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Jemi nė kohėn kur Lėvizja Kombėtare Shqiptare kulmonte njė moment historik. Mehmet Pashė Dėrralla u caktua kėshilltar i Sulejman Vokshit, i cili bėnte detyrėn e ministrit tė Mbrojtjes tė kabinetit qeveritar, Nė tė njėjtėn linjė vazhdon aktiviteti atdhetar i Mehmet Dėrrallės edhe pas shtypjes sė Lidhjes sė Prizrenit nga ushtria osmane e dėrguar nga Stambolli. Prej kėtij momenti trishtues, gjenerali Dėrralla do tė kontribuonte nė Lidhjen e Pejės. Janė pėrpjekjet e personaliteteve shqiptare tė vitit 1899, tė cilėt nė drejtimin e Haxhi Zekės, ndėrmorėn aksionin pėr tė realizuar atė qė nuk mundi ta bėnte Lidhja e Prizrenit. Sidoqoftė pėrballė taborėve osmane, kjo lėvizje detyrohet tė dėshtojė. Nė kėtė krizė Mehmet Pashė Dėrralla u kap nga forcat okupatore dhe u internua nė shkretėtirat e Irakut prej nga u kthye aty nga viti 1908, falė njė amnistie tė pėrgjithshme, qė u dha pas kryengritjes xhon-turke. Nė situatėn e mėvonnshme Mehmet Dėrrallės, ju ofrua njė funksion i lartė nė ushtrinė osmane, por aie refuzoi prerazi, duke vėnė nė dukje se, tanimė i pėrkiste tjetėr kauze qė kishte tė bėnte me idealin kombėtar. Roli i Mehmet Pashė Dėrrallės nė organizimin dhe drejtimin e kryengritjeve tė mėdha tė Kosovės tė viteve 1910, 1911 dhe 1912. Ishin kėto beteja qė kulmuan me atė tė verės sė vitit 1912, e cila shėnoi marrjen e Shkupit, ish- qendrės sė vilajetit tė Kosovės. Kryengritėsit shqiptarė, tashmė tronditėn tėrė mjedisin ballkanik, nė tė cilin faktori shqiptar filloi tė bėhej dominant. Nė fokusin e lėvizjes sė tyre u vendos nė kėtė periudhė shpėrfillja e hegjemonizmit tė shteteve fqinje siē ishte, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia, tė cilat prej kohėsh investonin pėr strategjinė e tyre qė kishte tė bėnte me mohimin e ekzistencėn e kombit shqiptar, nė mėnyrė qė tė zgjeronin teritoret e tyre. Gjenerali Dėralla ishte njė nga protagonistėt kryesorė tė qėndresės shekullore pėrballė sulmeve serbo-malazeze, tė cilat synonin pushtimin e Shqipėrisė veriore. Nėn komandėn e tij, luftėtarėt shqiptarė i gozhduan forcat serbe nė hapėsirėn ndėrmjet Drinit tė Bardhė e Drinit tė Zi.

9- Ministėr i Punėve Botore -MIT’HAT FRASHĖRI.

Mit’hat Frashėri lindi mė 25 mars 1880 nė Janinė; vdiq mė 3 tetor 1949 nė New York, SHBA. Ishte i biri i Abdyl Frashėrit dhe nipi i Sami Frashėrit dhe Naim Frashėrit. Ai e njohu shumė pak babain e tij dhe u rrit nėn kujdesin e Samiut dhe Naimit. Edukimin akademik e mbaroi nė Stamboll. Pas mbarimit tė shkollės, deri nė vitin 1905, punoi nė administratėn turke dhe mė pas kaloi nė Selanik, nė administratėn shtetėrore. Nė 4 prill 1929 Mit'hat Frasheri nė testamentin e tij i lė shtetit shqiptar pasurinė e tij, tė tundshme dhe tė patundshme me qėllim krijimin e njė instituti albanologjik nė Tiranė, i cili do tė merrej me studime nė fushėn e historisė sė Shqipėrisė. Filloi tė aktivizohet nė politikėn shqiptare qė nė fund tė shekullit XIX. Njė nga figurat mė tė spikatura nė politikėn shqiptare nė gjysmėn e parė tė shekullit XX. Nė vitin 1908, ai fillon botimin e gazetės "Liria" nė Selanik. Gjatė kėsaj periudhe bashkėpunon ngushtė me Kristo Luarasin, i cili drejtonte shtypshkronjėn/shtėpinė botuese "Mbrothėsia". Ai mori pjesė nė Kongresin e Manastirit, i njohur ndryshe edhe me emrin Kongresi i alfabetit me 14 nėntor- 22 nėntor 1908. Mit'hat Bej Frashėri u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nėnkryetar i Komisionit tė hartimit tė alfabetit (kryetar i Komisionit ishte At Gjergj Fishta). Nė moshėn 32-vjeēare largohet pėrfundimisht nga Stambolli dhe udhėton pėr nė Shqipėri duke kaluar nga Kosova nė Shkup dhe pastaj nė Elbasan. Nė vitin 1912, nė qeverinė e pavarėsisė tė krijuar nga Ismail Qemali ai zgjidhet ministėr i botores. Mė 30 mars 1913, ai jep dorėheqjen nga detyra. Ai mirėpriti ardhjen e Princ Vidit nė Shqipėri dhe ndihmon nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme. Pas largimit tė Princ Vidit, Mit'hat Frashėri largohet nga Shqipėria dhe deri nė vitin 1918 jeton nė disa shtete tė Ballkanit. Nė vitin 1916 vendoset nė Bukuresht ku arrestohet nga policia dhe internohet nė Moldavi. Nė vitin 1918, me mbarimin e Luftės sė Parė Botėrore, lejohet tė largohet dhe vendoset nė Lozanė, Zvicėr. Aty ai i drejtohet me njė promemorie konferencės nė tė cilėn po pėrgatitej krijimi i Mbretėrisė Serbo-Kroate-Sllovene. Nė promemorie ai deklaron "Pa zgjidhjen e problemit shqiptar nuk do tė ketė as Jugosllavi tė re dhe as njė zgjidhje pėrfundimtare tė kufinjve nė Ballkan". Nė vitin 1920 ai vendoset nė SHBA. Kthehet nė Shqipėri nė vitin 1922. Nė janar 1923 fillon detyrėn e Ministrit Fuqiplotė tė Republikės sė Shqipėrisė nė Athinė. Kėtė detyrė e kreu deri nė dhjetor 1925. I zhgėnjyer nga zhvillimet politike nė Shqipėri ai jep dorėheqjen dhe deklaron largimin e tij nga aktiviteti politik. Nė vitin 1927, fillon tė botojė nė Tiranė, revistėn Dituria dhe themelon librarinė Lumo Skėndo. Nė vitin 1939, pas pushtimit tė vendit nga Italia fashiste vendos tė rikthehet aktivitetit politik. Nė vitin 1941, ai ėshtė ideologu kryesor dhe njė nga themeluesit ePartisė Nacionaliste, e njohur mė shumė me emrin Partia e Ballit Kombėtar. Kundėrshtar i Partisė Komuniste tė Shqipėrisė, u detyrua nė nėntor 1944, tė largohet nga Shqipėria dhe tė vendoset nė Itali. Gjatė njė udhėtimi pėr nė Nju Jork, SHBA ai vdes si pasojė e njė ataku kardiak.

10. Ministėr i Postė-Telegrafės, LEF NOSI.

I lindur nė Elbasan mė 9 prill 1877, Lef Nosi u arsimua fillimisht nė vendlindje e mė pas nė Athinė. Megjithėse nuk i pėrfundoi studimet e larta pėr farmaci (kreu vetėm 2 vjet), pas kthimit nė qytetin e tij, iu kushtua me zell punės pėr njohjen e gjėrė dhe tė thelluar tė historisė dhe tė kulturės shqiptare. Mė 1909, ai u zgjodh kryetar i Klubit "Vllaznia" nė Elbasan, nė tė njėjtin vit themeloi shoqėrinė "Afėrdita", njė vit mė vonė, botoi gazetėn "Tomorri". Ai ishte njė nga figurat qendrore qė kontribuan nė organizimin dhe zhvillimin e Kongresit Arsimor Kombėtar tė Elbasanit (tetor 1909) si edhe tė ēeljes tė sė parės shkollė normale nė vend (1 dhjetor 1909). Ishte nėnshkrues i Aktit tė Pavarėsisė dhe anėtar i kabinetit tė Ismail Qemalit, krijuesi i filatelisė shqiptare, Kryetar i Bashkisė sė Elbasanit nė periudhėn e Qeverisė sė Fan Nolit. Iu pėrkushtua gjurmimit tė dokumenteve historike, materialeve folklorike, etnografike, botimeve me vlera albanologjike, u shqua si arkivist, folklorist, etnograf, numizmat, arkeolog etj. Botoi fletoren "Dokumente historikė" dhe nė 1937 njė fletėpalosje me Aktin e Pavarėsisė tė vitit 1912, me rastin e 25- vjetorit tė asaj ngjarjeje Nė tetorin e vitit 1943, ishte anėtar i Kėshillit tė Regjencės, pėr shkakun e tė cilės u quajt "kolaboracionist", gjė qė u shfrytėzua nga pushteti i pasluftės, nga regjimi komunist qė e ekzekutoi me pushkatim mė 1946. Qeveria e Vlorės filloi funksionet nė datėn 4.12.1912.Punoi deri nė 22 janar 1914. 7 ditė ėshtė regjistruar kohėzgjatja e kuvendit tė Vlorės,me fillesė 28 nėntorin,por brenda kėtij intervali,data 5 s’ka ndonjė aktivitet. Ministrat ishin tė shkolluar nė shkollat e Romės, Vjenės, Stambollit, Athinės. Mehmet Pashė Dėrhalla, ministėr i luftės ishte gjeneral. Nė kėtė kuvend, nuk kanė marrė pjesė patrioti Hasan Prishtina, saktėson cicėroni dhe Idriz Seferi. Ata ndodheshin tė izoluar nė burgkalan e Beogradit, si elementė tė rrezikshėm. Nga historianė tė kohės sė dikaturės ėshtė cituar se kėta persona kanė qenė prezentė nė Vlorė, ndėrsa faktet qė disponojnė nė kėtė muze flasin pėr tė dhėna tė tjera. Isa Buletini mbėrriti me vonesė pėr shkakun e pritave, qė i kryenin rrugės. Por erdhi plot me 400 trima,tė zgjedhur, qė formuan gardėn nacionale. Nė kėtė ndėrtesė janė zyrat e Lef Nosit,Mehmet Dėrhallės, Luigj Gurakuqit, salla e kabinetit ministror, ku mblidhej qeveria e Vlorės.

Gazeta e Qeverisė sė Vlorės

Gazeta e parė shtetit shqiptar ėshtė “Pėlindja e Shqipėniės”, botim i qeverisė sė Vlorės, nxori dritėzėn e parė nė gusht, viti 1913 deri nė 26 mars 1914. Nė kėtė gazetė zyrtare fillimisht kryeredaktor ishte Dhimitėr Berati, kontribuoi publicisti M.Grameno i thirrur urgjent nga Vlora ai mbėrriti aty rreth 2 dhjetorit. Largimin e Esat Pashės i pakėnaqur nga vendi i ministrit tė Punėve tė Brendshme, Grameno i pėrgjigjet tek “Pėlindja…Shqipėria pasha do tė bėhet pėr shqiptarėt gjithė tė krishterė e muhamedanė edhe edi fort bukur,qė s’bėhet Turqi e vogėl…”. Nė kėto zyra gjenden dokumente origjinale. Zyra e kryeministrit I.Qemali ka karrigen, tavolinėn e punės, raftet e librave. Njė foto origjinale I.Qemali dhe qeveria nė ballkon, poshtė populli duke pritur me ankth vendimet e konferencės sė ambasadorėve nė korrrik ’12. Nė fillim citon udhėrrėfyesi, ministrat punon nėpėr shtėpitė e vlonjatėve. Ministri i arsimit L.Gurakuqi e kishte zyrėn tek shkolla Nr.1, mes nxėnėsve. Kur shkonte dhe kthehej, ministri takonte nxėnėsit. Nė kuvendin e Vlorės u zgjodh edhe senati me 19 veta mė kryetar Vehbi Dibrėn. Pėrbėrja e delegatėve tė kuvendit tė Vlorės: 14 delegatė ishin nga Kosova,4 nga Ēamėria,6 nga Vlora,7 Elbasani,12 Durrėsi,4 Korēa, 11 Dibra, 4 delegatė nga kolonitė shqiptare jashtė vendit.
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Qeveria e Ismail Qemalit, skaneri i ministrave Empty Re: Qeveria e Ismail Qemalit, skaneri i ministrave

Mesazh nga Mona Sat Nov 27, 2010 6:08 pm

Faleminderit Kleopatra pėr informacionin,
Shumica prej nesh i kemi tė njohura 80% tė kėtyre tė dhėnave nga historia qė kemi studjuar nė shkollė
Njė gjė nuk mė ka pėlqyer nė gjith kėtė dokument historik, pėrsonin qė luajti rol kryesor, pra kryeministrin e parė Shqipėtarė, e kemi lėn gjithmon pa mbiemėr, mė sakt ėshtė thirrur veē nė emėr, Ismail Qemali
Tė dy kėta jan emra, Ismail - emri i parė, Qemal - emri i dytė, Vlora - mbiemri
Nė kohėn kur lindi Ismail Vlora, mbizotėronte kultura turke , nė tė cilėn njeriu emrėrohej me dy emra, e njėjta gjė ndodhi dhe me Ismail Qemal Vlorė-n
Ajo qė mė habit mua ėshtė , pse ne i kemi pėrmėndur vetėm emrin, kurse vajzės sė tij i kemi pėrmėndur gjithashtu mbiemrin Nermin Vlora
Mona
Mona
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 10/01/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2777
Vendndodhja Vendndodhja : Tiranė
Hobi Hobi : faqet e ndryshme tė internetit
Humor Humor : eee mundohem tė jem githmon me humor
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 18/07/2010
Falenderimet Falenderimet : 57

http://wwwka2010.webs.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi