♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Braktisja e femijeve..

4 posters

Shko poshtė

Braktisja e femijeve.. Empty Braktisja e femijeve..

Mesazh nga Engjelli Shqiptare Thu Feb 18, 2010 9:07 pm

Njė grua hyri nė oborrin tim dhe mbante me vete njė ēantė tė madhe, unė arrita tė shoh edhe makinėn e taksisė e cila po e priste me derėn hapur dhe e ndezur gati pėr nisje – filloj rrėfimin Ermira.Shpejtova, por e gjeta vetėm ēantėn e madhe qė ajo kishte lėnė. Nė ēantė ishte njė fėmijė, i mbėshtjellur nė njė batanije tė hollė, nė tė cilėn nėna e kishte shkruar emrin e fėmijės. Gjaku qė i kishte mbuluar kokėn jepte tė kuptoje se ishte i posalindur.
Mu desh shumė pak kohė tė arrija tek ēanta, por do tė mė duhet pafundėsisht kohė, qė nėse ėshtė e mundur, ta harrojė ngjarjen mė tė keqe qė mė ka ndodhur ndonjėherė nė jetė – shton Ermira.
Ajo lajmėroi policinė dhe e tėrė ngjarja pėrfundoi nė gjyq, ku u sqarua se nėna e kishte braktisur fėmijėn e saj pėr shkak se babai potencial e kishte braktisur gruan nė muajin e nėntė tė shtatėzėnisė.
Ēfarė po ndodh me kėtė problem tė shoqėrisė demokratike? Nė radhė tė parė pse ndodh kjo dhe a ka tendenca tė rritjes sė kėsaj dukurie negative tė shoqėrisė kėtu nė Kosovė, gjegjėsisht nė Gjakovė? A duhet tė ekzistojė arsyeja pėr braktisjen e fėmijėve ?
Burimet nga Qendra pėr Punė Sociale, spitali dhe policia nė Gjakovė e nėnvizojnė faktin se zakonisht braktisjet e fėmijėve ndodhin nga vajzat e reja, nė raste tė shumta edhe nga tė miturat, pasi qė pėr ato lindje nuk ėshtė nė dijeni familja e vajzės, apo nuk e pranon atėsinė mashkulli dhe ky fėmijė pėr femrėn shėndėrrohet nė njė fėmijė tė padėshiruar.
Ata poashtu treguan se kėto lindje tė padėshiruara nga vajzat e Gjakovės zakonisht kryhen nė qytete tjera dhe anasjelltas. Pėrderisa ka njerėz qė i braktisin fėmijėt, ka edhe tė tillė qė nė mėnyrė vullnetare dhe me plot dashuri i strehojnė ata deri nė adoptim apo nė kthim nė familjen biologjike. Kėto janė tė ashtuquajturat familje strehuese qė sipas drejtorit tė QPS-sė nė Gjakovė, Ali Selimaj mbajnė nė strehim familjar fėmijėt e braktisur. Strehimi familjar, sipas tij, bėn pjesė nė mbrojtjen e fėmijės, ėshtė i pėrkohshėm dhe ėshtė njė lloj pragu pėr pregatitjen e fėmijės pėr dėrgim nė familje adaptuese ose pėr kthimin nė familjen e tyre biologjike.
N.N., nga komuna e Gjakovės qė nė familjen e saj iu ofron strehim fėmijėve tė braktisur thotė : “Nė fillim ka qenė punė bestytnie, ku unė kam vendosur qė tė strehojė njė fėmijė me rastin e festės sė Kreshmes, qė ėshtė njė festė katolike e sakrificės.Me strehimin e fėmijės,- vazhdon ajo- unė kam realizuar dėshirėn time 20 vjeēare. Unė kam dy fėmijė tė mijė biologjik, njė vajzė 18 vjeēare dhe njė djalė 16 vjeēar,por kjo nuk mė ndalon tė kujdesem pėr fėmijėt e braktisur dhe deri mė tani kam strehuar tre fėmijė: Diamantin pėr dy muaj e gjysmė, Lirakun pėr katėr muaj, kurse Elsen e kam strehuar qė tre muaj”. Kur ne e lutėm zonjėn qė intervistėn ta regjistronim, ajo me sytė e mbushur lotė na tha se nuk mundet ta pėrballojė kėtė gjė, pasi qė e kaplojnė emocionet sa herė qė flet pėr “fėmijėt e saj”, sepse ashtu i quan ajo nga dashuria. Ajo dhe familja e saj nuk munden ta pranojnė faktin se pas njė kohe tė kaluar nė shtėpinė e tyre, fėmijėt e strehuar duhet tė tėrhiqen nga aty pėr tė shkuar nė familje adoptuese apo pėr tu kthyer tek familja biologjike. Ndarja me fėmijėt ėshtė shumė e rėndė pėr ta , bile nė rastin e parė N.N. tregon se vajza e saj i ishte sėmurė kur ishte ndarė me fėmijėn e parė tė strehuar. Pėr shpenzimet e fėmijėve familjet strehuese paguhen nga MPMS me 90 € pėr njė fėmijė, por siē tha N.N.e tėrė kjo ėshtė ēėshtje e vullnetit tė mirė, e dashurisė dhe e humanizmit dhe nė kėtė mes nuk hyjnė fare tė hollat.
Para se fėmijėt e braktisur tė kalojnė nė strehim familjar nga organet kompetente duhet tė ndiqet njė procedurė. Nė radhė tė parė procedurėn e fillon spitali pasi qė aty edhe braktisen fėmijėt nė tė shumtėn e rasteve edhe pse sipas burimeve tė lartėpėrmendura ka raste kur fėmijėt braktisen edhe nė vende tė pazakonshme si nė rrugė apo afėr kontinjerėve, raste kėto qė janė shumė tė pakta.
Sipas punėtores sociale nė spitalin “Isa Grezda” nė Gjakovė , Shaindere Tabaku, procedura qė ndiqet zgjat tre muaj. Gjatė kėtyre tre muajve merren deklarata tė shumta nga nėna qė dėshiron tė braktisė fėmijėn, babai i fėmijės, nėse ai arrihet tė identifikohet, pastaj nga familjar tė vajzės etj. Procedura zgjat tre muaj pasi qė vajza mund tė jetė e traumatizuar nga rasti dhe tė mos mendoj objektivisht. Nė fund ajo definitivisht duhet tė vendos se a do ta mbajė fėmijėn apo do ta braktisė, pėrderisa gjatė kėtyre tre muajve
ne vazhdimisht mundohemi ta bindim nėnėn dhe familjen e saj qė ta mbajė fėmijėn. Kėto deklarata nuk merren vetėm nga ne por edhe nga policia dhe punėtori social I QPS-sė,- shton Tabaku.
Kur e kemi fjalėn pėr QPS-nė, shefi i shėrbimeve sociale tė kėtij institucioni, Jakup Hasi pohon procedurėn e lartėpėrmendur dhe shton se posa QPS-ja tė merr lajmin e braktisjes sė njė fėmije dhe bashkė me tė tė dhėnat pėr rastin, intervenon menjėherė dhe e shikon mundėsinė e vendosjes sė fėmijės nė institucionet pėrkatėse apo nė strehim familjar. Njė tjetėr organizatė qė strehon fėmijėt dhe kujdeset pėr ta ėshtė SOS Kinderdorf nė Prishtinė.
“Fatmirėsisht nė Gjakovė- sipas punėtorit social nė QPS, Rexhep Qarri, ka mė sė shumti familje strehuese, janė gjashtė sosh. Pėr kėtė gjė institucioni ynė ka marrė mirėnjohje nga Ministria pėr Mirėqenie dhe Punė Sociale.Kėto familje,- vazhdon ai, janė vullnetare dhe janė tė trajnuara nga profesionistėt pėr tė ushtruar detyrėn e strehuesit familjarė”.
Fenomeni i braktisjes sė fėmijėve vazhdon dhe paraqitet nė rrethanat nga mė tė ndryshmet. Burime nė QPS, polici dhe spital pohojnė se ka raste kur femra qė braktisė fėmijėn nuk e pranon faktin se fėmija ėshtė i saji pasi qė frikėsohet nga reagimi i familjes sė saj ose pasi qė mashkulli, nė kėtė rast babai potencial i fėmijės nuk e pranon fėmijėn si tė tijin. Mirėpo, ka edhe tė tilla raste kur femra qė e lind fėmijėn nė spital paraqitet me identitet tė rrejshėm dhe kur ky mashtrim zbulohet nga mjekėt, atėherė kėrkohet ndihma e policisė, ku nė kuadėr tė njėsisė sė komunitetit ėshtė njė ekip i veēantė pėr raste tė tilla. Rasti mė tutje hulumtohet nga policia deri nė gjetjen e identitetit tė vėrtetė tė nėnės dhe pastaj fillojnė proceduarat e cekura mė lartė. Sido qė tė zhvillohen rrethanat e braktisjes, fėmijėt e braktisur qėndrojnė nė spital pėr 38 deri nė 40 ditė.
Se si arrinė QPS-ja t’i mbulojė rastet e braktisjes sė fėmijėve,punėtori
social Rexhep Qarri shpjegon se janė gjithsejt tetė punėtorė social dhe secili e ka terenin e vet tė punės nė tė cilin mund tė veprojė
“Unė personalisht-vazhdon ai, i kam nė teren timin 18 rrugė dhe 18 fshatra dhe pėr ēka do qė ndodhė nė kėto vende, probleme tė cilėsdo natyrė qofshin ato duhet t’i zgjidh unė dhe e njėjta vlen edhe pėr kolegėt e mi”.
Tashmė nuk gjykohet gabimisht adoptimi i njė fėmije si turp apo diēka e tillė, pėrkundrazi do tė thotė tė shpėtoshė njė jetė dhe t’i falėsh njė individi njė gjė tė shenjtė-familjen. Adoptimin e ka kuptuar si mision tė shenjtė edhe familja me tė cilėn ne kemi biseduar, mė saktėsisht kryefamiljarja e familjes M.M.
“Disa tė njohur na treguan pėr njė familje qė dėshironin tė braktisnin fėmijėn e tyre tė posalindur pėr shkak tė kushteve tė kėqija ekonomike. Meqė ne qėndrojmė mirė ekonomikisht vendosėm ta adoptojmė atė fėmijė, pra vajzėn , edhe pse ne i kemi dy djem. Shumė shpejt jemi lidhur me vajzėn dhe fatmirėsisht edhe djemt e mi e duan shumė si tė ishte motra e tyre biologjike.
M.M.ėshtė optimiste se askush nuk do t'ia tregojė vajzės tė vėrtetėn kur ajo tė rritet, sepse citon ajo: “Vajza kishte njė javė qė kishte lindur, kurse unė me familjen time kishim dy ditė qė ishim kthyer nga mėrgimi dhe tė gjithė mendojnė se vajza ka lindur gjatė kohės kur ne ishim nė mėrgim. Sa i pėrket familjes biologjike tė vajzės ne iu kemi mundėsuar qė ēdo tė shtune e tė dielė ata tė vinė e ta vizitojnė vajzėn e tyre dhe tė ndihen si nė shtėpi tė vetė, por ata kanė edhe njė kusht pėr tė plotėsuar, kushtin qė asnjėherė nė tė ardhmen tė mos i tregojnė vajzės tė vėrtetėn, qė asnjėherė tė mos I thonė se janė familja e saj biologjike, sepse ne e kemi birėsuar atė dhe e duam sikur tė ishte vajza e jonė.”
Braktisja e fėmijės nuk ėshtė zgjidhje e problemit tė shtatėzanisė sė padėshiruar, por pėrkundrazi ėshtė njė tjetėr problem nė vete.
Engjelli Shqiptare
Engjelli Shqiptare
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 26/09/1992
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4056
Vendndodhja Vendndodhja : ITALI
Hobi Hobi : MUSIKA,PISHINA,GIRO
Humor Humor : ALOOOOOOOOOOOOOOOO MARMROMA
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 06/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 132

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Braktisja e femijeve.. Empty Re: Braktisja e femijeve..

Mesazh nga dajti i modh Thu Feb 18, 2010 9:40 pm

katastrofe affraid
dajti i modh
dajti i modh
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 01/07/1977
Numri i postimeve Numri i postimeve : 19595
Vendndodhja Vendndodhja : tiron new jork tiron
Hobi Hobi : qyfyre dhe gallate sa ta shtyjme edhe kete nate
Humor Humor : te shtyjme edhe keto 100 vjet qe na kan ngel
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 142

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Braktisja e femijeve.. Empty Re: Braktisja e femijeve..

Mesazh nga capkenja Thu Feb 18, 2010 9:49 pm

Eshte per te ardhur keq,por duke pasur parasysh qe mentaliteti shqiptar sidomos ne zonat e thella eshte shume i ashper dhe i detyron ndoshta keto femra te veprojne ne kete menyre tmerresisht te gabuar.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Braktisja e femijeve.. Empty Re: Braktisja e femijeve..

Mesazh nga Linda19 Sat Mar 10, 2012 8:08 am

Katastroff ncncnn qysh kan zemer me lan femin e vet
Linda19
Linda19
V.I.P.
V.I.P.

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 18/10/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1232
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 15/02/2012
Falenderimet Falenderimet : 10

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Braktisja e femijeve.. Empty Re: Braktisja e femijeve..

Mesazh nga Vizitor Wed Jan 23, 2013 4:05 pm

Eshte per te ardhur keq por duhet te kesh parasysh se ku jeton. Ne Shqiperi ke nje mentalitet qe vajza nuk ka vlere te kete nje femije kopil te paligjshem siē thone ne Shqiperi.Nuk te del fati kurre sepse njerezit te paragjykojne dhe femijes i thone kopil tere jeten.Te ne diskreminimi eshte shume i madh ndaj femrave te tilla. Vertete ka ardhur demokracia dhe kufinjt jane hapur dhe shqipetaret kane dale jashte por mentaliteti i njerezve nuk ka ndryshuar shume.Kjo eshte jeta dikujt i jep zot de se mban dot femijen dhe dikush tjeter nuk i jep zoti femije.
Femija eshte thesari i jetes se njeriut..kurre kurre per cfare do lloj arsye apo shkaku..nuk do e leshoja nga preheri im. Kurre..

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Braktisja e femijeve.. Empty Re: Braktisja e femijeve..

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi