♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shen Valentinin.

4 posters

Shko poshtė

Shen Valentinin. Empty Shen Valentinin.

Mesazh nga Morena Fri Feb 12, 2010 2:02 pm

Shen
Valentini



Shen Valentini njihet ne te gjithe boten
si "Padroni i te dashuruarve". Ky percaktim lindi nga nje sere legjendash, te
cilat jane shtuar me kalimin e kohes. Trendafili i bashkimit, femijet,
pellumbat, dashuria sublime, te gjitha gjerat qe e kane bere ate nje feste model
per te dashurit

Qe te dashuruarit te duhen per te gjithe jeten, dhe me
shume ne kete dite, nuk mjafton vetem dita e "Shen Valentinit". Jane disa
elemente, qe na vine nga shekujt e kaluar dhe jane shtuar ne kohe, qe e bejne
kete feste kaq te madhe dhe kaq popullore ne te githe boten.


Trendafili i bashkimit
Shen Valentini ishte duke degjuar nje
dite, teksa ziheshin dy te rinj te fejuar, te cilet po kalonin pertej kopshtit
te tij. Valentini iu doli perpara sakaq, me nje trendafil te bukur ne dore. Me
nje fytyre te qete, e te shndritshme qe rrezatonte plaku i mire dhe trendafilin
e mbajtur lart e dhuroi per ciftin. Ky veprim pati fuqine magjike qe te bente
paqe mes dy te rinjve te dashuruar. Kur ai u dhuroi te dyve lulen e purpurt, iu
kerkoi te dyve te shrengonin bishtin e lules me kujdes per te mos u shpuar dhe
shpjegoi lidhjen e dy personave te martuar. Paskesaj, dashuria e tyre ishte
kthyer si me pare. Te dy te rinjte u kthyen menjehere tek ai. Me deshiren e tij
dhe vullnetin e te rinjve, ishte pikerisht Shen Valentini, i cili bekoi martesen
e tyre te lumtur. Me tu bere e njohur kjo gje u be nje proces ndaj Valentinos.
Por prifti kishte dhe preokupime te tjera, me te cilat duhej patjeter te merrej,
prandaj percaktoi per ate bekim daten katermbedhjete te muajit. Dhe
katermbedhjete e muajit mbeti, por u ngushtua ne ate te shkurtit, sepse ne ate
dite ai vajti te celebronte dasmen ne parajse.


Femijet
Shen Valentini mbante dhe kujdesej per nje kopesht
shume te bukur prane nja lugine. Ne kete livadh, ai lejonte qe te luanin te
gjithe femijet. Ai here pas here dilte ne dritaren e kishes per ti pare, e per
te ndjere pak nga gezimi dhe hareja e tyre feminore. Kishte te njejtat virtyte
si Jezusi, i cili thoshte; "Sinite parvulos venire da me". Kur behej nate ai
zbriste ne kopesht dhe te gjithe femijet e Zotit lodronin rreth tij. Atehere ai
i bekonte te gjithe. Pastaj i jepte secilit nga nje lule me keshillen, qe t'ia
conin nenes, duke bere keshtu qe te ktheheshin ne shtepi heret dhe te rritej
dashuria dhe respekti per prinderit. Ne kete kegjende kuptohet mjaft mire
origjina e dhuratave te vogla, te cilat sot iu jepen personave te
dashur.


Dashuria sublime
Ishte nje vajze e
bukur me emrin Serapia, e cila jetonte ne sheshin Terni, aktualisht sheshi Clai.
Andej kalonte shpesh nje djale i ri. me emrin Sabino. Syte e tij nuk shqiteshin
nga ato te Serapias. Kjo beri qe djaloshi te na dashurohej dhe i kerkoi te behej
gruaja e tij. Por prinderit e saj nuk donin sepse Sabino ishte pagan , ndersa
ata ishin kristiane. Atehere, vajza, i sugjeroi te shkonin tek prifti i tyre, te
mesonin e te bekoheshin prej tij. Gje, te cilen Sabino, per dashurine e te
dashures se tij e beri. Por, kur kjo pengese u kapercye, doli nje tjeter me e
madhe. U zbulua se Serapi vuante nga nje semundje e rende. Deshperimi i
prinderve dhe i te riut ishte shume i madh. Menjehere familjaret sollen ne
shtratin e vajzes priftin. Sabino iu lut njeriut te shenjte qe ai mos ta ndante
nga e dashura e tij. Valentino ngriti duart dhe zerin ndaj babait te te
gjitheve. Dhe nje gjume bamiresie bashkoi perjetesisht dy zemra me rrahje te
sinkronizuara, ndersa shtrengoheshin ne perjetesi
.

Pellumbat
Na ishte nje here ne Terni nje prift i madh, por
edhe shume i mire dhe i zoti. Ai kishte nje kopesht te madh, te cilin ne kohen e
lire e ujiste dhe kultivonte lule. Prifti, te cilin te gjithe e therrisnin
njeriu i mire, kishte me te vertete nje zemer te bardhe. Nje dite te bukur ate
erdhen disa ushtare dhe e futen ne burg Priftin e mire. Me pas e cuan tek mbreti
i asaj kohe, i cili ishte shume i keq. Kuptohet se ai e denoi me burgim te
perjetshem. Dhe prifti i madh qe quhej Valentin, duke qendruar ne burg mendonte
per femijet, te cilet i donte shume e qe nuk do te kishin me nje vend te sigurte
per te luajtur. Cfare te bente? Atehere, iu lut Zotit dhe ai i dergoi dy nga
pellumbat e tij. Pellumat te udhehequr nga nje instikt misterioz gjeten burgun
ku ishte Valentini. Ne qafen e njerit prej pellumbave ishte i varur nje celes.
Ishte pikerisht celesi i kopshtit. Valentini shkroi nje leter, brenda se ciles
vendosi dhe celesin. Eshte e lehte te imagjinosh ate cfare ishte shkruar. "Te
gjithe femijeve qe dua... nga Valentini juaj".


Per Shen Valentinin
flet dhe Shekspiri

Shen Valintini eshte cituar edhe nga Ofelia tek
Hamleti i Uilliam Shekspirit. Ky fakt permendet kur gruaja e re, kur ajo eshte
ne prezencen e nenes se Hamletit, Gertruda.


Shen
Valentino ne Amerike dhe jo vetem...


Kulti i Shen Valentinit ne
Amerike nis ne vitet 1800, kur zhvillohej lufta civile. Ne Shtetet e Bashkuara
dhe ne Kanada, ne 14 shkurt, te rinjte shkembenin "valentinet", kartolina te
lezetshme ne te cilat jane te shkruara mesazhe dashurie. Ne disa shkolla
organizohen festa, ndersa ne qender te klases vendoset nje shishe
shumengjyreshe, brenda se ciles futen te gjithe "valentinet" qe shkembejne
shoket e klases. Me mbarimin e festes, te gjithe letrat shperndahen duke i
lexuar. Dikush nuk preferon te firmose mesazhin, qe i ka derguar te dashures dhe
kufizohet duke shkruar frazen. "Gjeje kush?". Ne Angli te rinjte kendojne kenge
tradicionale ne diten e Shen Valentinos dhe ne kembim marrin para dhe embelsira
nga te dashurit. Ndersa ne Itali, ne zonen e Sicilias, vajzat e reja cohen
shpejt ne diten e Shen Valentinit. Dalin ne dritare dhe zgjedhin si burrin e
tyre te parin qe kalon ne rruge. Per te evituar surpriza te pakendshme vajzat i
mbajne syte mbyllur derisa te degjojne nje ze te kendshem. Vetem atehere i
hapin. Ne Derbyshire vajzat rrotulloheshin per 12 here rresht rreth kishes, ne
mesnate dhe perserisnin frazen" Me ate qe me do me te vertete te vije tani pas
meje. Pas rrotullimit te 12-te shpresohej te shfaqej dashuria e vertete".
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shen Valentinin. Empty Re: Shen Valentinin.

Mesazh nga Princo Fri Feb 12, 2010 2:21 pm

Jobesimtarėt, shoqėria e civilizimit perėndimor injorant, shpenzuan dhe pandalur po shpenzojnė dhe orvaten pėr prehjen e jetės sė tyre dhe dominim e tyre mbi muslimanėt, pėr fshirjen e akides – bindjes islame nga zemrat e tyre dhe t’i largojnė muslimanėt nga e vėrteta e jetės, sepse kjo bindje ėshtė e vetmja bindje fetare qė e kėrcėnon tė qenurit e tyre.
Ndoqėn rrugė tė ndryshme pėr ta realizuar kėtė mision. Ndėr mė tė suksesshmet, qė edhe dominoi ishte MEDIA BOTĖRORE, rezultati i sė cilės u shfaq pėr njė kohė tė shkurtėr edhe nė ambientet e muslimanėve, tė cilėt pasojnė perėndimin jobesimtar, tė pakėndshėm me fenė e tyre, vlerat dhe bindjet e tyre.
Nga kjo u efektivizuan edhe adoleshentėt muslimanė, tė rinj e tė reja me ceremoninė e tė ashtuquajturės “Festa e Shėn Valentinit”, kjo njė prej festave tė jobesimtarėve, tė cilėt supozojnė pėrmes fesė sė tyre se kjo ėshtė dashuri hyjnore. Ende kjo festė manifestohet nė shtetet evropiane pėr t’i shfaqur emocionet “e sinqerta” ndaj rilindjes se historisė sė dashurisė!
Pėr fat tė keq, dėgjojmė se disa studente muslimane shkėmbejnė ėmbėlsira, lule, rroba tė ngjyrės se kuqe nė shenjė mikpritje tė kėsaj feste, e cila daton me 14 shkurt.
Mu nga ky shkak, na u obligua qė t'i pėrmbledhim mendimet dhe qėndrimet e dijetarėve ndaj kėsaj dukurie nė mesin e muslimanėve:

Dijetari islam Ibėn Tejmijje, Allahu e mėshiroftė, thotė:
“Nuk lejohet pėr muslimanėt qė tė pėrgjasojnė me ata (qafirat-jobesimtarėt) nė diēka qė i veēon vetėm ata; nė festa apo edhe tė tjera. Nuk lejohet tė bėhet gosti, e as tė pastrohet, e as tė ndizet zjarr, e as t’i bihet defit, e as tė gėzohen fėmijėt duke iu blerė lojėra apo dhurata, e as tė shitet diēka qė iu ndihmon atyre pėr t'u zbukuruar e dekoruar. Pėrfundimisht, nuk i takon muslimanit t’i veēojė ditėt e festave tė tyre, por nė kėto raste le tė jenė ditėt e muslimanit ashtu si ditėt tjera, pa i dalluar e veēuar.”

Dijetari Ibėn Kajjim el-Xhevzijje, Allahu e mėshiroftė, thotė:
“Pėrgėzimet me rastin e ritualeve tė jobesimtarėve qė u takon vetėm atyre ėshtė e ndaluar rreptėsisht. P.sh. tė pėrgėzohen me rastin e festave tė tyre, apo agjėrimit tė tyre, t’u thuhet: “Me gėzime festėn”, “Urime kėtė festė”, e tė ngjashme me to. E nėse ai qė e thotė kėtė ėshtė nė pėlqim me mosbesimin (kufrin) e tij, kjo ėshtė prej harameve, dhe i ngjason sikur ta pėrgėzojė adhurimin e kryqit. Madje, kjo ėshtė mėkat mė i madh dhe me e urryer tek Allahu subhanehu ve teala se sa t’i thotė: “Pėrgėzime pirjen e verės”, “Urime mbytjen e njerėzve” apo “Pėrgezime amoralitetin”.

Pėr kėtė festė tė shėmtuar (Shėn Valentinin) ėshtė pyetur edhe dijetari i nderuar Muhammed bin Salih el-Uthejmin, ku dhe ėshtė pėrgjigjur si vijon:
“Manifestimi i Festės sė Valentinit nuk lejohet. Kjo pėr shumė shkaqe. Sė pari: festa e cekur nuk ka bazė nė Sheriat dhe ėshtė prej bid’ateve tė shpifura, sė dyti: festa e tillė thėrret nė dashuri tė rrugėve dhe nė dėm, se treti: kėto lloje ēėshtjesh e preokupojnė zemrėn me punė boshe. Nuk lejohet tė tregohet nė kėto ditė ceremonie, pa marrė parasysh, qoftė kjo dukuri nė ushqime, rrobe, dhurata apo edhe tė tjera. Muslimanit i takon tė jetė krenar me fenė e vet. 05/11/1420 h.”

Mjaftojmė me kėto thėnie, tė cilave nuk ka nevojė t’iu shtohet as edhe njė shkronjė. Lusim Allahun subhanehu ve teala qė tė na ruajė nga kėto fitne neve dhe tė gjithė muslimanėt nė rruzull, e sidomos adoleshentėt muslimanė.
Princo
Princo
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 648
Vendndodhja Vendndodhja : Mbi Token e Zotit.
Hobi Hobi : Leximin
Humor Humor : ekam merak...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/09/2009
Falenderimet Falenderimet : 120

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shen Valentinin. Empty Re: Shen Valentinin.

Mesazh nga Vizitor Wed Jan 23, 2013 12:52 pm

Shėn Valentini ose nė gegėrisht Shna Valendini (latinisht Valentinus), (lindja e panjohur, vdekja me 14 shkurt) ėshtė njė shėnjtor dhe dėshmor i kishės katolike dhe i kishės ortkdokse. Nė shekullin III ai ishte peshkop nė Interamna (sot: Terni). Ai ėshtė shenjt mbrojtės i dashurise mbarėbotėrore. Lindi rreth vitit 176. Pėrqafoi krishterimin dhe u emėrua peshkop i San Feliciano di Folinjos. Vdiq nė Romė me urdhėr tė perandorit Aurelian nė vitin 270 (ose ndoshta 273, data nuk ėshtė e sigurtė). U varros nė kodrėn e Ternit, qytet nė tė cilin ishte peshkop nga viti 197 dhe ėshtė ende sot shenjt mbrojtės i tij.
Nė vendin ku u varros ngrihet sot njė bazilike nė tė cilėn ruhen teshat e tij; pranė, njė shtatore argjendi mban shkrimin:Shėn Valentini mbrojtėsi i dashurisė. Figura e shenjtorit mbrojtės tė tė dashuruarve vihet megjithatė nė pyetje nga disa qė parapėlqejnė t“ia rikthejnė njė prifti romak i cili poashtu pak a shumė nė tė njėjtat rrethana vdiq po ato vite si Sh.Valentini.
Emrin Shėn Valentin e mban edhe njė festė e njohur botėrore si "dita e tė dashuruarve", qė ėshtė mė 14 shkurt.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shen Valentinin. Empty Re: Shen Valentinin.

Mesazh nga Ylli Wed Jan 23, 2013 12:56 pm

Une me 14 Shkurt do te shkoj ne SHkup ta takoj kaniten time te embel...
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shen Valentinin. Empty Re: Shen Valentinin.

Mesazh nga JK Mon Sep 08, 2014 4:28 pm

Kush esht i dashurm feston shen valentin cdo dit jo nje her ne vit
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shen Valentinin. Empty Re: Shen Valentinin.

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi