♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Perla forumore!

+4
Hera
Eri dr
MONDI
Love
8 posters

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtė

Perla forumore! - Faqe 2 Empty Re: Perla forumore!

Mesazh nga Vizitor Sun Dec 16, 2012 2:15 pm

Sillu me njerezit sipas vlerave te tua, jo sipas vlerave te tyre.

Njė burrė i moshuar dhe i urtė ishte ulur pranė bregut tė njė lumi. Ai
shihte i mahnitur hijeshinė qė rrethonte ambientin pėrreth dhe herė pas
here pėshpėriste diēka me vete. Nė njė moment, ai vėren njė akrep qė
kishte rėnė nė ujė. Akrepi orvatej tė shpėtojė nga mbytja por pa fajde.
Burri vendosi ti gjendej kėtij insekti tė mjerė dhe i zgjati dorėn ta
shpėtojė nga kthetrat e vdekjes. Por me ta prekur, akrepi e pickoi fort.
Burri e tėrhoqi dorėn dhe lėshoi njė piskamė pėr shkak tė dhimbjes. Por
pas pak, sėrish zgjati dorėn drejt akrepit qė ta shpėtojė dhe sėrish
insekti mosmirėnjoės e pickoi. Burri lėngoi sėrish, e megjithatė e
zgjati pėr tė tretėn herė dorėn qė ta shpėtojė. Kėtė skemė e kishte
ndjekur njė person tjetėr i cili nuk duroi dot por i thirri:”Mos vallė
tė janė tharė trutė?! Si nuk zure mend as herėn e parė dhe as tė dytėn?!
Dashke ta provosh pėr herė tė tretė pale!”
Burri i menēur nuk i ktheu pėrgjigje, por vazhdoi pėrpjekjet pėr ta
shpėtuar akrepin, derisa ia arriti. Pastaj, bėri disa hapa nė drejtim tė
burrit tjetėr dhe pasi i rrahu supet i tha:”O mik! Natyra dhe instinkti
i akrepit ėshtė tė pickojė, kurse natyra dhe karakteri im ėshtė tė
sillem butėsisht. Pėrse dashke tė lejoj qė tė dal nga natyra dhe karakteri im?! Sillu me njerėzit sipas natyrės dhe karakterit tėnd, jo
sipas natyrės sė tyre, cilatdo qofshin sjelljet dhe veprat e tyre!

Mos u kushto rėndėsi zėrave qė tė
kėrkojnė tė dalėsh nga vetja! Mos ua var atyre qė tė thonė hiq dorė nga
karakteri dhe natyra jote, sepse pala tjetėr nuk e meriton mirėsjelljen!

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Perla forumore! - Faqe 2 Empty Re: Perla forumore!

Mesazh nga Vizitor Sun Dec 16, 2012 2:16 pm

Po kaloja nė njė pazar tė madh pėr tė blerė disa gjėra kur pashė njė
shitės duke folur me njė djalė tė vogėl, jo mė shumė se 4-5 vjec.
Shitesi i tha " Mė vjen keq, por ti nuk ke mjaftueshėm para pėr tė blerė kėtė kukull"
Nė atė moment djali i vogėl mė pa,u kthye nga unė dhe mė tha:
-" Xhaxhi, je i sigurt qė nuk kam mjaftueshėm para?"
I numėrova lekėt e tij dhe i thashė" Ti e di i dashur, qė nuk ke mjafueshėm para pėr tė blerė kukullėn"
Djali i vogėl mbante akoma kukullėn tė shtrėnguar nė duart e tij.
I afrova dhe mė tepėr dhe e pyeta se pėrse e donte kukullėn.
" Ėshtė kukulla qė motra ime e donte aq shumė, doja t'ia dhuroja asaj
pėr ditėlindje. Duhet t'ia jap kukullėn mamit tim kėshtuqė ajo mund t'ia
japė asaj kur tė shkojė atje."
Sytė e tij ishin kaq tė trishtuar kur tha kėtė.
" Motra ime ka shkuar tė jetė me Zotin,babi mė tha qė edhe mami do tė
shkojė atje shumė shpejt, kėshtuqė unė mendova t'ia jap kukullėn ta
marrė me vete e t'ia japė motrės sime."
Zemra ime sa nuk ndaloi. Vogėlushi mė pa sėrish dhe mė tha:
" Unė i thashė babit ti thotė mamit tė mos shkojė pa u kthyer unė nga
dyqani.",dhe mė pas mė tregoi njė foto tė vogėl tė tij ku ai ishte duke
qeshur.
Pastaj mė tha" Dua qė mami tė marrė kėtė foto me vete kėshtuqė motra ime nuk do mė harrojė. Une e dua mamin dhe dua qė ajo tė mos mė lėrė
vetėm,por babi mė tha qė ajo duhet tė shkojė tė rrije me motrėn time"
Pastaj sėrish hodhi sytė nga kukulla, qetėsisht, me sy tė trishtuar.
Shpejt gjeta portofolin tim dhe i thashė vogėlushit " Le tė kėrkojmė sėrish, se mos ke para mjaftueshėm pėr tė blerė kukullėn"
"Ok,shpresoj tė kem", tha vogėlushi

Shtova disa para shtesė tek paratė e tij, pa u vėnė re dhe filluam t'i
numėrojmė. Ishin mjaftueshėm pėr kukullėn dhe disa para tė tjera shtesė.
Vogėlushi tha" Faleminderit Zot qė mė dhe para mjaftueshėm"
Pastaj me vėshtroi dhe mė tha:
" Natėn e shkuar, pėrpara se tė flija, iu luta Zotit tė kisha
mjaftueshėm para tė nesėrmen nė mėnyrė qė tė blija kukullėn pėr motrėn
time, dhe Ai mė degjoi. Gjithashtu doja tė kisha para ti bleja mamit njė
trendafil tė bardhė, por nuk ia kerkova sepse m'u duk shumė. Por Zoti
mė ndihmoi pėr tė dyja"

Mbarova blerjet e mia, nė njė gjendje shpirtėrore shumė ndryshe nga sa
isha mė parė. Nuk mund tė largoja nga mendja djalin e vogėl.Pastaj m'u kujtua njė artikull nė gazetė qė kisha lexuar 2 ditė mė parė e
cila fliste pėr njė tė dehur i cili kishte goditur njė makinė nė tė
cilėn ndodhej njė grua dhe njė vajzė e vogėl. Vajza e vogėl kishte
vdekur dhe gruaja ishte nė gjendje kritike pėr jetėn. Familja kishte
vendosur t'ia hiqte aparaturat qė e mbanin akoma nė jetė, sepse ishte e
pamundur qė ajo tė rikuperohej nga koma. A ishte kjo familja e djalit tė
vogėl?
Pas dy ditėsh nga takimi me djalin e vogėl lexova nė gazetė qė edhe
gruaja kishte vdekur. Nuk mund tė ndaloja veten, ndaj bleva njė buqetė
tė madhe me trėndafla tė bardhė dhe shkova nė ceremoninė mortore, nė tė
cilen ndodhej trupi i gruas, e ku njerėzit mund t'i jepnin lamtumirėn e
fundit. Ajo ishte atje, nė arkivolin e saj, me njė trendafil tė bardhė
nė duar dhe njė foto tė djalit tė vogėl nė gjoks. Anash saj ndodhej
kukulla. U largova nga ai vend me lotė nė sy, dhe ndjeva se jeta ime
kishte ndryshuar pėrgjithmonė...
Dashuria qė vogėlushi kishte pėr nėnėn dhe motrėn e tij ishte e
paimagjinueshme dhe nė njė sekondė njė shofer i dehur ia largoi pa
mėshirė.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Perla forumore! - Faqe 2 Empty Re: Perla forumore!

Mesazh nga Vizitor Sun Dec 16, 2012 2:17 pm

Njė njeri i shtyrė nė moshė po udhėtonte me tren me djalin e tij, i cili ishte 25 vjeē.
Nė fytyrėn e djalit, qė ishte ulur afėr dritares, shihej hare e madhe...

Nė atė moment, djali nxori dorėn jashtė dritares dhe ndjeu se era po
kalonte pėrmes dorės sė tij dhe bėrtiti: -Baba, shiko si drunjtė po ecin
pas nesh..!
Plaku buzėqeshi.
Pranė tyre ishte ulur njė ēift, qė po dėgjonte bisedėn mes babait dhe tė
birit dhe u ndjenė pak nė pozicion tė keq; -Si ka mundėsi qė ky djalė
25-vjeēar tė sillet si fėmijė?- menduan ata.
Papritmas djali bėrtiti: -Baba shiko liqenin, shiko retė si vijnė pas
nesh!Ky ēift prapė u habit nga sjellja e kėtij djali. Mė pas filloi tė
bjerė shi. Pikat e shiut filluan tė bien nė dorėn e djalit, tė cilit i
shkėlqente fytyra nga gėzimi. Papritmas ai bėrtiti: -Baba, po bie shi,
pikat e tij kanė mbushur dorėn time. Shiko...shiko...!

Nė fund, ēifti nuk pati mė durim dhe iu drejtua plakut: -Pse nuk shkoni
te ndonjė mjek pėr tė gjetur ilaē pėr kėtė djalė? Plaku u pėrgjigj: - Ne
sapo dolėm nga spitali, birit tim tani i ka ardhur shikimi dhe po sheh
pėr herė tė parė nė jetėn e tij!Ēdo herė kujto: Mos tento tė dish rezultatin pa i ditur mirė detajet!

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Perla forumore! - Faqe 2 Empty Re: Perla forumore!

Mesazh nga Vizitor Sun Dec 16, 2012 2:17 pm

Thuhet se nje mbret kishte urdheruar te mblidheshin 10 qen te eger dhe te pameshirshem.
Detyra e tyre ishte te shqyejne cdo vezir qe i jep keshilla te gabuara.
Pas disa pervojash teper dramatike, veziri i radhes i jep nje keshille
te gabuar mbretit, por pasi i kishte sherbyer denjesisht per dhjete vite
me radhe.
Menjehere mbreti urdheron te hiedhej tek qente.
Para se ta marrin ushtaret, veziri i kerkoi nje nder mbretit: Ti jepej afat dhjete dite dhe mbreti ia lejoi kete privilegj.
Menjehere, veziri vajti tek kujdestari i qenve dhe i kerkoi nje nder: Tu sherbeje qenve te tij per dhjete dite.
Edhe pse u cudit nga kjo kerkese, kujdestari e pranoi dhe u largua.
Per dhjete dite, veziri i ushqeu, i pastroi, i lau dhe u perkujdes maksimalisht per qente.
Diten e ekzekutimit te urdherit mbreteror, veziri u fut ne kafazin perkates dhe mbreti dha sinjalin e leshimit te qenve.
Te dhjete qente u sulen drejt kafazit, por me te mberritur tek veziri
filluan ti lepijne kembet dhe ti kercejne siper me dashamiresi.
Mbreti e pyeti me habi: Cfare u ke bere qenve keshtu?!Veziri i tha: O mbret! Ketyre u sherbeva per dhjete dite dhe ma diten per nder e nuk e harruan te miren.
Kurse ty te sherbeva dhjete vite dhe harrove gjithcka per nje cast.
Mbreti uli koken dhe urdheroi qe ti falej jeta vezirit...

Mos e harroni te shkuaren e bukur, thjesht per nje gabim te castit!!

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Perla forumore! - Faqe 2 Empty Re: Perla forumore!

Mesazh nga Vizitor Sun Dec 16, 2012 2:18 pm

Haēiko, Historia E Qenit Qė Pėrloti Botėn


Besnikėria dhe dashuria pa kushte i ka bėrė qentė tė fitojnė titullin
“miku mė i mirė i njeriut”. Por njė qen nė Japoni i kishte aq tė
pakufizuara kėto dy cilėsi, saqė ka fituar njė vend nė zemrėn e tė
gjithė japonezėve dhe e ka mbajtur atė pėr gati 70 vjet.Pavarėsisht se
kanė kaluar shumė dekada, Haēiko nuk ėshtė harruar, por historia e tij
ėshtė bėrė e njohur pėr tė gjithė botėn pas librit dhe filmit qė
pėrshkruajnė besnikėrinė e tij tė pėrjetshme ndaj tė zotit.Mes
ndėrtesave tė larta, dyqaneve e vendasve qė nxitojnė, statuja e bronztė
nė madhėsinė reale tė Haēikos ndodhet nė stacionin e trenit Shibuya nė
Tokio. Por pavarėsisht pėrmasave tė vogla nė krahasim me ndėrtesat
shumėkatėshe tė Tokios, Haēiko i bronztė nuk ėshtė i vėshtirė pėr t’u
gjetur. Ai ėshtė bėrė vend takimi pėr miliona banorė tė Tokios qė nga
viti 1934.Haēiko lindi nė Akita nė vitin 1923 dhe u soll nė Tokio njė
vit mė pas. Ai dhe i zoti, Eisaburo Uyeno, do tė bėheshin miq tė pandarė
qė nė takimin e parė. Ēdo ditė Haēiko do ta shoqėronte profesorin e
universitetit “Imperial” deri te stacioni, kur ai shkonte nė punė. Kur
profesori kthehej e gjente qenin tek e priste, njė rutinė qė do tė
vazhdonte pėr mė shumė se njė vit. Por njė ditė, krejt papritur, profesori sėmuret dhe vdes nė universitet.Edhe pse nuk e pa mė tė zotin,
lidhja e fortė me tė bėri qė qeni ta priste profesorin pėr 10 vjet me
radhė. Haēiko dilte ēdo ditė nė stacionin Shibuya, nė pritje tė njė miku
qė nuk do tė kthehej kurrė. Pėr gati dhjetė vjet me radhė banorėt e
zonės dhe kalimtarėt u bėnė dėshmitarė tė besnikėrisė sė qenit ndaj tė
zotit. Nė 8 mars tė vitit 1935, Haēiko ndėrroi jetė nė tė njėjtin vend
ku ishte ndarė pėr herė tė fundit me profesorin. Nga autopsia doli se
shkak ishte kanceri.
Statuja

Kalimtarėt dhe ata qė jetonin pranė stacionit tė trenit ishin prekur aq
shumė nga historia e Haēikos saqė i ngritėn njė statujė nė vitin 1934,
ceremoni nė tė cilėn mori pjesė edhe vetė ai. Artisti i famshėm Ando
Teru “rikrijoi” Haēikon nė bronz, njė kujtim qė nuk do ta kishte jetėn e
gjatė, pasi u prish gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Por nė vitin 1948,
Haēiko i bronztė do tė rishfaqej nė tė njėjtin vend, kėsaj here nga
duart e djalit tė krijuesit tė tij, Ando Tekeshi. Edhe pse Haēiko ėshtė
mė i vogėl se njė njeri nga pėrmasat, mesazhi qė ka lėnė pas pėr
rėndėsinė e miqve tė mirė, ėshtė i jashtėzakonshėm. Historia qė qėndron
pas statujės sė tij nė stacionin e trenit nė Tokio, ėshtė nga ato historitė qė nuk harrohen kurrė e qė ngrohin zemrat e banorėve dhe
turistėve nga e gjithė bota.

Jeta

Haēiko (10 nėntor 1923 – 8 mars 1935), i njohur nė Japoni si Qeni besnik
Haēiko (Haēi nė japonisht do tė thotė “tetė” qė nėnkupton radhėn e
lindjes sė qenit dhe “ko” qė do tė thotė princ apo dukė), ishte njė qen i
llojit Akita, i lindur nė njė fermė nė prefekturėn e Akitės. Ai
kujtohet gjithnjė pėr besnikėrinė e pashoqe ndaj tė zotit, edhe shumė
vjet pas vdekjes sė kėtij tė fundit.

Frymėzimi

Haēiko ishte subjekt i filmit “Pėrralla e Haēikos” e vitit 1987, e njė
regjisori japonez dhe tregonte historinė e tij qė prej lindjes dhe deri
nė vdekje, duke imagjinuar edhe bashkimin shpirtėror me tė zotin. I
konsideruar njė sukses shumė i madh, filmi ishte edhe realizimi i fundit
i studios japoneze “Shochiku Kinema ”, “Haēiko, historia e njė qeni”, icili doli nė kinema nė gusht 2009, dhe kur rolin e profesorit e luan
aktori Riēard Gir.

Haēiko ishte gjithashtu subjekt i njė libri pėr fėmijė qė doli nė
2004-n, i titulluar: Haēiko, historia e vėrtetė e njė qeni besnik. Njė
tjetėr libėr ishte “Haēiko pret” qė u botua nė 2008-n. Haēiko ishte edhe
pjesė e njė novele po nė 2008-n. Nė vitin 1994 nė Japoni u zbulua njė
regjistrim i lehjes sė Haēikos nga kaseta shumė tė vjetra. Zėri i tij u
transmetua nė radio ndėrsa miliona vetė e dėgjonin.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Perla forumore! - Faqe 2 Empty Re: Perla forumore!

Mesazh nga Vizitor Sun Dec 16, 2012 2:18 pm

Njė burrė po i shėrbente me shumė pėrkushtim rrėnjės sė trėndafilit qė
kishte mbjellė ca ditė mė parė. E ujiste ēdo ditė duke pritur ēastin,
kur gonxhja do tė shperthente. Mirėpo njė ditė u mėrzit nga gjembat e
shumtė e tha me vete: “Si mund tė dalė njė lule kaq e bukur nga njė bimė
e mbushur plot me gjemba ?!” Dhe e la pas dore kujdesin ndaj saj,
pikėrisht pak para se ajo tė ēelte.Kėsisoj, rrėnja e trėndafilit u tha.
Fatkeqėsisht,kėshtu ndodh dhe me shumė njerėz. Brenda ēdo shpirti
ekziston njė trėndafil, pavarėsisht fajeve dhe gabimeve. Por shumė nga
ne shohin vetėm gjembat,tė metat dhe nuk e vlerėsojne natyrėn e pastėr
qė Zoti ka mbjellė nė shpirtrat tanė. Kjo ndjenjė dėshpėrimi dhe
vlerėsimi i ulėt pėr veten na bėn qė ta lėmė pa ujitur kėtė mirėsi, e
cila pak e nga pak vdes brenda nesh....!!

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Perla forumore! - Faqe 2 Empty Re: Perla forumore!

Mesazh nga Vizitor Sun Dec 16, 2012 2:18 pm

Nje zoteri i moshuar,italian,jetonte i vetmuar ne New Jersey. Sic do
vit, ai duhej te mbillte domatet ne kopeshtin e tij. Por mosha e tij e
renduar nuk ja lejonte te punonte dot token e forte. I shkruan nje leter
djalit te tij te vetem,i cili ndodhej ne burg, e cila thoshte :

" Biri im i dashur, Vincent.
Jam shume i trishtuar qe kete vit nuk mund ti mbjelle dot domatet e mia.
Jam teper i vjeter per te punuar kete toke te forte. Kujtoj me
nostalgji kohet e vjetra kur ti me ndihmoje per ta punuar dhe jam i
sigurt qe do te ishe i lumtur po te kishe mundesi ta beje prape.
Te puth me mall,babai jot !"

Djali,nga burgu i shkruan kete leter si pergjigje :

" Baba, te lutem mos e puno token, aty kam varrosur disa trupa te vdekur! Te perqafoj,Vincent!"

Ne 4.30 te mengjesit forcat speciale te FBI shkojne te shtepia e
zoterise se moshuar dhe germojne cdo cm te oborrit. Mbasi nuk gjeten
gje,i kerkojne ndjese zoterise dhe largohen. Zoteria i moshuar merr nje
tjeter leter nga i biri : " I dashur baba
Tani toka eshte punuar,shkriftuar dhe tani mund ti mbjellesh domatet e
tua. Kaq mund te beja per ty duke pare rrethanat qe ndodhem . Te
perqafoj, Vincent !"

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Perla forumore! - Faqe 2 Empty Re: Perla forumore!

Mesazh nga Vizitor Sun Dec 16, 2012 2:19 pm

Histori dashurie ... Pa titull........Me e prekura qe kam lexuar[/b]
Vajza 17 vjecare tmerresisht dinte te dashuronte
dhe djali 20 vjecar dinte t'ja vleresonte.
Vajza e donte aq shume sa per te falte gjithcka
dhe djali e donte por vajzes kurre nuk ja tha.
Po djali ne zemer mbante nje sekret
qe nuk ja tha as te dashures se vet.
Vajza ia falte gjithe dashurine
por djali tek droga gjente qetesine.
sekretin e djalit vajza s'e kish zbuluar
qe djali drogohej ajo s'e kish kuptuar.
Dhe ditet iknin,iknin nje nga nje
dhe djali keqesohej,keqesohej gjithmone e me.
por dhe per djalin erdhi nje dite e mallkuar
vajza zbuloi sekretin kur i pa shenjat ne duar.
Ia mohonte djali"-asgje s'eshte e vertete,mos i beso syve,besome mua qe
te
dua dhe do te dua perjete"
vajza me lot ne sy nga djali u largua
ai e ndoqi nga prapa falje per ti kerkuar."-lerme te qete-i tha vajza,-me mos me kerko
lerme te qete te lutem,ne verte me do.
-Te lutem mos vrapo,te lutem ti ndalo
Pritme e dashurte te them vec nje fjale."

vajza djalin nuk e degjonte
me lot ne sy ajo vetem vraponte.
"-Kujdes-bertiti djali-kujdes,nje makine!"
Por vjaza se degjoi,nuk e ndaloi shpejtesine.
Frenat shoferi dot nuk i ndaloi,
mbi vajzen shkelen ato dhe ajo ze me s'leshoi.
te gjithe u mblodhen mbi vajzen e shkrete
te gjithe po ulerinin per ate jete,
ate jete qe vdiq nga e shkreta dashuri.

'Ah-tha vajza,-sa e veshtire qenka kjo jete
ta dish sa te kam dashur....,te kam dashur vertete.
Duhet te mesosh problemet pa droge ti kalosh
kam frike te vdes,kam frike s'di ku do te shkoj
te lutem ndihmome se vdekjen se meritoj.
Vajza mbylli syte dhe driten e diellit me se panje lot qe i pikonte ngadale,ne faqe iu tha.

"-Jooooo-thirri djali i mbytur me lot,-
-mos me er se pa ty s'jetoj dot.
Falme te lutem,falme ne te kam genjyer
falme qe ste kam treguar,
ti se meritoje vdekjen,e as ajo ste meritonte
pse te mori ty ,valle mua pse s'me donte?
Une gjysem njeri isha dhe kur isha me ty
po tani ,c'jam valle?Nje cope mishi me dy sy.
Por une s'te le vetem,do vdes per dashurine,
se ty te dua tmerresisht,
dhe ne boten tjeter them te gjej qetesine.
Kujtova se tek droga do te gjeja qetesine,
kujtova se me droge s'do te lendoja dashurine.
Kujtova se droga ishte gjthcka,
por ishte ajo q epa dashurine mua me la.
ti ishe e dashur,viktime e dashurise time,
ti ishe e dashur ajo q eme hoqi nje dhimbje.por une s'te le vetem,tek ty do te vij,\
te dy i varrosen ,i varrosen prane qe te mos ndaheshin kurre,
e tani asgje me nuk i ndan.
Dhe mbi varret e tyre u shkruajten keto fjale:
"te vdesesh per dashurine eshte dicka e rralle"
-ja -thoshte dikush-ja cmund te bej nje njeri,
mund te japi dhe jeten
te vdesi per dashuri!!!

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Perla forumore! - Faqe 2 Empty Re: Perla forumore!

Mesazh nga JK Mon Feb 17, 2014 3:33 pm

E ardhmja premtuese ndertohet ne baze te asaj qe ne duam, me vullnetin dhe deshiren e perbashket te ciftit.
Keta dy tipa djemsh qe ti ke shtruar ne temen tende, na bejne te jemi konfuze sepse nuk gjenden tek nje njeri karakteristika ideale qe ne kemi ne iluzionet tona ...........Prandaj dhe zgjedhja behet e veshtire, duhet te ndihesh mire me veten tende prane dikujt......Asnje tip nuk eshte i sigurte derisa nuk e provon :yahoo:......dmth te duhet ta jetosh sepse asnjehere nuk i zihet bese vetem asaj qe duket apo perceptohet duke pare eksperiencat apo jo eksperiencat e tyre.


Ne fund te cdo llogjike moj inushe...ne fund te dites kur nata bie....djemte nuk jane aq te komplikuar sa duken jo ....nuk jane aq dinak dhe jane shume naiv (te siguroj per kete..eh edhe me i djallezuari ben gabime)..........Pra nese kane nje femer qe di cfare do nga ai....ndryshojne, marrin forme menjehere:yahoo:....ose ne te kundert (sic eshte tipi i pare) ....aha nuk mund te zgjohet me (i shkreti )

Zgjidhet ke ndjejme ne me afer...ska rendesi cfare tipi eshte......e bejme ne si te duam
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Perla forumore! - Faqe 2 Empty Re: Perla forumore!

Mesazh nga JK Mon Feb 17, 2014 3:33 pm

Vepro me qetesi, ne mes te zhurmes dhe nxitimit dhe kujto gjithmone se sa paqe mund te kete brenda heshtjes. Me sa mundesh, por pa teprime, mba marredhenie te mira me te gjithe. Parashtro opinionet e tua me qartesi, qetesi dhe degjo te tjeret: pavarsisht se te merzitshem dhe budallenj, kane edhe ata nje histori te tyren. Evitoi njerzit vulgare dhe prepotente: perbejne nje torture per shpirtin. Nqs insiston te konfrontohesh me te tjeret, rrezikon te behesh i kote dhe i hidhur, sepse gjithmone do te ekzistojne individe me te mire dhe me te keqinj se ty. Shijoji sukseset e tua, madje edhe projektet. Mba zgjuar interesin per profesionin tend, sepse sado i rendomte qofte, perben nje pasuri te vertete, ne metamorfozat e pashtershme te kohes. Ji i kujdesshem ne punet e tua, sepse bota eshte plot me mashtrim. Por kjo nuk duhet te te verboje perballe virtyteve, jane te shumte ata qe ndjekin ideale, aty ku jeta eshte plot me heroizem. Ji vetvetja. Mbi te gjitha mos u shtir per ndjenjat. Mos u bej cinik perballe dashurise, sepse megjithese mund te perballesh me zhgenjimin dhe padrejtesine, dashuria eshte mbi gjithcka....si dhe Zoti. Pranoje i perulur urtesine e moshes, duke hequr dore i qete nga tundimet e rinise. Kultivo nje karakter te forte, per t’u mbrojtur nga te papriturat. Por mos u torturo nga fantazite: shume frika lindin nga lodhja dhe vetmia. Pertej nje disipline te justifikueshme, ji tolerant me vetveten. Ti je bir I universit, I pemeve dhe I yjeve dhe ke te drejta te plota per te ekzistuar. Dhe qofsh i bindur apo jo, nuk ka dyshim qe universi po evoluon ne drejtimin e duhur. Prandaj qendro ne paqe me Zotin, cilido qofte koncepti qe ke per te. Dhe cilatdo qofshin pikellimet apo frymezimet e tua, ne konfuzionin e zhurmshem te ekzistences, ji ne paqe me shpirtin tend. Pavarsisht mashtrimeve, kurtheve dhe endrrave te thyera, kjo eshte akoma nje bote e mrekullueshme. Ji i kujdesshem. Gjithmone mundohu te jesh i lumtur.
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Perla forumore! - Faqe 2 Empty Re: Perla forumore!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi