♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Trafikimi i femijeve....

Shko poshtė

Trafikimi i femijeve.... Empty Trafikimi i femijeve....

Mesazh nga Vizitor Fri Apr 24, 2009 1:01 pm

Trafikimi i Fėmijėve
Si dukuri , trafikimi i qenieve njerėzore ka qenė i njohur ndėr shekuj.Por format e trafikimit kanė evoluar , duke u bėrė tani pjesė e rėndėsishme e rrjetit tė krimit dhe pėrfitimeve tė shumta materiale.Pjesa mė e pambrojtur e shoqėrisė e pėrdorur pėr trafikim mbeten fėmijėt , tė cilėt trafikohen pėr qėllime tė ndryshme.Ata detyrohen , jashtė vullnetit tė tyre , tė kryejnė punė tė pandershme , detyrohen tė jenė objekt i kėnaqėsive seksuale tė shthurura tė personave tė ndryshėm , e madje detyrohen tė japin edhe pjesė tė trupit tė tyre pėr transplantet e organeve.
Nė tė gjithė botėn , sipas tė dhėnave tė Kombeve tė Bashkuara , numri i fėmijėve tė trafikuar ēdo vit ėshtė 1 milion.Pėrfitimet vjetore nga trafikimi i fėmijėve kapin shifrėn 1.2 miliard euro.
Nėn ndikimin e politikave jo tė drejta , tė njė ekonomie shkatėrruese dhe mungesės sė humanitetit , sot nė zonat e jugut tė globit afro 13 milion fėmijė mė tė vegjėl sesa 5 vjeē vdesin nga mungesa e ushqimit , rreth 200 milionė janė nėn uri tė vazhdueshme , ndėrsa nga institucionet mėsimore largohen rreth 120 milion fėmijė , pasi nė vendet e tyre shkollimi nuk ėshtė i detyruar ose publik.
Episode tė tmerrshme tė njė skllavėrie humane gjen sot anekėnd botės e nė veēanti nė vendet mė pak tė zhvilluara ekonomike.
Shqipėria , qė dikur nuk e njifte dukurinė e trafikimit , sot ėshtė bėrė prej vendeve ku trafikimi kryhet me pėrmasa tragjike.Mund tė themi se kjo dukuri sot ėshtė prej plagėve shumė tė thella qė po kalon populli shqiptar.
Janė me dhjetėra e qindra familjet nė Shqipėri tė cilave u janė zhdukur fėmijėt pa gjurmė , u janė zhdukur vajzat nėn moshėn 18 vjeē dhe shumica kanė pėrfunduar nė rrjetin e trafikimit , duke pushtuar bulevardet dhe rrugėt e shteteve fqinj.

Arsyet e trafikimit tė fėmijėve nė Shqipėri

Periudha e gjatė e paqėndrueshmėrisė politike nė vend , zhvillimi i paktė ekonomik dhe mirėqenia e ulėt sociale , pėr pasojė njė varfėri shumė e shprehur nė masat e gjera tė popullit , janė faktorė kryesor qė nė kėto 13 vjet tranzicioni e kanė karakterizuar Shqipėrinė si njė truall tė pėrshtatshėm pėr nxitjen dhe favorizimin e trafikimit tė fėmijėve.
Periudha ndėrmjet viteve 1992-1998 shėnon lulėzimin me tė madhe tė trafikimit tė fėmijėve , qė vazhdon edhe sot e kėsaj dite.
Nė formė tė pėrmbledhur , arsyet e trafikimit tė fėmijėve nė Shqipėri janė :
1.Varfėria ,
2.Paqėndrueshmėria politike ,
3.Papunėsia ,
4.Martesat e rreme , divorcet ,
5.Dhuna nė familje ,
6.Niveli arsimor dhe formimi familjar ,
7.Lidhjet ndėrmjet politikės dhe grupeve kriminale ,
8.Niveli i lartė i korrupsionit brenda sistemit tė drejtėsisė ,
9.Humbja e sistemit tė vlerave ,
10.Dėshira pėr njė jetė mė tė mire nė vendet perėndimore ,

Prej shkaqeve prioritare pėr nxitjen e trafikimit mbetet pikėrisht varfėria dhe mungesa e funksionimit tė plotė tė njė shteti ligjor , i cili do ta sanksiononte me dėnime maksimale trafikimin.
Nė Shqipėri , 29.6 pėrqind e popullsisė jeton nė varfėri , ndėrsa gjysma e kėsaj pėrqindje jeton nė kushte ekstreme tė varfėrisė.Mbi 46 pėrqind e shqiptarėve jetojnė nė nivelin e minimumit jetik prej 2 US$ nė ditė , ndėrsa 17,4 pėrqind e tyre nėn nivelin e minimumit jetik prej 1 US$ nė ditė.
Ajo qė e ndihmonte me tė madhe kėtė dukuri ishte edhe fakti se njė pjesė e madhe e viktimave e linin Shqipėrinė me shpresėn e njė jete mė tė mire dhe pėrfundonin nė duart e trafikantėve.
Nė gjendje tė pashpresė dhe nė varfėri tė skajshme , shumė familje ranė dakord qė fėmijėt e tyre nėn moshėn 18 vjeē , qoftė edhe vajza , tė shikonin mundėsinė e njė punėsimi tė ndershėm nė vendet fqinje.
Sot nė Shqipėri ka disa kategori tė rrezikuarish pėr t’u trafikuar ; nė radhė tė parė fėmijėt ( jetimėt , ata qė punojnė rrugėve nė moshė fare tė re , fėmijėt e pėrfshirė nė procesin e gjakmarrjes , fėmijėt e familjeve me dhunė tė vazhdueshme e probleme martesore ) , pėrdoruesit e alkoolit dhe drogės , tė rinjtė qė kanė braktisur shkollėn dhe shumė njerėz me paaftėsi fizike.Kėtu nuk pėrjashtohen edhe grate ( viktimat e dhunės nė familje , gratė e trafikuara mė parė si dhe gratė e veja ).
E tėrė kjo kategori njerėzish ėshtė nė kushte shumė tė pafavorshme pėr mbijetesė materiale dhe pėr integrim nė jetėn normale , andaj shpeshherė janė pre e trafikimit.

Cilėt fėmijė janė mė tė rrezikuar pėr trafikim nė Shqipėri?

Sipas studimeve tė bėra nga CRCA ( Qendra pėr Mbrojtjen dhe tė Drejtat e Fėmijėve ) , konsiderohet se fėmijėt mė tė rrezikuar janė :
Fėmijėt nga mosha 5 deri 18 vjeē ;
Fėmijėt qė vijnė nga familje me probleme sociale dhe tė ardhura tė ulėta ;
Fėmijėt qė kanė braktisur shkollėn ; ose nuk kan shkuar asnjėherė nė shkollė ;
Fėmijėt e lėnė pas dore ; ose tė rritur pa kujdesin prindėror – fėmijėt jetim ;
Fėmijėt qė vijnė nga familje nė tė cilat prindėrit janė tė punėsuar jashtė shtetit ;
Fėmijė qė punojnė ose shesin ;
Fėmijėt romė , ose ata qė vijnė nga grupe tė tjera tė margjinalizuara tė shoqėrisė.
Ajo qė ėshtė shumė brengosėse dhe qė flet mė sė miri se nė Shqipėri ka humbur filli i njė lufte efikase nė mbrojtje tė fėmijėve ėshtė realiteti se shumė fėmijė qė arrijnė t’i largohen rrugės sė trafikimit , qoftė duke i zėnė policia e shteteve fqinje apo edhe duke marrė ndonjė iniciativė personale , pas kthimit nė Shqipėri kthehen sėrish nė duar tė trafikuesve pėr shkak tė mosintegrimit nė shoqėri dhe pamundėsisė sė njė jetese elementare.
Vetėm nė Tiranė mė shumė se 800 fėmijė jetojnė si lypėsa , shitės ambulantė , ilustragjinj , larės tė xhamave tė veturave etj.
Kėta fėmijė , shumica tė pambrojtur apo edhe jetim njė pjesė e madhe e tė cilėve pėrfundimisht ka braktisur shkollėn , rrezikojnė tė bien pre e trafikimit.
Nė Shqipėri afro 45 mijė fėmijė nėn moshėn 18 vjeēare qė punojnė me orar tė plotė ose tė pjesshėm.
Shumica e kėtyre fėmijėve nuk i kanė kushtete e nevojshme nė shtėpi dhe ka prindėr qė nuk kanė mundėsi t’ua sigurojnė kushtet.
Nė kėtė mėnyrė , kėta janė tė detyruar tė mbajnė barrėn e sigurimit tė tė mirave materiale pėr familjen dhe pėr vete.
Duhet ti veēojmė kėtu fėmijėt rom , tė cilėt jetojnė nė kushtet e njė varfėrie ekstreme , kur e tėrė familja ka vetėm profesionin e lypėsit dhe jeton nė tendė , duke mos pasur njė vend pėr t’u strehuar.
Nė Tiranė janė tė shumta rastet kur nėnat nga minoriteti rom pas lindjes dalin sė bashku me fėmijėt pėr tė lypur , kur ende nuk janė mbushur njė javė nga lindja.Ėshtė e dhimbshme tė shikosh njė foshnjė , qė ende s’ka mbushur njė javė , nė njė vapė tė madhe dhe me buzė tė thara tek luhatet nė krahėt e nėnės qė lyp te veturat qė kalojnė.
Nuk duhet tė harrojmė se Shqipėria ėshtė njė vend qė ka ratifikuar Konventėn 182 tė Organizatės Ndėrkombėtare tė Punės , e cila e obligon marrjen e masave tė menjėhershme dhe efektive pėr zbatimin sa mė tė shpejtė tė ndalimit dhe luftimit tė formave mė tė rėnda tė punės sė fėmijėve.

Sa bėhet nė kėtė drejtim , qė fėmijėt tė ndihmohen ?! Sa bėhet qė familjet nga jeta e vėshtirė , tė ndihmohen , tė vetmen brengė ta kene . arsimimin , edukimin , shkollimin , kujdesin pėr fėmijėt e tyre me qėllim qė tė mos trafikohen ?!?

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Trafikimi i femijeve.... Empty Re: Trafikimi i femijeve....

Mesazh nga Vizitor Fri Apr 24, 2009 1:02 pm

UNICEF ndėrmjetėsoi pėr formimin e BKTF, njė koalicion i nėntė OJF qė merren me antitrafikun e qė punojnė bashkarisht sipas njė metode qė mbėshtetet nė katėr parime kryesore pėr tė luftuar trafikimin e fėmijėve. Ky aksion pėrmbledh parandalimin e trafikimit pėrmes rritjes sė ndėrgjegjėsimit, mbrojtjen e fėmijėve qė kanė qenė trafikuar, ndihmėn pėr riatdhesimin vullnetar tė fėmijėve tė trafikuar nė vende tė tjera e qė duan tė kthehen nė shtėpitė e tyre dhe riintegrimin nė shoqėri.

Ne bashkepunojmė ngushtė me qeverinė shqiptare pėr tė zbatuar planin e saj kombetar tė veprimit kundėr trafikimit tė qenieve njerėzore. Mbi 15000 fėmijė, pjesėtare familjesh dhe mėsues janė kontaktuar me anė tė materialeve edukative antitrafik dhe 1500 fėmijė nė rrezik, tė abuzuar ose tė shfrytėzuar janė riintegruar nė arsimin zyrtar. Mė pak se 10% e tyre e kanė lėnė sėrish kėtė sistem arsimor.
__________________

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Trafikimi i femijeve.... Empty Re: Trafikimi i femijeve....

Mesazh nga Vizitor Fri Apr 24, 2009 1:03 pm

UNICEF: Vazhdon trafikimi i fėmijėve rumunė

Fondi i Kombeve tė Bashkuara pėr Fėmijėt, UNICEF, thotė se nuk ėshtė bėrė sa duhet pėr tė ndaluar shfrytėzimin seksual tė mijėra grave dhe fėmijėve rumunė nė vendet evropiane. UNICEF-i paralajmėron se ky problem mund tė pėrkeqėsohet kur Rumania tė anėtarėsohet nė Bashkimin Evropian vitin e ardhshėm.

Gjendja shoqėrore dhe ekonomike e Rumanisė ėshtė pėrmirėsuar qė kur udhėheqėsi komunist Nikolai Ēaushesku u pėrmbys nga pushteti dhe u vra me anė tė revolucionit nė dhjetior tė vitit 1989. Por Fondi i Kombeve tė Bashkuara pėr Fėmijėt, UNICEF, thotė se nuk ėshtė bėrė sa duhet pėr tė ndaluar shumė qytetarė qė tė largohen nga vendi nė kėrkim tė njė jete mė tė mirė.

Pėrfaqėsuesi i UNICEF-it nė Rumani, Pier Popard, thotė se 16 vjet pas revolucionit, rreth 20 pėrqind e fėmijėve rumunė jetojnė nėn nivelin e varfėrisė. Ai thotė se shpesh kėta tė rinj pa pėrvojė bien pre e trafikantėve.

“Varfėria dhe papunėsia nė Rumani nuk ka dyshim qė i bėjnė tė rinjtė tė largohen nga vendi. Dhe vendet ku ata shkojnė janė Spanja, Italia, Franca, por edhe Britania e Serbia, ku vajza tė reja bien pre e njė rrjeti trafiku tė prostitucionit.”

Vitin e kaluar, mė shumė se 2 mijė e 500 viktima tė trafikut u regjistruan zyrtarisht, mes tyre 366 ishin fėmijė. Por pėrfaqėsuesi i UNICEF-it nė Rumani, Pier Popard, thotė se kėto shifra as qė i afrohen realitetit. Ai thotė se numri i grave dhe fėmijėve qė trafikohen nė vende evropiane dhe shiten nė prostitucion ėshtė shumė mė i lartė.

Si pjesė e pėrpjekjeve tė saj pėr t’u anėtarėsuar nė Bashkimin Evropian, Rumania miratoi disa ligje kundėr trafikimit dhe mori masa tė tjera pėr tė mbrojtur fėmijėt. Por zoti Popard thotė se kėto ligje nuk janė mjaft tė fortė pėr tė shkurajuar personat e angazhuar nė trafikimin e qėnieve njerzore.

Ai shpreh shqetėsim tė madh se nė disa aspekte gjendja pėr Rumaninė do tė pėrkeqėsohet pasi ajo tė anėtarėsohet nė Bashkimin Evropian vitin e ardhshėm.

“Rumania do tė ketė njė prej kufijve tė jashtėm mė tė gjatė tė Bashkimit Evropian, mė shumė se 2 mijė kilometra. Serbia, Ukraina, Moldavia janė vende tashmė burimi tė trafikimit dhe Rumania do tė jetė njė vend trazit. Rumania do tė jetė pa dyshim edhe njė vend burimi pėr trafikimin, por edhe tėrheqės i tij. Sapo Rumania tė bėhet pjesė e grupit Shengen pas disa vjetėsh pa dyshim qė do tė marė hov trafikimi i qėnieve njerzore.”

Zoti Popard vė gjithashtu nė dukje se sapo Rumania tė bėhet anėtare e Bashkimit Evropian, Komisioni Evropian nuk do tė jetė mė i pranishėm nė atė vend pėr tė vėzhguar zhvillimet nė vend. Ai thotė se agjenci ndihmash tė Kombeve tė Bashkuara, duke punuar me organizata tė pavarura, do tė marin pėrsipėr kėto funksione vėzhguese. Ai thotė se kėto organizata duhet tė marrin masat e duhura pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut tė fėmijėve.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Trafikimi i femijeve.... Empty Re: Trafikimi i femijeve....

Mesazh nga Vizitor Fri Apr 24, 2009 1:04 pm

Fėmijėt afrikanė, viktimė e skllavėrisė moderne

Nė kohėn kur zbulimi i trafikimit tė fėmijėve afrikanė nga ana e francezėve nė muajin Tetor pati reagime tė shumta, arrestimi i personit tė akuzuar pėr rrėmbimin e 52 fėmijėve nga Guinea Bisau kah mesi i muajt Nėntor, pėrsėri riktheu fenomenin e trafikimit tė fėmijėve nė qendėr tė masmediave botėrore. Tani parashtrohet pyetja se vallė trafikimi i fėmijėve, ėshtė njė metodė e re dhe moderne e skllavėrisė? Nė bazė tė statistikave tė organizatės sė UNICEF-it, ēdo vit mė se 1 milion e 200 mijė fėmijė nė mbarė botėn trafikohen pėr qėllime tė ndryshme. Ky lloj trafiku, e zė vendin e tretė pas trafikimit joligjor tė armėve dhe substancave narkotike. Paaftėsia e qeverive tė vendeve perėndimore dhe qėndrore afrikane si dhe vendeve jugore aziatike dhe Amerikės Latine, ėshtė shndėrruar nė tregun kryesorė tė trafikimit tė fėmijėve nė botė. Si zakonisht trafikimi i fėmijėve realizohet nėpėr vendet tė cilat janė tė preokupuara me tensione dhe pėrleshje etniko-fetare. Nė rrethana krize qeveria qėndrore nuk ėshtė nė gjendje tė kontrollojė situatėn dhe nė kushte tė kėtilla personat profitabil shfrytėzojnė rastin dhe fillojnė tė trafikojnė fėmijė pėr qėllime tė ndryshme personale, seksuale, si punėtorė, ushtarė dhe pėr qėllime tė tjera joligjore. Faktorėt si luftrat civile, thatėsirat dhe fatkeqėsitė natyrore tė cilat janė ndėr shkaqet kryesore tė pėrhapjes sė varfėrisė dhe urisė nė pėrgjithėsi, ka krijuar hapėsira tė mundshme pėr trafikimin e fėmijėve afrikan. Nė disa raste trafikimi i fėmijėve bėhet edhe me pėlqimin dhe dijeninė e prindėrve, kėshtu qė prindėrit pėr shkaqe tė ndryshme si varfėria, janė nė gjendje ty shesin fėmijėt e tyre. Rajoni i Afrikės perėndimore, pėr shkak anarkisė dhe tė luftėrave civile nė Sieraleon, dhe Liberi gjatė dy dekadave tė fundit, ėshtė shndėrruar nė qendėr kryesore tė trafikimit tė fėmijėve. Nė kėtė rajon, pėr fat tė keq fenomeni i trafikimit tė fėmijėve nė mesin e popullatės realizohet me pretekst tė emigrimit tė tyre pėr pune dhe jetė me tė mire nėpėr vendet perėndimore europiane. Mousa Sisoko njėri nga mbrojtėsit e tė drejtave tė fėmijėve thotė: disa vende afrikane pėr tė shkatėrruar dhe eliminuar fenomenin e urrejtur tė trafikimit tė fėmijėve kanė nėnshkruar traktate bashkėpunimi me vendet e ndryshme tė afrikane. Kėto traktate janė nėnshkruar midis vendeve si, Togo, Benin, Nigeri, Senegali, Guinea Bisau, Gambia, Sieraleone, Mali dhe Burkinafaso. Mos ekzistimi i njė ligji tė posaēėm kundėr trafikimit tė fėmijėve ka bėrė qė trafikantėt dhe bandat e ndryshme tė mos ndėshkohen me ligj.

Autoritetet e UNICEF-it, kanė bėrė tė ditur se si pasojė e sėmundjeve vdekjeprurėse si Sida, kanė humbur jetėn mė se 8 milion fėmijė nėpėr pjesė tė ndryshme tė Afrikės jugore dhe lindore, dhe kanė apeluar qė kėto rajone janė shndėrruar nė tregjet kryesore tė trafikimit tė fėmijėve. Hyrja e turistėve tė huajė nėpėr vendet afrikane si Afrikėn Jugore, ka krijuar fenomenin e dhimbshėm tė trafikimit tė fėmijėve. Shumica e vendeve tė rajonit akoma nuk kanė ndėrmarrė hapa konkretė pėr ndalimin e fenomenin tė ligėt tė trafikimit tė fėmijėve. Trafikimi i fėmijėve tė Mozambikut nėpėr tė gjitha vendet fqinje tė Afrikės Jugore, e posaēėrisht nė Afrikėn Jugore gjatė dy viteve tė fundi ka patur njė rritje drastike prej 100 deri mė 1000 fėmijė tė trafikuar. Hulumtimet e fundit tė OKB tregojnė qė mijėra fėmijė nga Mozambiku prej moshės 14 deri mė 24, trafikohen nėpėr rrjete tė ndryshme pėr qėllime seksuale nė Afrikėn Jugore. Trafikimi i fėmijėve realizohet nėpėrmjet rrjeteve tė fuqishme dhe tė organizuara mirė. Kėshtu qė grumbullimi i informacioneve nė lidhje me kapjen dhe dėnimin e organizatorėve tė kėtyre rrjeteve pėr forcat policore ėshtė njė detyrė tepėr e rėndė dhe e ndėrlikuar. Transferimi fėmijėve nga Afrika nėpėr vendet e ndryshme tė botės, ka vėshtirėsuar edhe mė shumė ndjekjen e trafikantėve tė fėmijėve. Nė bazė tė statistikave, mė se 30 mijė fėmijė tė kidnapuar nga pjesėt e ndryshme tė Afrikės Jugore janė transferuar nėpėr vendet e ndryshme tė botės pėr qėllime seksuale. Gjithashtu njė pjesė tjetėr e fėmijėve tė trafikuar janė tė detyruar tė punojnė punė tė rėnda fizike. Shqetėsimi mė i madh ėshtė se grupet mafioze dhe rrjetet e ndryshme tė trafikimit tė fėmijėve nė korniza tė tė drejtave pėr fėmijėt, janė duke realizuar trafikimin e fėmijėve nė kėto rajone. Shoqata humanitare franceze e cila si duket punonte pėr tė ndihmuar fėmijėt refugjatė tė rajoneve tė prekur nga lufta si nė Darfur dhe nė jug tė Ēadit, ka rrėmbyer dhe trafikuar mė se 103 fėmijė afrikan. Nė kohėn kur popullata e Ēadit dhe Sudanit kuptuan se kjo shoqatė ka lidhje mė rrjetin e trafikimit tė fėmijėve, qytetarėt e kėtyre vendeve organizuan protesta anti-franceze. Ligjet e miratuara kundėr krimeve si rrėmbim, pėrdhunim ose abuzim seksual, nuk janė garancė kundėr luftės sė fenomenit tė trafikimit tė fėmijėve. Prandaj ėshtė e domosdoshme qė vendet afrikane tė ndėrmarrin hapa konkret kundėr kėtij fenomeni kaq tė ligė dhe anti-njerėzorė.

__________________

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Trafikimi i femijeve.... Empty Re: Trafikimi i femijeve....

Mesazh nga Vizitor Fri Apr 24, 2009 1:05 pm

Prokuroria italiane alarmohet pėr trafikimin e fėmijėve shqiptarė. “Jemi pėrballė njė dyshimi tė tmerrshėm, ose tė njė realiteti tė frikshėm. Mė keq se kaq nuk mund tė imagjinohej. Pėrballė kėsaj, trafiku i heroinės dhe kokainės ėshtė qesharak”, deklaron Giusepe Ayala, shefi i Komisionit Parlamentar tė Antimafias dhe Drejtėsisė.

Si u zhduk fėmija nė plazhin e Vlorės

Pesė vjet mė parė nė plazhin e Vlorės u gjet trupi i njė fėmije tė vogėl me njė shenjė operacioni nė veshka. Ministria e Brendshme Italiane pėrshkruante: “Shenja tė thella tė tipit kirurgjikal. Dyshohet si viktimė e njė trampianti”. Ai trup u kėrkua nė morgun e Vlorės, nė atė tė Tiranės, nė spitalet e qyteteve tė bregdetit shqiptar, por asnjė gjurmė. Antimafia mbolli dyshimin e tmerrshėm. Tani ėshtė kthyer nė frikė…

“Jemi duke hetuar, thotė Pier Luixhi Vinja, prokurori i Antimafias Italiane, por nuk mund tė them detaje tė reja, pėr shkak tė hetimit”. Dhe detajet janė tė tmerrshme. Trafik fėmijėsh, trafik organesh. Ka prova tė sfumuara, ka frikė, panik dhe punė policore. Vinja bėn tė ditur se disa pėrgjime telefonike tė kapura me urdhėr tė prokurorisė sė Triestes qė kanė sjellė elemente tė reja pėr hetimet. “Kinezė qė flisnin me njeri-tjetrin dhe bėnin fjalė pėr njė kontigjent me fėmijė hantikapatė tė shitur pėr pak lekė. Nga fjalėt dhe zėri dyshojmė se kemi bėjmė me trafikantė tė vjetėr dhe tė pjekur”. Dy vjet mė parė u dha alarmi nė Moldavi, nga njė institut fėmijėsh. Tani alarmi ėshtė dhėnė edhe nė Shqipėri. Po a mund tė ndodhė njė gjė e tillė? Natyrisht. Kriminaliteti me pazaret e tij tė paligjshme po i afrohet gjithmonė e mė shumė njeriut. Nė fillim ishte kontrabanda e cigareve, pastaj ai i narkotrafikut, mė pas trafiku i klandestinėve, trafiku i fėmijėve qė vijnė nga Europa Lindore. Nuk ėshtė e vėshtirė tė ndjekėsh rrugėn e kėsaj parabole. Por ēfarė duhet bėrė?!. “Natyrisht duhet tė hetosh, thotė Pier Luixhi Vinja. Njė javė mė parė ne hodhėm njė hap mė tej nė bashkėpunimin me Ukrainėn, me prokurorinė e pėrgjithshme dhe kjo nuk ėshtė gjė e vogėl”. Trapianti, nė pamje tė parė, duket njė gjė e thjeshtė. Mblidhen fėmijė tė vegjėl nga tė katėr anėt e botės dhe i transporton nė vendet qė konsiderohen me qytetėrim tė zhvilluar. Organet e tyre vlejnė mė shumė se ari dhe klientela ėshtė e lartė, e pasur dhe indiferente. “Jemi pėrballė njė dyshimi tė tmerrshėm, ose tė njė realiteti tė frikshėm. Mė keq se kaq nuk mund tė imagjinohej. Pėrballė kėsaj, trafiku i heroinės dhe kokainės ėshtė qesharak”. Kjo ėshtė deklarata e rėndė e Giusepe Ayala, shefi i komisionit parlamentar tė antimafias dhe drejtėsisė, njeriu i skuadrės sė vjetėr tė Palermos, mik i Borselinos dhe Falkones. Por ai nuk ka prova tė sakta, pasi ato ende mungojnė. Pesė vjet mė parė nė Vlorė nė plazh ėshtė gjetur trupi i njė fėmije tė vogėl me njė shenjė operacioni nė veshka. Lajmi i ėshtė dhėnė nga njė informator njė karabinieri nė Tuscania. Ky nuk nguroi ta shėnonte nė raport. Kėshtu Ministria italiane e brendshme nxori njė komunikatė ku shkruante pėr trupin e fėmijės … “Shenja tė thella tė tipit kirurgjikal. Dyshohet si viktimė e njė trampianti”. Por ēfarė ishte nė tė vėrtetė. Dhe autoritetet italiane e kėrkuan kėtė trup pėr verifikime. U kėrkua nė morgun e Vlorės, nė atė tė Tiranės, nė spitalet e qyteteve tė bregdetit shqiptar, por asnjė gjurmė e kufomės sė fėmijės. “Nuk kemi dijeni pėr njė gjė tė tillė”, u pėrgjigj atėhere Vefi Kona, shefja e urgjencės nė spitalin e Vlorės. Graziella Destefani, motra e Shėrbesės sė Marisė nė Vlorė thotė: “Nėpėr spitale kemi parė shumė fėmijė tė vdekur, sidomos nė ditėt e atij tėrbimi tė madh, por asnjė prej tyre nuk shfaqte shenja tė tilla. Kam 16 vjet nė Vlorė dhe nuk kam dėgjuar pėr njė rrezik tė tillė”. Por policia italiane nisi tė dyshojė qė atėherė pėr skenare tė frikshme. Europa Lindore e egėr, ashtu siē ėshtė, pėrbėn njė burim tė madh tė fėmijėve tė trafikuar. Tregu shtrihet nė Greqi, Itali, Zvicėr, Gjermani, Spanjė, Holandė, Britani e Madhe dhe Amerika e Veriut. Rrugėt janė tė njėjta si tė klandestinėve tė dėshpėruar. Skafistėt dhe tutorėt veprojnė pėr llogari tė personave tė tretė. Nė konkurencė janė mafia italiane, ajo ruse, turke, kineze. Por tė tranportosh njė organ nuk ėshtė njėlloj si tė kalosh njė pako cigare. Duhet tė punosh me mjekė tė zotė dhe klinika tė pasura. Dhe fatkeqėsisht tė gjesh fėmijė tė vegjėl pėr t’i trafikuar ėshtė edhe mė e lehtė. Prindėrit shpesh herė i shesin pėr para. Dhe pastaj mafiozėt nuk u thonė kurrė atyre se tė vegjlit e tyre do tė vriten. Mjaft t’i sigurosh se fėmija do tė pėrfundojė nė njė familje me tė ardhme tė siguruar. Vėrtet asgjė nuk ėshtė verifikuar, por dyshimet janė shumė tė forta.


Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Trafikimi i femijeve.... Empty Re: Trafikimi i femijeve....

Mesazh nga Vizitor Fri Apr 24, 2009 1:05 pm

tė luftohet trafikimi i fėmijėve?


Eliminimi i varfėrisė ndėr kushtet pėr t'i dhėnė fund trafikimit
Raportet e UNICEF-it si dhe tė organizmave tė tjerė ndėrkombėtare thonė se trafikimi dhe shfrytėzimi i fėmijėve nė dhe nga vendet e pazhvilluara vazhdon tė jetė i pranishėm.
Pėrjashtim nuk bėjnė as vendet e Evropės Juglindore.

I dėrguari i posaēėm i Kombeve tė Bashkuara pėr shitjen, prostitucionin, trafikimin dhe pornografinė e fėmijėve, Juan Miguel Petit, thotė se me qėllim tė parandalimit tė kėsaj dukurie, nė Shqipėri duhet implementuar njė demokraci e shėndetshme pėr tė luftuar korrupsionin, modernizimin e policisė dhe forcimin e sistemit gjyqėsor.

Sipas tij, duhen strategji tė shumta sociale nga ana e qeverisė pėr zonat e lėna nė harresė si dhe tė pėrfshihen organizatat jo qeveritare dhe shoqėria.

"Lėvizjet e popullsisė dhe migrimi i fėmijėvė pėr tė gjetur rrugė mbijetese, ndodhin nė njė hapėsirė gjeografike qė i kalon kufijtė, ndodh nė Itali, Greqi, Maqedoni. Nė kėtė mision ne jemi pėrqėndruar tek Shqipėria dhe Greqia. Mesazhi qė ne duam tė pėrcjellim ėshtė se kėto ēėshtje nuk i interesojnė vetėm njė vendi. Pėr fėmijėt duhet tė mendojnė qeveritė e tė gjitha vendeve. Pra, ēėshtja qė nga Shqipėria janė trafikuar fėmijė nė Greqi, ėshtė ēėshtje qė duhet t’i interesojė edhe autoriteteve greke. Jam i sigurt se autoritetet greke do ta kuptojnė kėtė, "- thotė pėr BBC-nė pėrfaqėsuesi i Kombeve tė Bashkuara.

Ēfarė mendoni, a po bėhet sa duhet pėr luftimin e kėsaj dukurie dhe si mund tė parandalohet ajo?

Na shkruani!

Kjo ėshtė e keqe e madhe se ēka ndodh nė shekullin XXI. Kjo nuk ndodh vetėm nė shtetet e varfėra, por edhe nė shtetet e pasura. Pra, nuk ėshtė fjala vetėm pėr varfėrinė, por edhe pėr degjenerimin dhe moralin e ulėt tek njerėzit nė pėrgjithėsi. Pėr mendimin tim, duhet qė tė luftohet kjo dukuri e keqe dhe shumė e rrezikshme. Pėr tė luftuar kėtė tė keqe tė madhe dhet sė pari tė investohet nė polici dhe nė forcimin e sistemit gjyqėsor, por pėr prostitucionin me fėmijė duhet qė dėnimet tė jenė aq tė ashpra sa tė mos ju shkojė mė nė mendje ta pėrsėrisin tė njėjtėn. Edhe dėnim me vdekje, pse jo! Se fėmijėt janė njė krijesėe pafajshme dhe tė pafuqishėm. Tė gjithė fėmijėt e botės janė njėsoj, pa marrė parasysh se ku ndodhin gjėra tė tilla. Ne duhet t'i luftojmė kėto dukuri me shumė ashpėrsi.
Jehon Gorani, Belgjikė

Unė mendoj se nė disa raste fajin e kanė prindėrit edhe askush tjetėr.
Ēdo prind duhet ta dijė se ku ndodhet fėmija i tij, nė ēdo hap tė ditės. Nėse njė prind nuk e din se ku ndodhet fėmija e tij, atėherė, pėr mendimin tim, ai nuk ėshtė prind!
Bashkim Krasniqi, Londėr

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Trafikimi i femijeve.... Empty Re: Trafikimi i femijeve....

Mesazh nga Vizitor Fri Apr 24, 2009 1:07 pm

SHBA-raport: Qeveria shqiptare nuk po lufton trafikun


Departamenti amerikan i shtetit nė raportin mė tė fundit pėr trafikun e qenieve njerėzore e klasifikon Shqipėrinė si tė dėshtuar nė luftėn kundėr trafikut. Vendi ynė pėrfshihet nė listėn e vrojtimit nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ku futen ato vende qė nuk bėnė pėrpjekje gjatė vitit tė kaluar nė luftėn kundėr trafikimit

Departamenti amerikan i shtetit nė raportin mė tė fundit pėr trafikun e qenieve njerėzore e klasifikon Shqipėrinė si tė dėshtuar nė luftėn kundėr trafikut. Vendi ynė pėrfshihet nė listėn e vrojtimit nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ku futen ato vende qė nuk bėnė pėrpjekje gjatė vitit tė kaluar nė luftėn kundėr trafikimit. “Qeveria nuk identifikoi si duhet viktimat e trafikimit gjatė viti 2007. Gjithashtu ajo nuk ka treguar se po heton apo po ndjek penalisht nė mėnyrė energjike zyrtarėt fajtorė. Qeveria e Shqipėrisė nuk paraqiti fakte bindėse pėr tė zbatuar me pėrgjegjshmėri luftėn antitrafik. Vetėm nė vitin 2007, ajo ndoqi penalisht 49 trafikantė tė dyshuar por denoi vetėm 7 prej tyre”- thuhet nė raportin e pėrpiluar nga SHBA-ja pėr trafikun e qenieve njerėzore. Sipas raportit aftėsia e qeverisė pėr tė financuar shėrbimet e mbrojtjes dhe ndihmės ishte e kufizuar. Gjatė periudhės sė raportimit njėsitė rajonale antitrafik tė policisė nuk u trajnuan siē duhet pėr mė tepėr qė kishte mangėsi tė pajisjeve pėr tė trajtuar efektshėm trafikimin njerėzor. Nė raport shkruhet se ajo qė ka ndikuar nė mangėsinė e policisė nė luftėn kundėr trafikut janė edhe burimet e pamjaftueshme, ndikimi i korrupsionit dhe ndėrrimet e shpeshta tė rekrutėve tė policisė pėr luftėn kundėr trafikimit. Nė qershor dhe nė korrik tė viti 2007 qeveria ka pushuar nga puna 20 pėrqind tė oficerėve tė policisė qė kishin qenė tė trajnuar, si pjesė e njė pėrpjekjeje tė gjithanshme pėr ristrukturimin e policisė. Nė tri raste tė veēanta Ministria e Brendshme arrestoi 12 oficerė policie tė akuzuar pėr trafikim tė qenieve njerėzore gjate viti 2007, pėrfshirė kėtu gjashtė oficerė qė kishin pėrgjegjėsi tė drejtpėrdrejtė pėr antitrafikimin nė kufi.

Raporti i SHBA-sė shkruan se gjatė viti 2007 qeveria shqiptare identifikoi vetėm 13 gra dhe shtatė fėmijė si viktima tė trafikut, nė kundėrshtim me OJQ-tė qė raportuan 146 viktima tė trafikimit gjatė kohės sė raportimit.


Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Trafikimi i femijeve.... Empty Re: Trafikimi i femijeve....

Mesazh nga Vizitor Fri Apr 24, 2009 1:08 pm

Trafikimi i fėmijėve, qeveria dėshton nė identifikimin dhe mbrojtjen e tyre

“Qeveria shqiptare ka dėshtuar nė identifikimin dhe mbrojtjen e fėmijėve tė trafikuar”. Ka qenė ky konstatimi i koalicionit shqiptar “Bashkė Kundėr Trafikimit tė Fėmijėve”, i cili ka paraqitur dje njė analizė mbi trafikimin e fėmijėve nė Shqipėri. Sipas kėsaj analize, ėshtė shqetėsues fakti qė shteti nuk ka asnjė statistikė dhe tė dhėnė pėr fėmijėt e trafikuar, por mė shqetėsues paraqitet fakti qė nė trafikimin e fėmijėve janė tė pėrfshirė ata qė duhet ta luftojnė kėtė fenomen, pikėrisht punonjėsit e policisė. Nga vitet ‘90 deri nė vitin 2000, tė dhėnat flasin pėr njė ulje tė trafikut tė fėmijėve, ndėrkohė qė nga viti 2000 deri mė sot, tė dhėnat tregojnė qė trafiku i fėmijėve nuk ka pasur ulje. Ndėrkohė, tė dhėnat e policisė me ato tė shoqatave tė ndryshme nė lidhje me trafikun e fėmijėve paraqesin kontradikta tė fuqishme, teksa kėto tė fundit bėjnė tė ditur se vetėm gjatė vitit 2007, janė trafikuar 740 fėmijė nga Shqipėria drejt Greqisė. Por, tė dhėnat e policisė flasin pėr njė numėr shumė herė mė tė vogėl, ku sipas tyre, gjatė vitit tė kaluar janė trafikuar vetėm 32 fėmijė nė drejtim tė Greqisė. Pėrveē trafikut ndėrkombėtar, raporti vė nė dukje se ėshtė rritur ndjeshėm trafiku i brendshėm i fėmijėve, tė cilėt pėrdoren pėr lypje, vjedhje etj.


Problemi


“Njė dorė e shtrirė ėshtė njė gisht i treguar ndaj qeverisė”. Ndoshta kjo fjali e kryeministrit tė vendit, Sali Berisha, tregon mė sė qarti dėshtimin e qeverisė nė luftėn e saj ndaj trafikut tė fėmijėve. Kryeministri ka qenė i pranishėm nė konferencėn e organizuar dje nga BKTF, nė lidhje me analizėn e trafikimit tė fėmijėve shqiptarė pėrgjatė vitit 2007, ku ka deklaruar se duhet njė punė mė e madhe nga shteti pėr parandalimin e kėtij fenomeni. Problemi mė i diskutuar ka qenė fakti i mosidentifikimit dhe mbrojtjes sė fėmijėve tė trafikuar nga ana e shtetit, teksa mungojnė gjithashtu edhe tė dhėnat pėr fėmijėt e trafikuar. Edhe kur ato paraqiten, paraqesin kontradikta tė thella mes shifrave tė policisė dhe shoqatave tė ndryshme. Mjafton tė pėrmendim kėtu shifrat e trafikut tė fėmijėve shqiptarė nė drejtim tė Greqisė vitin e kaluar, ku sipas shoqatave “Terres des Hommes” dhe “ARSIS”, rezulton se gjatė vitit 2007 janė trafikuar mė shumė se 740 fėmijė. Sakaq, tė dhėnat e policisė janė shumė herė mė tė ulėta, ku sipas tyre, pėrgjatė vitit tė kaluar janė trafikuar vetėm 32 fėmijė shqiptarė nė drejtim tė Greqisė. Sipas BKTF, nga vitet 90 deri nė vitin 2001, rezulton tė ketė njė ulje tė numrit tė trafikut tė fėmijėve. Por, sipas tyre, kjo lidhet mė sė shumti me faktin se kalimi i paligjshėm i kufirit dhe kontrabanda e qenieve njerėzore, ėshtė ulur pėr shkak tė tendencės sė emigrimit tė shqiptarėve sesa si pasojė e masave tė marra nga shteti. BKTF bėn tė ditur se tendencat e trafikut tė fėmijėve qė prej vitit 2003 nuk kanė pėsuar ulje, madje ato mund tė jenė rritur. “Sidoqoftė, pėr shkak tė mungesės sė tė dhėnave tė grumbulluara e tė pėrpunuara, si dhe informacionit tė detajuar mbi numrin e fėmijėve tė trafikuar, ėshtė e vėshtirė tė flasėsh pėr shifra tė sakta tė numrit tė fėmijėve tė trafikuar”, - thuhet nė raportin e BKTF. Ndėrkohė, pėrveē trafikut ndėrkombėtar tė fėmijėve, bėhet e ditur se ka pasur njė rritje tė ndjeshme edhe tė trafikut tė brendshėm tė fėmijėve, tė cilėt pėrdoren pėr vjedhje, lypje, prostitucion etj.


Rrugėt e trafikut


Raporti i koalicionit shqiptar “Bashkė Kundėr Trafikimit tė Fėmijėve”, thekson se Shqipėria cilėsohet ende si njė vend origjine pėr trafikun e fėmijėve, megjithėse nuk konsiderohet mė si vend tranzicioni apo destinacioni. Sipas kėtij raporti, rrugėt e trafikut tė paligjshėm tė fėmijėve janė Shqipėri-ish-Republika Jugosllave e Maqedonisė-Greqi, me synim vendet e tjera tė Evropės Perėndimore; Shqipėri-Mal i Zi-Serbi-Slloveni-Itali; Shqipėri-Kosovė-Kroaci-Slloveni, me destinacion pėrfundimtar vendet e Evropės Perėndimore, si dhe Shqipėri-Greqi-Itali. Sakaq, rrugėt detare nuk janė mė nė destinacion tė trafikut tė fėmijėve, qė prej vendimit tė qeverisė, e cila miratoi moratorium kundėr pėrdorimit tė skafeve, qė ishte dhe mjeti kryesor nė trafikun e qenieve njerėzore, dhe tashmė si rrugė e vetme e trafikut mbetet ai tokėsor. Ndėrkohė, BKTF bėn tė ditur se trafikimi ndėrkombėtar i fėmijėve shoqėrohet mė pas edhe me trafikimin kombėtar, ku tė dhėnat e mėparshme tregojnė se 1/3 e fėmijėve tė trafikuar, ri-trafikohen. Nga statistikat, rezulton se numri mė i madh i fėmijėve tė trafikuar i pėrket komunitetit rom. Kjo vjen si pasojė e varfėrisė sė tyre tė thellė, por edhe tė analfabetizmit, ku bėhet e ditur se 64% e romėve deri nė moshėn 20 vjeē nuk dinė shkrim dhe kėndim. Vendet fqinje, Kosova, Greqia, Italia dhe Maqedonia, janė edhe shtetet ku pėrfundon numri mė i madh i fėmijėve shqiptarė tė trafikuar, kjo edhe si pasojė e lehtėsisė mė tė madhe pėr tė hyrė nė kėto vende.


Policia, e pėrfshirė nė trafik


Ata qė duhet tė jenė edhe luftuesit mė tė mėdhenj tė trafikut tė fėmijėve, pra uniformat blu tė policisė, nė fakt janė mė tė inkriminuarit nė trafikun e kėtyre tė fundit. Kėshtu, pėr sa i pėrket ndjekjes penale tė trafikantėve, sipas tė dhėnave zyrtare, gjatė vitit tė kaluar, Prokuroria e Krimeve tė Rėnda, nė bashkėpunim me Ministrinė e Brendshme, ka shkatėrruar dy rrjete tė trafikut tė fėmijėve, mes tė cilėve ka pasur edhe punonjės policie. Gjatė qershorit tė vitit tė kaluar, u arrestuan 9 persona si pjesė e njė grupi tė organizuar tė trafikut tė fėmijėve drejt Greqisė, mes tė cilėve 4 kanė qenė punonjės policie, teksa pas hetimeve rezultoi qė nė kėtė rrjet tė ishin pėrfshirė 35 persona, 15 prej tė cilėve punonjės policie. Njė muaj mė pas u arrestua njė tjetėr grup trafikantėsh tė fėmijėve, ku nga 11 tė prangosurit, 6 kanė qenė punonjės policie. Ndėrkohė, shifrat zyrtare tė trafikimit tė fėmijėve nga ana e policisė janė qesharake, duke qenė se sipas tyre, pėrgjatė vitit 2005 janė trafikuar vetėm 7 fėmijė, njė vit mė vonė 4 dhe vitin e kaluar vetėm tre fėmijė, ndėrsa gjatė kėtyre tre viteve, si trafikantė janė arrestuar vetėm 12 persona. Sipas BKTF, kėto tė dhėna janė shqetėsuese, nė radhė tė parė pėr pjesėmarrjen e lartė tė punonjėsve tė policisė nė trafikun e fėmijėve, dhe nė radhė tė dytė pėr fshehjen e numrit real tė trafikuar nga ana e policisė.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Trafikimi i femijeve.... Empty Re: Trafikimi i femijeve....

Mesazh nga capkenja Mon Dec 07, 2009 7:39 pm

Nuk e di ku do ti shkoj shpirti ketyre personave
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Trafikimi i femijeve.... Empty Re: Trafikimi i femijeve....

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi