♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

> Greqia nis kerkimet ne detin Jon, Aleanca Kuqezi reagon ndaj Greqis.

Shko poshtė

> Greqia nis kerkimet ne detin Jon, Aleanca Kuqezi reagon ndaj Greqis. Empty > Greqia nis kerkimet ne detin Jon, Aleanca Kuqezi reagon ndaj Greqis.

Mesazh nga Morena Mon Jun 13, 2011 7:54 pm

Greqia ka njoftuar pėr njė program kėrkimesh tė naftės dhe gazit nė
Detin Jon, nė zonėn detare tė Korfuzit, qytetit fqinj me Shqipėrinė.
“Zėri i Amerikės” nė shqip bėn tė ditur sot se ky Program pritet tė
pėrfshijė vitin e ardhshėm kompani tė huaja pėr kėrkime nė kėtė zonė.
Ndėrkohė, Greqia dhe Shqipėria nuk kanė arritur ende tė finalizojnė njė
marrėveshje pėr kufijtė detarė mes tė dy vendeve.

Sipas burimeve
tė shtypit grek, qė i referohen zyrtarėve tė Ministrisė greke tė
Mjedisit dhe Energjisė, ky program kėrkimi nafte dhe gazi pritet tė
pėrfshijė vitin e ardhshėm angazhimin e kompanive ndėrkombėtare nė
kėrkimet nė kėtė zonė detare. Kėrkimet, sipas njėrės prej gazetave
kryesore greke “To Vima”, bazohen nė parimin e “vijės sė mesit”, apo
distancės sė baras-larguar nė mes tė tė gjitha territoreve tė vendeve tė
interesuara pėr tė vendosur kufijtė e zonės detare tė Detit Jon.

Burimet
e shtypit grek pohojnė se Qeveria greke nuk do tė marrė pjesė nė
shpenzimet pėr studimet sizmike. “Qeveria greke synon tė nxjerrė nė pah
struktura gjeologjike dhe burimet e mundshme tė naftės, pėr tė nisur nė
vitin 2012 njė seri dhėniesh me koncesione nė fusha tė caktuara detare”,
shkruan “To Vima”.

Hapat vijnė pas njė serie reformash nė
privatizime dhe koncesione qė qeveria e Jorgo Papandreut ka ndėrmarrė
kohėt e fundit pėr tė zbutur efektet e krizės sė rėndė ekonomike qė ka
mbėrthyer vendin.

Mbas kėtij lajmi ka reaguar “Aleanca Kuqezi”,
duke i bėrė apel institucioneve shqiptare qė tė reagojnė pėr kėtė rast,
pėr tė mbrojtur integritetin territorial tė Shqipėrisė. Aleanca Kuqezi
ka shprehur qėndrimin kundėr kėrkimeve pėr naftė dhe gaz nė detin Jon,
pa pėrcaktuar mė parė kufijtė detarė mes Shqipėrisė dhe Greqisė.
Pėrfaqėsues tė Aleancės Kuqezi kėrkuan qė institucionet shqiptare tė
hetojnė kėto kėrkime qė shteti grek synon tė ndėrmarrė nė afėrsi tė
bregdetit shqiptar dhe tė garantojė qė i gjithė ky proces tė jetė
transparent pasi ekziston shqetėsimi qė kėto kėrkime mund tė zhvillohen
edhe nė ujėrat shqiptare, duke cenuar kėshtu sovranitetin shtetėror
Shqiptar.

Aleanca Kuqezi shprehu gjithashtu qėndrimin se kufijtė
detar duhet tė pėrcaktohen sipas standardeve evropiane, bazuar nė tė
drejtėn dhe praktikėn ndėrkombėtare dhe nė asnjė mėnyrė nė shkelje tė
Kushtetutės sė Shqipėrisė
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi