♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kanceri dhe duhani tė lidhur gjenetikisht

Shko poshtė

Kanceri dhe duhani tė lidhur gjenetikisht Empty Kanceri dhe duhani tė lidhur gjenetikisht

Mesazh nga DEA2 Tue Sep 02, 2008 9:49 am

Pėr mjekėt e gjithė tė tjerėt, njė pyetje vazhdon tė mbetet pa pėrgjigje; pėrse njė person qė kurrė nuk ka pirė duhan preket nga kanceri nė mushkėri, ndėrkohė qė njė tjetėr person qė ka pirė duhan pėr dhjetra vjet, nuk ka asnjė shenjė kanceri?

Pėrgjigja, thonė shkencėtarėt, mund tė fshihet thellė nė pėrbėrjen gjenetike tė secilit prej nesh.

Tre grupe tė ndryshme kėrkimore, duke punuar veēas, gjetėn njė lloj gjeni qė shton rrezikun e prekjes nga kanceri nė mushkėri.

Njė grup arriti nė pėrfundimin se nė qoftėse njė person e ka kėtė lloj gjeni dhe pi duhan, ai/ajo ka tė ngjarė tė pijė mė shumė cigare nė ditė sesa njė tjetėr qė pi duhan por qė nuk e ka kėtė gjen. Dhe ky ėshtė gjeni qė e shtyn njeriun tė pijė duhan.

Mjeku Keri Stefanson thotė se ky gjen duket se nuk e bėn njeriun tė fillojė cigaren, por nėse personi pi cigare, ky gjen e bėn atė tė pijė mė shumė.

Autorėt e studimit nuk janė tė njė mendimi nėse shtimi i rrezikut tė kancerit nė mushkėri ndodh sepse personat me kėtė lloj gjeni pijnė mė shumė cigare apo nėse vetė ky gjen ēon nė shkaktimin e kancerit.

Shkencėtarėt thonė se rėndėsia e studimit ėshtė se tani ata do tė jenė nė gjendje tė kuptojnė kėto dallime gjenetike dhe nė tė ardhmen mund tė bėjnė punė mė tė mirė pėr parandalimin e fillimit pirjes sė duhanit dhe pėr tė ndihmuar ata qė pijnė qė ta lėnė atė.

Studime tė tjera nė tė ardhmen rreth kėtij lloj gjeni mund tė sqarojnė edhe shumė gjėra si pėr shembull; pėrse disa njerėz pėrpiqen ta lėnė cigaren, por pa sukses.

DEA2
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3001
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 02/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 1

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi