♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

1949: Greqia i kėrkon SHBA-sė Shqipėrinė

2 posters

Shko poshtė

1949: Greqia i kėrkon SHBA-sė Shqipėrinė Empty 1949: Greqia i kėrkon SHBA-sė Shqipėrinė

Mesazh nga capkenja Mon Dec 14, 2009 8:22 pm

Zbardhet nga Arkivi letra konfidenciale qė Greqia i dėrgon SHBA-sė pėr tė marrė Shqipėrinė e jugut nė vitin 1949

Pas Luftės sė II Botėrore, Shqipėria dhe pozicioni i saj nė Ballkan vazhdonte tė shqetėsonte Perėndimin, Lindjen por mbi tė gjitha fqinjėt e saj, Greqinė dhe Jugosllavinė. Tė dyja kėto shtete nuk e ndryshuan politikėn e tyre kundrejt Shqipėrisė. Shqipėria ishte njė shtet i dobėt, politikisht ekonomikisht dhe duke qenė se regjimi i ri i pasluftės ishte komunist, ishte dhe njė kėrcėnim pėr Perėndimin.

Midis fqinjėve tė saj, Greqia ishte mė aktivja nė ndėrtimin e njė qėndrimi kundrejt “problemit” shqiptar. Zyrat e Ministrisė sė Jashtme nė Athinė kishin filluar nga puna nė mbledhjen e fakteve dhe argumenteve kundra ekzistencės sė njė shteti shqiptar.

Raportet e Memorandumet e kėsaj Ministrie arritėn Departamentin e Shtetit Amerikan me qėllim sigurimin e mbėshtetjes Amerikane kundėr Shqipėrisė. Diplomatėve grekė do tu jepej njė rėndėsi e veēantė dhe do tė konsideroheshin si tė vetmit ekspertė nė “ēėshtjet e Ballkanit”.

Nė thelbin e sugjerimeve tyė tyre, qėndronte zhdukja e pavarėsisė shqiptare. Pėr tė qenė korrektė zyrat e Athinės propozonin mė shumė se njė zgjidhje tė “problemit” shqiptar, por qė ēuditėrisht tė siē do ta shohim nė dokumentet mė poshtė asnjėri prej tyre nuk ishte realizueshėm pėrveē njėrit.

Shqipėria duhej tė bashkohej nė njė shtet me Greqinė nė formėn e njė federate por qė rolin kryesor do ta mbante Greqia. Kjo e fundit i dinte vėshtirėsitė e kėtij plani dhe prandaj kėrkonte ndihmėn e Shtetit Amerikan.

Dokumentet mė poshtė janė njė korrespondencė midis Ambasadės Amerikane nė Athinė dhe Departamentit tė Shtetit bashkė me Memorandumet e bėra nga grekėt.


Ambasada Amerikane nė Athinė
2 maj 1949

Konfidenciale

Lėnda: Transmetohet njė memorandum pėr ēėshtjen shqiptare, pėrgatitur nga ministria e Jashtme Greke


I nderuar Sekretar i Shtetit,Uashington,

Zotėri,

Kam nderin t'ju transmetoj tė pėrkthyer nė anglisht njė studim tė pėrgatitur nga ministria e Jashtme Greke pėr ēėshtjen shqiptare, qė u pėrpilua nėn drejtimin personal tė zotit Pipinelis, nėnsekretar pėr Punėt e Jashtme tė Greqisė, dhe qė paraqet pikėpamjet e tij nė kėtė ēėshtje.

Sikurse ėshtė nė dijeni Departamenti, zoti Pipinelis ėshtė njė studiues i thellė i ēėshtjeve tė Ballkanit, njė diplomat me eksperiencė dhe, pėr shkak tė pozitės dhe tė aftėsive tė tij, ai luan njė rol drejtues nė formulimin e politikės sė jashtme greke. Prandaj pikėpamjet e tij pėr problemin e bezdisshėm tė Shqipėrisė meritojnė tė merren nė konsideratė.

Analiza e bashkėlidhur pėr situatėn shqiptare bazohet nė faktin se pavarėsia shqiptare nuk ka qenė asnjėherė mė shumė se sa njė teori. Lidhur me kėtė, referimi ka tė bėjė me kontrollin italian tė kėtij vendi para lufte si dhe me nėnshtrimin e pasluftės tė Shqipėrisė fillimisht nga Tito dhe mė vonė direkt nga BRSS-ja.

Kjo vartėsi e Shqipėrisė nuk i atribuohet vetėm lakmisė sė fqinjėve tė saj ose mungesės sė nacionalizmit shqiptar, por mė shumė ka tė bėjė me prapambetjen ekonomike, ndryshimet racore dhe mungesėn "nė mėnyrė tė mjaftueshme tė njė klase sunduese tė kulturuar" nė Shqipėri.

Mendohet se rreziqet qė dalin nga nėnshtrimi aktual ndaj tutelės ruse i kalojnė caqet e rrezikut pėr Greqinė dhe Jugosllavinė dhe pėrfshijnė kėrcėnimin pėr Italinė dhe pėr vijat e komunikimit mesdhetar si njė urė kalimi e fuqishme ruse nė Adriatik.

Prania e 600.000 shqiptarėve nė Jugosllavi dhe kėrkesat greke pėr Epirin e Veriut, pėrmenden si faktorė qė komplikojnė mė tej pozitėn e shtetit shqiptar nė Ballkan. Ndryshe nga komenti i zakonshėm pėr kėtė ēėshtje nė shtypin grek, studimi i bashkėlidhur flet pėr njė farė njohje tė problemit real kur deklaron:

"Nė themel tė ēėshtjes sė Epirit tė Veriut qėndrojnė ndjenja me rrėnjė tė thella, gjė qė pėr popullin grek e bėn zgjidhjen e saj mė tė vėshtirė se sa njė ēėshtje tjetėr. Nga ana tjetėr, pėr shqiptarėt Epiri i Veriut pėrbėn pjesėn jugore tė vendit tė tyre dhe bashkimi i tij me Greqinė do tė konsiderohej prej tyre si njė pushtim".

Nė parantezė mund tė shėnohet se pėr ēdo grek ėshtė tepėr e ēuditshme qė tė pranojė se ka njė palė shqiptare pėr kėtė ēėshtje.

Shqyrtohen tre zgjidhje tė problemit shqiptar:

1. Ndarja e Shqipėrisė ose midis Greqisė dhe Jugosllavisė ose midis Greqisė, Jugosllavisė dhe Italisė.
2. Administrimi i vendit nga njė tutor i njė organizate ndėrkombėtare ose nga njė fuqi e pa interesuar.
3. Federatė e Shqipėrisė me Jugosllavinė ose me Greqinė.

Ndarja konsiderohet shumė pak e pranueshme nga opinioni publik ndėrkombėtar i cili do ta konsideronte kėtė si njė akt agresioni nga ana e Greqisė dhe e vendeve tė tjera pjesėmarrėse. Pėr mė tepėr studimi nxjerr nė pah atė ēka duket e arsyeshme.

"Nė mėnyrė tė veēantė pėr sa i takon Greqisė, aneksimi i tė gjithė territorit nė jug tė lumit Shkumbin, i banuar nga njė popullsi e madhe heterogjene e njohur mirė pėr shpirtin e vet tė mosnėnshtrimit do tė komplikonte akoma mė shumė problemet e vetė Greqisė dhe, me siguri, nuk do tė ēonte nė stabilizimin e situatės".

Tutela ndėrkombėtare, ndonėse teorikisht e mundshme, hidhet poshtė pėr faktin se ajo do tė sillte me vete vėshtirėsi pėr zbatimin e njė politike tė pėrbashkėt nga kombe tė ndryshme, gjė qė do tė linte pa pėrgjigje ēėshtjet bazė tė marrėdhėnieve tė Shqipėrisė me Greqinė dhe Jugosllavinė dhe do tė pėrjetėsonte

"...njė shtet tjetėr tė vogėl nė organizimin e ngatėrruar politik dhe ekonomik tė Evropės...dhe kufij tė tjerė administrativė, ekonomikė dhe kulturorė nė njė zonė evropiane ku "ballkanizmi" ka shkuar tashmė shumė larg".

Shkrirja e Shqipėrisė me njė shtet kufitar konsiderohet si zgjidhja mė racionale.

Federata jugosllavo-shqiptare deklarohet e vėshtirė sepse do t'u shtohej problemeve tashmė tė komplikuara tė minoritetit tė Jugosllavisė dhe do tė ndeshej me atė qė njihet si armiqėsi racore shekullore midis sllavėve dhe shqiptarėve.

Nga ana tjetėr sillen si evidencė disa ndodhi tė rralla nga e kaluara pėr tė treguar se shkrirja e Shqipėrisė me Greqinė ka njė traditė historike tė respektueshme dhe do tė ishte nė pėrfitimin reciprok strategjik, ekonomik dhe politik. Qeveri lokale vendase dhe vetėvendosje pėr tė dy popujt pjesėmarrės konsiderohen si kushte tė domosdoshme, por do tė ketė njė administrim tė pėrbashkėt tė ēėshtjeve ekonomike, ushtarake dhe diplomatike tė dy vendeve.

Theksohet se, forma ekzakte e kėsaj shkrirje do tė kėrkojė studim tė detajuar por mund tė gjenden precedentė nė perandorinė austro-hungareze, perandorinė britanike ose federatėn zvicerane.Nė pėrfundim theksohet se kjo zgjidhje e problemit shqiptar, do tė zgjidhte automatikisht ēėshtjen e Epirit tė Veriut sepse qytetarėt e Shqipėrisė dhe Greqisė do tė kenė mundėsi tė lėvizin lirisht brenda kufijve tė komunitetit tė tyre tė pėrbashkėt politik dhe mund tė gjenden lehtėsisht procedura tė kėnaqshme pėr qeveri lokale vendėse. Kėto pikėpamje paraqesin njė hap pėrpara nė mendimin grek pėr ēėshtjen shqiptare.

Natyrisht qė zgjidhja e propozuar do tė ndeshet me vėshtirėsi tė mėdha, bile edhe nė qoftė se njė qeveri jo komuniste do tė vendosej nė Shqipėri. Duke ripėrsėritur kėrkesat e veta ndaj Epirit tė Veriut, pa bėrė dallim midis qeverisė aktuale shqiptare dhe popullit shqiptar dhe duke trajtuar refugjatėt shqiptarė nė Greqi, si armiq tė huaj.

Greqia ka ngjallur dyshimin dhe armiqėsinė e tė gjithė shqiptarėve tė shquar jo komunistė. Nga ana tjetėr, pa dyshim, ndihma e vazhdueshme dhe e hapur pėr guerilasit, qė jep regjimi aktual shqiptar, si dhe pėrdorimi i territorit shqiptar si njė bazė pėr sulmin italian kundėr Greqisė mė 1940 kanė krijuar njė zemėrim tė thellė midis popullit grek, zemėrim i cili mund tė kundėrbalancohet vetėm me ndihmėn e akteve dhe veprimeve konstruktive nga ana e udhėheqėsve politikė dhe intelektualė tė Greqisė.

Ka tė ngjarė qė shqiptarėt jo komunistė tė shohin nė kėtė propozim tė shkrirjes sė vendit tė tyre me Greqinė vetėm njė mjet pėr ta futur Shqipėrinė nėn kontrollin grek.

Sidoqoftė besohet se disa propozime ndėrmjetėse si vendosja e doganave tė pėrbashkėta dhe rregullimi i ēėshtjes sė Epirit mbi bazėn e qeverisė lokale vendėse, do tė pranohen nga shqiptarėt jo komunistė dhe mund tė ndihmojnė nė lehtėsimin pėr pėrmbysjen e regjimit aktual tė Hoxhės nė atė vend.

Prandaj ėshtė e kėshillueshme qė zoti Pipinelist tė inkuadrohet nė shqyrtimin e mundėsive tė mėsipėrme dhe bashkėrisht tė ndihmojmė nė lehtėsimin e armiqėsisė midis Greqisė dhe Shqipėrisė, duke ndryshuar propagandėn lidhur me Shqipėrinė dhe duke i ofruar njė trajtim mė tė mirė refugjatėve shqiptarė nė Greqi, disa nga tė cilėt mund tė jenė udhėheqės tė njė qeverie tė ardhshme jo komuniste.


I juaji me respekt
Harold B. Minor

I ngarkuar me punė a.i


Bashkėlidhur:

Memorandumi pėr ēėshtjen shqiptare pėrgatitur nga ministria e Punėve tė Jashtme Greke

Origjinali pėr Departamentin e Shtetit
Kopja pėr GTI



---


Konfidenciale

Lidhja Nr. 1 e dokumentit 344 datė 12 maj 1949 dėrguar nga

Ambasada Amerikane nė Athinė

Kopje


Zhvillimet e fundit lidhur me Shqipėrinė do tė nxjerrin nė pah ēėshtje mė tė mėdha pėr tė ardhmen e kėtij vendi. Kur tensioni aktual nė Ballkan tė bjerė dhe tė pasohet nga njė situatė normale, do tė shtrohet ēėshtja se ēdo tė bėhet me kėtė vend dhe si mund t'i jepen sigurime njė regjimi tė brendshėm qė pėrvoja e dhimbshme e sė kaluarės tė mos pėrsėritet.

Nga ana politike dhe kombėtare Shqipėria aktualisht ėshtė njė vakum. Qė kurse Shqipėria u bė fillimisht njė protektoriat italian mė 1926-ėn, ndoshta edhe para kėsaj kohe, nuk ka pasur shprehje spontane tė vullnetit tė popullit. Neni 27 i Traktatit me Italinė njeh pavarėsinė e Shqipėrisė, por kjo njohje duhet tė shikohet lidhur vetėm me rezervimet e formuluara, kur pėrmendet pėr herė tė parė pavarėsia e Shqipėrisė (shiko letrėn e zotit Eden tė 30 dhjetorit dhe deklaratėn e zotit Hall mė 17 dhjetor 1942).

Lidhur me statusin politik tė kėtij vendi nuk ka ndonjė angazhim detyrues tė ndonjė karakteri ndėrkombėtar. Nga pikėpamja strategjike dhe politike, Shqipėria nuk ėshtė gjė tjetėr aktualisht veēse njė post i avancuar pėr penetrimin rus nė Mesdhe.

Megjithatė, gjendja e tensionuar qė zhvillohet sot nė Shqipėri e bėn tė kohės shtruarjen e kėtyre ēėshtjeve. Ka tė ngjarė qė njė shpėrthim i papritur i ēėshtjes shqiptare t'i vėrė fuqitė kryesore botėrore pėrpara njė problemi imediat qė kėrkon zgjidhje tė shpejtė.

Pėr zgjidhje tė tilla, vetėm pėrvoja e sė kaluarės mund tė na shėrbejė si njė rrėfyes. Kjo pėrvojė tregon se qysh nė fillim kur u themelua si njė hegjemoni autonome nė vitin 1913 dhe deri nė nėnshtrimin e saj tė plotė ndaj sundimit italian mė 1939, shteti shqiptar ka rėnė nėn tutela tė njėpasnjėshme tė huaja, tė cilat e kanė kthyer pavarėsinė shqiptare nė njė nocion vetėm teorik.

Si rezultat i traktateve tė 1926 dhe 1927, Italia gradualisht dhe pa vėshtirėsi arriti tė marrė kontrollin e tė gjithė shėrbimeve administrative shqiptare nėpėrmjet kėshilltarėve dhe misioneve teknike, si dhe tė fitojė koncesione shumė tė mėdha politike dhe ekonomike nga Shqipėria si kthim pėr huatė e vazhdueshme qė ishin tė nevojshme pėr shkak tė deficiteve buxhetore, gjithnjė e nė rritje, deri sa mė nė fund qeveria italiane, kishte nė fakt, njė zotėrim tė fortė nė tė gjithė organizimin politik dhe ekonomik tė Shqipėrisė.

Kėshtu, ishte relativisht e lehtė pėr Italinė qė, nė kohė tė pėrshtatshme, ta pushtonte Shqipėrinė me ushtrinė e saj dhe tė pėrdorte territorin e saj si trampolinė pėr invadimin e Greqisė dhe tė Ballkanit.

Pas luftės sė Dytė Botėrore pavarėsia shqiptare ra nėn kontrollin e Jugosllavisė sė Titos. Lidhjet e pėrbashkėta ideologjike, solidariteti i hekurt ekzistues midis partive komuniste tė Ballkanit dhe njė sėrė marrėveshjesh ekonomike dhe politike e bėnė Titon, bile pėrpara rivendosjes zyrtare tė pavarėsisė shqiptare dhe jugosllave, dhe sigurisht shumė mė tepėr qė nga ajo kohė, tė ushtrojė deri nė mesin e vitit 1948 njė mbikėqyrje absolute dhe shtypėse mbi Shqipėrinė.

Pas pėrleshjes Tito-Informbyro, Shqipėria duke se iu nėnshtrua plotėsisht Moskės dhe ėshtė e qartė se ēdo lehtėsim nė ushtrimin e kėsaj tutele do tė bėnte tė nevojshme qė Shqipėria nėn udhėheqės tė rinj dhe nėn njė regjim politik tjetėr tė kėrkonte njė mbikėqyrės tė ri tek fqinjėt.

Sėmundja nga e cila vuan pavarėsia shqiptare nuk ka tė bėjė vetėm me etjen e vendeve tė pėrmendura mė sipėr ose me mungesėn e ndėrgjegjes kombėtare tė shqiptarėve. Ajo ka tė bėjė me shkaqe mė tė thella qė lidhen me statusin ekonomik tė kėtij vendi, me ndryshimet racore tė popullit tė tij dhe sidomos me mungesėn nė mėnyrė tė mjaftueshme tė njė klase sunduese tė kulturuar tė aftė pėr tė frymėzuar popullin shqiptar pėr tė ndjekur politikėn e vėshtirė tė ruajtjes sė pavarėsisė sė tij kombėtare.

Me mungesa nė komunikacion, e varfėr nė lėndėt e para, pa metoda pėr shfrytėzimin e ekonomisė dhe pa personel teknik, Shqipėria ka nevojė tė domosdoshme pėr ndihmėn tė madhe ekonomike, e cila sidoqoftė nė rast se i jepet nga njė fuqi fqinjė, do tė pėrmbante dispozita dhe kondita qė do ta ēonin nė vartėsi politike dhe ekonomike.

Nė Shqipėri investimi nė shkallė tė gjerė i kapitalit, nė formėn e tij klasike, nuk ėshtė i mundur pėr shkak tė rezultateve tė pakta qė do tė jepte sepse e ka tė kufizuar sferėn e prodhimit e tė konsumit, sepse ka pasiguri politike dhe mungon puna e pėrshtatshme dhe biznesi i kualifikuar. Ndihma falas e pa interes ėshtė e mundur vetėm nė formėn e ndihmės sė pėrkohshme.

Natyrisht njė ndihmė e tillė nuk duhet tė konsiderohet si njė marrje pėrsipėr e detyrimeve financiare tė pėrhershme pėr administrimin ekonomik tė vendit.

Prandaj ishte e natyrshme qė rindėrtimi ekonomik i Shqipėrisė duhej tė ndėrmerrej ekskluzivisht nga vende fqinje tė tillė qė kėrkonin tė siguronin avantazhe politike dhe strategjike atje dhe, qė nga ana e tyre, do tė ishin tė gatshėm tė merrnin pėrsipėr barrėn e njė ekonomie tė dobėt, qė do tė thoshte mbulimin e deficiteve tė pėrhershme tė buxhetit shqiptar.

Por nėnshtrimi i Shqipėrisė ndaj influencės sė huaj prek jo vetėm popullin shqiptar, por edhe fqinjėt e saj dhe nė mėnyrė tė veēantė Greqinė. Nėnshtrimi i Shqipėrisė nga Italia do ta ekspozonte Greqinė ndaj rrezikut imediat tė njė pushtimi ushtarak, nga njė distancė prej pak duzina kilometrash larg Metsovės dhe Thesalisė, nė njė mėnyrė tė tillė, qė tė ndante territorin e Greqisė nė dysh dhe tė vendoste fushėn e Thesalisė, njė qendėr jetike prodhimi, nėn kontrollin e pushtuesit.

Pėr Jugosllavinė, gjithashtu, ura qė ofron territori i Shqipėrisė, pėrbėn njė kėrcėnim vdekje prurės kundėr Maqedonisė dhe, nė pėrgjithėsi, kundėr Jugosllavisė sė Jugut ku vetėm njė korridor rreth 150 km i gjatė ndan inkursionet politike dhe ndoshta ushtarake nga Sofia dhe Tirana.

Pėr Jugosllavinė ky kėrcėnim ėshtė akoma mė i madh pėr faktin se njė minoritet, me madhėsi tė madhe e me prejardhje shqiptare, jeton nė territorin jugosllav nė rrethe e Kosovės, Gjakovės dhe Tetovės qė janė ngjitur me Shqipėrinė, ndėrsa masa tė mėdha popullate sllave, shumica e tė cilėve me prejardhje bullgare, kanė penetruar thellė nė jug tė Maqedonisė sė Vardarit.

Nė mėnyrė tė veēantė zvogėlimi nga shteti shqiptar i tutelės ruse, nė formėn qė paraqitet sot, pėrveē rreziqeve qė pėrmban kundėr fqinjėve imediatė tė Shqipėrisė, pėrmban gjithashtu rrezikun e njė ure detare ruse qė tė ēon nė Adriatik dhe Mesdhe.

Nuk ka nevojė pėr parashikime tė guximshme nė eventualitet e njė lufte tė ardhshme pėr tė pasur tė qartė rėndėsinė qė ka kjo urė. Ajo pėrbėn njė kėrcėnim kundėr Italisė dhe pėr pasojė, kundėr Francės e Evropės Perėndimore, ajo rrezikon linjat detare nė Adriatik drejt Jugosllavisė dhe Evropės Qendrore si dhe kėrcėnon Greqinė dhe linjat detare nė Mesdheun Lindor.


***

Karakteri i paqėndrueshėm i marrėdhėnieve tė Shqipėrisė me Jugosllavinė dhe Greqinė komplikon akoma mė shumė pozitėn e shtetit shqiptar nė Ballkan.

Pėr sa i pėrket Jugosllavisė, shqiptarėt nxisin kėrkesat nacionale nė rrethin e Kosovės ku banojnė mbi 600.000 shqiptarė nėn sundimit jugosllav. Pėr mė tepėr, duke pas pėsuar inkursione politike tė pėrsėritura nga Jugosllavia si nė vitet 1921-1924 dhe, me vonė, nė regjimin e Titos, shqiptarėt kanė, natyrisht, shumė dyshime ndaj Jugosllavisė.

Po kėshtu, jugosllavėt, duke menduar se Shqipėria do tė nėnshtrohet, herėt ose vonė, nga njė fuqi e huaj, mė e mundshme nga Italia, natyrisht janė tė preokupuar pėr neutralizimin e rreziqeve qė sjell njė situatė e tillė dhe pėr tė parandaluar ngjarjet nėpėrmjet vendosjes sė influencės sė tyre tė plotė nė Shqipėri.

Pėr sa i pėrket Greqisė, ēėshtja e Epirit tė Veriut ka formuar njė hendek tė pakapėrcyeshėm midis dy popujve. Pėr grekėt Epiri i Veriut ėshtė njė rajon i vjetėr grek qė, pėr gjenerata tė tėra, ka lulėzuar nėn drejtimin dhe kulturėn greke, por i cili qysh nga koha e Ali Pashės po ē'helenizohet gradualisht nėpėrmjet persekutimit, shpėrnguljes dhe shtypjes tė ēdo lloji.

Si tė gjitha ēėshtjet e mėdha politike nė Ballkan, ēėshtja e Epirit tė Veriut nė themel ka ndjenja me rrėnjė tė thella gjė qė e bėn zgjidhjen e saj pėr popullin grek mė tė vėshtirė se sa ndonjė ēėshtje tjetėr.

Nga ana tjetėr pėr shqiptarėt, Epiri i Veriut pėrbėn pjesėn jugore tė vendit tė tyre dhe bashkimi i tij me Greqinė do tė shikohej prej tyre si njė pushtim.


***


Duke pasur parasysh kėto konsiderata tė pėrgjithshme, ėshtė nė pėrgjithėsi e lehtė tė parashikohet ēdo tė ndodhė kur tensioni diplomatik aktual do tė bjerė dhe Shqipėria tė kthehet nė formėn e saj tė vjetėr politike dhe nacionale.

Nė mėnyrė tė ngadaltė ose shpejt, marrėdhėniet e saj me Greqinė dhe Jugosllavinė do tė mbesin armiqėsore. Duke mos pasur bazat e domosdoshme ekonomike dhe politike pėr stabilizimin e njė jete politike tė pavarur, Shqipėria ėshtė e detyruar tė kthehet pėrsėri nga njė fuqi e huaj e gatshme tė paguajė pėr pavarėsinė shqiptare, nė kėmbim tė fitimeve qė do tė nxjerrė.

Tensioni aktual nė Ballkan nuk do tė ulej dhe do tė vazhdonte tė ekzistonte njė burim grindje dhe rreziku.Atėherė ēfarė mbetet tė bėhet nė mėnyrė qė problemi shqiptar mund tė zgjidhej nė rrugė tė tillė qė t'i shėrbente paqes ndėrkombėtare dhe qetėsisė nė Ballkan?

Zgjidhja e parė, e cila ėshtė diskutuar shpesh nė tė kaluarėn dhe qė ka pėrbėrė subjektin e akteve ndėrkombėtare midis Greqisė dhe Serbisė nė vitin 1913 dhe midis Britanisė sė Madhe, Francės dhe Italisė mė 1919, konsistonte nė copėtimin e kėtij vendi dhe ndarjen e tij midis Greqisė dhe Serbisė, ose midis Greqisė, Jugosllavisė dhe Italisė.

Nė atė kohė kjo zgjidhje dukej tė ishte mė e natyrshmja dhe mėnyra radikale pėr likuidimin e njė burimi turbullire. Nė atė kohė shteti shqiptar nuk ishte njohur akoma nga opinioni publik si njė entitet i aftė pėr ekzistencė dhe ēdo njeri e quante normale qė ai vend tė shkatėrrohej pėr shkak tė konflikteve tė brendshme dhe tė mungesės ekonomike.

Sot, pas njė gjenerate jetė politike tė pavarur (ndonėse vetėm nga pikėpamja nominale e tillė) njė zgjidhje e tillė e ēėshtjes shqiptare do tė binte padyshim ndesh me ndjenjat e publikut ndėrkombėtar dhe do tė konsiderohej si njė akt agresioni nga ana e Greqisė dhe Jugosllavisė.

Nė mėnyrė tė veēantė pėr sa i takon Greqisė aneksimi i tė gjithė territorit nė jug tė lumit Shkumbin, i banuar nga njė popullsi e madhe heterogjene qė njihet mirė pėr shpirtin e saj tė mosnėnshtrimit, do tė komplikonte akoma mė tepėr problemet e saj dhe sigurisht nuk do tė ēonte nė stabilizimin e situatės.

Zgjidhja e dytė qė tė vjen nė mend ėshtė administrimi i vendit nėn njė tutelė tė njė organizate ndėrkombėtare ose nga njė fuqi e painteresuar. Kjo zgjidhje, ndonėse teorikisht e mundur, me kusht qė njė numėr prej kėtyre fuqive tė mėdha tė ishin tė gatshme qė, pėr njė periudhė tė gjatė vitesh, tė furnizonin pėr mbulimin e deficiteve tė njė ekonomie tipike tė falimentuar dhe tė merrnin pėrsipėr pėrgjegjėsitė politike pėr drejtimin e pavarėsisė sė Shqipėrisė, do tė ndeshej me vėshtirėsi pėr ndjekjen e njė politike tė pėrbashkėt nga njė organizėm kolektiv.

Kjo zgjidhje nuk do tė pėrbėnte gjithashtu njė pėrgjigje pėr ēėshtjen bazė tė marrėdhėnieve midis Shqipėrisė, nga njėra anė, dhe Greqisė e Jugosllavisė nga ana tjetėr, njė problem ky qė nė analizė tė fundit ėshtė jetik sa pėr vetė kėto vende aq edhe pėr Shqipėrinė.

Sė fundi, kjo zgjidhje do tė sanksiononte definitivisht pak a shumė njė shtet tjetėr tė vogėl nė organizmin ekonomik dhe politik tė ngatėrruar tė Evropės dhe duke vendosur kufij tė tjerė ekonomikė, administrativė dhe kulturorė nė njė zonė evropiane ku "ballkanizimi" ka shkuar tashmė shumė larg.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

1949: Greqia i kėrkon SHBA-sė Shqipėrinė Empty Re: 1949: Greqia i kėrkon SHBA-sė Shqipėrinė

Mesazh nga erion hoxha Tue Aug 10, 2010 1:02 pm

E tmerrshme por jo e cuditshme

erion hoxha
Fillestar
Fillestar

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 20/06/1981
Numri i postimeve Numri i postimeve : 29
Vendndodhja Vendndodhja : Berat
Hobi Hobi : Futboll
Humor Humor : s'e kam te paket
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/08/2010
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi